Tuesday February 17, 2026
Kontakt
EMI-MIL EMI-MIL
  • Home
  • Rreth Nesh
    • Projekte
    • UNESCO
  • Mjete & Burime EMI
    • Botime
    • Libra & Artikuj
    • Udhëzues & Manuale
    • Video
    • Kurse Online
    • Blogu AkadEMI
    • Studentët për edukimin mediatik
  • EMI baze
    • Edukimi bibiotekar
    • Edukimi për lajmet
    • Edukimi për informacionin
    • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • EMI Teknologji
    • Edukimi për botën dixhitale
    • Edukimi për përdorimin e internetit
    • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
    • Siguria fillon nga njohuria
  • EMI Multimedia
    • Edukim për botën e lojrave
    • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
    • Edukimi për fushën e filmografisë
  1. Home
  2. Studentët për edukimin mediatik
  3. Etika e gazetarëve: mit apo e vërtetë?
 Etika e gazetarëve: mit apo e vërtetë?
Studentët për edukimin mediatik

Etika e gazetarëve: mit apo e vërtetë?

December 13, 2022
  • 0
    Facebook

Chiara Tahirih Scudero

[1]“Shtypi nuk dëshiron të informojë lexuesin, por ta bindë atë se po e informon.”   NICOLÁS GÓMEZ DÁVILA

[2]‘I birësuar që 2 vjeç’; ‘[3]Vrau prostitutën për xhelozi’; ‘.[4]..nëse do ndjekim logjikën e Berishëve’; ‘[5]Një kryeministër u pa me këpucë të grisura në samitin e BE-së në Tiranë’; ‘…publikohen pamjet nudo…’  ‘…[6]dora e Shkrekut është pozicionuar fiks në gjoksin e Georginës, por kjo nuk e ka penguar partneren e Ronaldos ta ndajë si foto’. Këto janë disa tituj, të cilët i kemi lexuar shpesh dhe fatkeqësisht do të vazhdojmë t’i lexojmë nëpër faqet e portaleve mediatike. Tituj të cilët hiperbolizohen për të tërhequr vëmendjen e qytetarëve, në mënyrë që të mbulojnë boshllëkun e fshehur brenda këtyre publikimeve. Artikujt, të cilët të zhgënjejnë përgjatë leximit të tyre. [7]Publikimi i artikujve të panevojshëm, përsëritja e të njëjtit informacion, në të cilat vendosja e presjes apo e shkronjave ç dhe ë duket si sfidë e vështirë, mungesa e burimeve të lajmeve, lajmet e rreme, publikimi i imazheve të ndjeshme, bërja publike e fytyrave dhe identiteve të minorenëve e qytetarëve për hir të disa klikimeve, detaje të parëndësishme mbi çështjet që trajtojnë, përdorimi i një leksiku subjektiv e ndonjëherë akuzues e ofendues dhe versione të ndryshme të të njëjtit lajm, duket sikur janë rritur me një shpejtësi marramendëse. Mediat tona online shpesh botojnë artikuj skadentë. Vështirësia për të gjetur një artikull të besueshëm, duket sikur sa vjen e rritet, njësoj si gabimet drejtshkrimore brenda tyre.

