Friday September 19, 2025
Kontakt
EMI-MIL EMI-MIL
  • Home
  • Rreth Nesh
    • Projekte
    • UNESCO
  • Mjete & Burime EMI
    • Botime
    • Libra & Artikuj
    • Udhëzues & Manuale
    • Video
    • Kurse Online
    • Blogu AkadEMI
    • Studentët për edukimin mediatik
  • EMI baze
    • Edukimi bibiotekar
    • Edukimi për lajmet
    • Edukimi për informacionin
    • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • EMI Teknologji
    • Edukimi për botën dixhitale
    • Edukimi për përdorimin e internetit
    • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
    • Siguria fillon nga njohuria
  • EMI Multimedia
    • Edukim për botën e lojrave
    • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
    • Edukimi për fushën e filmografisë
  1. Home
  2. Studentët për edukimin mediatik
  3. Mendimi kritik për median dhe informacionin
 Mendimi kritik për median dhe informacionin
Studentët për edukimin mediatik

Mendimi kritik për median dhe informacionin

December 26, 2024
  • 0
    Facebook

Rozana Prençi

Gjendemi shumë orë në ditë përpara ekranit, qoftë ai i një celulari, laptopi apo nje tableti, por më e rëndësishmja në këte situatë është rreziku qe nga vjen pikërisht nga këto. Duket e pabesueshme kur dëgjojmë se çfarë ndikimi të paimagjinueshëm kanë ato tek qenia njerëzore, por është e sigurt qe rreziku është me i madh nga çfarë secili nga ne mund te përceptojë.

Secili nga ne e nis ditën duke shfletuar pafund faqe ne internet, duke lexuar një seri te panumërta informacioni, duke u informuar rreth shume ngjarjeve, ku te gjitha këto lejnë një shenjë në memorien tonë. Te ndodhur në këtë situatë shumë pak ndalojnë në një moment dhe mendojnë rreth asaj që kanë përvetësuar nga mediat.

E si mund të besojmë se gjithçka qe lexojmë në faqet e shfletura është e vërtetë kur artikujt e publikuar janë te përberë nga jo më shumë se dhjetë fjali dhe në shkrim ne pjesën më te madhe ka hapsirë te madhe për konfuzim dhe dyshim pasi janë të pashoqëruar me fakte, lajme të mjegullta te publikuara për të kapur ritmin, artikuj pa patur një burim konkret dhe nje sëri identitetesh qe gjenden në artikuj pa ditur as ata vetë si përfunduan aty.

Të jesh një individ i cili po lexon emrin tënd të përfshirë në një artikull të rremë apo të papërpunuar mirë është realisht shqetësuese, denigruese dhe me pasoja, në veçanti ai i prishjes së imazhit në publik. Po në ketë katrahurë mediatike jo vetëm këta individë janë viktima e vetme, secili nga ne është një pre e mediave.

Duke mos mohuar aspak rendësinë që kanë mediat ne jetën tonë, dua të them se jemi jashtëzakonisht shumë të ekspozuar nga informacion jo i vërtetë, i manipuluar dhe i favorizuar. E gjitha kjo shërben në një bindje të gabuar të popullatës, gjendje paniku apo vendime ne jetën e tyre. Nëse vazhdimisht në çdo media të rrjetit mediatik shqiptare do përballesh me kronikë të zezë, është mëse normalë që te ndikohesh, të brengosesh, ta shikosh me një sy tjetër të ardhmen në vendin tënd. Por sigurisht qe ndodhin edhe gjëra te bukura, të rinjë artistë, sportis dhe plot njerëz të tjerë që bëjnë gjëra shumë të bukura, por nuk reklamohen pasi ata nuk premtojnë shume klikime, duke e bërë haptazi të qartë se ne gazetari behet tregti.

