Friday May 1, 2026
Kontakt
EMI-MIL EMI-MIL
  • Home
  • Rreth Nesh
    • Projekte
    • UNESCO
  • Mjete & Burime EMI
    • Botime
    • Libra & Artikuj
    • Udhëzues & Manuale
    • Video
    • Kurse Online
    • Blogu AkadEMI
    • Studentët për edukimin mediatik
  • EMI baze
    • Edukimi bibiotekar
    • Edukimi për lajmet
    • Edukimi për informacionin
    • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • EMI Teknologji
    • Edukimi për botën dixhitale
    • Edukimi për përdorimin e internetit
    • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
    • Siguria fillon nga njohuria
  • EMI Multimedia
    • Edukim për botën e lojrave
    • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
    • Edukimi për fushën e filmografisë
  1. Home
  2. Studentët për edukimin mediatik
  3. Keqpërdorimi i fotove të viktimave si “magji” për klikime
 Keqpërdorimi i fotove të viktimave si “magji” për klikime
Studentët për edukimin mediatik

Keqpërdorimi i fotove të viktimave si “magji” për klikime

December 15, 2022
  • 0
    Facebook

Lubjana Prençi

Media e konsideruar si pushteti i katërt, në një botë të digjitalizuar duket se shpesh herë bën “kurban” vetë viktimat e ngjarjeve për hir të klikimeve.  Duket se fotot e protagonistëve të ngjarjeve janë një mundësi e artë për gazetarët për të tërhequr audiencën dhe rrjedhimisht për të përfituar disa klikime më shumë.

Normalisht është e vërtetuar që kur lajmi shoqërohet me fotot e viktimave ka më shumë probabilitet që të tërheqë vëmendjen e audiencës duke ndihmuar në këtë mënyrë edhe algoritmin që ta favorizojë sa më shumë median përkatëse.

Mediat në Web janë akoma shumë më kaotike sesa televizionet duke qenë se akoma legjislacioni nuk e specifikon mënyrën sesi ato duhet të operojnë në një treg, ku duket se çdo ditë e më shumë ka tendencë për të prodhuar klikime në kurriz të së vërtetës.

Mediat online janë ato që në kohë reale bëjnë kërkimet e tyre dhe shpesh herë identifikojnë viktimën duke i gjetur rrjetet  sociale përkatëse, në të shumtën e rasteve “Facebook”, i cili vetë nga natyra e platformës të jep mundësinë të  kesh më shumë akses në të dhënat e përdoruesit.

Teksa kjo tashmë është një mënyrë “investigimi” e mediave online, ka raste që gazetarët sigurisht edhe nën presionin e kohës kanë ngatërruar viktimën me profilin e dikujt që nuk kishte lidhje me ngjarjen.

I tillë ishte edhe rasti i ngjarjes në Fier, ku vjehrri Xhevair Hoxha vrau nusen Merushe Hazizi dhe më pas veten. Menjëherë në mediat online qarkulloi  fotoja e një personi që pretendohej të ishte viktima 30-vjeçare, por që në fakt e gjitha ishte një gabim i gazetarëve.

Pasi personi që i ishte keqpërdorur fotoja dhe familjarët po ashtu u angazhuan duke komentuar që fotoja të hiqet pasi nuk ka lidhje me viktimën, pati një  reagim nga ana e mediave.

Fotoja e vajzës që nuk kishte lidhje me kronikën e zezë u fshi nga të gjitha websitet dhe po ashtu edhe nga rrjetet sociale.

Përtej faktit që mediat reaguan shpejt, sërish theksi vendoset tek paniku që ngjalli, veçanërisht tek familjarët dhe të afërmit e personit që u ngatërrua në vend të viktimës.

Nga ana tjetër kemi lexuesin, i cili gjendet përballë një dezinformimi, që e bën konfuz dhe i zbeh besimin tek media.

Shpesh përfaqësues të medias e justifikojnë përdorimin e fotove të viktimave me motivacionin e interesit publik, duke zhvendosur vëmendjen nga qëllimi i maksimizimit të fitimeve monetare.

Gjatë viteve të fundit një sërë ngjarjesh kanë tronditur opinionin publik, ku fotot e viktimave janë përdorur nga mediat si mundësi për të gjeneruar sa më shumë klikime.

Në fakt, çështja e fotove të viktimave merr përmasa akoma edhe më sensitive kur bëhet fjala për fëmijët, imazhi i të cilëve duhet të  mbulohet me aplikacionet përkatëse.

Rasti i vdekjes së 7-vjeçares, Jonada Avdiu, e cila teksa po lahej në bregdetin e plazhit të Potamit në Himarë, u godit nga një skaf, drejtuesi i të cilit ishte efektivi i policisë Arjan Tase, patjetër që ngjalli një reagim të fortë publik.

Edhe në këtë rast fotoja e vogëlushes, që ishte viktimë plotësisht e pafajshme, qarkulloi masivisht në media, si në atë televizive, online apo print.

