Monday December 15, 2025
Kontakt
EMI-MIL EMI-MIL
  • Home
  • Rreth Nesh
    • Projekte
    • UNESCO
  • Mjete & Burime EMI
    • Botime
    • Libra & Artikuj
    • Udhëzues & Manuale
    • Video
    • Kurse Online
    • Blogu AkadEMI
    • Studentët për edukimin mediatik
  • EMI baze
    • Edukimi bibiotekar
    • Edukimi për lajmet
    • Edukimi për informacionin
    • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • EMI Teknologji
    • Edukimi për botën dixhitale
    • Edukimi për përdorimin e internetit
    • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
    • Siguria fillon nga njohuria
  • EMI Multimedia
    • Edukim për botën e lojrave
    • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
    • Edukimi për fushën e filmografisë
  1. Home
  2. Studentët për edukimin mediatik
  3. Edukimi pёr Median dhe Informacionin dhe skepticizmi ndaj shkencёs
 Edukimi pёr Median dhe Informacionin dhe skepticizmi ndaj shkencёs
Studentët për edukimin mediatik

Edukimi pёr Median dhe Informacionin dhe skepticizmi ndaj shkencёs

December 15, 2022
  • 0
    Facebook

Egli Subashi

Nё librin e tij me titull “Ç’ёshtё populizmi” historiani me origjinё gjermane Jan-Werner Muller shprehet se populistёt pretendojnё gjithmonё se ata dhe vetёm ata pёrfaqёsojnё popullin dhe interesat e tij. Gjithashtu, ata mendojnё se mund tё qeverisin mbi bazёn e pretendimit tё tyre pёr pёrfaqёsim ekskluziv moral tё popullit. Kёto konceptime dhe ligjёrata politike kanё krijuar njё situatё nё tё cilёn shkencёtarёt shihen si armiq tё interesave tё “popullit tё vёrtetё” dhe se mendimet e tyre, nuk i shёrbejnё publikut por interesave tё tjera.

Nё ditёt e sotme, faktet shkencore nuk konsiderohen tё tilla dhe njerёzit priren tё njohin si “tё vёrtetё” atё qё pёrputhet me besimet dhe vlerat e tyre.

Ka disa arsye se pёrse njerёzit janё mosbesues ose skeptikё ndaj fakteve shkencore, shkencёs nё pёrgjithёsi por dhe vetё shkencёtarёve. Kjo krizё e besueshmёrisё krijoi disa probleme pёr qytetarёt. Gjatё pandemisё, mosbesimi ndaj vaksinave u rrit dhe shumё qytetarё refuzuan ta bёnin vaksinёn kundёr Covid 19.

Arsyeja e parё lidhet me pёrkatёsinё politike tё njerёzve. Ashtu si pёr ndryshimet klimatike, sigurinё e vaksinave por dhe ndaj evolucionit, sipas disa studimeve, ka rezultuar se njerёzit qё kanё prirje konservatore politike, shfaqen mosbesues, rrjedhimisht, vёnё nё dyshim faktet shkencore dhe vetё shkencёn nё pёrgjithёsi. Tё mbrujtur me ide pseudoshkencore, ata refuzojnё metodat dhe teoritё shkencore, qё arrijnё tё shpjegojnё fenomene apo dukuri natyrore dhe sociale.

Arsyeja e dytё lidhet me besimin. Natyrshёm, njerёzit qё besojnё, shfaqin mendime dhe sjellje refuzuese ndaj realitetit shkencor deri mosnjohje tё metodave dhe teorive shkencore. Edhe nё rastin kur i njohin ato, prej edukimit tё marrё nё shkollё, besimet e tyre bien ndesh me faktet shkencore. Kjo vihet re sidomos nё rastin e evolucionit.

Evolucioni ёshtё njё proces natyror gjatё tё cilit formohen tipare dhe sjellje pёrmes mekanizmave evolucionarё. Megjithёse pёrzgjedhja natyrore pranohet ndёr shkencёtarё si mekanizmi pёrgjegjёs pёr formimin e pёrshtatjeve, qё vёrehen nё botёn e gjallё, pёrfshirё dhe njeriun, ky mekanizёm evolucionar, refuzohet dhe shpesh, keqinterpretohet. Pёr besimtarёt, evolucioni nuk mund tё shpjegojё kurrsesi shfaqjen e njeriut nё arenёn evolucionare. Pёr ta, njeriu ёshtё krijesё e Zotit.

