Sunday May 18, 2025
Kontakt
EMI-MIL EMI-MIL
  • Home
  • Rreth Nesh
    • Projekte
    • UNESCO
  • Mjete & Burime EMI
    • Botime
    • Libra & Artikuj
    • Udhëzues & Manuale
    • Video
    • Kurse Online
    • Blogu AkadEMI
    • Studentët për edukimin mediatik
  • EMI baze
    • Edukimi bibiotekar
    • Edukimi për lajmet
    • Edukimi për informacionin
    • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • EMI Teknologji
    • Edukimi për botën dixhitale
    • Edukimi për përdorimin e internetit
    • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
    • Siguria fillon nga njohuria
  • EMI Multimedia
    • Edukim për botën e lojrave
    • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
    • Edukimi për fushën e filmografisë
  1. Home
  2. Studentët për edukimin mediatik
  3. Gjuha e urrejtjes
 Gjuha e urrejtjes
Studentët për edukimin mediatik

Gjuha e urrejtjes

December 15, 2022
  • 0
    Facebook

Blerta Tabaku

“Ekziston një vijë e hollë midis fjalës së lirë dhe gjuhës së urrejtjes. Fjala e lirë inkurajon debatin ndërsa gjuha e urrejtjes nxit dhunë.”- thotë Njuton Li.

Shumica e njerëzve e keqinterpretojnë idenë e gjuhës së urrejtjes dhe lidhjen e saj me lirinë e fjalës. Nëse nuk ka shkelje të të drejtave ose kërcënim për jetën e dikujt, nuk ka krim. Shumica e njerëzve besojnë se gjuha e urrejtjes është e gabuar dhe fyese dhe për këtë arsye është e paligjshme. Megjithatë, vetëm për shkak se diçka është fyese nuk e bën domosdoshmërisht krim. Ka pasur raste kur fëmijët vizatonin ose thoshin gjëra raciste, por kjo konsiderohet e pranueshme për faktin se nuk kishte asnjë kuptim kërcënues ndaj asaj që thuhej. Megjithatë, nëse do të ndërmerreshin veprime ligjore, atëherë do të konsiderohej një krim, sepse shkel të drejtën e njerëzve për mbrojtje dhe siguri.

Çfare është gjuha e urrejtjes?

Gjuha e urrejtjes mund të përkufizohet si fjalë fyese ose kërcënuese që shprehin paragjykim ndaj një personi ose një grupi të caktuar njerëzish. Kryesisht këto ndodhin ne platformat dhe mediat sociale. Zhvillimi i internetit ka sjellë një revolucion të ri të lidhjes dhe komunikimit, por së bashku me aksesueshmërinë e komunikimit lindi edhe thjeshtësia për të diskriminuar individët dhe grupet e mëdha të njerëzve me anë të prekjes së gishtit. Mediat sociale nxisin gjuhën e urrejtjes duke inkurajuar diskriminimin dhe duke rritur ndarjen sociale dhe politike, që çon në konflikte të panevojshme. Aty shprehen forma dhe mënyra nga më të ndryshmet të urrejtjes. Përdoruesit e këtyre mediave shprehin mediokritetin e tyre duke u fshehur pas një ekrani duke mos u penalizuar për atë që kanë krijuar. Megjithëse gjuha e urrejtjes ka ekzistuar gjithmonë, ndikimi i saj gjithnjë në rritje i nxitur nga komunikimi dixhital mund të jetë shkatërrues, jo vetëm për ata që janë në shënjestër, por edhe për shoqëritë në përgjithësi. A nuk është ironike se si e njëjta platformë që i jep zë presë, gjithashtu i jep zë dhe predatorit?

Për më tepër, fjalori i urrjetjes përhapet në disa raste edhe nga figura publike apo persona të famshëm të cilët e ofrojnë atë kundër racave, etnive apo besimeve të ndryshme. Shumë ndjekës të tyre, ndikohen nga emri dhe jo nga postimi qe ata kanë kryer. Përveç rrjeteve sociale, gjuha e urrejtjes ka zënë vend dhe në mediat televizive, ku njerëz me pushtet të pamerituar dhe kundershtarë politikë nuk mbajnë përgjegjësi për thëniet e tyre pa vend.

Kush janë personat që preken nga kjo dukuri?

