Friday May 1, 2026
Kontakt
EMI-MIL EMI-MIL
  • Home
  • Rreth Nesh
    • Projekte
    • UNESCO
  • Mjete & Burime EMI
    • Botime
    • Libra & Artikuj
    • Udhëzues & Manuale
    • Video
    • Kurse Online
    • Blogu AkadEMI
    • Studentët për edukimin mediatik
  • EMI baze
    • Edukimi bibiotekar
    • Edukimi për lajmet
    • Edukimi për informacionin
    • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • EMI Teknologji
    • Edukimi për botën dixhitale
    • Edukimi për përdorimin e internetit
    • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
    • Siguria fillon nga njohuria
  • EMI Multimedia
    • Edukim për botën e lojrave
    • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
    • Edukimi për fushën e filmografisë
  1. Home
  2. Studentët për edukimin mediatik
  3. Gjuha standarde në media.A duhet të shqetësohemi? (Pjesa 1)
 Gjuha standarde në media.A duhet të shqetësohemi? (Pjesa 1)
Studentët për edukimin mediatik

Gjuha standarde në media.A duhet të shqetësohemi? (Pjesa 1)

November 14, 2022
  • 1
    Facebook

Erinda Samarxhiu

Gjuha standarde në media.A duhet të shqetësohemi? (Pjesa 1)

Gjuha është mjeti kryesor i komunikimit në shoqëri e cila i përgjigjet nevojave për komunikim që njerëzit kanë dhe është shumë e vështirë të imagjinohet një shoqëri pa një gjuhë.Pavarësisht peshës së madhe që gjuha e folur ka, një rëndësi po aq të madhe për një popull ka edhe gjuha e shkruar. Kjo e fundit nga dita në ditë po pëson deformime të mëdha.Ajo çfarë të bën më së shumti përshtypje është fakti se gjuha standarde shqipe nuk shkruhet drejt jo vetëm nga nxënësit/studentët,folësit e vetë gjuhës ,por edhe nga vetë media.Media është një burim informacioni e cila ka për qëllim të na informojë për çdo gjë që ndodh, por ajo duhet të jetë po aq e kujdesshme që këtë informacion të saktë që na jep duke e folur ,po aq e saktë duhet ta ketë edhe në të shkruar.Ndoshta këto gabime nuk kapen nga dëgjuesit në momentin që një lajm thuhet,por në momentin kur lajmi shkruhet shumë prej nesh priren që atë lajm ta lexojnë në mënyrën e saktë ashtu siç janë mësuar ta shqiptojnë pa kapur gabimet drejtshkrimore. Këtu bëjnë përjashtim vetëm njohësit e mirë të gjuhës shqipe të cilëve gabime të tilla “u vrasin syrin”. Në media bëhen kaq shumë gabime drejtshkrimore dhe me të drejtë na lind pyetja:

Cilat janë shkaqet për gabimet e shumta drejtshkrimore?

Shkaku i parë dhe më i njohuri ka të bëjë me mosnjohjen e normave/rregullave drejtshkrimore nga ana e personit që shkruan lajmin/artikullin.Ky mund të jetë rezultat i dy arsyeve:

1.niveli i ulët arsimor

2.punësimi i personave të paaftë për kryerjen e një detyre të caktuar.

Shkaku i dytë ka të bëjë me presionin e kohës në të cilën gazetarët/shkruesit e artikujve ndodhen. Ata “detyrohen” që ta shkruajnë lajmin sa më shpejt të jetë e mundur duke anashkaluar ndonjë gabim drejtshkrimor që është bërë në shpejtësi e sipër.

Shkaku i tretë është mosprania e një redaktori.Redaktori është një person i cili merret me rregullimin e gabimeve drejtshkrimore përpara se një lajm të botohet, pra puna e tij është vetëm kapja e gabimeve.Mungesa e një redaktori të tillë shton dominimin e gabimeve drejtshkrimore dhe shmangien nga norma standarde.

Dy çështjet në të cilat unë do të ndalem në këtë artikull janë këto:

1.Gabimet drejtshkrimore që ndeshen më shpesh në shkrimin e artikujve në media.

  • Mospërdorimi i gërmës “ë”

-Përdorimi i gabuar dhe mospërdorimi i ë-së së patheksuar.

  • Përdorimi i gabuar i apostrofit.
  • .

2.Përdorimi i anglicizmave

1.Gabimet drejtshkrimore që ndeshen më shpesh në shkrimin e artikujve në media.

