Friday May 1, 2026
Kontakt
EMI-MIL EMI-MIL
  • Home
  • Rreth Nesh
    • Projekte
    • UNESCO
  • Mjete & Burime EMI
    • Botime
    • Libra & Artikuj
    • Udhëzues & Manuale
    • Video
    • Kurse Online
    • Blogu AkadEMI
    • Studentët për edukimin mediatik
  • EMI baze
    • Edukimi bibiotekar
    • Edukimi për lajmet
    • Edukimi për informacionin
    • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • EMI Teknologji
    • Edukimi për botën dixhitale
    • Edukimi për përdorimin e internetit
    • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
    • Siguria fillon nga njohuria
  • EMI Multimedia
    • Edukim për botën e lojrave
    • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
    • Edukimi për fushën e filmografisë
  1. Home
  2. Studentët për edukimin mediatik
  3. Propaganda në Media dhe ndikimi i saj në opinionin publik: Miti përballë Realitetit
 Propaganda në Media dhe ndikimi i saj në opinionin publik: Miti përballë Realitetit
Users with like and share icons and megaphone. Like comment share giveaway, social networks promotion, like farming concept on white background. Pink coral blue vector isolated illustration
Studentët për edukimin mediatik

Propaganda në Media dhe ndikimi i saj në opinionin publik: Miti përballë Realitetit

February 14, 2024
  • 0
    Facebook

Ani Turhani

“Propaganda works best when those who are being manipulated are confident they are acting on their own free will.” Joseph Goebbles

     Çfarë është Propaganda? Propaganda ka qenë, është dhe do të mbetet një nga metodat kryesore të manipulimit në media. Kjo metodë konstaton në paraqitjen e një realiteti të kundërt në raport me atë çfarë ndodh në jetën e përditshme nëpërmjet parrullave, posterave, filmave, reklamave, postimeve në rrjetet sociale me bazë ideologjike ( politike, fetare, etj) për të favorizuar një ideologji, kauzë ose individë të caktuar në arritjen e një synimi specifik. Origjina e kësaj fjale vjen prej termit “Congregatio de Propaganda Fide” ( Kongregacioni për Propagandimin e Fesë) krijuar në vitin 1622 nga Kisha Katolike si pjesë e Kundërreformës për riforcimin e pozitave të Katolicizmit në Europën Perëndimore përkundër Kishës Protestante.

     Propaganda, si mjet manipulimi u zhvillua veçanërisht nga fillimi i shekullit të njëzetë me përparimin e teknikave të transmetimit mediatik, gjë e cila dëshmohet me daljen në qarkullim të radios dhe televizionit si një metodë më e thjeshtë dhe e kuptueshme lidhur me përhapjen e informacionit. Nëpërmjet këtyre shtigjeve të reja, të cilat u bënë edhe rruga e së ardhmes për median, propaganda gjeti terrenin ideal për t’u përhapur. Ajo nisi të shërbente si mjet në duart e qeverive të Fuqive të Mëdha për të brumosur opinionin e popullsisë së këtyre vendeve për t’u angazhuar në konflikte me shkallë botërore për mbrojtjen e interesave kombëtare përkundër synimeve imperialiste të fuqive rivale. Rastet më klasike të kësaj lloj propagande janë dy Luftërat Botërore, ku makina shtetërore e propagandës veproi me një intensitet të madh si para fillimit të konflikteve, ashtu edhe përgjatë tyre. Propaganda e kësaj kohe u përqëndrua kryesisht në përgatitjen e njoftimeve radiofonike, botimin e pamfleteve, posterave propagandistikë, gazetave, etj. Kjo propagandë synonte të nxirrte në pah superioritetin e një shteti në raport me vendet e tjera sa i takon aspekteve ekonomike, ushtarake, politike, etj dhe rrezikun që mund të përbëjë një shtet tjetër në armiqësi me të.