Arsyeja e tretё lidhet me mungesёn e formimit shkencor. Sa mё e ulёt shkalla e literacisё shkencore, aq mё e lartё ёshtё aftёsia pёr tё mos kuptuar dhe interpretuar shkencёrisht fenomene apo dukuri natyrore dhe sociale. Skepticizmi ndaj shkencёs lidhet kryesisht me shkallёn e literacisё, por jo gjithmonё. Kjo pasi faktorёt e pёrmendur mё sipёr, janё tё ndёrlidhur mes tyre.

Arsyeja e fundit lidhet me rrjetet sociale. Qё me shfaqjen e Facebook-ut, Youtube apo TikTok format e komunikimit ndryshuan. Rrjeta e komunikuesve virtualё, ku secili prej tyre ka njё identitet tё vetin dhe ka mundёsinё tё prodhojё dhe tё shpёrndajё pёrmbajtje tё caktuar, e ka demokratizuar median. Nga ana tjetёr, shpёrndarja e njё pёrmbajtjeje tё caktuar nё rrethin e miqve qё bashkёvepron mё shumё komunikuesi dhe anasjelltas, ka rrezikun tё krijojё polarizim dhe ato qё quhen “dhomat e jehonёs”. Po ashtu, mungesa e kontrollit tё informacioneve tё rreme, mosndarja mes faktit dhe opinionit i dha shtysё besimeve tё gabuara shkencore tё publikut.

Kёto karakteristika tё rrjeteve sociale shprehen tek prodhimi dhe shpёrndarja mё e lehtё e informacioneve tё rreme mbi vaksinat. Lёvizjet anti-vaksinё që gjejnë truall në rrjete sociale vazhdojnё tё pёrhapin dyshime mbi sigurinё e vaksinave në rrjet duke rrezikuar shёndetin e popullatёs. Gjatё pandemisё, mbiprodhimi i informacioneve tё rreme, cilёsia e tyre dhe shpejtёsia me tё cilёn u pёrhapёn, pёrforcuan perceptime tё gёnjeshtёrta pёr pandeminё dhe vaksinat qё u shoqёruan dhe me sjellje jo tё shёndetshme.

Gjithashtu, nё rrjete sociale vёrehet njё sasi e madhe informacioni i rremё pёr ndryshimet klimatike dhe pёrhapjes sё tij. Ndryshimet klimatike kuptohen si ndryshime shtesё nё klimёn e tokёs si pasojё e aktiviteteve njerёzore. Me zhvillimin e industrisё sё nxjerrjes sё karburanteve fosile, si gaz dhe naftё, çlirimi nё atmosferё i gazeve serё, si dioksidi i karbonit dhe metani, ka çrregulluar ciklin natyror tё klimёs dhe ёshtё shfaqur fenomeni i ngrohjes globale.

Ngrohja globale shoqёrohet me rritje ekstreme tё temperaturave, thatёsira dhe shira tё rrёmbyeshёm, fragmentim tё ekosistemeve, humbje tё diversitetit biologjik, etj. Shkaqet e ngrohjes globale dhe pasojat e saj, pasqyrohen me mosbesim nё rrjetet sociale: vёrehet njё shkallё e lartё e keqinformimit dhe dezinformimit, shumёfishuar dhe prej trollsave ose algoritmeve. 

Nga ana tjetёr, si pёrgjigje ndaj mosbesimit tek shkenca dhe shkencёtarёt, masat parandaluese nuk kanё munguar. Njё prej mёnyrave qё publiku tё rrisё dhe tё forcojё besimin tek shkenca ёshtё pёrmes edukimit pёr median dhe informacionin. Ky tip edukimi, nё kushtet e zhvillimit tё medias nё ditёt e sotme, ka si qёllim tё pajisё qytetarёt me njohuri dhe aftёsi mbi funksionet e masmediave, llojeve të ndryshme tё medias si dhe t’i bёjё qytetarёt tё mendojnё nё mёnyrё kritike pёr mundësitë, por edhe rreziqet që ato bartin. Mё e rёndёsishmja, t’i aftёsojё ata pёr tё kuptuar tipet e ndotjes sё informacionit, si pёr shembull dezinformimin klimatik ose keqinformimin shёndetësor.