Kur vjen puna tek gazetaria e tek shkrimi i artikujve, duket sikur të gjithë janë ekspertë. Ndoshta kemi harruar, që jo çdo diplomë Bachelori të bën gazetar. Gazetat online, të cilat duhet të na informojnë për ngjarjet e shumta që ndodhin në vend e jashtë saj, duket sikur janë kthyer në blogje, ku secili shpreh mendimin e tij personal subjektiv, duke mos u kursyer në ngjyrimet emocionale dhe në dhënien e komenteve personale. Detyrë kjo, që ndoshta duhet t’u takojë lexuesve dhe specialistëve të ndryshëm. Etika e gazetarit, e cila supozohet të ndihmojë në dallimin e një lajmi nga një opinion personal, që mbron privatësinë e qytetarëve për të cilët po shkruhet lajmi, mbron të drejtat e tyre, udhëzon sjelljen dhe shkrimin e një gazetari, duket sikur qëndron e verbër përball këtyre shkeljeve. Profesionalizmi duket sikur po kthehet në një virtyt të rrallë për t’u gjetur dhe të vështirë për t’u ruajtur. Por, ku ndodhet kjo etikë në ‘artikujt’ brenda të cilëve shkelet e drejta e privatësisë së qytetarit? Po kur shkelet identiteti i tij apo i saj? Ku është kjo etikë, kur postohen pamje të ndjeshme qoftë ato seksuale apo të dhunës fizike? Portalet mediatike nga burime informacioni tashmë, po fillojnë e po kthehen në burime paniku, keqinformimi dhe propagande. Këto burime përdorin terma ndikues tek lexuesi, me ndoshta qëllim përcjelljen dhe ndjelljen e inatit, urrejtjes e paragjykimit (termi prostitut; makabritet). Media, si fuqia e dytë në këtë shtet, po keqpërdoret dhe transformohet në një armë shkatërrimi masiv intelekti. Barriera jonë e vetme për t’u mbrojtur nga ky sulm, pra dhe mendimi kritik, po mposhtet dita ditës. Pranimi i një lajmi të rremë si i vërtetë dhe shpërndarja e tij tek çdo person tjetër i njohur, mund të jetë katalizator në përshpejtimin e procesit të keqinformimit të qytetarëve. Po atëhere, çfarë përkufizon liria e fjalës dhe liria e shtypit? Po kufizimet ndaj kësaj lirie ekzistojnë vallë? Dhe nëse po, ku fillojnë ato? A po merren masa për të përmirësuar vërtetësinë, besueshmërinë dhe cilësinë e lajmeve?

Por, le ta zgjerojmë fushëpamjen tonë dhe le ta studiojmë më gjerë situatën. Sipas eksperiencave të shumta të gazetarëve (identiteti mbetet sekret), këta të fundit nuk janë të vetmit për t’u fajësuar, sepse ata janë vetë viktima të një sistemi imponues e shtrëngues, që nuk u lë liri e hapësirë për të vepruar ndryshe. Këta të fundit nuk gëzojnë lirinë për të kundërshtuar një sistem të korruptuar e të egër kapitalist dhe të ndriçojnë vlerat e parimet që zotërojnë si gazetarë. Ata mund të jenë të detyruar, nga drejtuesit që kanë më sipër, që të shkruajnë artikuj, që shkelin kodin e tyre etik dhe parimet me të cilat janë formësuar përgjatë viteve të Bachelorit. Vetë drejtuesit, që këta kanë mbi kokë, duhet të jenë objektivi nga duhet fokusuar kamera. Drejtues, siç ndoshta hasemi me histori të përsëritura përgjatë përditshmërisë sonë, nuk janë kompetentë për postin që zotërojnë, e që ndoshta as diploma e tyre nuk përputhet me fushën të cilën drejtojnë. Kjo, sepse kapitalizmi mund të ketë pushtuar ambientet e tyre, e të ketë kthyer lirinë e fjalës dhe të shtypit në konkurrencë të egër për pushtet e famë.

Një tjetër element ndikues në realitetin e medias sonë është edhe politika. Siç shkruhet dhe në raportin e [8]RSF-së (Reporters Without Borders): “Klasa politike kërcënon pavarësinë e redaksive nëpërmjet institucioneve shumë të politizuara të rregullimit të medias dhe menaxhimit të medias publike. Gazetarët kritikë ndaj qeverisë përballen me sulme të rregullta politike që kërkojnë t’i diskreditojnë. Gazetarët kanë vështirësi në marrjen e informacionit publik, gjë që rrezikon kufizime të mëtejshme nga një centralizim i fundit i komunikimit nga qeveria,”

Përgjatë këtij shkrimi, mund të listojmë tre faktorët kryesorë që zbërthejnë problematikën e cilësisë së lajmeve, e para: ndikimi i pashmangshëm i politikës në përzgjedhjen e informacioneve të publikuara; e dyta: drejtuesit që gazetarët kanë, të cilët i ngarkojnë me një limit të lartë lajmesh që duhet të publikojnë e të shkelin kodet e tyre etike për hir të klikimeve; e treta: zënia e pozicioneve të gazetarëve nga persona që nuk zotërojnë njohuritë profesionale për ta realizuar atë rol. Pra, si përmbyllje, do të vëmë re se këtu në realitetin tonë media është kthyer në një biznes fitimprurës. Të pushtetshmit janë në dijeni të fuqisë që media zotëron dhe po e përdorin për përfitim ekonomik, duke harruar dhe popullin i cili e furnizon atë me klikime dhe shpërndarje. Mendoj se përmbyllja më e përshtatshme e kësaj eseje do t’i përputhej shprehja e Napoleon Bonaparte, i cili ka thënë se: “Është më shumë për t’u pasur frikë nga tre gazeta armiqësore sesa nga një mijë bajoneta.”                        

