Sunday May 18, 2025
Kontakt
EMI-MIL EMI-MIL
  • Home
  • Rreth Nesh
    • Projekte
    • UNESCO
  • Mjete & Burime EMI
    • Botime
    • Libra & Artikuj
    • Udhëzues & Manuale
    • Video
    • Kurse Online
    • Blogu AkadEMI
    • Studentët për edukimin mediatik
  • EMI baze
    • Edukimi bibiotekar
    • Edukimi për lajmet
    • Edukimi për informacionin
    • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • EMI Teknologji
    • Edukimi për botën dixhitale
    • Edukimi për përdorimin e internetit
    • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
    • Siguria fillon nga njohuria
  • EMI Multimedia
    • Edukim për botën e lojrave
    • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
    • Edukimi për fushën e filmografisë
  1. Home
  2. Studentët për edukimin mediatik
  3. Gjuha e urrejtjes në dhe përmes medias
 Gjuha e urrejtjes në dhe përmes medias
Studentët për edukimin mediatik

Gjuha e urrejtjes në dhe përmes medias

December 18, 2023
  • 0
    Facebook

Eneda Salkurti

Tashmë jemi pjesë e një bote , ku teknolgjia po ecen dhe zhvillohet  me hapa galopantë.

Si po e përballojmë ne këtë zhvillim të teknologjise ? Po e përdorim per mirë , për tu zhvilluar dhe  emancipuar apo po e keqpërdorim, duke dëmtuar veten, të tjerët dhe brezat që po rriten? Zhvillimi i teknologjisë sjell  shumë  risi  të botës dixhitale,  përmirësimin e komunikimit, shpërndarjen dhe marrjen e informacionit, përparimit, shpërndarja e mundësive dhe njoftimeve në kohë reale, e shumë mundësi të tjera. Media sociale është bërë një element kyç i jetesës së gjithësecilit prej nesh, duke filluar nga fëmijët deri tek gjyshërit dhe gjyshet. Ka arritur ato nivele  frekuentimi, ku kanë krijuar varësi të gjithë grupmoshat.

Ashtu sikurse ky zhvillim ka anët pozitive, ka edhe anët negative, pasi shkakton stres dhe ankth duke e krahasur veten dhe jeten tënde me jetën që bën dikush tjeter, harxhim të kohës pa e kuptuar përfshirjen, depresion, bullizim, përjashtim social, cenim të privatësisë dhe çka është më e rëndësishmja dhe më alarmante për momentin, ështe gjuha e urrejtjes prezente në media dhe që përcillet përmes saj. Me evoluimin e teknologjisë, fatkeqësisht po përjetojme një gjuhë urrejtje që zhvillohet dita – ditës dhe po ushqehet nga vetë shoqëria jonë, cdo ditë e më shumë. Duke ushqyer urrejtjen , ne po ushqejme breza të rinj në mënyrën më të keqe të mundshme  që mund   të bëjë një shoqëri.

Këtë fenomen dhe plagë të thellë që i është hapur akoma më shumë shoqërisë tonë dhe mbarë botërore, e hasim kudo dhe për këdo .Gjuha e urrejtjes  shprehet lirshëm dhe pa hezituar në programe televizive duke ofenduar dhe bullizuar njëri -tjetrin, vetë njerëzit e ekranit. E hasim në një foto , në një video ,në rrjete sociale të ndryshme , pasi ky zhvillim i teknologjisë po ua jep të gjithëve mundësinë ta bëjnë këtë gjë. Zhvillimi  i teknologjisë po na jep mundësi të ndryshme, dhe mundësia që ne si shoqëri zgjedhim , është ajo e të bullizuarit, të ofenduarit, të cënimit të fjalës, të lirisë së mendimit, të  të shprehurit. Ti mund të bëhesh shumë shpejt dhe lirshëm nga të tjërët postim viral apo meme, pra objekt  talljeje. Përjeton urrejtje  nga kilogramët që ti peshon, nga pamja e jashtme që ti ke, nga tiparet që gjithësecilit i ka krijuar Zoti, nga veshja, nga sjellja, nga preferencat  që mbart  e shumë të tjera.

Ajo gjë që bie në sy është mënyra se si njerëzit kanë vendosur të  shprehen dhe komentojnë një person , një grup, apo një ngjarje të caktuar. Komente që  përcjellin urrejtje dhe përçmim nga më të ndryshmet, pa asnjë lloj arsyeje, vetëm se një person mund te jetë i dobët, dikush tjetër i shëndoshë, me tipare të ndryshme, orientime seksuale të ndryshme, zgjedhje te ndryshme të të jetuarit. Është për të ardhur keq kur shikon komente denigruese dhe aspak te pranueshme, të cilat marrin qindra  dhe mijëra  pëlqime. E papranueshme, por e vërtetë.