Dezinformimi klimatik ёshtё njё njё gёnjeshtёr e qёllimshme dhe e paramenduar qё bazohet nё informacion tё pasaktё mbi ngrohjen globale dhe pasojat e saj ose ndryshimet klimatike. Qёllimet e tij janё tё qarta: të rritë shkallёn e mosbesimit ndaj shkencё sё klimёs dhe çorienton publikun dhe vendimarrjet e tij tё ardhshme, nё kurriz tё shёndetit dhe mirёqёnies sё tij.

Gjithashtu, keqinformimi shёndetësor, qё mori pёrmasa tё papara gjatё pandemisё, krijoi jo vetёm perceptime tё gabuara mbi rёndёsinё e vaksinimit dhe efikasitetin e vaksinave, njё fakt i njohur dhe i vёrejtur shkencor ndёr dhjetёvjeçarё tashmё, por dhe sjellje tё pashёndetshme, si refuzimi i saj.

Gjendur pёrballё njё realiteti tё tillё, ku njё pjesё e qytetarёve janё skeptikё ndaj shkencёs, si mund tё ndihmojё edukimi pёr median dhe informacionin?

Nё radhё tё parё, njohja e mёnyrёs se si funksionojnё mediat dhe paralelisht, angazhimi i ekspertёve pёr trajtimin e temave shkencore nё rrjet, i ndihmon qytetarёt tё formojnё njё botёkuptim i saktё shkencor. Nё radhё tё dytё, njohja e mёnyrёs se si funksionojnё rrjetet sociale, duke qenё se ato pёrdoren mё shumё nga brezi i ri, i ndihmon ata tё kuptojnё dhe tё pikasin informacionin me pёrmbajtje tё rreme shkencore. Sёbashku me forcimin e literacisё shkencore nё shkolla dhe mjedise tё tjera jo formale, edukimi pёr median dhe informacionin do tё forcojё botёkuptimin dhe formimin shkencor tё publikut dhe me shpresё, do tё parandalojё sjellje qё nuk janё nё dobi tё shёndetit dhe mirёqёnies sё tij.

Ky blog është konceptuar si hapësirë për studentët që të shprehin mendimet, ndjesitë, si dhe rekomandimet e tyre për aspekte të ndryshme që lidhen me edukimin mediatik dhe shoqërinë ku ata jetojnë. Ky blog është mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në kuadër të Projektit “Zhvillimi i Edukimit për Median dhe Informacionin në Universitetet Shqiptare”. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura në këtë blog janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit. bnv

Previous post
Next post

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Postimet e fundit

  • Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor
  • Roli i medias si mjet mbështetës në procesin e të nxënit dhe mësimdhënies
  • Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në mësimdhënie
  • Edukimi për median dhe informimin – nga projekt në përparësi e politikës arsimore
  • Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

Kategoritë

  • Blogu AkadEMI
  • Botime
  • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
  • Edukimi bibiotekar
  • Edukimi për botën dixhitale
  • Edukimi për informacionin
  • Edukimi për lajmet
  • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • Edukimi për përdorimin e internetit
  • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
  • EMI baze
  • EMI Multimedia
  • EMI Teknologji
  • Info
  • Libra & Artikuj
  • Mjete & Burime EMI
  • Projekte
  • Rajoni
  • Siguria fillon nga njohuria
  • Studentët për edukimin mediatik
  • Thirrje
  • Udhëzues & Manuale
  • UNESCO
  • Video
Të Fundit
Edukimi për informacionin

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025
Postime të ngjashme
Edukimi për informacionin UNESCO

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025 6 min read
Kjo platformë është prodhuar në kuadër të projektit të UNESCO-s të financuar nga BE: "Krijimi i Besimit në Media në Evropën Juglindore dhe Turqi, Faza II."
Copyright 2025. All Right Reserved