  • Mospërdorimi i gërmës “ë”

-Përdorimi i gabuar dhe mospërdorimi i ë-së së patheksuar.

  • ë-ja paratheksore
Shkruhet gabimShkruhet saktë
antaranëtar
puntorpunëtor
ajërorajror
mikëpritësmikpritës

Rregullat:

ë-ja paratheksore shkruhet në këto raste:

a)në fjalët e parme e në të gjitha fjalët ku ajo i takon rrokjes së parë si edhe në fjalët e formuara prej tyre si psh:

bagëti, këpucë,përrallë,këtej,mësim etj.

b)në fjalë të prejardhura ,të formuara nga një temë me -ë me anë prapashtesash që nisin me bashkëtingëllore dhe në fjalë të përbëra e të përngjitura që kanë si pjesë të parë një temë të tillë me -ë ,të ndjekur nga një temë që nis me bashkëtingëllore :

anëtar,anëtarësi (anë)

armëtar (armë)

atësi,atëror (atë)

c)në fjalët e prejardhura të formuara prej temash me -ër,-ërr,-ël,-ës,-ëz me anë prapashtesash që fillojnë me zanore:

arbëror,arbëresh (arbër)

dimëroj,dimëror,dimërim (dimër)

njerëzi,njerëzor (njerëz)

zemërim,zemëroj (zemër)

  • ë-ja pastheksore
Shkruhet gabimShkruhet saktë
ftohtftohtë
përgjegjsipërgjegjësi
i cekti cekët

Rregullat

Shkruhet ë-ja pastheksore:

a)tek emrat femërorë me -ëz,tek emrat e mbiemrat mashkullorë me -ës,-ësh, dhe te femërorët përkatës në të gjitha trajtat e lakimit të tyre:

drejtëz-(i,e ,një) drejtëze,drejtëza,drejtëzës,drejtëzën,drejtëzat,drejtëzave etj.

b)te mbiemrat me -ët në të gjitha trajtat e lakimit të tyre:

i cekët-(i,e,një) të cekëti,të cekët,i cekëti,të cekëtit,të cekëtin,të cekëtish,të cekëtve.

c)te trajta e vetës së dytë njëjës e së tashmes lidhore të foljeve me temë me bashkëtingëllore :

të dalësh, të flasësh,të mbyllësh,të ndezësh.

  • ë-ja fundore
Shkruhet gabimShkruhet saktë
bukbukë
gjumgjumë
dhjetradhjetëra
zhurmzhurmë
i buti butë
djemtdjemtë
qelizqelizë
dhentdhentë

Rregullat

Shkruhen me ë:

a)emrat femërorë si:bukë,fjalë-fjalës,fjalën

b)disa emra mashkullorë dhe shumica e emrave mashkullorë që përdoren edhe si asnjanjës: atë,burrë,gjumë,bimë.

c)mbiemrat dhe ndajfoljet e tipit : (i,e)butë-butë, (i,e) mirë-mirë.

ç)mbiemrat e formuar me anën e prapashtesës -të nga emra njërrokësh ose me theks në rrokjen fundore ,si dhe nga folje që mbarojnë me zanore :

(i,e)artë (ar)  (i,e) gurtë (gur)  (i,e) metë (mej)

d)trajtat e shumësit të emrave dhe të mbiemrave mashkullorë si: amerikanë,arabë,bullgarë, etj

e)emrat e formuar me prapashtesën -zë prej temash që mbarojnë me zanore të theksuar ,si edhe emrat me këtë prapashtesë që kanë pësuar një shpërngulje theksi në rrokjen e parafundit:qelizë,vezë,librezë.

  • Përdorimi i gabuar i apostrofit.

Nuk kam kujt ti flas për problemet e mia.   X

Nuk kam kujt t’i flas për problemet e mia. V

Folja:të flas

Pyetja:kë të flas? ato i (problemet e mia)

i→trajtë e shkurtër e përemrit vetor,veta III,numri shumës,rasa kallëzore

të+i =t’i

Apostrofi përdoret:

a)për të shënuar rënien e ë-së fundore te trajtat e shkurtra të përemrave vetorë  më dhe të ,te pjesëza të e mënyrës lidhore ,e kohës së ardhmetë dëftore si dhe te ndërtimet e ndryshme me pjesore(për të,me të,një të +pjesore)

b)pas pjesëzës mohuese s dhe pas përemrit ç:

s’arrin ,s’e di,s’thuhet , ç’e do? ç’i the?ç’kërkon?