REFERENCA

  1. Citazioni e aforismi sul giornalismo e sui giornalisti – Frasi Celebri .it. (n.d.). https://www.frasicelebri.it/citazioni-e-aforismi/frasi/giornalismo-e-giornalisti/
  2. https://www.youtube.com/watch?v=oY_VfKEdKWA
  3. https://abcnews.al/vrau-prostituten-per-xhelozi-shqiptari-nuk-e-qellova-une-me-thike-por-telefoni-i-ben-gropen/
  4. https://www.gazetatema.net/politika/video-kur-godasin-berishen-eshte–kur-zyrtaret-e-pd-rrahin-kete–i368223
  5. https://kohajone.com/nje-kryeminister-u-pa-me-kepuce-te-grisura-ne-samitin-e-be-se-ne-tirane/
  6. https://abcnews.al/nuk-eshte-ronaldo-georgina-rodriguez-shfaqet-ne-momente-intime-me-nje-tjeter-personazh-te-famshem/
  7. https://abcnews.al/nuk-eshte-ronaldo-georgina-rodriguez-shfaqet-ne-momente-intime-me-nje-tjeter-personazh-te-famshem/
  8. Deutsche Welle (www.dw.com). (n.d.). “Në Shqipëri integriteti i medias rrezikohet nga krimi.” DW

[1] (Citazioni E Aforismi Sul Giornalismo E Sui Giornalisti – Frasi Celebri .It, n.d.)

[2] https://www.youtube.com/watch?v=oY_VfKEdKWA

[3] https://abcnews.al/vrau-prostituten-per-xhelozi-shqiptari-nuk-e-qellova-une-me-thike-por-telefoni-i-ben-gropen/

[4] https://www.gazetatema.net/politika/video-kur-godasin-berishen-eshte–kur-zyrtaret-e-pd-rrahin-kete–i368223

[5] https://kohajone.com/nje-kryeminister-u-pa-me-kepuce-te-grisura-ne-samitin-e-be-se-ne-tirane/

[6] https://abcnews.al/nuk-eshte-ronaldo-georgina-rodriguez-shfaqet-ne-momente-intime-me-nje-tjeter-personazh-te-famshem/

[7] https://abcnews.al/nuk-eshte-ronaldo-georgina-rodriguez-shfaqet-ne-momente-intime-me-nje-tjeter-personazh-te-famshem/

[8] Deutsche Welle (www.dw.com). (n.d.). “Në Shqipëri integriteti i medias rrezikohet nga krimi.” DW

Ky blog është konceptuar si hapësirë për studentët që të shprehin mendimet, ndjesitë, si dhe rekomandimet e tyre për aspekte të ndryshme që lidhen me edukimin mediatik dhe shoqërinë ku ata jetojnë. Ky blog është mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në kuadër të Projektit “Zhvillimi i Edukimit për Median dhe Informacionin në Universitetet Shqiptare”. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura në këtë blog janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

Previous post
Next post

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Postimet e fundit

  • Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor
  • Roli i medias si mjet mbështetës në procesin e të nxënit dhe mësimdhënies
  • Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në mësimdhënie
  • Edukimi për median dhe informimin – nga projekt në përparësi e politikës arsimore
  • Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

Kategoritë

  • Blogu AkadEMI
  • Botime
  • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
  • Edukimi bibiotekar
  • Edukimi për botën dixhitale
  • Edukimi për informacionin
  • Edukimi për lajmet
  • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • Edukimi për përdorimin e internetit
  • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
  • EMI baze
  • EMI Multimedia
  • EMI Teknologji
  • Info
  • Libra & Artikuj
  • Mjete & Burime EMI
  • Projekte
  • Rajoni
  • Siguria fillon nga njohuria
  • Studentët për edukimin mediatik
  • Thirrje
  • Udhëzues & Manuale
  • UNESCO
  • Video
Të Fundit
Edukimi për informacionin

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025
Postime të ngjashme
Edukimi për informacionin UNESCO

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025 6 min read
Kjo platformë është prodhuar në kuadër të projektit të UNESCO-s të financuar nga BE: "Krijimi i Besimit në Media në Evropën Juglindore dhe Turqi, Faza II."
Copyright 2026. All Right Reserved