Tregu virtual i produkteve universitare
Studentёt si konsumatorё tё tregut tё dijes qё supozohet ta posedonin?
Ornela Lleshi
Nga marshimi i rrufeshёm i botёs virtuale, nuk kishte si tё mbetej paprekur dhe jeta universitare. Zhvillimi i teknologjisё sё informacionit ka ndikuar ndjeshёm kuptimin mbi bibliotekat, libraritё, kohёn dhe hapёsirёn e studimeve universitare. Integrimi i teknologjisё sё informacionit dhe krijimi i hapёsirave tё ndёrveprimit digjital, ka njё sёrё ndikimesh me rrjedhoja pozitive dhe negative nё procesin e mёsimdhёnies dhe tё mёsuarit nё arsimin e lartё. Historia e zhvillimeve bashkёkohore, gjithnjё e mё shumё po dёshmon se qёllimi edukues dhe informues i masmedias, po divergon nga funksionet dobiprurёse. Pёrdoruesit e mjedisit virtual tё ndёrveprimit po pёrballen me njё sёrё fenomenesh e dukurish qё pёrfaqёsojnё dilema thelbёsore mbi funksionalitetin e kёtyre organeve multimediale. Media e re e sidomos rrjetet sociale po bёhen njё mjedis alternativ i ofrimit tё shёrbimeve dhe tё bёrjes biznes. Shёrbimet e ofruara online janё nga mё tё larmishmet e novatoret, por struktura e veprimit nё to dhe “malli” apo “produkti” i shёrbyer jo gjithmonё janё tё pakontestueshёm. Bota virtuale e biznesit dhe ofrimit tё shёrbimeve, ka hedhur nё treg edhe dijen, si njё plaçkё e zakonshme qё mund tё shitet e tё blihet.
Mjafton tё pёrdorim motorёt e kёrkimit nё njё nga rrjetet mё tё pёrdorura tё komunikimit ndёr tё rinj, sikurse ёshtё Instagrami dhe do tё pёrballemi me disa “biznese” online, qё janё tё gatshme tё pёrgatisin dhe shesin “produkte” pune qё lidhen me detyrat universitare te studentёve duke nisur nga detyrat e thjeshta tё kursit, e deri tek punimet e temave tё diplomave. E kuriozuar, kontaktova me dy nga faqet e para qё mё dolёn gjatё kёrkimit pёr tё ditur çmimim qё diploma ka nё tregun e digjitalizuar. Pёr tё patur punimin e diplomёs tё pёrfunduar, madje edhe me zotimin e “ofruesve tё shёrbimit” pёr tё reflektuar korrigjimet e sugjerimet e mentorit udhёheqёs mjaftojnё 30000 lekё. Nuk mund tё reflektoj rreth kohёs sё lindjes sё kёsaj dukurie dhe tё kёtij biznesi,por avancimi teknologjik, informaliteti, mungesa e rregullave dhe anonimati nё hapёsirёn virtuale e ka pёrhapur mё shumё atё. Duke njohur ligjёsinё aksiomatike tё tregut ku kёrkesa shton ofertёn, dhe duke analizuar numrin e madh tё “bizneseve” qё ofrojnё shёrbimin e shitjes sё “produkteve intelektuale” pjesё e detyrave univeristare, mё intrigojnё pyetjet: Pёrse janё shtuar blerjet e punimeve tё diplomave? A mund tё ndalohet ky lloj “biznesi” virtual?
Ndёr studentё qarkullojnё justifikime tё arsyeshme e tё paarsyeshme, nё mbrojtje tё refuzimit pёr tё hartuar dhe krijuar vetё detyrat universitare dhe advokimit tё blerjes sё tyre nё njё treg tё lirё. Disa do e hedhin fajin tek institucionet e arsimit tё lartё, disa tek udhёheqёsit, disa tek angazhimi personal nё punё dhe mungesa e kohёs. Arsyetimet mund tё variojnё nga mё bindёset e deri tek mё paradoksalet, por a do tё mund tё justifikojnё dёmin intelektual ndёr breza dhe tjetёrsimin e pronёsisё intelektuale nё plaçkё tregu, pёr ta shitur e blerё disa herё?
Pёrpos pёrpjekjeve subjektive pёr tё justifikuar “blerjen” e produkteve intelektuale nё pёrmbushje tё detyrimeve univeristare, ka njё tё vёrtetё objektive tё patjetёrsyeshme dhe shpesh sugjestionuese e imponuese qё serviret nga organe tё ndryshme meditike. Gjatё lundrimit nё internet janё tё shpeshta rastet, kur nё mёnyrё spontane pёrballesh me faqet e shitjeve tё punimeve, lista tё çmimeve dhe mesazhe tё vlerёsimeve mbi “punёn e kryer”. Mjedisi i ofertёs mediatike virtuale tё fasiliton jo vetёm gjetjen e ofertuesve tё shёrbimit, por ndёrmjetёson procesin. Mendoni njё student/studente, i/e cila po punon me njё detyrё kursi dhe gjatё lundrimit nё internet nё pauzёn e punёs disa herё i dalin nё rubrikёn “sugjerime” ose “e sponsorizuar” faqe qё ofrojnё “produktin” e gatshёm pёrkundrejt pagesёs dhe nё njё kohё rekord. Studenti/studentja, nё dilemёn mes pёrgjegjёsisё dhe nevojёs, kohёs dhe mundёsive, vёshtirёsive dhe mundёsive, sfidave dhe alternativave, pёrplas moralin me tё pamoralshmen, etiken me joetiken, ёngjёllin me djallin dhe vendos tё zgjedhё ofertёn virtuale.
Kur do tё rregullohet ligjërisht hapёsira e internetit? Kur do tё trajtohen seriozisht nga institucionet e kontrollit tё mediave audiovizive pronёsia intelektuale? A do tё munden shoqёritё tё dёshmojnё zgjuarsinё e tё zotёruarit tё teknologjisё dhe pёrdorimin e saj nё mёnyrё tё shёndetshme dhe etike? A mund dhe a duhen kriminalizuar sjellje tё tilla si pёr kёrkuesin e shёrbimit dhe pёr ofruesin e tij? Pse nё modalitetet e pёrdorimit krijuesit dhe menaxhuesit e organeve mediatike nuk i censurojnё kёto faqe? Pse po e vrasim mendimin? Mendjet e mpakura tё sё tashmes do tё jenё tragjedia sociale e sё ardhmes.
Ky blog është konceptuar si hapësirë për studentët që të shprehin mendimet, ndjesitë, si dhe rekomandimet e tyre për aspekte të ndryshme që lidhen me edukimin mediatik dhe shoqërinë ku ata jetojnë. Ky blog është mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në kuadër të Projektit “Edukimi për Median dhe Informacionin për Mësuesit e Ardhshëm”. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura në këtë blog janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.