Mospërdorimi i apostrofit në mënyrën e duhur shpeshherë sjell ngatërrimin midis përemrit vetor ti dhe trajtës së bashkuar t‘i.  
  • Shquarja e rasave të emrit

Një tjetër gabim që ndeshet në media është edhe shmangia e trajtës së shquar të emrit sidomos gjatë kalimit në rasa.Shembulli:

“Trump bisedoi me Thaçin”   X

“Trumpi bisedoi me Thaçin”   V

  • .

Mospërshtatja e kryefjalës me kallëzuesin vihet re në rastet kur kryefjala është në numrin njëjës, ndërsa kallëzuesi në numrin shumës dhe anasjelltas. Shembull:

-Stafi mjekësor janë duke kryer analiza për të kuptuar arsyet.(gabim)

Stafi mjekësor është duke kryer analiza për të kuptuar arsyet.(e saktë)

-Personeli i këtij spitali shprehin me fjalët….. (gabim)

-Personeli i këtij spitali shprehet me fjalët ….(e saktë)

Tani do të sjell dy shembuj konkretë të lajmeve që kanë gabime drejtshkrimore.

Titulli i lajmit:ZAEV BËNË HAPIN E PARË DREJT MAQEDONISË QYTETARE!

Media:Iliria News Agency -INA

Është mëse e dukshme që gabimi në këte lajm ka të bëjë pikërisht me foljen Bënë .Folja që është përdorur është në numrin shumës dhe nuk përshtatet me kryefjalën që është në numrin njëjës. Pra, rasti i fundit që unë kam përmendur ,dmth mospërshtatja e kryefjalës me kallëzuesin është gabimi drejtshkrimor në shkrimin e këtij lajmi.Sipas normës drejtshkrimore ky lajm duhej shkruar:

ZAEV BËN HAPIN E PARË DREJT MAQEDONISË QYTETARE!

Titulli i lajmit:Prezantohet plateforma e bashkeqeverisjes.Mendoni se te do funksionoje?

Media:Report Tv

Ky është një lajm që ka shumë gabime drejtshkrimore por jo vetëm.Le të fillojmë t’i analizojmë me radhë.

1.Është përdorur fjala “PREZANTOHET” që është një fjalë e huaj dhe jo fjala shqipe “PARAQITET “(për këtë çështje do të shkruaj në çështjen tjetër).

2.Nuk shkruhet “PLATEFORMA” por “PLATFORMA!”

3. Jo “SE  TE DO FUNKSIONOJE”, por “SE DO TË FUNKSIONOJË!”

 Gjithashtu në asnjë rast nuk janë vënë dy pikat e zanores –ë.

Ky blog është konceptuar si hapësirë për studentët që të shprehin mendimet, ndjesitë, si dhe rekomandimet e tyre për aspekte të ndryshme që lidhen me edukimin mediatik dhe shoqërinë ku ata jetojnë. Ky blog është mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në kuadër të Projektit “Zhvillimi i Edukimit për Median dhe Informacionin në Universitetet Shqiptare”. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura në këtë blog janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

Previous post
Next post

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Postimet e fundit

  • Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor
  • Roli i medias si mjet mbështetës në procesin e të nxënit dhe mësimdhënies
  • Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në mësimdhënie
  • Edukimi për median dhe informimin – nga projekt në përparësi e politikës arsimore
  • Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

Kategoritë

  • Blogu AkadEMI
  • Botime
  • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
  • Edukimi bibiotekar
  • Edukimi për botën dixhitale
  • Edukimi për informacionin
  • Edukimi për lajmet
  • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • Edukimi për përdorimin e internetit
  • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
  • EMI baze
  • EMI Multimedia
  • EMI Teknologji
  • Info
  • Libra & Artikuj
  • Mjete & Burime EMI
  • Projekte
  • Rajoni
  • Siguria fillon nga njohuria
  • Studentët për edukimin mediatik
  • Thirrje
  • Udhëzues & Manuale
  • UNESCO
  • Video
Të Fundit
Edukimi për informacionin

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025
Postime të ngjashme
Edukimi për informacionin UNESCO

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025 6 min read
Kjo platformë është prodhuar në kuadër të projektit të UNESCO-s të financuar nga BE: "Krijimi i Besimit në Media në Evropën Juglindore dhe Turqi, Faza II."
Copyright 2026. All Right Reserved