Wednesday June 17, 2026
Kontakt
EMI-MIL EMI-MIL
  • Home
  • Rreth Nesh
    • Projekte
    • UNESCO
  • Mjete & Burime EMI
    • Botime
    • Libra & Artikuj
    • Udhëzues & Manuale
    • Video
    • Kurse Online
    • Blogu AkadEMI
    • Studentët për edukimin mediatik
  • EMI baze
    • Edukimi bibiotekar
    • Edukimi për lajmet
    • Edukimi për informacionin
    • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • EMI Teknologji
    • Edukimi për botën dixhitale
    • Edukimi për përdorimin e internetit
    • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
    • Siguria fillon nga njohuria
  • EMI Multimedia
    • Edukim për botën e lojrave
    • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
    • Edukimi për fushën e filmografisë
  1. Home
  2. Studentët për edukimin mediatik
  3. Edukimi Mediatik, një mjet kritik për përballjen me propagandën në kontekstin e Luftës Izrael-Hamas
 Edukimi Mediatik, një mjet kritik për përballjen me propagandën në kontekstin e Luftës Izrael-Hamas
A grayscale shot of a young soldier holding a bible
Studentët për edukimin mediatik

Edukimi Mediatik, një mjet kritik për përballjen me propagandën në kontekstin e Luftës Izrael-Hamas

December 12, 2023
  • 0
    Facebook

Entela Çapo

Sot jetojmë në një botë e një kohë dixhitale ku infomacioni rrjedh në platforma të ndryshme në forma nga më të ndryshmet, ku shpesh herë mbulohet nga dezinformimi apo turbullira e propagandës.

Në epokën tonë, fuqia e medias për të formësuar perceptimet, opinionet, qëndrimet dhe madje edhe vetë realitetin tonë nuk ka qenë kurrë më e madhe. Në një situatë të tillë, ndërsa jemi të zhytur në një mori informacioni, të dhënash, opinionesh, bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm  edukimi mediatik për të kuptuar, interpretuar dhe vlerësuar me kritikë informacionin e marrë nga mediat.

Propaganda nga ana tjetër është një formë mjaft e përdorur për të përhapur mesazhe të rreme ose të manipuluara, për të formuar bindje, opinione madje edhe sjelljen e audiencës. Termi  “propagandë”  ka një histori të gjatë prej shekujsh.

Për shumë individë ajo nënkupton dhe rikujton histori të tmerrshme si Holokaustin, Luftën e Dytë Botërore ku është përdorur masivisht për të nxitur konflikte mes kombeve, apo komunizmin dhe shtypjen. (Consortium for Media Literacy, 2014, #)

Pavarësisht se është një konceptim i njohur, me zhvillimin e teknologjisë dhe mediave sociale, sot propaganda është bërë edhe më e përhapur dhe e vështirë për të dalluar dhe diferencuar nga e vërteta, pasi ajo mund të marrë formën e reklamës, konspiracionit, teorive, deklaratave partiake, etj.

Ndër të tjera, studiuesit Eduard. S. Herman dhe Noam Chomsky në librin e tyre “Manufacturing Consent – The Political Economy of the Mass Media”, trajtojnë për herë të parë modelin propagandistik të kontrollit të medias, ku tregojnë se si funksionon propaganda në massmedia, e si ato ndikohen nga interesat politike dhe ekonomike të klasës sunduese. (Consortium for Media Literacy, 2014, #)

Ky model i propagandës, nxjerr në pah se si mediat janë të prirura të fillojnë dhe të mbajnë në qendër ngjarje dhe temat që janë në përputhje me interesat e klasës sunduese, për të mbrojtur njëkohësish edhe interesat e tyre.

Në të tilla raste, duke parë këtë lidhje “të ngushtë” nëse mund të themi, lind nevoja për edukim, për edukim mbi median, mbi atë që media transmeton, si e transmeton, çfarë vërtetë ka “për detyrë” të transmetojë dhe çfarë në të vërtetë po synon të transmetojë. Në të tilla raste individi duhet bërë më kritik, më dyshues për të deshifruar informacionet që marrin nëpërmjet kanaleve të ndryshme të komunikimit apo medias, në mënyrë që të kemi një gjykim sa më të drejtë dhe më të pavarur.

Edukimi mediatik është një qasje e shekullit të 21-të ndaj arsimit. Ai siguron një kornizë për të hyrë, analizuar, vlerësuar, krijuar dhe marrë pjesë me mesazhe në forma të ndryshme. Njohuria mediatike ndërton të kuptuarit e rolit të medias në shoqëri, si dhe aftësitë thelbësore të kërkimit dhe të vetë-shprehjes, të nevojshme për qytetarët e një demokracie. (Center of media literacy, n.d., #)

Rëndësia e edukimit mediatik vihet re edhe në një situatë të rëndë që po ndodh në Lindje të Mesme, ku konflikti mes Izraelit dhe Palestinës, ose grupit militant të Hamasit, ku media po luan një lot të rëndësishëm dhe vendimtar në formimin e perceptimeve publike.

Në media qarkullojnë qindra video, foto, emra të viktimave dhe të plagosurve prej sulmeve të bëra nga secila palë. A jo që është edhe më problem, përpos faktit që ndodhen  në një luftë dhe qindra njerëz po humbin jetën, familjarë të viktimave shpesh përballen dhe me situata që rëndojnë dhe më shumë dhimbjen e tyre.

