Emi-mil.al është faqja e parë në Shqipëri dedikuar Edukimit për Median dhe Informacionit.

Në këtë faqe do të gjeni të gjitha informacionet që ju duhen lidhur me EMI-n, ku përfshihen:
A) Nismat, projektet dhe zhvillimet aktuale të fushës,
B) Të rejat më të fundit nga vendi dhe rajoni,
C) Burime dhe mjete për t’ju ardhur në ndihmë teksa zgjeroni njohuritë dhe zhdërvjlltësoni kompetencat EMI.

Krijimi i faqes është bërë në kuadër të projektit “Krijimi i Besimit në Media në Evropën Juglindore dhe Turqi, Faza e II-të,” financuar nga BE dhe UNESCO, si edhe zbatuar nga Instituti Shqiptar i Medias. Faqja synon që t’i vijë në ndihmë me informacion, mjete dhe burime të gjithë qytetarëve shqiptarë që kanë interes të edukohen më tepër në këtë fushë. Në mënyrë të veçantë, kjo faqe është krijuar për mësuesit dhe nxënësit e arsimit parauniversitar, pedagogët dhe studentët në arsimin universitar, profesionistët e medias dhe më gjerë, si edhe për organizatat e shoqërisë civile.


“Ndërtimi i Besimit në Media në Europën Juglindore dhe në Turqi, Faza e Dytë” është projekti i UNESCO i financuar nga BE që synon rritjen e të menduarit kritik tek të rinjtë falë pilotimit të aftësive të Edukimit për Median dhe Informacionin (EMI/MIL) në arsimin formal dhe jo-formal. Për të arritur këtë objektiv, UNESCO po siguron mbështetje teknike për autoritetet, institucionet përgjegjëse dhe agjencitë e zhvillimit të kurrikulave, duke ofruar trajnim të mësuesve për të inkorporuar kurrikulat EMI në shkollat fillore dhe të mesme, dhe duke rritur kapacitetet EMI të agjencive dhe organizatave të zhvillimit të të rinjve.

Ndërsa projekti zbatohet në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Serbi dhe Turqi, si dhe në Kosovë* (sipas Rezolutës 1244 të KS të OKB -së), pilotimi i EMI në arsimin formal dhe jo-formal kryhet në Shqipëri dhe Bosnjë dhe Hercegovinë dhe synohet të përsëritet në një shkallë më të madhe. Dy objektivat e tjerë specifikë në kuadër të projektit janë përmirësimi i kapaciteteve të mediave për të kundërshtuar dezinformimin dhe keqinformimin, dhe forcimi e llogaridhënies së mediave dhe qeverisjes së mirë ndaj përdoruesve falë mekanizmave të qëndrueshëm të vetë-rregullimit.