Jemi të gjithë me sy drejt Palestinës, për vrasjet dhe humbjet e njerëzve të pafajshme, por harrojmë që ne po vrasim nga pak njëri -tjetrin çdo ditë me fjalë. Ashtu siç e thotë  dhe fjala  e urtë popullore “gjuha  kocka nuk ka, por kocka thyen.”

Çdo njeri lind me të drejta të barabarta, për të jetuar jetën ashtu siç e do. Askush nuk meriton të gjykohet, të përçmohet dhe të urrehet. Bashkë me të drejtat, lindin edhe përgjegjësitë. Secili duhet të mbajë përgjegjësi për  fjalët që shpreh ndaj dikujt, për mendimin e shfrenuar, për stigmatizimin, paragjykimin, bullizimin që shpreh kundrejt një personi, grupi, komuniteti. Gjuhën e urrejtjes ashtu siç po e hasim dhe shikojmë çdo ditë në media dhe që përcillet përmes saj, po përsëri përmes medias mund të ndalohet. Është shumë e rëndësishme të përdorim median sociale me kujdes dhe të kemi një ndërgjegjje për impaktin që mund të ketë në shëndetin mendor e emocional, si dhe në jeten e gjithësecilit.

Media duhet të ketë filtrat e saj, jo çdo moshë mund të shikojë çdo gjë që transmetohet dhe promovohet. Po transmetohen programe televizive që më pas përcillen në çdo rrjet social dhe në përditshmëritë tona. Zhvillohen dhe përcillen debate dhe situata  jashtë çdo etike, me bazë fyese, bullizuese, erotike dhe kërcënimesh. Po promovohen shembujt më denigrues për shoqërinë, antivlerat po promovohen si vlera. Emancipimi po kthehet në degradim. Gjuha e urrejtjes shkatërron të gjithë vlerat individuale që i mbart secili prej nesh dhe vlerat e përbashkëta si shoqëri. Ajo që ne duhet të bëjmë si shoqëri , është të mos vazhdojmë t’u japim miliona klikime dhe audiencë mediave qe përcjellin dhe ushqejnë urrejtje, të mos  gjykojmë, ofendojmë, stigmatizojmë, përjashtojmë, lëndojmë njëri – tjetrin, por të reflektojmë dhe veprojmë.


Gjithësecili është unik në mënyren e tij.

Nuk jemi për të gjykuar, por për ta pranuar  veten dhe të tjerët ashtu siç janë, si mendojnë dhe si veprojnë.  Ndaj: Mos gjyko, por prano dhe jeto!

Ky blog është konceptuar si hapësirë për studentët që të shprehin mendimet, ndjesitë, si dhe rekomandimet e tyre për aspekte të ndryshme që lidhen me edukimin mediatik dhe shoqërinë ku ata jetojnë. Ky blog është mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në kuadër të Projektit “Edukimi për Median dhe Informacionin për Mësuesit e Ardhshëm”. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura në këtë blog janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

Previous post
Next post

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Postimet e fundit

  • Edukimi për median dhe informimin – nga projekt në përparësi e politikës arsimore
  • Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture
  • Fuqia e Edukimit Mediatik
  • Mendimi kritik për median dhe informacionin
  • Mendimi Kritik për Median dhe Informacionin

Kategoritë

  • Blogu AkadEMI
  • Botime
  • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
  • Edukimi bibiotekar
  • Edukimi për botën dixhitale
  • Edukimi për informacionin
  • Edukimi për lajmet
  • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • Edukimi për përdorimin e internetit
  • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
  • EMI baze
  • EMI Multimedia
  • EMI Teknologji
  • Info
  • Libra & Artikuj
  • Mjete & Burime EMI
  • Projekte
  • Rajoni
  • Siguria fillon nga njohuria
  • Studentët për edukimin mediatik
  • Thirrje
  • Udhëzues & Manuale
  • UNESCO
  • Video
Të Fundit
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025
Studentët për edukimin mediatik

Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

December 27, 2024
Studentët për edukimin mediatik

Fuqia e Edukimit Mediatik

December 26, 2024
Studentët për edukimin mediatik

Mendimi kritik për median dhe informacionin

December 26, 2024
Postime të ngjashme
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025 14 min read
Studentët për edukimin mediatik

Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

December 27, 2024 7 min read
Studentët për edukimin mediatik

Fuqia e Edukimit Mediatik

December 26, 2024 8 min read
Kjo platformë është prodhuar në kuadër të projektit të UNESCO-s të financuar nga BE: "Krijimi i Besimit në Media në Evropën Juglindore dhe Turqi, Faza II."
Copyright 2025. All Right Reserved