Sipas një artikull të BBC, në javën e parë të nisjes së konfliktit mes palëve, qarkulloi në rrjete sociale një foto e dy fëmijëve të mitur të vrarë nga bombardime izraelite në Gaza, ndërsa lindën më pas dyshimet se fotot ishin të fabrikuara dhe jo reale. (Spring, 2023)

Por, pas hulumtimeve të gazetarëve, është vërtetuar që fotot dhe videon e dy të miturve kanë qenë të realizuara pas nisjes së luftës. Kjo ngjarje u përdor nga palët për të propaganduar e për të  mohuar dhunën e kryer ndaj fëmijëve, ndonëse të afërm të viktimave pretendojnë diçka tjetër.

Nga palët ekzistojnë narrativa të ndryshme. Sipas BBC, Hamasi nxjerr pamje dhe tregon se çfarë po ndodh në Gaza nga sulmet izraelite, e nga ana tjetër Izraeli mohon dhe hedh poshtë akuzat duke pretenduar se ata që pretendohen se janë fëmijë në fotot e kësaj ngjarje, sipas tyre janë kukulla. E të tilla komente janë shkruar në çdo postim të llogarive të ndryshme që kanë ndarë pamjet e rënda.

Kjo e bën internetin, apo botën dixhitale të pasigurtë, të pavërtetë, që shtyn të mendosh se si mund të dallosh propagandën  nga realiteti. Verifikimi i fakteve është pjesë e rëndësishme e edukimit mediatik. Në kontekstin e konfliktit Izrael-Hamas, ku dhe siç u përmend sa më lart, shpesh qarkullojnë pretendime dhe kundër pretendime, nga secila palë, edukimi mbi median i pajis individët me aftësinë për të dalluar faktin.

Një tjetër veçori që edukimi mediatik “injekton” te individët është edhe mendimi kritik. Kur këta njerëz të përballen me raportime tendencioze, gjysmë të vërteta, apo aspak të vërteta, ata do të jenë më të pritur për të analizuar dhe parë përtej asaj që i është servirur.

Siç edhe u analizua më lart, edukimi mediatik  është një aftësi tejet e rëndësishme për të lundruar  mes për mes një deti më informacion që ndeshemi çdo ditë, e në rastin konkret të konfliktit Izrael-Palestinë.

Propaganda është e pranishme në të dyja anët, duke bërë të domosdoshme që individët të vlerësojnë në mënyrë kritike dhe shpesh herë edhe ftohtë atë që ndjekin duke kuptuar më thellë atë dhe për të dalluar çfarë në të vërtetë po thuhet dhe po fshihet nga secila anë.

Referencat

Center of media literacy. (n.d.). Media Literacy: A Definition and More. Medialit.org.

Consortium for Media Literacy. (2014, July). Propaganda and Media Literacy. Medialit, 63, 6-7. https://www.medialit.org/sites/default/files/connections/propaganda%20and%20media%20literacy.pdf

Spring, M. (2023, October 25). Omer and Omar: How two 4-year-olds were killed and social media denied it. BBC. https://www.bbc.com/news/world-middle-east-67206277

Ky blog është konceptuar si hapësirë për studentët që të shprehin mendimet, ndjesitë, si dhe rekomandimet e tyre për aspekte të ndryshme që lidhen me edukimin mediatik dhe shoqërinë ku ata jetojnë. Ky blog është mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në kuadër të Projektit “Edukimi për Median dhe Informacionin për Mësuesit e Ardhshëm”. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura në këtë blog janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

Previous post
Next post

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Postimet e fundit

  • Edukimi për Median dhe Informacionin (MIL) në arsimin parauniversitar shqiptar: kuptimi, integrimi, ndikimi dhe sfidat
  • Integrimi i edukimit për median dhe informimin në procesin e të mësuarit
  • Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor
  • Roli i medias si mjet mbështetës në procesin e të nxënit dhe mësimdhënies
  • Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në mësimdhënie

Kategoritë

  • Blogu AkadEMI
  • Botime
  • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
  • Edukimi bibiotekar
  • Edukimi për botën dixhitale
  • Edukimi për informacionin
  • Edukimi për lajmet
  • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • Edukimi për përdorimin e internetit
  • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
  • EMI baze
  • EMI Multimedia
  • EMI Teknologji
  • Info
  • Libra & Artikuj
  • Mjete & Burime EMI
  • Projekte
  • Rajoni
  • Siguria fillon nga njohuria
  • Studentët për edukimin mediatik
  • Thirrje
  • Udhëzues & Manuale
  • UNESCO
  • Video
Të Fundit
Edukimi për informacionin

Edukimi për Median dhe Informacionin (MIL) në

June 15, 2026
Edukimi për informacionin

Integrimi i edukimit për median dhe informimin

June 15, 2026
Edukimi për informacionin

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025
Postime të ngjashme
Edukimi për informacionin Udhëzues & Manuale

Edukimi për Median dhe Informacionin (MIL) në

June 15, 2026 3 min read
Edukimi për informacionin

Integrimi i edukimit për median dhe informimin

June 15, 2026 7 min read
Edukimi për informacionin UNESCO

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025 6 min read
Kjo platformë është prodhuar në kuadër të projektit të UNESCO-s të financuar nga BE: "Krijimi i Besimit në Media në Evropën Juglindore dhe Turqi, Faza II."
Copyright 2026. All Right Reserved