Sunday May 18, 2025
Kontakt
EMI-MIL EMI-MIL
  • Home
  • Rreth Nesh
    • Projekte
    • UNESCO
  • Mjete & Burime EMI
    • Botime
    • Libra & Artikuj
    • Udhëzues & Manuale
    • Video
    • Kurse Online
    • Blogu AkadEMI
    • Studentët për edukimin mediatik
  • EMI baze
    • Edukimi bibiotekar
    • Edukimi për lajmet
    • Edukimi për informacionin
    • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • EMI Teknologji
    • Edukimi për botën dixhitale
    • Edukimi për përdorimin e internetit
    • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
    • Siguria fillon nga njohuria
  • EMI Multimedia
    • Edukim për botën e lojrave
    • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
    • Edukimi për fushën e filmografisë
  1. Home
  2. Studentët për edukimin mediatik
  3. Portretizimi i çështjeve të shëndetit mendor në media
 Portretizimi i çështjeve të shëndetit mendor në media
Studentët për edukimin mediatik

Portretizimi i çështjeve të shëndetit mendor në media

December 14, 2022
  • 0
    Facebook

Fatjona Qeti

Shëndeti mendor lidhet ngushtë me mirëqenien tonë psikologjike, emocionale dhe sociale. Ai jo vetëm që ndikon në mënyrën se si ndihemi, por edhe në mënyrën se si mendojmë dhe veprojmë. Për më tepër, rregullon aftësinë tonë për t’u përballur me stresin, për t’u lidhur me familjen, miqtë, kolegët tanë dhe më e rëndësishmja, për të funksionuar në përditshmërinë tonë. Kujdesi dhe ruajtja e shëndetit të mirë mendor është çelësi që nga zhvillimi ynë i hershëm e deri në momentet e fundit të jetës. Por portretizimi mediatik i shëndetit mendor dhe problemeve të shëndetit mendor, shoqërohet me stigmatizime negative, të cilat vetëm përkeqësojnë gjendjen e personave që përballen me probleme të shëndetit mendor, si edhe të familjarëve apo të afërmve të tyre.

Mediat për shkak të shtrirjes së tyre të jashtëzakonshme kanë aftësinë unike për të ndryshuar perceptimin dhe për të lëkundur opinionin e publikut të gjerë. Në fakt, media formëson idetë dhe kuptimin tonë për çështje dhe ngjarje të ndryshme. Portretizimi mediatik i personave me probleme të shëndetit mendor, varion mes stigmatizimit, talljes ose banalizimit. Rrjedhimisht, të gjitha format e mediave dhe përmbajtjeve mediatike përfshirë programet televizive, filmat, revistat, gazetat dhe mediat sociale, janë kritikuar për përhapjen e stereotipeve negative dhe përshkrimeve të pasakta të personave me probleme të shëndetit mendor. Portretizimi negativ dhe i pasaktë i problemeve të shëndetit mendor në përgjithësi dhe i personave me çrregullime specifike në veçanti, përforcojnë besimet dhe mitet e gabuara për këto probleme. Kjo përkeqësohet nga ekzagjerimi i sjelljeve të pazakonta të shfaqura nga personat që vuajnë nga çregullime apo probleme të shëndetit mendor.

Në mungesë të njohurive përkatëse dhe mosedukimit lidhur me shëndetin mendor, individët, përmes medias, krijojnë perceptimet e tyre të gabuara për problemet e shëndetit mendor dhe personat që i përjetojnë këto probleme. Mediat, vazhdimisht i portretizojnë personat me probleme të shëndetit mendor si të dhunshëm, vrasës, të paparashikueshëm dhe që duhet të fajësohen për gjendjen e tyre. Në fakt, kjo nuk është gjithnjë e vërtetë, pasi ka persona që kanë probleme me ankthin, stresin, depresionin të cilët nuk janë të dhunshëm, njësoj sikurse ka edhe persona me çrregullime më të rënda, që po ashtu jo gjithnjë shfaqin sjellje të rrezikshme apo të dëmshme për të tjerët. Megjithatë, portretizimi në media i këtyre rasteve, vazhdon të përforcojë stereotipet negative, stigmën dhe trajtimin çnjerëzor të personave që përjetojnë probleme të shëndetit mendor.

Hulumtimet e bëra në vitin 2020 (Mental Health.org UK), kanë treguar se pikëpamjet negative ndaj personave që kanë probleme të shëndetit mendor lidhen në mënyrë të drejtëpërdrejtë me kohën që kalohet duke parë televizor. Shikuesit sistematikë të televizionit për një kohë të gjatë, kanë më shumë pikëpamje negative në krahasim me ata që shikojnë televizor për një periudhë shumë të shkurtër.  Për shembull, përshkrimet e zakonshme janë se të gjithë njerëzit me depresion janë vetëvrasës dhe të gjithë njerëzit me skizofreni kanë halucinacione. Në realitet, vetëm ndërmjet 60% dhe 80% e njerëzve me skizofreni përjetojnë halucinacione dëgjimore. Një numër edhe më i vogël njerëzish përjetojnë halucinacione vizuale.

