Monday December 15, 2025
Kontakt
EMI-MIL EMI-MIL
  • Home
  • Rreth Nesh
    • Projekte
    • UNESCO
  • Mjete & Burime EMI
    • Botime
    • Libra & Artikuj
    • Udhëzues & Manuale
    • Video
    • Kurse Online
    • Blogu AkadEMI
    • Studentët për edukimin mediatik
  • EMI baze
    • Edukimi bibiotekar
    • Edukimi për lajmet
    • Edukimi për informacionin
    • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • EMI Teknologji
    • Edukimi për botën dixhitale
    • Edukimi për përdorimin e internetit
    • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
    • Siguria fillon nga njohuria
  • EMI Multimedia
    • Edukim për botën e lojrave
    • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
    • Edukimi për fushën e filmografisë
  1. Home
  2. Studentët për edukimin mediatik
  3. Gazetaria qytetare, risi apo sfidë?
 Gazetaria qytetare, risi apo sfidë?
Studentët për edukimin mediatik

Gazetaria qytetare, risi apo sfidë?

January 28, 2024
  • 0
    Facebook

Xhensila Dautllari

Sot jetojmë në një botë mediatike ku secili prej nesh ka në zotërim një celular “të zgjuar”, duke nisur që nga fëmijët e vegjël e deri te pjesëtarët e moshës së tretë. Pavarësisht vështirësive për t’u përshtatur me këtë risi teknologjike tek disa grupmosha, dhe lehtësisë marramendëse me të cilën janë përshtatur grupmosha të tjera, një gjë është e sigurt: të gjithë e gjejmë veten tek ai ekran i vogël drejtkëndor. Një nga mënyrat më të përhapura se si çdo pjesëtar i kësaj audience masivisht të gjerë e gjen veten në përdorim të teknologjive të reja, është pikërisht prodhimi, publikimi dhe shpërndarja masive e produkteve apo përmbajtjeve mediatike. Ky fenomen që ka ekzistuar prej shekujsh, por është zhvilluar së fundmi në mënyra dinamike, është gazetaria qytetare.

E quajtur ndryshe “gazetaria participative”, “raportimi me burime të hapura”, “gazetaria guerrile”, “gazetaria bazike”, apo dhe “gazetaria rrugore”, gazetaria qytetare është duke zhdukur nga dita në ditë dallimin midis një konsumatori të rëndomtë mediatik dhe një prodhuesi mediatik. Thelbi i kësaj gazetarie qëndron pikërisht në faktin se çdo konsumator mund të jetë prodhues dhe çdo prodhues mund të jetë konsumator. Kjo dukuri u përhap gjerësisht paralelisht me zhvillimin e rrjeteve sociale, si Facebook, Instagram dhe së fundmi TikTok. Platforma të tilla mediatike, jo vetëm që mundësuan krijimin e një komuniteti interaktiv midis prodhuesit dhe audiencës, por gjithashtu mundësoi këtë të fundit të kthehet në gjenerues të përmbajteve mediatike.

Normalisht, të krijosh dhe të shpërndash përmbajtje në kohë dhe hapësirë reale, duke përdorur vetëm kamerën e një celulari, është avantazh dhe risi e madhe. Në qoftë se një ose dy dekada më parë, gazetarët duhet të shkonin dhe të filmonin në vendngjarje me një ekip të tërë dhe pajisje jopraktike, tashmë teknologjia e ka lehtësuar këtë proces tej mase, me anë të një raportimi të thjeshtë audiovizual të filmuar nga vetë dëshmitarët e ngjarjes. Por cili është caku që e definon gazetarinë qytetare si risi, kalimi i të cilit e kthen atë në sfidë?

Mediat sociale dhe ato online janë bërë posaçërisht për t’iu lejuar përdoruesve të publikojnë përmbajtje pa limit, dhe ndërkohë që heqja e limiteve mund të tingëllojë si diçka e dobishme, rrallëherë mendojmë për dëmet që vijnë pas, sidomos kur bëhet fjala për dezinformim, shkeljen e etikës gazetare dhe relativizimin e përmbajtjeve.

Duke qenë joprofesionistë, qytetarët që marrin në dorë frenat e gazetarisë, interesohen vetëm për të publikuar dhe shpërndarë, pa e vendosur përmbajtjen e tyre në kontekst, apo pa e verifikuar vërtetësinë e kësaj përmbajtjeje, duke u bërë kështu gjenerues të lajmeve të rreme. Edhe pse në disa raste kjo nuk ndodh qëllimisht, por vjen si produkt i neglizhencës dhe mungesës së profesionalizmit, në raste të tjera, është plotësisht e qëllimshme. Bëhet fjalë për rastet kur qytetarët qëllimisht zgjedhin të ndajnë diçka të pavërtetë, për të përmbushur interesat e tyre vetjake. Problemi në këtë rast është se gazetaria qytetare është një fabrikë e prodhimit të përmbajtjeve pa autor, pra anonime, që janë të vështira për t’u gjetur nga vijnë apo edhe për të parandaluar shpërndarjen e tyre.

