Monday March 9, 2026
Kontakt
EMI-MIL EMI-MIL
  • Home
  • Rreth Nesh
    • Projekte
    • UNESCO
  • Mjete & Burime EMI
    • Botime
    • Libra & Artikuj
    • Udhëzues & Manuale
    • Video
    • Kurse Online
    • Blogu AkadEMI
    • Studentët për edukimin mediatik
  • EMI baze
    • Edukimi bibiotekar
    • Edukimi për lajmet
    • Edukimi për informacionin
    • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • EMI Teknologji
    • Edukimi për botën dixhitale
    • Edukimi për përdorimin e internetit
    • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
    • Siguria fillon nga njohuria
  • EMI Multimedia
    • Edukim për botën e lojrave
    • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
    • Edukimi për fushën e filmografisë
  1. Home
  2. Studentët për edukimin mediatik
  3. Të rinjtë dhe qasja ndaj medias dhe informacionit
 Të rinjtë dhe qasja ndaj medias dhe informacionit
Studentët për edukimin mediatik

Të rinjtë dhe qasja ndaj medias dhe informacionit

February 7, 2024
  • 0
    Facebook

Marsida Bardhi

Në një botë ku “tentakulat” e informacionit dhe komunikimit po shumohen, është mjaft i rëndësishëm edukimi mbi median dhe informacionin (EMI).

Termi ‘edukimi mbi median dhe informacionin’ është shpjeguar nga një sërë përkufizimesh nga literatura botërore dhe jo vetëm. EMI është identifikuar nga Komisioni Evropian dhe organizatat ndërkombëtare (OECD, UNICEF, Këshilli i Evropës) si një nga aftësitë e shekullit XXI, i cili ka në thelb të menduarit kritik, kreativitetin, komunikimin dhe bashkëpunimin. Ai ka të bëjë me mënyrën se si ne mendojmë (të menduarit kritik) për të gjitha mediat që na rrethojnë, duke qenë se përdorimi i mjeteve të informacionit në përditshmëri (radio; televizioni; shtypi i shkruar si gazeta, revista; faqet e ueb-it; rrjetet sociale) është pluralist.

Mirëpo, procesi i dixhitalizimit ka bërë që informacioni të rritet dhe përhapet me shpejtësi, si dhe aksesi të jetë më i lehtë falë një larmie shumë të gjerë burimesh.  Kështu, të rinjtë përballen me një rrjedhë informacioni të paprecedentë në sasinë e tij, shumëllojshmërinë e burimeve dhe morinë e mbështetjes së tij. Nisur nga kjo, përdoruesit duhet të analizojnë, gjykojnë dhe reflektojnë në mënyrë kritike gamën jashtëzakonisht të gjerë të mediave që përdorin. Konkretisht, të rinjtë duhet të:

  • Identifikojnë mediat e ndryshme dhe njohin natyrën e tyre;
  • Kuptojnë funksionimin e tyre të përgjithshëm dhe problemet që ato bartin;
  • Përdorin me maturi mjetet e komunikimit dhe informacionit dixhital duke respektuar rregullat sociale të përdorimit të tyre dhe gjithë potencialin e tyre për të mësuar dhe punuar;  
  • Navigojnë në burime informacioni me përmbajtje serioze që kanë për qëllim ofrimin e dijes dhe zgjimin e shqisës intelektuale;
  • Shmangin mediat që shfaqin dukshëm bullizëm, paragjykime, stereotipizime, gjuhën e urrjetjes, dezinformim/ lajme të rreme ose informacion të keq; 
  • Evitojnë faqet e ndryshme kërkimore të pa identifikuara/anonime ose pa verifikuara;
  • Ndërgjegjësohen se kanë përgjegjësi individuale dhe kolektive në shpërndarjen e informacionit.

