Friday May 1, 2026
Kontakt
EMI-MIL EMI-MIL
  • Home
  • Rreth Nesh
    • Projekte
    • UNESCO
  • Mjete & Burime EMI
    • Botime
    • Libra & Artikuj
    • Udhëzues & Manuale
    • Video
    • Kurse Online
    • Blogu AkadEMI
    • Studentët për edukimin mediatik
  • EMI baze
    • Edukimi bibiotekar
    • Edukimi për lajmet
    • Edukimi për informacionin
    • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • EMI Teknologji
    • Edukimi për botën dixhitale
    • Edukimi për përdorimin e internetit
    • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
    • Siguria fillon nga njohuria
  • EMI Multimedia
    • Edukim për botën e lojrave
    • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
    • Edukimi për fushën e filmografisë
  1. Home
  2. Studentët për edukimin mediatik
  3. Media literacy?!  Për çfarë na shërben?
 Media literacy?!  Për çfarë na shërben?
Studentët për edukimin mediatik

Media literacy?!  Për çfarë na shërben?

November 7, 2022
  • 0
    Facebook

Rena Korra 

Kur dëgjojmë fjalët ‘edukim mediatik’ apo ‘media literacy’, impakti i parë që na vjen, lidhet me gazetarinë dhe komunikimin. Pra, sipas këtij mendimi të menjëhershëm ne themi që vetëm gazetarët, studentët e gazetarisë apo punonjësit e medias duhet të kenë njohuri per të. Por, në fakt ne krijojmë këtë mendësi për shkak se nuk dimë apo më saktë nuk duam të dimë të paktën përkufizimin që këto fjalë mbartin dhe për çfarë na vlen të kërkojmë më tepër informacion rreth kësaj teme. Kështu, lindin pyetjet e para si: ‘Çfarë do të thotë edukim mediatik?’ dhe ‘Pse është e rëndësishme që ne si individë, qytetarë dhe pjesë e një komuniteti të kemi disa njohuri bazë rreth kësaj teme?’ Por, nga ana tjetër e medaljes ekzistojnë pyetje të tjera, që lidhen me mosbesimin e shumë njerëzve për të qenë te interesuar për këtë çështje, si psh: ‘Po unë studioj për financë kontabilitet, ç’lidhje ka dega ime e studimit me këtë temë?!’ apo ‘Nuk kemi kohë të merremi e të mësojmë për këto gjëra, sidomos kur s’kemi interes, pse duhet ta bëjmë? ose ‘Unë jam pensionist, nuk marr vesh nga këto gjëra, për çfarë do të më hyjnë në punë? Këta njerëz që mund të jenë gjimnazistë, studentë të degëve të ndryshme, punëtorë, nëpunës, pensionistë dhe që bëjnë këto pyetje në thelb mosbesuese, së pari janë qenie humane, qytetarë të thjeshtë që kanë nevojë për informim, se çfarë po ndodh në jetën e përditshme, çfarë ndryshimesh dhe përditësimesh i ndodhin shoqërisë ku ata jetojnë, politikave që prekin jetët e këtyre njerëzve. Për këtë arsye ata dëshirojnë të jenë te informuar në çdo kohë dhe përdorin mjete nga më të ndryshmet si median televizive, rrjetet sociale, apo forma më të hershme, si shtypin apo radion. Normalisht, me avancimin e teknologjisë dy te parët jane gjerësisht të përdorur që nga fëmijët e deri te të moshuarit.