Duke qenë në shumicën e rasteve anonime, gazetaria qytetare i lejon përdoruesit të kenë lirinë e pakufizuar për t’u shprehur në mënyra nga më të ndryshmet, si dhe për të publikuar përmbajtje nga më të ndryshmet, duke shkelur çdo normë të etikës dixhitale dhe asaj gazetareske. Shkelja e etikës shpesh vjen edhe nga mungesa e edukimit medial të prodhuesve të këtyre përmbajtjeve joetike, që kanë si qëllim të ekspozojnë, të shfaqin dhe të zbulojnë identitete, ngjarje apo fenomene të fshehura, duke u munduar kështu tërthorazi të kthehen në gazetarë investigativë. Shkelja e etikës çon edhe në cënimin e të drejtave të njeriut, sidomos kur në media gazetarët qytetarë ekspozojnë të dhëna private rreth një personi të zakonshëm. Edhe kjo, pavarësisht se është diçka që bie ndesh me çdo normë etike gazetareske por edhe qytetare, është e vështirë për t’u ndëshkuar apo parandaluar.

Kujtojmë që në momentin që publikohen përmbajtje të prodhuara nga konsumatorë të rëndomtë të medias, shpeshherë, për të mos thënë gjithmonë, këto përmbajtje nuk vihen në kontekst, duke çuar jo vetëm në keqkuptim dhe keqinformim, por edhe në relativizimin e përmbajtjeve, qoftë nga vetë autorët, qoftë nga aktorë të tjerë. Publikimi i përmbajtjeve vetëm në copëza apo skenarë të caktuar, e kufizon audiencën të krijojë një panoramë të plotë të ngjarjes, dhe kur konteksti mungon, ai do të hamendësohet. Një tjetër faktor i rëndësishëm që shkakton këtë relativizim të vazhdueshëm që u bëhet përmbajtjeve, është natyra e tyre subjektive dhe sensuale. Jo pak raste ekzistojnë ku një përmbajtje e prodhuar nga gazetaria qytetare ka nxitur reagime ekstremisht subjektive të përdoruesve. Ky problem është pasojë e nivelit të ulët të edukimit mbi median nga të dyja palët, prodhuesit që janë qytetarë të thjeshtë dhe konsumatorët apo audienca.

Me ritmet e shpejta dhe hapësirat e pafundme që teknologjia ofron për zhvillimin e gazetarisë qytetare, është e vështirë të vendosim një limit, dhe shpeshherë kthehet në diçka sfiduese. E vetmja mënyrë për t’u përballur me një sfidë të tillë është edukimi dhe bashkëpunimi. Një e ardhme e sigurt e gazetarisë cilësore kërkon domosdoshmërisht bashkëpunimin e gazetarëve profesionistë me ata qytetarë, për të përfituar nga më e mira e njëri-tjetrit dhe për të zvogëluar mangësitë e tyre, duke krijuar kështu një mjedis të sigurt mediatik të përforcuar nga besueshmëria, transparenca dhe ruajtja e vlerave gazetareske.

Ky blog është konceptuar si hapësirë për studentët që të shprehin mendimet, ndjesitë, si dhe rekomandimet e tyre për aspekte të ndryshme që lidhen me edukimin mediatik dhe shoqërinë ku ata jetojnë. Ky blog është mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në kuadër të Projektit “Edukimi për Median dhe Informacionin për Mësuesit e Ardhshëm”. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura në këtë blog janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

Previous post
Next post

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Postimet e fundit

  • Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor
  • Roli i medias si mjet mbështetës në procesin e të nxënit dhe mësimdhënies
  • Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në mësimdhënie
  • Edukimi për median dhe informimin – nga projekt në përparësi e politikës arsimore
  • Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

Kategoritë

  • Blogu AkadEMI
  • Botime
  • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
  • Edukimi bibiotekar
  • Edukimi për botën dixhitale
  • Edukimi për informacionin
  • Edukimi për lajmet
  • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • Edukimi për përdorimin e internetit
  • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
  • EMI baze
  • EMI Multimedia
  • EMI Teknologji
  • Info
  • Libra & Artikuj
  • Mjete & Burime EMI
  • Projekte
  • Rajoni
  • Siguria fillon nga njohuria
  • Studentët për edukimin mediatik
  • Thirrje
  • Udhëzues & Manuale
  • UNESCO
  • Video
Të Fundit
Edukimi për informacionin

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025
Postime të ngjashme
Edukimi për informacionin UNESCO

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025 6 min read
Kjo platformë është prodhuar në kuadër të projektit të UNESCO-s të financuar nga BE: "Krijimi i Besimit në Media në Evropën Juglindore dhe Turqi, Faza II."
Copyright 2025. All Right Reserved