Secili prej nesh mund të jetë një target i gjuhës së urrejtjes, por disa mund të jenë më vulnerabël se të tjerët për shkak të mjedisit social që ka krijuar një pabarazi të fuqisë mes njerëzve. Kryesisht, nga ky fenomen preken kategori të caktuara si: personat me ngjyrë, personat që i përkasin komunitetit LGBT+, personat që praktikojnë besimet fetare (më së shumti ata jashtë besimit Kristian) etj. Një nga shembujt me aktual lidhet me pandeminë COVID-19. Për shkak se virusi u përhap fillimisht nga qyteti Wuhan në Kinë, racizmi dhe për pasojë, gjuha e urrjetjes drejtuar të gjithë njerëzve aziatikë, u përkeqësua akoma më shumë nga situatë e mëparshme.

Si ta trajtojmë gjuhën e urrejtjes?

Ka shumë mënyra se si mund të mbani qëndrim, edhe nëse nuk jeni personalisht viktimë e gjuhës së urrejtjes. Secili prej nesh mund të bëjë një ndryshim. Këshillat e mëposhtme të ofruara nga Kombet e Bashkuara (United Nations) mund të jenë të dobishme.

  1. Ndalo

Përmbahuni nga bërja e ndonjë komenti me urrejtje dhe/ose transmetimi i një përmbajtjeje të tillë. Qoftë online apo offline, ne të gjithë duhet të veprojmë me përgjegjësi për të ndaluar përhapjen e urrejtjes dhe dezinformimit. (Kombet e Bashkuara kane krijuar nje fushatë #PledgetoPause për të zbuluar pse është e rëndësishme të ndaloni një moment përpara se të shpërndani përmbajtje në internet.)

  • Kontrollo faktet

Në botën dixhitale, është e zakonshme të hasësh dezinformata dhe përmbajtje të dëmshme, por është relativisht e lehtë të verifikosh nëse përmbajtja që gjen është e besueshme. Për të zbuluar informacione të rreme dhe të njëanshme, duke përfshirë propagandën e gjuhës së urrejtjes, sigurohuni që të kontrolloni origjinën e përmbajtjes me ndihmën e burimeve të besueshme.

  • Reagoni

Kur është e mundur, mos heshtni, edhe kur janë të tjerët ata që janë në shënjestër. Flisni me qetësi, por me vendosmëri kundër gjuhës së urrejtjes dhe reagoni për ta bërë të qartë se nuk jeni dakord me përmbajtjen e deklaratës.

  • Sfida

Një mënyrë për të trajtuar gjuhën e urrejtjes është përhapja e kundërfjalimit tuaj për t’u siguruar që urrejtja nuk është tregimi dominues. Ju mund të minoni përmbajtjen e urrejtjes me mesazhe pozitive që përhapin tolerancën, barazinë dhe të vërtetën, në mbrojtje të atyre që janë në shënjestër të urrejtjes.

  • Mbështetje

Mbajtja e një qëndrimi publik dhe solidariteti ndaj njerëzve që janë objektiv i gjuhës së urrejtjes tregon se refuzimi i urrejtjes është përgjegjësi e çdo individi.

  • Raportoni

Shumica e platformave dhe komuniteteve në internet kanë rregulla për t’i mbajtur të respektueshme diskutimet e përdoruesve dhe do t’ju lejojnë t’i raportoni lehtësisht mesazhet e urrejtjes tek administratorët ose moderatorët. Lexoni udhëzimet dhe këshillat e platformës së mediave sociale për të mbrojtur përdoruesit nga ngacmimet dhe gjuha e urrejtjes.

  • Edukoni

Ju mund të ndihmoni në rritjen e ndërgjegjësimit për gjuhën e urrejtjes (në internet ose jo) thjesht duke u angazhuar me familjen dhe miqtë tuaj në biseda rreth asaj se si përmbajtjet me urrejtje mund të dëmtojnë shoqëritë. Avokoni për sjellje të përgjegjshme dhe shpërndani fushatat publike dhe burimet arsimore.

  • Angazhohuni

Merrni parasysh t’i bashkoheni një OJQ-je ose një nisme tjetër të shoqërisë civile që punon për të trajtuar çështjen e gjuhës së urrejtjes në komunitetin tuaj.

A i ndalon ligji këto sjellje?

