Thursday April 2, 2026
Kontakt
EMI-MIL EMI-MIL
  • Home
  • Rreth Nesh
    • Projekte
    • UNESCO
  • Mjete & Burime EMI
    • Botime
    • Libra & Artikuj
    • Udhëzues & Manuale
    • Video
    • Kurse Online
    • Blogu AkadEMI
    • Studentët për edukimin mediatik
  • EMI baze
    • Edukimi bibiotekar
    • Edukimi për lajmet
    • Edukimi për informacionin
    • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • EMI Teknologji
    • Edukimi për botën dixhitale
    • Edukimi për përdorimin e internetit
    • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
    • Siguria fillon nga njohuria
  • EMI Multimedia
    • Edukim për botën e lojrave
    • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
    • Edukimi për fushën e filmografisë
  1. Home
  2. Studentët për edukimin mediatik
  3. “NDIKIMI I FAKE NEWS NE ASPEKTIN PSIKO-SOCIAL”
 “NDIKIMI I FAKE NEWS NE ASPEKTIN PSIKO-SOCIAL”
Studentët për edukimin mediatik

“NDIKIMI I FAKE NEWS NE ASPEKTIN PSIKO-SOCIAL”

December 22, 2022
  • 0
    Facebook

Alba Grabova

Media ka fuqinë të ndikojë në besimet , qëndrimet dhe sjelljet individuale . Mund të themi me bindje të plotë se sipas hulumtimeve të mëparshme media ndikon përmes dy efekteve : efektit individual ose të drejtpërdrejtë (privat) ose efektit social ose indirekt (publik) .  Në efektin individual , informacioni mediatik për normat e reja mund t’i bindë individët t’i pranojnë ato . Në kohët moderne mediat sociale janë bërë “trend” , por me vete kanë marrë edhe fake news . Fake news është bërë mjet i pajustifikueshëm tashmë. Në krahun tjetër kemi efektin social ku informacioni krijon njohuri të përbashkëta për një normë dhe rrit koordinimin shoqëror pasi për individët është më lehtë që informacionin ta besojnë nëse të tjerët e kanë pranuar gjithashtu atë. Siç edhe mund të marrim rastin kur diçka të re e provojmë vetëm kur kemi sigurinë dhe aprovimin nga njerëz të afërt në përditshmërinë tonë .

Shumë njerëz në ditët e sotme ankohen se media është e njëanshme dhe se është e vështirë të gjesh burime neutrale informacioni . Përveç kësaj kemi raste kur keqinformimi për tema të ndryshme vazhdon të jetë i shfrenuar në mediat sociale . Kjo klimë mosbesimi dhe keqinformimi mund të çojë në probleme vërtet serioze . Disa thonë se cikli i lajmeve 24-orëshe po bëhet një vend ku shumë informacione, të ofruara të gjitha përnjëherë , krijon konfuzion për publikun që të zgjedhë një kuptim të saktë të lajmit . Fake news mund të vijnë nga çdo numër burimesh dhe ndahen nëpër platforma të ndryshme. Një nga shenjat dalluese të lajmeve të rreme është se përmbajtja duket sikur është prodhuar nga media të besueshme. Rrjedhimisht kjo gjë sjell konfuzion për konsumatorët e lajmeve të përcaktojnë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo.

Zinxhiri medatik është një element tjetër i cili dëmton të gjithë mediat e tjera nga një media që përcolli lajmin e parë të fake news . Një tjetër element ndikues në realitetin e medias sonë është edhe politika. Politika shpesh herë e ka përdorur median për të manipuluar shumë  situata të ndryshme politike , por dhe kjo në thelb nuk është gazetari , por vetëm propagandë politike .

Në aspektin psikologjik lajmi në vetvete ka një rëndesë emocionale e cila mund të shkaktojë disa elemente siç janë reagimi , frika , nxitja , elemente të cilat mund të çojnë në një zinxhir pasojash të pashmangshme në aspektin psikologjik tek çdo individ. Dita ditës ndjeshmëria ndaj faktorëve mediatikë rritet me hapa të shpejta në jetesën tonë të përditshme duke na ndikuar vazhdimisht në mënyra të ndryshme psiko-sociale. Interneti  sot ka mundësuar një realitet të ri të publikimit të informacionit dhe për këtë arsye e kemi shumë të vështirë të njohim realitetin mediatik dhe duke marrë shkas nga ky realitet duhet të jeni shumë të kujdeshëm. Lajmet duhet t’i marim nga burime të besueshme , gazetarë dhe media , të cilave u kërkohet të ndjekin kodet e rrepta të etikës , por mbingarkesa e informacionit dhe mungesa e përgjithshme e të kuptuarit se si funksionon interneti nga njerëzit ka kontribuar gjithashtu në një rritje të lajmeve të rreme ose historive të mashtrimeve . Nevoja për këshillim , sensibilizim që asnjë nga ne mos të përdorim fake news, por ta përdorim median si një mjet që ndihmon qytetarët për informim të duhur. Në fakt, ky është edhe misioni i gazetarisë, që t’i tregojë qytetarëve të vërtetën dhe vetëm të vërtetën.

Dua të bëj një thirrje për mediat që të jenë sa më transparente dhe të kujdesen që të kenë përmbajtje që synojnë edukim dhe fakte më shumë se sa interpretim dhe keqinformim . Gazetaria është të përhapësh atë qe dikush nuk do që të dihet . Pjesa tjetër është propagandë . Me këtë shprehje të famshme të George Orwell , e mbyll shkrimin tim.

Ky blog është konceptuar si hapësirë për studentët që të shprehin mendimet, ndjesitë, si dhe rekomandimet e tyre për aspekte të ndryshme që lidhen me edukimin mediatik dhe shoqërinë ku ata jetojnë. Ky blog është mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në kuadër të Projektit “Zhvillimi i Edukimit për Median dhe Informacionin në Universitetet Shqiptare”. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura në këtë blog janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

Previous post
Next post

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Postimet e fundit

  • Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor
  • Roli i medias si mjet mbështetës në procesin e të nxënit dhe mësimdhënies
  • Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në mësimdhënie
  • Edukimi për median dhe informimin – nga projekt në përparësi e politikës arsimore
  • Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

Kategoritë

  • Blogu AkadEMI
  • Botime
  • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
  • Edukimi bibiotekar
  • Edukimi për botën dixhitale
  • Edukimi për informacionin
  • Edukimi për lajmet
  • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • Edukimi për përdorimin e internetit
  • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
  • EMI baze
  • EMI Multimedia
  • EMI Teknologji
  • Info
  • Libra & Artikuj
  • Mjete & Burime EMI
  • Projekte
  • Rajoni
  • Siguria fillon nga njohuria
  • Studentët për edukimin mediatik
  • Thirrje
  • Udhëzues & Manuale
  • UNESCO
  • Video
Të Fundit
Edukimi për informacionin

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025
Postime të ngjashme
Edukimi për informacionin UNESCO

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025 6 min read
Kjo platformë është prodhuar në kuadër të projektit të UNESCO-s të financuar nga BE: "Krijimi i Besimit në Media në Evropën Juglindore dhe Turqi, Faza II."
Copyright 2026. All Right Reserved