Më shqetësuesja nga të gjitha është se media shpesh i portretizon problemet e shëndetit mendor si të pashërueshme. Por kohët e fundit ka filluar një ndërgjegjësim për sa i përket potretizimit të problemeve të shëndetit mendor. Për shembull, janë bërë filma të cilët kanë qasje më realiste dhe pozitive ndaj kësaj tematike, si për shembull “A Beautiful Mind”, “What’s Eating Gilbert Grape?”, “Interrupted”, “Black Swan”, ku personazhet kryesorë arrijnë të mësojnë dhe të bashkëjetojnë me sëmundjen e tyre duke dhënë një shembull pozitiv.

Gjithashtu, për shkak të rritjes së numrit të personave që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, njerëzit kanë filluar të reflektojnë, jo vetëm për rëndësinë që ka njohja e këtyre problemeve, por edhe ndërgjegjësimi për të kërkuar ndihmën e psikologut, gjë e cila vihet re edhe në Shqipëri. Si individë që “konsumojmë” sasi të bollshme të informacioneve të shumëllojshme, përdorim mjete të komunikimit masiv dhe angazhohemi me mediat sociale, gjëja më e mirë që mund të bëjmë është të ndalojmë përdorimin e fjalëve si “budalla” “i çmendur”, “psikopat”,” skizofren”, në një mënyrë nënçmuese ose paragjykuese. Më tej akoma, do duhet që edhe media dhe gazetarët të përdorin terminologjinë e shëndetit mendor me korrektësi. Për këtë mund t’iu vijë në ndihmë një kurs i shkurtër mbi raportimin e shëndetit mendor, që vetë gazetarët të jenë më të vetëdijshëm për terminologjinë që ata përdorin kur flasin për problemet e shëndetit mendor, apo kur raportojnë lajme që përfshijnë persona që përballen me probleme të tilla. Për sa i përket personave që nuk janë të autorizuar, është më mirë të shmangin vendosjen e një diagnoze psikiatrike jashtë një mjedisi klinik. Vetëm një specialist mund të përcaktojë për shembull një diagnozë të çrregullimit obsesiv-kompulsiv, depresionit, çrregullimit bipolar, skizofrenisë, etj. Kur i japim dikujt etiketën e të qenit me çrregullimetë shëndetit mendor pa prova klinike, ne dëmtojmë më shumë ata persona që përballen me këto probleme dhe familjarët e tyre.

Ky blog është konceptuar si hapësirë për studentët që të shprehin mendimet, ndjesitë, si dhe rekomandimet e tyre për aspekte të ndryshme që lidhen me edukimin mediatik dhe shoqërinë ku ata jetojnë. Ky blog është mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në kuadër të Projektit “Zhvillimi i Edukimit për Median dhe Informacionin në Universitetet Shqiptare”. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura në këtë blog janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

Previous post
Next post

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Postimet e fundit

  • Edukimi për median dhe informimin – nga projekt në përparësi e politikës arsimore
  • Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture
  • Fuqia e Edukimit Mediatik
  • Mendimi kritik për median dhe informacionin
  • Mendimi Kritik për Median dhe Informacionin

Kategoritë

  • Blogu AkadEMI
  • Botime
  • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
  • Edukimi bibiotekar
  • Edukimi për botën dixhitale
  • Edukimi për informacionin
  • Edukimi për lajmet
  • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • Edukimi për përdorimin e internetit
  • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
  • EMI baze
  • EMI Multimedia
  • EMI Teknologji
  • Info
  • Libra & Artikuj
  • Mjete & Burime EMI
  • Projekte
  • Rajoni
  • Siguria fillon nga njohuria
  • Studentët për edukimin mediatik
  • Thirrje
  • Udhëzues & Manuale
  • UNESCO
  • Video
Të Fundit
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025
Studentët për edukimin mediatik

Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

December 27, 2024
Studentët për edukimin mediatik

Fuqia e Edukimit Mediatik

December 26, 2024
Studentët për edukimin mediatik

Mendimi kritik për median dhe informacionin

December 26, 2024
Postime të ngjashme
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025 14 min read
Studentët për edukimin mediatik

Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

December 27, 2024 7 min read
Studentët për edukimin mediatik

Fuqia e Edukimit Mediatik

December 26, 2024 8 min read
Kjo platformë është prodhuar në kuadër të projektit të UNESCO-s të financuar nga BE: "Krijimi i Besimit në Media në Evropën Juglindore dhe Turqi, Faza II."
Copyright 2025. All Right Reserved