Sunday May 18, 2025
Kontakt
EMI-MIL EMI-MIL
  • Home
  • Rreth Nesh
    • Projekte
    • UNESCO
  • Mjete & Burime EMI
    • Botime
    • Libra & Artikuj
    • Udhëzues & Manuale
    • Video
    • Kurse Online
    • Blogu AkadEMI
    • Studentët për edukimin mediatik
  • EMI baze
    • Edukimi bibiotekar
    • Edukimi për lajmet
    • Edukimi për informacionin
    • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • EMI Teknologji
    • Edukimi për botën dixhitale
    • Edukimi për përdorimin e internetit
    • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
    • Siguria fillon nga njohuria
  • EMI Multimedia
    • Edukim për botën e lojrave
    • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
    • Edukimi për fushën e filmografisë
  1. Home
  2. Studentët për edukimin mediatik
  3. Edukimi i qytetarëve në lidhje me informacionin
 Edukimi i qytetarëve në lidhje me informacionin
Illustration of social media concept
Studentët për edukimin mediatik

Edukimi i qytetarëve në lidhje me informacionin

December 13, 2023
  • 0
    Facebook

Mishel Mita

Nëse dikush, veç disa vite më parë do lexonte togfjalëshin “edukimi i qytetarëve në lidhje me informacionin”, me siguri që nuk do ta kuptonte se përse bëhej e fjalë dhe madje do i dukej diçka e pakuptimtë. Në fakt, në pamje të parë ashtu duket. Ne jemi edukuar me një narrativë që thekson rëndësinë e informacionit, duke e njëtrajtësuar atë më lirinë dhe demokracinë, pra po pate informacion, po more vesh se ç’ndodh vërdallë, ti ke mundësinë të marrësh vendimet që do dhe të jesh një qytetar i lirë. Ky është modeli i demokracisë perëndimore fundja, televizione e gazeta plot, me qytetarë që thonë ç’të duan e ku të duan, pa filtra e pa censurë dhe me një publik që zgjedh vetë se kë dëgjon. Kjo është e vërtetë, deri diku.

Ky model mund të ishte i suksesshëm dje, kur modeli kundërshtar i tij ishte modeli i mediave të vendeve autokrate apo regjimeve totalitare, ku informacioni ishte tërësisht i kontrolluar dhe e gjithë narrativa mediatike ishte thjeshtë propagandë në funksion të interesave të caktuara. Kuptohej lehtë se kush ishte e mira e kush ishte e keqja, dhe sigurisht që modeli i medias së lirë ishte i duhuri dhe fitimtari. Por në dekadat e fundit, bota përmbysi mjaft sisteme autokrate e diktatura e bashkë me to dhe media të kontrolluara nga shteti, për t’ja lënë vendin demokracisë dhe medias së lirë. Mirëpo sot duket se gjërat po ndryshojnë dhe kanë marrë një drejtim tjetër.

Lindja e medias online krijoi mundësinë për informacion të pafund, vërtetë të pafund, si dhe shpartalloi çdo formë të mundshme të kontrollit të medias, diçka kjo në dukje mjaft pozitive. Tashmë nuk do të kishim më pushtetarë, biznesmenë apo grupe të ndryshme interesi që mund të influenconin apo blinin median dhe t’i jepnin formën që ata dëshironin opinionit publik. Në rregull, edhe mund të kishim disa përpjekje, por do të ishte e pamundur që ata të blinin të gjitha mediat, të gjithë gazetarët, sepse informacioni tanimë me të vërtetë nuk kishte kufij. Dhe kjo qëndron. Tashmë është e pamundur që dikush, një politikan apo një grup personash me një agjendë të caktuar të shtijnë në dorë gjithë median. Por kjo nuk është më fare e nevojshme. Ja që dhe për këtë gjendet një ‘ilaç’; krijo portale, krijo website, thjesht krijo informacion të pafundmë, ku çfarë thotë njëri nuk thotë tjetri dhe do të arrish diçka. Sigurisht, tashmë kurrë nuk do të arrish që të gjithë të besojnë atë që dikush thotë, por mund të arrihet e kundërta, të gjithë të besojnë në diçka të ndryshme nga tjetri, ose më keq akoma, askush mos të besojë në asgjë. Dhe në këtë pikë jemi sot, të zhytur në informacion që dezinformon.

