Wednesday November 5, 2025
Kontakt
EMI-MIL EMI-MIL
  • Home
  • Rreth Nesh
    • Projekte
    • UNESCO
  • Mjete & Burime EMI
    • Botime
    • Libra & Artikuj
    • Udhëzues & Manuale
    • Video
    • Kurse Online
    • Blogu AkadEMI
    • Studentët për edukimin mediatik
  • EMI baze
    • Edukimi bibiotekar
    • Edukimi për lajmet
    • Edukimi për informacionin
    • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • EMI Teknologji
    • Edukimi për botën dixhitale
    • Edukimi për përdorimin e internetit
    • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
    • Siguria fillon nga njohuria
  • EMI Multimedia
    • Edukim për botën e lojrave
    • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
    • Edukimi për fushën e filmografisë
  1. Home
  2. Botime
  3. Raport mbi Edukimin për Median dhe Informacionin dhe Rolin e Institucioneve Publike në Shqipëri
 Raport mbi Edukimin për Median dhe Informacionin dhe Rolin e Institucioneve Publike në Shqipëri
Botime Mjete & Burime EMI

Raport mbi Edukimin për Median dhe Informacionin dhe Rolin e Institucioneve Publike në Shqipëri

October 12, 2021
  • 0
    Facebook

“Roli i Institucioneve Publike në Zhvillimin e Edukimit mbi Median dhe Informacionin në Shqipëri” është titulli i raportit mbi situatën e politikave të edukimit për median dhe informacionin në Shqipëri, botuar nga Instituti Shqiptar i Medias. Raporti fokusohet në ofrimin e një pasqyre të iniciativave të EMI në vend nga organet shtetërore, publike dhe private dhe organizatat e shoqërisë civile, duke analizuar tendencat kryesore në fushën e EMI. Përpjekjet për të adresuar këtë fushë janë ende të rralla, u mungon një përpjekje dhe vizion koheziv dhe janë projekte sporadike dhe jo të vazhdueshme. Raporti arrin në përfundimin se politika zyrtare favorizon dukshëm TIK-un, ndërsa mendimi kritik mbi median dhe informacionin nuk shihet si prioritet në arsim. Përpjekjet e shoqërisë civile për të mbushur këtë vakum nuk kanë qenë veçanërisht të suksesshme apo afatgjata. Edhe pse në vazhdim, ato janë të fragmentuara dhe përfshijnë një numër të kufizuar lojtarësh; një përpjekje e përbashkët nga lojtarë të ndryshëm do të siguronte një sukses më të madh të iniciativave të tilla. Në fund, debati publik dhe përpjekjet ekzistuese favorizojnë dukshëm tendencat prohibicioniste kundrejt medias dhe informacionit në vend që të kërkojnë të edukojnë, dhe ato gjithashtu favorizojnë sigurinë e fëmijëve në vend të edukimit dhe ndërgjegjësimit. Në këtë sfond, raporti i hulumtimit fokusohet në eksplorimin e rolit të organeve publike të lidhura me median në EMI – universitetet, radiotelevizioni publik, rregullatori, mekanizmat vetë-rregullues – duke kërkuar të përcaktojë se cilët faktorë ndikojnë në rolin aktual dhe në impaktin e institucioneve publike në promovimin e MIL në popullatë.

Ky botim u prodhua në kuadër të programit rajonal “Media for Citizens – Citizens for Media: Forcimi i Kapacitetit të OJQ-ve për Zhvillimin e Medias dhe Edukimin për Median dhe Informacionin në Ballkanin Perëndimor,” i zbatuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian nga organizatat partnere Mediacentar Sarajevo, Albanian Media Institute, Macedonian Institute for Media, Montenegrin Media Institute, Novi Sad School of Journalism, Peace Institute, SEENPM.
Raport mbi Edukimin për Median dhe Informacionin dhe Rolin e Institucioneve Publike në ShqipëriDownload
Previous post
Next post

Postimet e fundit

  • Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor
  • Roli i medias si mjet mbështetës në procesin e të nxënit dhe mësimdhënies
  • Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në mësimdhënie
  • Edukimi për median dhe informimin – nga projekt në përparësi e politikës arsimore
  • Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

Kategoritë

  • Blogu AkadEMI
  • Botime
  • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
  • Edukimi bibiotekar
  • Edukimi për botën dixhitale
  • Edukimi për informacionin
  • Edukimi për lajmet
  • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • Edukimi për përdorimin e internetit
  • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
  • EMI baze
  • EMI Multimedia
  • EMI Teknologji
  • Info
  • Libra & Artikuj
  • Mjete & Burime EMI
  • Projekte
  • Rajoni
  • Siguria fillon nga njohuria
  • Studentët për edukimin mediatik
  • Thirrje
  • Udhëzues & Manuale
  • UNESCO
  • Video
Të Fundit
Edukimi për informacionin

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025
Postime të ngjashme
Edukimi për informacionin UNESCO

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025 6 min read
Kjo platformë është prodhuar në kuadër të projektit të UNESCO-s të financuar nga BE: "Krijimi i Besimit në Media në Evropën Juglindore dhe Turqi, Faza II."
Copyright 2025. All Right Reserved