Sunday May 18, 2025
Kontakt
EMI-MIL EMI-MIL
  • Home
  • Rreth Nesh
    • Projekte
    • UNESCO
  • Mjete & Burime EMI
    • Botime
    • Libra & Artikuj
    • Udhëzues & Manuale
    • Video
    • Kurse Online
    • Blogu AkadEMI
    • Studentët për edukimin mediatik
  • EMI baze
    • Edukimi bibiotekar
    • Edukimi për lajmet
    • Edukimi për informacionin
    • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • EMI Teknologji
    • Edukimi për botën dixhitale
    • Edukimi për përdorimin e internetit
    • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
    • Siguria fillon nga njohuria
  • EMI Multimedia
    • Edukim për botën e lojrave
    • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
    • Edukimi për fushën e filmografisë
  1. Home
  2. Studentët për edukimin mediatik
  3. Rezultatet e konkursit “Mendo, Krijo, Eduko.”
 Rezultatet e konkursit “Mendo, Krijo, Eduko.”
Studentët për edukimin mediatik

Rezultatet e konkursit “Mendo, Krijo, Eduko.”

November 14, 2023
  • 0
    Facebook

#MendoPastajKliko

Nxitja e edukimit për median dhe informacionin nga të rinjtë, për të rinjtë, është një mënyrë efikase për të nxjerrë në pah jo vetëm aftësitë krijuese të tyre, por edhe për të përçuar mesazhe që janë më afër nevojave që ata kanë.

Pikërisht, këtë na tregoi interesi i të rinjve për konkursin #MendoKrijoEduko, ku 41 prej tyre nga shkolla të ndryshme në Tiranë, Elbasan, Pogradec, Durrës sollën punime, të cilat trajtonin tematika të edukimit mediatik dhe të informimit, që prekin drejtëpërdrejtë të rinjtë.

7 prej punimeve më të mira, që përmbushën kriteret e thirrjes, trajtonin tematika si Inteligjenca Artificiale, bullizmi kibernetik, rrjetet sociale, burimet e informacionit dhe lajmet sensacionale.

Në vijim, punimet fituese, sipas renditjes:

Heldi Memaj, Anja dhe Ina Boçi nga Gjimnazi “Partizani”, Tiranë me filmin me metrazh të shkutër “Alone”.
“Alone” flet për zhvillimin e përditshëm të inteligjencës artificiale. Filmi i ndarë në tre pjesë simbolizon etapat që ka kaluar dhe që do të kalojë inteligjenca artificiale, si edhe ndikimin që ajo ka tek njeriu.

Elian Bilibashi, “Petro Nini Luarasi”, Tiranë.
Video-mesazhi synon të ndërgjegjësojë bashkëmoshatarët në lidhje me impaktin që secili prej tyre ka në media. Largimi i fokusit të të rinjve nga problematikat e përditshme të nivelit makro, krijon hapësirë për zhvillim të mëtejshëm në nivel individual dhe shoqëror.

Ardit Totaj, “Ahmet Boja”, Kasallë me punimin “Fuqia e Inteligjencës Artificiale në krijimin e videove”, një video edukuese për potencialin dhe mundësitë që ka sjellë IA-ja në krijimin e përmbajtjeve audiovizive. Potencial ky që mbart me vete rrezikun e gjenerimit të përmbajtjeve, që nuk janë reale apo të bazuara në fakte dhe ngjarje të vërteta dhe që nga ana tjetër kërkon vigjilencë nga ana e përdoruesve.

Joana Sinani, “Vasil Kamami”, Elbasan
Rrjetet sociale janë tashmë një pjesë e pandashme e përditshmërisë së të rinjve, por jo vetëm. Përmes kësaj videoje, Joana ndan disa këshilla me bashkëmoshatarët, sesi të përdorin me mençuri dhe në mënyrë të sigurt rrjetet sociale, p.sh duke raportuar në rast se përballen me bullizëm, apo ngacmime të ndryshme.

Alesia Manushi, Elma Xhaxho, Kleit Bici, Sedjan & Xhesjon Zhidro, Euerda Avdylaj, shkolla “Arben Broci”, Tiranë me “Physics AI Chatbot”, informojnë bashkëmosharatët për një platformë ku ata mund të gjejnë informacione shkencore të besueshme dhe të sigurta për lëndën e fizikës, në vend që të drejtohen në motorë kërkimi të pëgjithshëm si “Google” apo platorma të Inteligjencës Artificiale si “ChatGPT”.

Kostandinos Lalaj, “Rogacionistët”, Lezhë.
Memes janë një mënyrë shumë efikase për të përcjellë mesazhe edukuese dhe pikërisht përmes saj, Kostandinos paraqet në mënyrë humoristike sfidat që njerëzit shpesh hasin në peizazhin e sotëm mediatik: luftën mes titujve karrem për klikime dhe lajmeve të verifikuara. Kompozimi i tij përcjell në mënyrë efektive idenë se shumë individë priren të shpërqendrohen nga titujt e bujshëm duke injoruar burimet më të besueshme dhe të vlefshme të informacionit dhe lajmeve.

Enada Hoxha, “Ahmet Boja”, Kasallë me videon e saj, ka zgjedhur të ndërgjegjësojë bashkëmoshatarët për një problem të vazhdueshëm, siç është bullizmi, i cili ndodh në jetën reale, por po ashtu edhe online. Enada na rikujton se shpeshherë bullizmi vjen i maskuar në formën e shakave apo humorit, por cilado qoftë forma në të cilën shfaqet, duhet reaguar.

Java e Edukimit Mediatik 2023, mbështetet nga, UNESCO në kuadër të Projektit “Ndërtimi i Besimit në Media në Europën Juglindore: Mbështetje për gazetarinë si një e mirë publike”.

Previous post
Next post

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Postimet e fundit

  • Edukimi për median dhe informimin – nga projekt në përparësi e politikës arsimore
  • Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture
  • Fuqia e Edukimit Mediatik
  • Mendimi kritik për median dhe informacionin
  • Mendimi Kritik për Median dhe Informacionin

Kategoritë

  • Blogu AkadEMI
  • Botime
  • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
  • Edukimi bibiotekar
  • Edukimi për botën dixhitale
  • Edukimi për informacionin
  • Edukimi për lajmet
  • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • Edukimi për përdorimin e internetit
  • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
  • EMI baze
  • EMI Multimedia
  • EMI Teknologji
  • Info
  • Libra & Artikuj
  • Mjete & Burime EMI
  • Projekte
  • Rajoni
  • Siguria fillon nga njohuria
  • Studentët për edukimin mediatik
  • Thirrje
  • Udhëzues & Manuale
  • UNESCO
  • Video
Të Fundit
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025
Studentët për edukimin mediatik

Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

December 27, 2024
Studentët për edukimin mediatik

Fuqia e Edukimit Mediatik

December 26, 2024
Studentët për edukimin mediatik

Mendimi kritik për median dhe informacionin

December 26, 2024
Postime të ngjashme
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025 14 min read
Studentët për edukimin mediatik

Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

December 27, 2024 7 min read
Studentët për edukimin mediatik

Fuqia e Edukimit Mediatik

December 26, 2024 8 min read
Kjo platformë është prodhuar në kuadër të projektit të UNESCO-s të financuar nga BE: "Krijimi i Besimit në Media në Evropën Juglindore dhe Turqi, Faza II."
Copyright 2025. All Right Reserved