Është e dukshme që në vendin tonë prodhohet shumë informacion, i cili na paraqitet në kohë te shpejtë, por aspak cilësor, i përpunuar, i detajuar, i vërtetuar, duke bërë akoma më të plotë bindjen se gazetaria në Shqipëri nuk është e një standarti të lartë, mungon profesionalizmi dhe në pjesën më të madhe kemi të bëjmë me thashetheme mediatike sesa me një shkrim mediatik. Sado i lirë të jetë profesioni i gazetarit ajo që duhet të bëjnë në çdo rast është ruatja e parimeve të verifikimit,paanësisë dhe pavarësinë e fakteve nga opinionet.

Edukimi mediatik ndikohet nga shumë faktorë si mosha e individit, vendbanimi i tij, formim i individit, jo secili është i aftë te bëj diferencimin e mediave dhe pikërisht është kjo palë që shfrytëzohet në maksimum, ndikohet dhe mpihet mediatikisht.

Neve si audiencë nga mbetet si detyrë të zgjedhim me kujdes spektrin e mediave ku informohemi, duhet të behemi më te vetdijshëm për burimin e informimit, mënyrën si na sërviret, në çfarë forme dhe në çfarë konteksti. Vetëm kështu do jemi më të mbrojtur nga informacione keqdashëse që tentojnë të krijojnë iluzione të gabuara rreth vendit ku jetojmë. Përgjegjësia jonë për të zgjedhur mediat që punojnë me profesionalizem, i favorizon ato duke u ngritur më lartë, duke patur audiencë dhe motiv për të punuar pastër. Vetëm kështu arrijmë sadopak të modifikojmë tregun, duke e drejtuar atë drejtë një gazetarie me standarte të larta.

Por, pavarësisht formës së medias që përdor shoqëria shqiptare, çdo informacion që publikohet nga media duhet të jetë i kontrolluar, i përpunuar apo i transmetuar me profesionalizëm dhe përgjegjësi të lartë, për ti përçuar, realitet, pozitivitet, vlera dhe shpresë për një të ardhme më të mirë, shoqërisë sonë shqiptare. Kjo përgjegjësi ju dedikohet autoriteteve përkatëse për kontrollin e mediave, duke shpresuar që as ato të mos të jenë të blera.

Ky blog është konceptuar si hapësirë për studentët që të shprehin mendimet, ndjesitë, si dhe rekomandimet e tyre për aspekte të ndryshme që lidhen me edukimin mediatik dhe shoqërinë ku ata jetojnë. Ky blog është mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në kuadër të Projektit “Edukimi për Median dhe Informacionin në Universitetet Shqiptare: Nga pilotimi në zbatim”. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura në këtë blog janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

Previous post
Next post

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Postimet e fundit

  • Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor
  • Roli i medias si mjet mbështetës në procesin e të nxënit dhe mësimdhënies
  • Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në mësimdhënie
  • Edukimi për median dhe informimin – nga projekt në përparësi e politikës arsimore
  • Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

Kategoritë

  • Blogu AkadEMI
  • Botime
  • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
  • Edukimi bibiotekar
  • Edukimi për botën dixhitale
  • Edukimi për informacionin
  • Edukimi për lajmet
  • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • Edukimi për përdorimin e internetit
  • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
  • EMI baze
  • EMI Multimedia
  • EMI Teknologji
  • Info
  • Libra & Artikuj
  • Mjete & Burime EMI
  • Projekte
  • Rajoni
  • Siguria fillon nga njohuria
  • Studentët për edukimin mediatik
  • Thirrje
  • Udhëzues & Manuale
  • UNESCO
  • Video
Të Fundit
Edukimi për informacionin

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025
Postime të ngjashme
Edukimi për informacionin UNESCO

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025 6 min read
Kjo platformë është prodhuar në kuadër të projektit të UNESCO-s të financuar nga BE: "Krijimi i Besimit në Media në Evropën Juglindore dhe Turqi, Faza II."
Copyright 2025. All Right Reserved