Gazetarët janë treguar po ashtu të pamëshirshëm në publikimin e fotos së 8-vjeçarit, Mateo, i cili u ekzekutua barbarisht nga 39-vjeçari Klodian Çalamani, që pretendohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Teksa disa media kanë treguar kujdes duke mbuluar të paktën sytë e viktimës, të tjerë kanë zgjedhur që të përcjellin tek publiku foton pa asnjë lloj tentative që mund të ruajë privatësinë e personit që ka humbur jetën.

Përtej kontekstit vendas, lufta në Ukrainë, e cila nisi më 24 shkurt 2022, ishte një mundësi e artë që gazetarët të kishin materiale që emociononin, preknin dhe drithëronin audiencën me përmbajtjet e tyre. Viktima të pushtuara nga gjaku, të dergjura në tokë, të shpërfytyruara, njerëz të fashuar nga plagët, fëmijë që ndahen më prindërit e tyre, pasqyroheshin në foto që për një periudhë kohore pushtuan median.

Vlen të theksojmë se në kohë konflikti dhe krize, kur njerëzit janë të uritur për detaje, dezinformatat mund të jenë po aq virale sa edhe faktet e verifikuara.  Imazhet dhe videot janë shpesh burime të keqinformimit, sepse tërheqin vëmendjen më shumë sesa një postim i formuluar në mediat sociale.

E drejta e një gazetari për lirinë e shprehjes nuk është absolute, të cilët ashtu sikurse kanë të drejta kanë edhe përgjegjësi.

Përballë faktit që shpesh herë bëhet kompromis me parimet e profesionit, duhet bërë diferenca midis gazetarisë së përgjegjshme dhe asaj tabloid.

Në mënyrë të rëndomtë po shikojmë sesi media në vend dhe jo vetëm, bazohet në të bërit gazetari tabloid, që nënkupton që të dhënat personale, veçanërisht fotot sigurohen duke cenuar të drejtat e privatësisë së personit përkatës.

Mbetet e paqartë ende nëse përdorimi i fotove të viktimave bëhet me qëllime të qarta duke targetuar një audiencë të lartë dhe duke sfiduar konkurrencën apo vjen si pasojë e një niveli të ulët të informimit të profesionistëve të fushës.

Media duhet të ushtrojë funksionin e saj të informimit, duke respektuar ligjet dhe kodet etike të raportimit të lajmit, ku çështja e cenimit të privatësisë ngrihet si kambanë alarmi.

Kujtojmë që në raportin e  Komisionit Europian, media në Shqipëri nuk ka shënuar asnjë përparim, në vitin 2021.

Në një mjedis mediatik ku abuzohet me materialet e  informacionit, gazetarët duhet të jenë  shumë më të vetëdijshëm mbi çështjet që përbëjnë interes publik, por jo vetëm.

Një faktor me shumë ndikim në mënyrën se si shkruhen lajmet dhe mënyrën se si përdoren të dhënat, është edhe linja që ndjek redaksia, kjo e ndikuar nga drejtuesit e medias.

Paraqitet si domosdoshmëri një vëmendje e shtuar ndaj legjislacionit që rregullon specifikisht median online, duke vepruar me dorë të hekurt, në një kohë ku shtimi i portaleve dhe cilësia e lajmeve qëndrojnë në përpjestim të zhdrejtë.

Ky blog është konceptuar si hapësirë për studentët që të shprehin mendimet, ndjesitë, si dhe rekomandimet e tyre për aspekte të ndryshme që lidhen me edukimin mediatik dhe shoqërinë ku ata jetojnë. Ky blog është mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në kuadër të Projektit “Zhvillimi i Edukimit për Median dhe Informacionin në Universitetet Shqiptare”. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura në këtë blog janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

Previous post
Next post

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Postimet e fundit

  • Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor
  • Roli i medias si mjet mbështetës në procesin e të nxënit dhe mësimdhënies
  • Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në mësimdhënie
  • Edukimi për median dhe informimin – nga projekt në përparësi e politikës arsimore
  • Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

Kategoritë

  • Blogu AkadEMI
  • Botime
  • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
  • Edukimi bibiotekar
  • Edukimi për botën dixhitale
  • Edukimi për informacionin
  • Edukimi për lajmet
  • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • Edukimi për përdorimin e internetit
  • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
  • EMI baze
  • EMI Multimedia
  • EMI Teknologji
  • Info
  • Libra & Artikuj
  • Mjete & Burime EMI
  • Projekte
  • Rajoni
  • Siguria fillon nga njohuria
  • Studentët për edukimin mediatik
  • Thirrje
  • Udhëzues & Manuale
  • UNESCO
  • Video
Të Fundit
Edukimi për informacionin

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025
Postime të ngjashme
Edukimi për informacionin UNESCO

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025 6 min read
Kjo platformë është prodhuar në kuadër të projektit të UNESCO-s të financuar nga BE: "Krijimi i Besimit në Media në Evropën Juglindore dhe Turqi, Faza II."
Copyright 2026. All Right Reserved