Gjuhastandarde në media.A duhet të shqetësohemi? (Pjesa 2, vijon)
Erinda Samarxhiu
2.Përdorimi i anglicizmave
Në shembullin e dytë ,pika e parë siç edhe e kam përmendur është përdorur fjala PREZANTOHET në vend të fjalës PARAQITET dhe në këtë rast kemi të bëjmë me përdorimin e anglicizmave.
Por, çfarë janë anglicizmat?
Me anglicizma kuptojmë futjen e fjalëve angleze në përdorim në gjuhën shqipe ku bëhet edhe mosrespektimi i normës standarde.
Anglicizmat në gjuhën shqipe kanë hyrë shumë vonë,kryesisht në periudhën e pasluftës në Kosovë si rezultat i ardhjes së organizatave të ndryshme qeveritare dhe joqeveritare; pastaj kemi ndryshimin e sistemit shoqëror ku si pasojë nuk kanë pasur mundësi që të kontrollojnë futjen e fjalëve të huaja të cilat kishin ardhur furishëm në vend dhe nuk janë kontrolluar nga institucionet përkatëse dhe tashmë janë bërë pjesë e përditshmërisë, qofshin ato të nevojshme ose të panevojshme pasi disa prej tyre konsiderohen të nevojshme për arsye të mos paturit fjalë përgjegjëse në gjuhën shqipe.
Nuk duhet të biem pre e ngatërrimit të termave: huazim,fjalët e huaja sepse këto terma ndryshojnë nga njëra-tjetra.
Huazimet janë fjalë apo terma që kanë hyrë gjatë periudhave të ndryshme historike dhe kur fjala shqipe ka munguar në fjalorin e shqipes dhe ka plotësuar atë boshllëk të fjalës.Ata gjithashtu i janë përshtatur rregullave drejtshkrimore.
Fjalët e huaja janë fjalë që i përdorim jo se janë zëvëndësuar, por për mungesë të fjalës në gjuhën shqipe.
Të gjitha këto fjalë përbëjnë një devijim nga norma e gjuhës standarde, prandaj duhet bërë zëvëndësimi i këtyre fjalëve me fjalë përkatëse shqipe, duke bërë pastrimin e gjuhës shqipe nga fjalët e huaja.
Përdorimi i anglicizmave nëpër gazeta.Qëllimi i tyre
- Huazimet angleze ,ndryshe anglicizmat fillimisht janë përdorur për të shprehur koncepte të reja me terma të rinj, të cilët shpesh nuk përkthehen për shkak të shpejtësisë me të cilën synohet të jepet lajmi.
- Shtypi ka si objektiv primar informimin, por që me kalimin e kohës ky objektiv sa vjen dhe pasurohet më tej, sepse me anë të anglicizmave synohet të tërhiqet vëmendja duke u larguar kështu nga mënyra tradicionale e të shkruarit në gazeta .
- Sapo dëgjon një fjalë të huaj ajo ka aftësi goditëse duke mbartur dhe një efekt shënjues mbi dëgjuesin duke shfaqur dhe një ngarkesë emocionale me të cilën gazetari jep një mesazh të caktuar.
- Gjuha e shtypit është një gjuhë e shpejtë dhe duke pasur për qëllim informimin për të përcjellë një mesazh në shqip ata përdorin anglicizmat, të cilat janë një formë më e shkurtër dhe më tërheqëse për lexuesin.
- Të mos paturit njohuri të mira gjuhësore ku në vend të gjetjes së fjalës zëvëndësuese në shqip gazetarët priren të përdorin anglicizmat.
Shembuj të përdorimit të anglicizmave
Odeta Barbullushi, këshilltare e kryeministrit, ësht shprehur dje jo fort optimiste për integrimin e Shqiperise ne BE.Gjate nje interviste televizive ajo tha se përpjekjet e Sllovenisë mund të mos jenë të mjaftueshme pasi ka dhe pengesa nga Bullgaria.Barbullushi tha nga ana tjeter se hapja e negociatave nuk do të thotë se anëtarësimi është afër.
