Kontribuo!

Ide të reja

Meso rreth

EMI-t

Abetarja e EMI-t për të Ndërtuar Besim në Media

16 Facebook UNESCO dhe MILCLICKS prezantojnë disa pika kryesore për të patur parasysh

Si funksionojne interneti, e-mail dhe komunikimi celular?

16 Facebook Këto tabela të dobishme nga Tactical Technology Collective tregojnë si punojnë

Na ndiqni

në rrjetet sociale

Liria e medias dhe privatësia: përgjegjësia e gazetarit përballë interesit publik Si mund të informojnë mediat për çështje me interes publik pa cenuar të drejtat dhe privatësinë e individëve? Çfarë duhet të marrin parasysh gazetarët përpara se të publikojnë të dhëna personale apo informacione sensitive? Këto dilema të përditshme të profesionit ishin në qendër të një tryeze diskutimi me gazetarë në Korçë, organizuar me mbështetjen e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA). Takimi u përqendrua te marrëdhënia mes lirisë së shprehjes dhe mbrojtjes së privatësisë, duke trajtuar standardet ligjore dhe etike që duhet të udhëheqin punën e gazetarëve. Një pjesë e rëndësishme e diskutimit iu kushtua raportimit për fëmijët dhe grupet vulnerabël, trajtimit të të dhënave shëndetësore, identifikimit të personave të përfshirë në procedime penale, si dhe përdorimit të pamjeve dhe informacioneve nga ngjarje tragjike. U trajtuan gjithashtu përgjegjësitë e redaksive në administrimin e të dhënave personale dhe rreziqet që mund të lindin nga përdorimi i inteligjencës artificiale në procesin e prodhimit të lajmeve. Diskutimi theksoi se e drejta për të informuar publikun duhet të ushtrohet në harmoni me respektimin e dinjitetit dhe privatësisë së individit. … See MoreSee Less
View on Facebook