Këtu ka shumë faktorë që e komplikojnë edhe më tej situatën. Përtej fenomeneve tashmë të diskutuara si mbingarkesa me informacion, keqinformimi apo dezinformimi, janë edhe një sërë faktorësh teknologjikë e psikologjikë të pavetëdijshëm që pak diskutohen. Algoritmi i rrjeteve sociale është një shembull, i cili duke na sugjeruar përmbajtje të ngjashme me interesat tona dhe historikun e kërkimit, pakuptuar krijon disa flluska të filtrimit (filter bubbles) që të sugjerojnë vetëm faqe dhe njerëz të ngjashëm me mendimet e tua, duke afirmuar vazhdimisht vetëm ato bindje që ti ke dhe duke të minimizuar kontaktin me njerëz me ide të tjera të ndryshme. Fenomene psikologjike si “paragjykimi i konfirmimit (confirmation bias)” që nënkupton tendencën e individëve për të marrë informacione që konfirmojnë besimet aktuale të tyre, duke besuar vetëm atë informacion që përputhet me pikëpamjen e tyre, apo fakti që ne priremi të krijojmë opinione kryesisht mbi informacionet e dëgjuara së fundmi (jo domosdoshmërisht të duhura) luajnë gjithashtu një rol të rëndësishëm në mënyrën se si ne informohemi, krijojmë opinione dhe marrim vendime. Të gjitha këto rezultojnë ndër të tjera në minim të besimit publik tek institucionet, ku askush nuk beson më askënd, rritjen e teorive të konspiracionit, e sidomos polarizim ekstrem të situatës, i cili gjithnjë na ka dëshmuar se nuk përfundon mirë. E thënë shkurt, kemi shumë nevojë për edukim qytetar në lidhje me informacionin.

Të kuptuarit e situatës dhe nevojës është një gjë, por dalja nga ky rreth vicioz është një gjë tjetër, pak më e ndërlikuar. Ashtu si dhe për fenomenet e tjera që përfshijnë shoqëritë dhe njerëzit, edhe për këtë nuk ka një recetë të gatshme. Edukimi duhet të fillojë patjetër që nga institucionet arsimore, për të përgatitur studentë dhe edukatorë me aftësitë e duhura mediatike dhe kritike për të lundruar të sigurt në këtë det informacionesh. Por ky nuk është thjesht problem i një brezi, apo i një grupi shoqëror. Këto fenomene prekin edhe më tepër moshat e mesme e më të vjetra, që formësojnë elitat që vendosin fatet e vendeve dhe të realitetit që jetojmë. Nevojitet një ndërgjegjësim publik masiv mbi edukimin mediatik, duke përdorur çdo mjet teknologjik e jo vetëm. Nevojitet promovim dhe mbështetje e organizatave apo faqeve që kontrollojnë faktet në informacionin që qarkullon dhe bashkëpunim e kërkesë llogarie për kompanitë e mediave sociale për të sofistikuar më tej sistemet e tyre në këtë betejë me mosbesimin. Mbi të gjitha, nevojitet edukim i qytetarëve për informacionin për të rifituar besimin tek publikja, tek institucionet e padyshim, tek njëri-tjetri.

Ky blog është konceptuar si hapësirë për studentët që të shprehin mendimet, ndjesitë, si dhe rekomandimet e tyre për aspekte të ndryshme që lidhen me edukimin mediatik dhe shoqërinë ku ata jetojnë. Ky blog është mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në kuadër të Projektit “Edukimi për Median dhe Informacionin për Mësuesit e Ardhshëm”. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura në këtë blog janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

Previous post
Next post

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Postimet e fundit

  • Edukimi për median dhe informimin – nga projekt në përparësi e politikës arsimore
  • Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture
  • Fuqia e Edukimit Mediatik
  • Mendimi kritik për median dhe informacionin
  • Mendimi Kritik për Median dhe Informacionin

Kategoritë

  • Blogu AkadEMI
  • Botime
  • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
  • Edukimi bibiotekar
  • Edukimi për botën dixhitale
  • Edukimi për informacionin
  • Edukimi për lajmet
  • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • Edukimi për përdorimin e internetit
  • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
  • EMI baze
  • EMI Multimedia
  • EMI Teknologji
  • Info
  • Libra & Artikuj
  • Mjete & Burime EMI
  • Projekte
  • Rajoni
  • Siguria fillon nga njohuria
  • Studentët për edukimin mediatik
  • Thirrje
  • Udhëzues & Manuale
  • UNESCO
  • Video
Të Fundit
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025
Studentët për edukimin mediatik

Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

December 27, 2024
Studentët për edukimin mediatik

Fuqia e Edukimit Mediatik

December 26, 2024
Studentët për edukimin mediatik

Mendimi kritik për median dhe informacionin

December 26, 2024
Postime të ngjashme
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025 14 min read
Studentët për edukimin mediatik

Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

December 27, 2024 7 min read
Studentët për edukimin mediatik

Fuqia e Edukimit Mediatik

December 26, 2024 8 min read
Kjo platformë është prodhuar në kuadër të projektit të UNESCO-s të financuar nga BE: "Krijimi i Besimit në Media në Evropën Juglindore dhe Turqi, Faza II."
Copyright 2025. All Right Reserved