Friday September 19, 2025
Kontakt
EMI-MIL EMI-MIL
  • Home
  • Rreth Nesh
    • Projekte
    • UNESCO
  • Mjete & Burime EMI
    • Botime
    • Libra & Artikuj
    • Udhëzues & Manuale
    • Video
    • Kurse Online
    • Blogu AkadEMI
    • Studentët për edukimin mediatik
  • EMI baze
    • Edukimi bibiotekar
    • Edukimi për lajmet
    • Edukimi për informacionin
    • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • EMI Teknologji
    • Edukimi për botën dixhitale
    • Edukimi për përdorimin e internetit
    • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
    • Siguria fillon nga njohuria
  • EMI Multimedia
    • Edukim për botën e lojrave
    • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
    • Edukimi për fushën e filmografisë
  1. Home
  2. Studentët për edukimin mediatik
  3. Mendimi Kritik për Median dhe Informacionin
 Mendimi Kritik për Median dhe Informacionin
Studentët për edukimin mediatik

Mendimi Kritik për Median dhe Informacionin

December 24, 2024
  • 0
    Facebook

Kevin Ciko

Media është mjeti më i mirë për të tërhequr vëmendjen e audiencës dhe për të ofruar burime informacioni. Ajo është e prirur drejt aktualitetit dhe nuk mund të merret me ngjarje të mëparshme, duke i paraqitur ato si ngjarje të freskëta në sytë e publikut. Kryesore është vlerësimi i lajmit nga publiku i gjerë, i cili vlerëson origjinalitetin dhe besueshmërinë e një lajmi, duke u bazuar në sa të vërteta janë fakte dhe prova të qëndrueshme.

Mendimi kritik është një element tepër i rëndësishëm në lidhje me median dhe informacionin, duke mundësuar vlerësimin dhe kritikën e lajmeve të rreme. Para se të klikojmë mbi një lajm, duhet të jemi të vetëdijshëm se nga vjen ky lajm, kush e publikon dhe në çfarë informacioni bazohet. Aftësia për të menduar kritikisht është personale dhe ndihmon që të mos biem pre e dezinformimit, duke u shndërruar në një mjet për ta luftuar atë.

Shumë qendra të pushtetit politik përpiqen çdo ditë të shesin “të vërtetat” e tyre, dhe mendimi kritik ndihmon për të bllokuar mundësinë e manipulimeve dhe gjykimeve të gabuara. Në këtë rast, është e nevojshme të njohim vlerësimin e argumenteve, për të gjetur gabimet në gjykim dhe për të konfirmuar ide të ndryshme. Duke zhvilluar mendimin kritik, arrijmë të kuptojmë nëse një lajm është i saktë apo jo.

Një rast i shpeshtë i shfaqur në media ka qenë pandemia e COVID-19, e cila ilustron qartë shpërndarjen e informacionit nga publiku nëpër media. Tejkalimi i situatës së pandemisë dhe lajmet e vazhdueshme për rastet e virusit gërryen besueshmërinë e lajmeve, duke arritur në nivele të paimagjinueshme. Në këto rrethana, ishte e vështirë verifikimi i çdo lajmi, pasi të gjithë ishin të izoluar dhe informacioni vinte kryesisht nga mediat dhe kanalet televizive. Këto kanale shpesh kanë si qëllim kryesor shumëfishimin e të ardhurave, e më pas transmetimin e informacionit.

Edhe në këtë rast, është e rëndësishme që mendimi kritik të jetë aktiv për të parandaluar manipulimet dhe lajmet jo të vërteta, duke u bazuar në vëmendjen e publikut. Krahasimi i informacionit të paraqitur në një media me burime të tjera ndihmon në zbulimin e fakteve të bazuara. Shpesh media përdorin një gjuhë emocionale për të shtuar ndikimin e lajmit, duke e bërë atë të duket më urgjent dhe dramatik. Vlerësimi i gjuhës së përdorur mund të zbulojë synimet dhe tonin që ndikojnë në perceptimin publik. Disa burime mediatike mund të kenë tendencë për të promovuar paragjykime ndaj grupeve të caktuara.