“Sllovenia ka perspektivë për zgjerimin e BE, por paralajmeroi se kjo nuk do të jetë e lehtë pasi pengesë bëhet vendimi nga vendet anëtare të unionit .Çështja mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut mund të kërkojë kohë të gjatë për t’u zgjidhur. Kur këto çështje kthehen në një nivel që ka lidhje me problematika historike bëhet edhe më e vështirë zgjidhja e tyre”, u shpreh ajo.
| Anglicizma | Fjala përgjegjëse në shqip |
| optimiste | Plot gjallëri |
| integrimin | përfshirjen |
| negociatave | bisedimeve |
| perspektivë | të ardhme |
| Unionit | bashkimit |
- Lloji i gazetës→gazetë politike ;gazeta “Sot”
- Titulli i artikullit→“Barbullushi:Rruga për në BE ka disa pengesa jo të lehta”
- Autori→Esmeralda Hida
- Numri i faqes→faqja 7
- Data ,muaji,viti i gazetës→7 korrik 2021
Prej ditësh të tera , inspektorët e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor të Tiranës kanë shtuar kontrollet për zbatimin e protokolleve të sigurisë anti-Covid në subjektet e ndryshme të bizneseve që veprojnë në vendin tonë.Inspektorët kanë kryer monitorime çdo ditë në të gjitha subjektet që zhvillojnë aktivitetet e lejuara gjatë periudhës së epidemisë, ku janë evidentuar me qindra shkelje.“Janë inspektuar dhe monitoruar 72,781 subjekte në të gjithë vendin dhe janë vendosur 300 masa administrative”, është konfirmuar në takimin e zhvilluar dje mes inspektorëve dhe ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rreth situatës aktuale të krijuar në vend.
Manastirliu u ka bërë apel subjekteve të respektojnë protokollet e sigurisë dhe ka kërkuar nga inspektorët të jenë çdo ditë në terren me zero tolerancë për çdo subjekt që nuk zbaton masat ndaj Covid-19 ,me qëllim ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.
| Anglicizma | Fjala përgjegjëse në shqip |
| protokolleve | Masat |
| monitorime | shikime |
| janë inspektuar | vizituar/analizuar |
| konfirmuar | pohuar |
| akuale | e ditëve tona/e sotshme |
| evidentuar | dëshmuar |
| apel | Thirrje |
- Lloji i gazetës→gazetë sociale;gazeta “DITA”
- Titulli i artikullit→“Maskat duhen mbajtur patjetër në ambiente të mbylluara”
- Autori→Pranvera Kola
- Numri i faqes→faqja 11
- Data,muaji,viti i gazetës→18 qershor 2020
Qeveria ka gati buxhetin e vitit të ardhshëm ,ku parashikon rritje të ardhurash, shpenzime për investime,fondet për pagat,pensionet,pronarët dhe ish-të përndjekurit.Gazeta zbardh të plota tabelat e buxhetit me planifikimin e mbledhjes së të ardhurave,shpenzimeve dhe deficitin për vitin e ardhshëm.Buxheti i vitit 2018 paraqet shifra ambicioze ,për të ardhurat që parashikohen me rritje,investimet publike dhe politikat e rritjes së pagave dhe pensioneve.
| Anglicizmat | Fjala përgjegjëse në shqip |
| investime | ndërtime |
| pagat | rrogat |
| deficitin | teprica e shpenzimeve kundrejt të ardhurave në buxhet |
| ambicioze | në rritje |
- Lloji i gazetës→gazetë ekonomike;gazeta “PANORAMA”
- Titulli i artikullit→“Buxheti 2018,sa do të rriten pensionet dhe pagat për administratën”
- Autori→Dorina Azo
- Numri i faqes→faqja 7
- Data,muaji,viti i gazetës→19 tetor 2017
Çfarë duhet të bëjmë për të mos i përdorur anglicizmat?
Në shtypin e shkruar anglicizmat përdoren mjaft dendur për shumë qëllime (të lartpërmendura).Shumë prej nesh nuk e dinë kuptimin e tyre dhe pse i tërheqin vëmendjen. Detyra jonë, si folës të gjuhës shqipe është përdorimi sa më i paktë i tyre duke zëvëndësuar një anglicizëm me fjalën e saj përgjegjëse në shqip,sepse përdorimi i dendur i tyre mund të çojë në zhdukjen e shumë fjalëve në gjuhën shqipe.Çdo anglicizëm duhet të shoqërohet me fjalën përkatëse në shqip duke e përshtatur dhe me rregullat e drejtshkrimit.
Duke parë deformimet e ndryshme që gjuha shqipe po pëson dita ditës më vjen ndër mend shprehja:
“E mjera shqipe, ç’i punojnë e s’ka gjuhë të ankohet!”
Ky blog është konceptuar si hapësirë për studentët që të shprehin mendimet, ndjesitë, si dhe rekomandimet e tyre për aspekte të ndryshme që lidhen me edukimin mediatik dhe shoqërinë ku ata jetojnë. Ky blog është mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në kuadër të Projektit “Zhvillimi i Edukimit për Median dhe Informacionin në Universitetet Shqiptare”. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura në këtë blog janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.
