Thursday April 2, 2026
Kontakt
EMI-MIL EMI-MIL
  • Home
  • Rreth Nesh
    • Projekte
    • UNESCO
  • Mjete & Burime EMI
    • Botime
    • Libra & Artikuj
    • Udhëzues & Manuale
    • Video
    • Kurse Online
    • Blogu AkadEMI
    • Studentët për edukimin mediatik
  • EMI baze
    • Edukimi bibiotekar
    • Edukimi për lajmet
    • Edukimi për informacionin
    • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • EMI Teknologji
    • Edukimi për botën dixhitale
    • Edukimi për përdorimin e internetit
    • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
    • Siguria fillon nga njohuria
  • EMI Multimedia
    • Edukim për botën e lojrave
    • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
    • Edukimi për fushën e filmografisë
  1. Home
  2. Studentët për edukimin mediatik
  3. Studentët flasin hapur: Ja si duhet ta përdorim median
 Studentët flasin hapur: Ja si duhet ta përdorim median
Studentët për edukimin mediatik

Studentët flasin hapur: Ja si duhet ta përdorim median

December 2, 2022
  • 0
    Facebook

Mino Manoku

“Bota i përket perceptimeve tona shqisore”- thotë Xhorxh Berkli. Ndaj është shumë e rëndësishme për ne të arrijmë të kuptojmë atë që shohim, lexojmë dhe dëgjojmë, sepse në botën moderne që po jetojmë, avancimi i teknologjisë e medias na ofron nje oqean të tërë më informacion.

Mirëpo ndaj vrullit informativ, duhet të jemi të kujdesshëm që dallgët të mos na përplasin në shkëmbinjtë që na përcjellin dezinformim, gjuhën e urrejtjes, ksenofobizëm, racizëm, homofobi, radikalizëm, nxitjen e dhunës, urrejtjen fetare, cenimin e privatësisë, propagandës politike, humbjes së kohës, ndjekjen e modeleve të gabuara apo deri në çuarjen në depresion, etj.

Rëndësia e të kuptuarit

Media, kanalet e informacionit dhe gjithë përfshirja e internetit ka krijuar tek ne studentët idenë se po jetojmë avangardë në epokën dixhitale, duke na kthyer të gjithëve në përdorues të medias, pothuajse pa asnjë filtër mendor, analizë kritike apo pikëpyetje të thelluar mbi atë që po lexojmë, e mbi të gjitha, burimin apo interesin e përmbajtjes mediatike online. Prandaj njohuria rreth medias dhe informacionit është shumë e rëndësishme, sepse ofron boshtin kryesor për të kuptuar median dhe rolin e medias në shoqërinë tonë. Gjithashtu në studentet duhet të zhvillojmë brenda nesh aftësinë për të menduar në mënyrë kritike, të analizojmë, të vetëshprehemi dhe të zhvillojmë kreativitetin tonë.

Përdorimin e medias do ta krahasoja më një muzeum. Nëse shkojmë në një muzeum do të shohim se çdo gjë është e ndërtuar dhe e vendosur në vendin e saj, ka një rregullore, informacion të vërtetë dhe të besueshëm. Ka siguri, elemente që na prekin kureshtjen, dijen, kënaqësinë edhe argëtimin dhe mbi të gjitha, ka elemente që na edukojnë. Por në qoftë se në një dhomë përgjatë korridorit të  muzeumit do të shikonim një vepër arti të një epoke të mëparshme dhe të dhënat e kësaj vepre do të ishin të rreme, a do të përbënte kjo për ne një dezinformim? Ta mendojmë pak…!

Më pas e kalojmë ketë korridor edhe futemi në një dhomë të madhe ku na shfaqen piktura, skulptura dhe sende antike që përcjellin imazhe të rënda dhe energji negative.  A do të nxitonim për të dalë nga kjo dhomë, apo do të qëndronim  gjatë aty?

Pasi kemi dalë nga kjo dhomë e madhe negative, futemi papritur në një sallë në të cilën drita është e zbehtë dhe në faqen kryesore shfaqen imazhe nëpërmjet një video projektori. Aty shohim sunduesin e një vendi oriental, veshur më diamante dhe flori, i cili fotografohet dhe paraqitet nga stafi i tij si sunduesi më i pasur i orientit. Ndërkohë nga burime dhe filmime të tjera, kemi parë, lexuar dhe dëgjuar se vendi që ai sundon, po lufton më urinë. Si do reagonim në këtë rast? A do të ndalnim me mosbesim para videoprojektorit, apo do i besonim totalisht imazhet e shfaqura në të?

Këshilla miqësore

Në ditët e sotme një lajm mund të bëhet viral në më pak se 10 minuta, duke parë edhe avancimin e motorëve të algoritmit që përdorin media të ndryshme sociale. Prandaj, ajo që është e pavërtetë mund të shfaqet, përsëritet dhe të ripërsëritet derisa njerëzit të besojnë se është e vërtetë.

Të menduarit në mënyrë  kritike është shumë i rëndësishëm për në studentet, sepse duhet të jemi në gjendje të zgjidhim probleme, të gjejmë informacion, të formojmë opinione dhe të vlerësojmë burimet, pa u nxituar të besojmë çdo gjë që na del në lundrim e sipër në celular. Prandaj, të menduarit në mënyrë kritike dhe të qenit selektivë, merr rëndësi të veçantë.

Po ç’janë saktësisht “të mënduarit në mënyrë kritike dhe të qenit selektivë”?