Edhe pse ekzistojnë ligje themelore që mbrojnë lirinë e shprehjes, ka shumë ligje ndërkombëtare që paraqesin kufizime, veçanërisht në lidhje me sigurinë dhe mbrojtjen e individëve. Për shembull:

  • Komiteti për Eliminimin e Diskriminimit Racor (CERD) ishte i pari që trajtoi gjuhën e urrejtjes dhe nevojën për të vendosur legjislacionin që ndalon llojet nxitëse të gjuhës.
  • CERD adreson gjuhën e urrejtjes përmes Konventës Ndërkombëtare për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racor (ICERD) dhe monitoron zbatimin e saj nga shtetet palë.
  • Neni 19(3) i Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike (ICCPR) lejon kufizime në të drejtën e njeriut për lirinë e shprehjes kur fjala është parashikuar me ligj, për mbrojtjen e interesit legjitim dhe të nevojshme për të mbrojtur atë interes.
  • Neni 20(2) i ICCPR-së ndalon urrejtjen kombëtare, fetare ose racore që nxit dhunë, diskriminim ose armiqësi.

Edhe pse jemi në shekullin e XXI, gjuha e urrejtjes është një ndodhi e shumë përhapur, që vazhdon të rritet dita ditës. Tani që jetojmë në epokën e teknologjisë, është akoma më e thjeshtë për individët që përhapin gjuhë urrejtjeje të gjejnë persona të tjerë që ndajnë të njëjtat mendime dhe ide, gjë e cila i bën ata të kenë më shumë vetbesim. Që shoqëria jonë të jetë më e sigurta dhe më e mira që mund të jetë, këto ide nuk duhet të tolerohen më. Heshtja nuk mund të jetë më një opsion. Adresimi dhe luftimi i gjuhës së urrejtjes është një domosdoshmëri. Nuk është e mjaftueshme thjeshtë të mësojmë të rinjtë që të pranojnë të gjithë personat, pavarësisht nga ndryshimet e tyre. Nëse duam që shoqëria jonë të lulëzojë dhe gjuha e urrejtjes të shkojë drejt fundit, bashkë me të kuptuarin, duhet të mësohet dhe të pranuarit.

Ky blog është konceptuar si hapësirë për studentët që të shprehin mendimet, ndjesitë, si dhe rekomandimet e tyre për aspekte të ndryshme që lidhen me edukimin mediatik dhe shoqërinë ku ata jetojnë. Ky blog është mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në kuadër të Projektit “Zhvillimi i Edukimit për Median dhe Informacionin në Universitetet Shqiptare”. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura në këtë blog janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

Previous post
Next post

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Postimet e fundit

  • Edukimi për median dhe informimin – nga projekt në përparësi e politikës arsimore
  • Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture
  • Fuqia e Edukimit Mediatik
  • Mendimi kritik për median dhe informacionin
  • Mendimi Kritik për Median dhe Informacionin

Kategoritë

  • Blogu AkadEMI
  • Botime
  • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
  • Edukimi bibiotekar
  • Edukimi për botën dixhitale
  • Edukimi për informacionin
  • Edukimi për lajmet
  • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • Edukimi për përdorimin e internetit
  • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
  • EMI baze
  • EMI Multimedia
  • EMI Teknologji
  • Info
  • Libra & Artikuj
  • Mjete & Burime EMI
  • Projekte
  • Rajoni
  • Siguria fillon nga njohuria
  • Studentët për edukimin mediatik
  • Thirrje
  • Udhëzues & Manuale
  • UNESCO
  • Video
Të Fundit
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025
Studentët për edukimin mediatik

Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

December 27, 2024
Studentët për edukimin mediatik

Fuqia e Edukimit Mediatik

December 26, 2024
Studentët për edukimin mediatik

Mendimi kritik për median dhe informacionin

December 26, 2024
Postime të ngjashme
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025 14 min read
Studentët për edukimin mediatik

Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

December 27, 2024 7 min read
Studentët për edukimin mediatik

Fuqia e Edukimit Mediatik

December 26, 2024 8 min read
Kjo platformë është prodhuar në kuadër të projektit të UNESCO-s të financuar nga BE: "Krijimi i Besimit në Media në Evropën Juglindore dhe Turqi, Faza II."
Copyright 2025. All Right Reserved