Thursday April 2, 2026
Kontakt
EMI-MIL EMI-MIL
  • Home
  • Rreth Nesh
    • Projekte
    • UNESCO
  • Mjete & Burime EMI
    • Botime
    • Libra & Artikuj
    • Udhëzues & Manuale
    • Video
    • Kurse Online
    • Blogu AkadEMI
    • Studentët për edukimin mediatik
  • EMI baze
    • Edukimi bibiotekar
    • Edukimi për lajmet
    • Edukimi për informacionin
    • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • EMI Teknologji
    • Edukimi për botën dixhitale
    • Edukimi për përdorimin e internetit
    • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
    • Siguria fillon nga njohuria
  • EMI Multimedia
    • Edukim për botën e lojrave
    • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
    • Edukimi për fushën e filmografisë
  1. Home
  2. Studentët për edukimin mediatik
  3. Lajme, apo lajme të vërteta?
 Lajme, apo lajme të vërteta?
Studentët për edukimin mediatik

Lajme, apo lajme të vërteta?

November 30, 2022
  • 0
    Facebook

Enkeleda Stafa

Lajme? Dalin çdo ditë lajme nga më të ndryshmet, lajme serioze por edhe lajme të parëndësishme, që nga kronikat e zeza deri te showbizi, ka kaq shumë lajme vërdallë. Por sa dëgjojmë ne realisht? Çfarë dëgjojmë? Si na ndikon? 

E pra sot do të trajtojmë pikërisht këtë temë, do të flasim se si lajmet ndikojnë drejtpërdrejt mbi ne.

Nëse para disa vitesh lajmet dëgjoheshin vetëm nga media tradicionale, sot, zhvillimi i teknologjisë ka bërë të mundur aksesimin në çdo moment të informacionit, thjesht nëpërmjet një pajisjeje si celulari apo laptopi. 

Në një farë mënyre, duke u ndeshur me kaq shumë lajme, vetë  qenia njerëzore është  bërë “imune” dhe tashmë informacioni duket sikur hyn nga njëri vesh, e del befas nga tjetri.

Në një nga librat e tij, Prof.Artan Fuga përmend se ne jemi kthyer në një “ shoqëri autike” ku dëgjojmë por s’dimë çfarë po dëgjojmë, shikojmë por nuk mendojmë në mënyrë kritike mbi atë çka po shikojmë, dhe më tragjike akoma është se jemi të prirur të besojmë pa dyshuar mbi ato çka dëgjuam e shikuam.

Por ka ardhur koha t’i japim fund kësaj. 

Siç përmenda më lart teknologjia është një nga faktorët kryesorë në përhapjen e informacionit, por kjo e fundit gjithashtu na mundëson edhe të verifikojmë vërtetësinë e këtij informacioni.

Ndërgjegjësimi  mbi median, dhe futja e frymës së mendimit kritik po përhapet, falë edhe mundësive që i jepen sot individit për të  mësuar mbi mënyrat sesi të verifikojnë lajme nga më të ndryshmet. 

Mund të provojmë vërtetësinë e lajmit duke përdorur disa platforma online siç janë

 “CrowdTangle” dhe “comScore”. Me anë të këtyre të fundit mund të shikojmë të dhëna mbi përdorimin e faqeve të ndryshme,   nga cila faqe është shpërndarë lajmi fillimisht e kështu mund të shohim nëse është një informacion i besueshëm  apo jo.

Vërtet që bota e medias, gazetarët, televizionet apo portalet janë përgjegjës për informacionet që na servirin, por edhe ne jemi përgjegjës mbi mënyrën sesi zgjedhim t’i marrim këto informacione. 

Gazetaria sot ecën me parimin “nuk ka rëndësi cilësia e lajmit, thjesht lajmi duhet dhënë, pra më shumë  rëndësi i jepet shpejtësisë sesa cilësisë. Në këndvështrimin e parë, ky si parim nuk është i drejtë, ama po të mendojmë pak më shumë,  thellë-thellë edhe gazetaria si  çdo fushe tjetër, ka konkurrencë, dhe konkurrenca ka aftësinë  të të fundosë. Duke qenë se njeriu në thelb është  qenie egoiste [dhe kjo shpjegohet dhe nga filozofia (Thomas Hobbes)] e le mënjanë arsyen dhe bën atë çka i leverdis, në këtë rast thjesht boton lajmin pa menduar për cilësinë.

Jo çdo lajm që bëhet viral është i besueshëm.

Jo çdo person që merr famë është i besueshëm.

Jo çdo produkt që promovohet është i besueshëm.

Dhe jo çdo gjë është ashtu siç duket.

Në kohën ku jetojmë  sot, shpërndarja e informacionit ndodh  me një shpejtësi të jashtëzakonshme, dhe  shpesh pa kuptuar një lajm bëhet viral por duhet të theksojmë se në  shpërndarjen e gjerë të një lajmi  ndikon dhe algoritimi.  Të shpjegojmë fillimisht se çfarë kuptojmë me viral. 