     Periudha e Luftës së Ftohtë (1948 – 1991) do të përfaqësonte një etapë të re në historinë e propagandës. Gjatë kësaj kohe ballafaqimi kryesor midis blloqeve kundërshtare në këtë luftë do të zhvillohej nën prizmin e makinës propagandistike, e cila punonte ditë e natë për lartësimin e njërës palë, duke i nxjerrë në pah arritjet, si dhe uljen e palës tjetër duke i nxjerrë në pah mangësitë në konflikt. Mjetet e përhapjes së informacionit mbetën ato që ishin: radioja, gazetat, posterat propagandistikë, por me përmirësimet e kohës, sidomos pas përhapjes masive të televizionit. Ky mjet i ri u kthye në një nga instrumentet më të fuqishme të propagandës së Luftës së Ftohtë. Po ashtu thelbi i propagandës së kësaj kohe kishte të bënte me përhapjen e ideologjive kryesore që luftonin kundër njëra-tjetrës, por jo në mënyrë direkte, kapitalizmit dhe komunizmit. Beteja më e ashpër në këtë kohë njihet në tentativat e shumta të përhapjes së këtyre ideologjive në vendet e Botës së Tretë, të cilat po fitonin pavarësinë këtë periudhë, për të fituar sa më shumë influencë ndër to.

     Por rënia e Perdes së Hekurt në Europë solli të tjera zhvillime në fushën e zhvillimeve propagandistike në media. Në Perëndim, megjithëse ishte krijuar një shoqëri e vetedukuar për zhvillimet në media, formacionet shtetërore të kësaj periudhe u përpoqën që ta zhvillojnë metodologjinë e tyre propagandistike. Për këtë u erdhi në ndihmë krijimi i medias sociale, e cila ka bërë të mundur përhapjen e propagandës mediatike përkundër gjithçkaje që konsiderohet me ‘rrezikshmëri të lartë’ për mirëqënien e shoqërisë dhe të shtetit në tërësi duke miratuar çdo akt që konsiderohet në përputhje me ruajtjen e integritetit të asaj shoqërie, përfshirë këtu edhe agresionet ushtarake. Ndërsa në Lindje, propaganda që zhvillohej kishte si synim të pasqyronte ‘arritjet e reja’ të sistemeve demokratike të porsashpalluara, por duke mbuluar pengesat dhe problematikat që këto sisteme hasnin për të funksionuar normalisht. Këtu popullsia duke mos patur nivelin e duhur të edukimit mediatik dhe gjendjes së pasigurtë ekonomike, detyroheshin të besonin në ato çka servirte propaganda e re shtetërore, derisa përballeshin me të vërtetën e hidhur.

     Nëse më përpara shtetet dhe shoqëria njerëzore investonin në ushtri dhe armatime për t’u mbrojtur, sot ata duhet të investojnë në edukimin mediatik, sepse ajo është mbrojtja më e mirë kundër propagandës së epokës në të cilën ne jetojmë.

Ky blog është konceptuar si hapësirë për studentët që të shprehin mendimet, ndjesitë, si dhe rekomandimet e tyre për aspekte të ndryshme që lidhen me edukimin mediatik dhe shoqërinë ku ata jetojnë. Ky blog është mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në kuadër të Projektit “Edukimi për Median dhe Informacionin për Mësuesit e Ardhshëm”. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura në këtë blog janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

Previous post
Next post

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Postimet e fundit

  • Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor
  • Roli i medias si mjet mbështetës në procesin e të nxënit dhe mësimdhënies
  • Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në mësimdhënie
  • Edukimi për median dhe informimin – nga projekt në përparësi e politikës arsimore
  • Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

Kategoritë

  • Blogu AkadEMI
  • Botime
  • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
  • Edukimi bibiotekar
  • Edukimi për botën dixhitale
  • Edukimi për informacionin
  • Edukimi për lajmet
  • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • Edukimi për përdorimin e internetit
  • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
  • EMI baze
  • EMI Multimedia
  • EMI Teknologji
  • Info
  • Libra & Artikuj
  • Mjete & Burime EMI
  • Projekte
  • Rajoni
  • Siguria fillon nga njohuria
  • Studentët për edukimin mediatik
  • Thirrje
  • Udhëzues & Manuale
  • UNESCO
  • Video
Të Fundit
Edukimi për informacionin

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025
Postime të ngjashme
Edukimi për informacionin UNESCO

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025 6 min read
Kjo platformë është prodhuar në kuadër të projektit të UNESCO-s të financuar nga BE: "Krijimi i Besimit në Media në Evropën Juglindore dhe Turqi, Faza II."
Copyright 2026. All Right Reserved