Prandaj, është e rëndësishme të analizojmë mënyrat se si përshkruhen tema të ndjeshme dhe të identifikojmë paragjykimet potenciale. Kështu, përdorimi i mendimit kritik na ndihmon të bëhemi konsumatorë të përgjegjshëm të informacionit, duke përmirësuar të kuptuarit dhe rezistencën ndaj dezinformimit dhe propagandës. Përdorimi i duhur i informacionit të ofruar nga media dhe ofrues të tjerë të informacionit varet nga aftësia e njerëzve për të kuptuar nevojat e tyre për informacion, si dhe për të vlerësuar cilësinë e informacionit që zotërojnë.

Duke u bazuar sërish në mendimin kritik, është e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm për lajmin që na jepet, mënyrën se si na ofrohet dhe si ndikon ky informacion në marrjen e vendimeve ose në personalitetin tonë. Mendimet kritike janë gjithmonë një domosdoshmëri dhe një parandalim i keqinformimit, duke parandaluar raste të interpretimeve të gabuara nga gazetarë të ndryshëm apo nga media të tjera.

Burimet e gazetarisë dhe të medias janë të rëndësishme në çdo shoqëri. Pa median dhe lajmet, mundësitë për të parë botën do të ishin shumë më të kufizuara. Është thelbësore që gazetarët dhe media të respektojnë burimet e informacionit, të njohin vlefshmërinë e tyre, për t’i dhënë mundësi njerëzve të gjykojnë rëndësinë e informacionit.

Mendimi kritik gjithashtu përfshin aftësinë për të njohur dhe sfiduar mendimet apo paragjykimet tona personale, duke u bërë më objektivë ndaj asaj që lexojmë apo dëgjojmë. Ai na ndihmon të mos bëhemi viktima të keqinformimit dhe të bëhemi konsumatorë më të zgjuar të informacionit, duke kontribuar në një shoqëri më të informuar dhe më rezistente ndaj dezinformimit.

Ky blog është konceptuar si hapësirë për studentët që të shprehin mendimet, ndjesitë, si dhe rekomandimet e tyre për aspekte të ndryshme që lidhen me edukimin mediatik dhe shoqërinë ku ata jetojnë. Ky blog është mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në kuadër të Projektit “Edukimi për Median dhe Informacionin në Universitetet Shqiptare: Nga pilotimi në zbatim”. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura në këtë blog janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

Previous post
Next post

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Postimet e fundit

  • Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor
  • Roli i medias si mjet mbështetës në procesin e të nxënit dhe mësimdhënies
  • Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në mësimdhënie
  • Edukimi për median dhe informimin – nga projekt në përparësi e politikës arsimore
  • Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

Kategoritë

  • Blogu AkadEMI
  • Botime
  • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
  • Edukimi bibiotekar
  • Edukimi për botën dixhitale
  • Edukimi për informacionin
  • Edukimi për lajmet
  • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • Edukimi për përdorimin e internetit
  • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
  • EMI baze
  • EMI Multimedia
  • EMI Teknologji
  • Info
  • Libra & Artikuj
  • Mjete & Burime EMI
  • Projekte
  • Rajoni
  • Siguria fillon nga njohuria
  • Studentët për edukimin mediatik
  • Thirrje
  • Udhëzues & Manuale
  • UNESCO
  • Video
Të Fundit
Edukimi për informacionin

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025
Postime të ngjashme
Edukimi për informacionin UNESCO

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025 6 min read
Kjo platformë është prodhuar në kuadër të projektit të UNESCO-s të financuar nga BE: "Krijimi i Besimit në Media në Evropën Juglindore dhe Turqi, Faza II."
Copyright 2025. All Right Reserved