Duke qenë se përdorimi në masë i rrjeteve sociale është ndër shqetësimet kryesore sot në epokën dixhitale, edukimi mediatik është thelbësor për të gjithë. Format kryesore në të cilat informohemi ne janë të njëjta: televizioni dhe gazetat, por versionet online e jo ato në ekran televizori apo shtyp të shkruar. Por rritja më e madhe e konsumit ndodh në portale dhe rrjetet sociale, që përgjithësisht, ofrojnë informacion të paverifikuar. Prandaj, ajo që ne zgjedhim të shohim dhe të lexojmë merr rëndësi të veçantë.  

Si ta përmirësojmë ndikimin  e dezinformimit nga rrjetet sociale? Ilaçi më i mirë është reduktimi i kohës së përdorimit të rrjeteve sociale, ose i shikimit të programeve të ndryshme televizive. Por ka edhe mënyra të tjera, për shembull:

  • Selektimi  i përmbajtjes që në përzgjedhim, të mos përhumbemi vetëm në pjesën e argëtimit, por duhet t’ia kujtojmë vetes që ka kanale, emisione, rrjete dhe programe që edhe na edukojnë.
  • Kur lexojmë një lajm, ose na shfaqet si i tillë, duhet të kemi parasysh se cili është kanali që po na e përcjell, a është burimi i informacionit i saktë apo jo ?! A ka në fund të lajmit emra që tregojnë që lajmi është i redaktuar ose vërteton burimin nga vjen informacioni dhe kush e ka shkruar? A përkon titulli i lajmit më përmbajtjen e tij dhe të arrijmë të dallojmë faktin nga opinioni?
  • Përsa i përket rrjeteve sociale si Facebook, Instagram, TikTok edhe Youtube, duhet të kemi kujdes ndaj ndjekjes se personazheve të cilët cilësohen si blogger, influencer ose viralë, sepse mund të përcjellin modele të gabuara, nxisin gjuhën e urrejtjes ose krijojnë modele apo mënyra të gabuari jetese, që ndikojnë për keq në formimin tonë apo në qasjen ndaj tyre.
  • Është e rëndësishme që të shmangim leximin ose replikimin e komenteve nëpër portale dhe në rrjetet sociale, sepse mbizotëron energjia negative e paragjykuese, që shpeshherë kalon në ofendime. Po ashtu, zënkat përtej tastierës, ka pasur raste që kanë sjellë edhe konflikte fizike deri edhe më pasojë vdekjen (rasti i vrasjes së trefishtë në Klos e kishte zanafillën pikërisht në shkëmbime instagrami mes dy të rinjve)
  • Po ashtu, duhet të kemi kujdes përsa i përket burimeve të informacionit ndaj lajmeve të politikës, që të mos jemi pre e propagandës politike, por edhe ndaj reklamimit të rremë ose mashtrimit online (blerje diplomash, punime esesh apo artikuj të pa verifikuar shkencorë)
  • Një këshillë e mirë është që të ndjekim ose të lexojmë online edhe mediat e huaja që janë të njohura në arenën ndërkombëtare, e të marrim prej tyre një mendim më objektiv rreth ngjarjeve të mëdha.

Edukimi Mediatik

Ashtu siç thotë profesor Artan Fuga: “Edukimi mediatik nuk është fenomen shqiptar…qasja në internet është civilizim”. Po a mund të jemi në qytetarë të përgjegjshëm apo qytetarë dixhitalë pa edukimin për median dhe informacionin?! Kush do t’i edukojë fëmijët dhe të rinjtë në të gjitha llojet e ndryshme të mediave që të veprojnë si qytetarë të përgjegjshëm dixhitalë?

Shkollat dhe universitetet janë bazat e trajnimit për të menduarit kritik, analizën dhe gjykimin, ndaj është logjike që edukimi mediatik dhe informacioni të bëhen gurë themeli të kurrikulës sonë arsimore.

Ky blog është konceptuar si hapësirë për studentët që të shprehin mendimet, ndjesitë, si dhe rekomandimet e tyre për aspekte të ndryshme që lidhen me edukimin mediatik dhe shoqërinë ku ata jetojnë. Ky blog është mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në kuadër të Projektit “Zhvillimi i Edukimit për Median dhe Informacionin në Universitetet Shqiptare”. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura në këtë blog janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

Previous post
Next post

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Postimet e fundit

  • Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor
  • Roli i medias si mjet mbështetës në procesin e të nxënit dhe mësimdhënies
  • Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në mësimdhënie
  • Edukimi për median dhe informimin – nga projekt në përparësi e politikës arsimore
  • Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

Kategoritë

  • Blogu AkadEMI
  • Botime
  • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
  • Edukimi bibiotekar
  • Edukimi për botën dixhitale
  • Edukimi për informacionin
  • Edukimi për lajmet
  • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • Edukimi për përdorimin e internetit
  • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
  • EMI baze
  • EMI Multimedia
  • EMI Teknologji
  • Info
  • Libra & Artikuj
  • Mjete & Burime EMI
  • Projekte
  • Rajoni
  • Siguria fillon nga njohuria
  • Studentët për edukimin mediatik
  • Thirrje
  • Udhëzues & Manuale
  • UNESCO
  • Video
Të Fundit
Edukimi për informacionin

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025
Postime të ngjashme
Edukimi për informacionin UNESCO

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025 6 min read
Kjo platformë është prodhuar në kuadër të projektit të UNESCO-s të financuar nga BE: "Krijimi i Besimit në Media në Evropën Juglindore dhe Turqi, Faza II."
Copyright 2026. All Right Reserved