Monday May 16, 2022
Kontakt
EMI-MIL EMI-MIL
  • Home
  • Rreth Nesh
    • Projekte
    • UNESCO
  • Mjete & Burime EMI
    • Botime
    • Libra & Artikuj
    • Udhëzues & Manuale
    • Video
  • EMI baze
    • Edukimi bibiotekar
    • Edukimi për lajmet
    • Edukimi për informacionin
    • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • EMI Teknologji
    • Edukimi për botën dixhitale
    • Edukimi për përdorimin e internetit
    • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
  • EMI Multimedia
    • Edukim për botën e lojrave
    • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
    • Edukimi për fushën e filmografisë
  1. Home
  2. Rajoni
  3. Fushata e mediave sociale për të kundërshtuar teoritë konspirative shtrihet edhe në Evropën Juglindore dhe në Turqi
 Fushata e mediave sociale për të kundërshtuar teoritë konspirative shtrihet edhe në Evropën Juglindore dhe në Turqi
Rajoni

Fushata e mediave sociale për të kundërshtuar teoritë konspirative shtrihet edhe në Evropën Juglindore dhe në Turqi

October 20, 2021

UNESCO ka lançuar një sërë materialesh infografike në të gjitha gjuhët e Evropës Juglindore dhe Turqisë për të adresuar përhapjen në internet të teorive konspirative të lidhura me COVID-19 përmes të menduarit kritik dhe empatisë.

Pandemia COVID-19 ka shpërthyer një pandemi paralele të dezinformacionit dhe thashethemeve të rrezikshëm në formën e teorive konspirative, që përfshijnë shpjegime të pamundura për origjinën e virusit, si mund të shërohet dhe kush duhet fajësuar për përhapjen e tij. Teoritë konspirative minojnë shkencën, faktet dhe besimin në institucione dhe paraqesin një kërcënim të menjëhershëm për individët dhe komunitetet.

Si pjesë e Projektit të UNESCO-s të financuar nga BE “Krijimi i Besimit në Media në Evropën Juglindore dhe Turqi, Faza II”, UNESCO po shtrin fushatën e suksesshme të mediave sociale #ThinkBeforeSharing, e organizuar fillimisht me Bashkimin Evropian dhe Twitter, në zonën e zgjerimit të BE. Věra Jourová, Nënkryetare e Komisionit Evropian për Vlerat dhe Transparencën, mori pjesë në mënyrë aktive në fushatë, duke ndarë këto materiale për të ndihmuar qytetarët me mjete të dobishme për të njohur dhe hedhur poshtë teoritë konspirative.

Burimet mësimore vizuale trajtojnë se si të njohim teoritë konspirative, të kuptojmë se çfarë i shtyn ato, t’i hedhim poshtë ato me fakte dhe t’u përgjigjemi në mënyrë efektive atyre që po i përhapin ato. Burimet mësimore vizuale janë pjesë e punës së UNESCO-s për Edukimin për Median dhe Informacionin (EMI) dhe grafika edukative të prodhuara si pjesë e përgjigjes së Organizatës ndaj COVID-19. Ato bazohen në këshillat eksperte të Profesor Michael Butter, autor i Guidës për Teoritë Konspirative, si dhe Stephan Lewandowsky dhe John Cook, autorë të Manualit të Teorive Konspirative.

Projekti “Krijimi i Besimit në Media në Evropën Juglindore dhe Turqi, Faza II” synon të forcojë lirinë e shprehjes duke fuqizuar qytetarët të mendojnë në mënyrë kritike në një rajon që konsiderohet vulnerabël ndaj përhapjes së dezinformacionit. Së bashku me partnerët kryesorë dhe me financim nga Bashkimi Evropian, projekti adreson tre objektiva kryesore, njëri prej të cilëve është rritja e të menduarit kritik tek të rinjtë, përmes Edukimit për Median dhe Informacionin në arsimin formal dhe jo-formal. Fushata aktuale e mbështet këtë objektiv duke rritur aftësitë EMI dhe, kështu, duke rritur kërkesën dhe mbështetjen publike në rajon për përmbajtje cilësore të medias.

Shkarkoni gjithë grafikat (ZIP file) në: Shqip – BHS – Maqedonisht– Turqisht

Previous post

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Postimet e fundit

  • Fushata e mediave sociale për të kundërshtuar teoritë konspirative shtrihet edhe në Evropën Juglindore dhe në Turqi
  • Mediat sociale dhe profilet e rreme
  • Si të lexosh lajmet si një verifikues faktesh?
  • Tri fytyrat e kaosit digjital
  • Ne si produkt i rrjeteve sociale dhe domosdoshmëria e edukimit mbi rrezikshmërinë e ekspozimit të të dhënave personale

Kategoritë

  • Botime
  • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
  • Edukimi bibiotekar
  • Edukimi për botën dixhitale
  • Edukimi për informacionin
  • Edukimi për lajmet
  • Edukimi për përdorimin e internetit
  • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
  • EMI baze
  • EMI Multimedia
  • EMI Teknologji
  • Info
  • Libra & Artikuj
  • Mjete & Burime EMI
  • Projekte
  • Rajoni
  • Udhëzues & Manuale
  • UNESCO
  • Video
Të Fundit
Rajoni

Fushata e mediave sociale për të kundërshtuar

October 20, 2021
Video

Mediat sociale dhe profilet e rreme

October 20, 2021
Edukimi për lajmet

Si të lexosh lajmet si një verifikues

October 20, 2021
Edukimi për botën dixhitale

Tri fytyrat e kaosit digjital

October 20, 2021
Postime të ngjashme
Video

Mediat sociale dhe profilet e rreme

October 20, 2021 1 min read
Edukimi për lajmet EMI baze

Si të lexosh lajmet si një verifikues

October 20, 2021 3 min read
Edukimi për botën dixhitale EMI Teknologji

Tri fytyrat e kaosit digjital

October 20, 2021 3 min read
Kjo platformë është prodhuar në kuadër të projektit të UNESCO-s të financuar nga BE: "Krijimi i Besimit në Media në Evropën Juglindore dhe Turqi, Faza II."
Copyright 2022. All Right Reserved