Kur themi viral nënkuptojmë përhapjen e gjerë në një kohë të shkurtër të një lajmi apo informacioni të çfarëdoshëm. Le të marrim një shembull, para një muaji, në  rrjetin TIKTOK u shfaq një  video ku thuhej se gazetari Artan Hoxha kishte humbur jetën. Ky ishte një fake news, i cili siç thuhet në gjuhën popullore “mori dhènë,”dhe u përhap kudo, deri sa edhe vetë familjarët dhe të afërmit e gazetarit u shqetësuan dhe filluan ta kontaktojnë për të qenë të sigurt nëse ai ishte mirë apo jo. Për fat të mirë  asgjë s’kishte ndodhur, gazetari në fjalë ishte shëndoshë e mirë, por ky është një shembull i cili na tregon më së miri se sa thjesht mund të besohet një lajm.

Duke shfrytëzuar faktin se shoqëria jonë nuk është aq e stërvitur me frymën e mendimit kritik, qeveria, drejtuesit e shtetit apo partitë, në momentin kur del një lajm i cili u ndikon për  keq apo prek drejtpërdrejt emrin dhe prestigjin që ata kanë në sy të popullit, vetë ata përdorin një strategji shumë interesante. Ata nxjerrin vetë një lajm tjetër, i cili mund të jetë krejtësisht i stisur por me këtë lajm ata marrin vëmendjen e audiencës, e kështu lajmi që  kishte dalë më parë harrohet. Kjo strategji mund të quhet goxha frytdhënëse pasi në disa raste ka funksionuar vërtet.  Sa më “injorantë” te jemi ne, aq më lehtë mund të komandohemi. Pra asnjë qeverie nuk i leverdis që populli të jetë i zgjuar.

Në realitet kjo ndodh gjithmonë, duke dëgjuar lajme të parëndësishme ne humbim vëmendjen nga ajo cila ka vërtetë nevojë për t’u dëgjuar. Epo le ta pranojmë, ne na tërheq e parëndësishmja.

Le të bëjmë një test të thjeshtë, mjafton të hapim dy portale të çfarëdoshëm, një lidhur me ekonominë dhe një lidhur me showbizin, dhe të krahasojmë  klikimet, do të shohim që tek ky i fundit ka më shumë klikime. Kjo është dhe një ndër arsyet pse sot vazhdojnë të shtohen portalet dedikuar showbizit dhe thashethemeve.

Klikimet janë bërë kaq të rëndësishme saqë po trillohen dhe inskenohen lajme e ngjarje vetëm për klikime, që më pas transformohen në përfitime monetare.

Televizioni sot ka arritur deri aty sa të inskenojë seri të tëra emisionesh, me qëllim tërheqjen e vëmendjes së publikut duke pretenduar që janë reality show dhe gjithçka ndodh spontanisht.

Publiku i gjerë duhet të jetë i vetëdijshëm që në botën e televizionit  shumë pak gjëra ndodhin spontanisht. Por është dhe fenomeni tjetër, që një pjesë e mirë e shikuesve edhe pse e dinë që çdo ngjarje e ka nga një skenar pas, përsëri vazhdojnë të shohin me kërshëri dhe të habiten nga  ndodhitë që ndodhin brenda një emisioni të caktuar.

Le të edukohemi me kulturën e mirëinformimit, pasi vërtet informacioni mund të aksesohet shumë lehtë, por duhet një punë nga pas për ta vërtetuar. Lajmet e rreme prekin këdo dhe prandaj mos ngurroni të përfshiheni në trajnime që kanë për bazë edukimin mediatik. Edhe për këtë të fundit ekziston një keqinformim, pasi këto trajnime nuk vlejnë vetëm për gazetarët e ardhshëm. Tê gjithë kemi përfitim dhe të gjithë duhet të edukohemi.

Ky blog është konceptuar si hapësirë për studentët që të shprehin mendimet, ndjesitë, si dhe rekomandimet e tyre për aspekte të ndryshme që lidhen me edukimin mediatik dhe shoqërinë ku ata jetojnë. Ky blog është mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në kuadër të Projektit “Zhvillimi i Edukimit për Median dhe Informacionin në Universitetet Shqiptare”. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura në këtë blog janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

Previous post
Next post

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Postimet e fundit

  • Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor
  • Roli i medias si mjet mbështetës në procesin e të nxënit dhe mësimdhënies
  • Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në mësimdhënie
  • Edukimi për median dhe informimin – nga projekt në përparësi e politikës arsimore
  • Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

Kategoritë

  • Blogu AkadEMI
  • Botime
  • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
  • Edukimi bibiotekar
  • Edukimi për botën dixhitale
  • Edukimi për informacionin
  • Edukimi për lajmet
  • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • Edukimi për përdorimin e internetit
  • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
  • EMI baze
  • EMI Multimedia
  • EMI Teknologji
  • Info
  • Libra & Artikuj
  • Mjete & Burime EMI
  • Projekte
  • Rajoni
  • Siguria fillon nga njohuria
  • Studentët për edukimin mediatik
  • Thirrje
  • Udhëzues & Manuale
  • UNESCO
  • Video
Të Fundit
Edukimi për informacionin

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025
Postime të ngjashme
Edukimi për informacionin UNESCO

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025 6 min read
Kjo platformë është prodhuar në kuadër të projektit të UNESCO-s të financuar nga BE: "Krijimi i Besimit në Media në Evropën Juglindore dhe Turqi, Faza II."
Copyright 2026. All Right Reserved