Ky zhvillim i teknologjisë dixhitale shfaq nevojën për të edukuar të rinjtë që të ushtrojnë qytetarinë e tyre në një shoqëri informacioni dhe komunikimi, të formojnë qytetarë të ndritur dhe të përgjegjshëm, të aftë për të mësuar në mënyrë të pavarur duke ushtruar mendimin e tyre kritik. Duke zhvilluar kapacitetet e tyre për analizë ata do të arrijnë të dallojnë faktet nga opinionet/bindjet dhe në përgjithësi të informohen dhe analizojnë përpara se të gjykojnë. Kjo është arsyeja pse edukimi mediatik dhe informativ është mjaft i rëndësishëm në një botë të karakterizuar nga gjithëpërfshirja e teknologjisë dixhitale. Disa nga avantazhet e edukimit mbi median dhe informacionin që mund të përmendim janë:  

  • EMI ofron një mundësi të shkëlqyer për t’u njohur me botën e medias dhe vërteton se kultura mediatike është një mjedis i pasur për t’u studiuar;  
  • Të rinjtë bëhen përdorues të zgjuar të medias, duke ‘shfrytëzuar’ mjetet e fuqishme multimediale të një kulture mediatike globale;
  • U jep të rinjve një qasje të re ndaj të menduarit kritik që, kur përvetësohet, bëhet një armë e fortë posedimi të cilën ata do ta zbatojnë në përditshmëri;
  • Ndihmon në menaxhimin e mirë të informacionit dhe gjeneralizimin e ideve me përgjegjshmëri;
  • Rrit aftësinë dhe kapacitetin e të rinjve për të komunikuar (shprehur) në mënyrë të pavarur dhe për të shpërndarë mendimet dhe idetë e tyre në një realitet ku format e medias së shkruar dhe asaj elektronike janë në rritje dhe po përhapen gjerësisht; 
  • Me kalimin e kohës, të rinjtë do të jenë në gjendje të pajtohen plotësisht me kulturën globale të medias e cila do ti shoqërojë gjatë gjithë jetës së tyre;
  • Jo vetëm që përfitojnë të rinjtë individualisht, por përfiton e gjithë shoqëria duke ofruar metoda që inkurajojnë ligjërimin e drejtë, të cilat çojnë në mirëkuptim të ndërsjellë dhe zhvillojnë aftësitë qytetare të nevojshme për të marrë pjesë dhe për të kontribuar në debate publike.

Ky blog është konceptuar si hapësirë për studentët që të shprehin mendimet, ndjesitë, si dhe rekomandimet e tyre për aspekte të ndryshme që lidhen me edukimin mediatik dhe shoqërinë ku ata jetojnë. Ky blog është mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në kuadër të Projektit “Edukimi për Median dhe Informacionin për Mësuesit e Ardhshëm”. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura në këtë blog janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

Previous post
Next post

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Postimet e fundit

  • Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor
  • Roli i medias si mjet mbështetës në procesin e të nxënit dhe mësimdhënies
  • Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në mësimdhënie
  • Edukimi për median dhe informimin – nga projekt në përparësi e politikës arsimore
  • Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

Kategoritë

  • Blogu AkadEMI
  • Botime
  • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
  • Edukimi bibiotekar
  • Edukimi për botën dixhitale
  • Edukimi për informacionin
  • Edukimi për lajmet
  • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • Edukimi për përdorimin e internetit
  • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
  • EMI baze
  • EMI Multimedia
  • EMI Teknologji
  • Info
  • Libra & Artikuj
  • Mjete & Burime EMI
  • Projekte
  • Rajoni
  • Siguria fillon nga njohuria
  • Studentët për edukimin mediatik
  • Thirrje
  • Udhëzues & Manuale
  • UNESCO
  • Video
Të Fundit
Edukimi për informacionin

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025
Postime të ngjashme
Edukimi për informacionin UNESCO

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025 6 min read
Kjo platformë është prodhuar në kuadër të projektit të UNESCO-s të financuar nga BE: "Krijimi i Besimit në Media në Evropën Juglindore dhe Turqi, Faza II."
Copyright 2026. All Right Reserved