Dhe së pari, edukimi mediatik u vjen në ndihmë individëve të kuptojnë se jo çdo gjë që lexojnë apo dëgjojnë nëpër media duhet besuar apo shpërndarë me të tjerët. Së dyti, u mëson se përveç informimit ekziston çinformimi, dezinformimi dhe keqinformimi, që do të thotë që për arsye të ndryshme, qoftë politike, dashakeqëse, apo biznesi, shumë burime mediatike krijojnë lajme me përmbajtje çorientuese (çinformim), lajme me kontekst të rremë, të mbushur me material mashtrues e manipulim (dezinformim) apo lajme me përmbajtje ngacmimi e gjuhë urrejtje (keqinformim). Së treti, shumë shembuj të termave të mësipërm që jepen e shpjegohen nga edukimi mediatik prekin jetën tonë të përditshme, si psh me rastin e pandemisë apo vaksinave, ku çfarëdolloj portali mediatik do të jepte informacione nga më të ndryshmet për prejardhjen e virusit, si duhet të mbroheshim nga prekja e virusit, shifra dhe pamje nga më të habitshmet për sa i përkiste viktimave  dhe të prekurve nga virusi, etj. Pas daljes së vaksinës, mediat përsëri jepnin “informacionin” e tyre në bërjen ose mosbërjen e vaksinës, ku organizmat shëndetësorë dhe shtetërorë organizonin fushata sensibilizuese që konsideronin vaksinën si mjetin kryesor në mbrojtjen nga virusi dhe nga ana tjetër shfaqeshin persona apo lajme që mbështesnin teoritë konspirative rreth impaktit negativ që vaksina do të kishte në organizmin e njeriut. Kështu, dashur apo pa dashur njerëzit u ndanë në grupe, ku disa mbronin vaksinimin, disa të tjerë nuk pranuan ta bëjnë atë dhe të tjerë u detyruan të vaksinohen për shkak të vendit të punës. Gjithashtu, ia vlen të përmendet se rasti i pandemisë është vetëm një nga miliona tema, që preken, sajohen e prodhohen nga njerëz që kanë qëllime dashakeqe apo denigruese të shumë figurave e temave të ndryshme.

Me fjalë të tjera, edukimi mediatik është një proces apo praktikë edukative, e cila rreket drejt lejimit të pjesëmarrjes krijuese dhe kritike të pjesëtarëve të një shoqërie me përdorimin e medias tradicionale dhe teknologjike  në këndvshtrimin e zhvillimit dhe clirimit të individit dhe të shoqërisë, po kështu dhe të demokratizimit të komunikimit. Po si ta kuptojmë këtë përkufizim? Filimisht duhet të kuptojmë se jetojmë në demokraci, që do të thotë se media është pushteti i katërt, që vjen pas tre pushteteve themelore të filozofit Monteskjë dhe ka të drejtë të prodhojë e shpërndajë lajme të ndryshme pa u ndikuar nga një propagandë e udhëhequr nga një forcë, qoftë kjo politike ose jo (që përbën pjesëmarrjen krijuese) dhe të nxisë pjesëtarët e tjerë të shoqërise të mbajnë qëndrimet e tyre kundrejt këtyre lajmeve (që përbën pjesëmarrjen kritike). Gjithashtu, liritë që shoqëria demokratike u ka dhënë njerëzve të ndryshëm që fshihen pas medias, që mund të jenë ose jo gazetarë të mirëfilltë, shfrytëzohen nga shumë prej këtyre të fundit, për të krijuar apo shpërndarë lajme të rreme, me qëllim çinformimin, dezinformimin apo keqinformimin e qytetarëve, për arsyet që janë përmendur më sipër. Ndaj, edukimi mediatik synon të mprehë jo vetëm inteligjencën kritike, por edhe autonominë kritike, që do të thotë që individët fillojnë e ushtrohen që të mendojnë në mënyrë të pavarur dhe në mënyrë kritike dhe ta përdorin  atë në situata të ndryshme të përditshmërisë dhe në ndeshjen me lajme apo informacione të ndryshme. Ndërkohë që pjesa dërrmuese e popullsisë nuk denjojnë as të pyesin se kush qëndron prapa këtyre lajmeve, sa të besueshme janë shifrat e pamjet e shfaqura, a janë këta persona ekspertë të asaj fushe për të cilën prodhojnë lajmin? Këto e shumë pyetje të tjera na lindin vetëm pasi arrijmë ta kuptojmë se sa i rëndësishëm është zhvillimi i mendimit kritik te ne për t’u mos çinformuar apo për të kuptuar qëllimet e prodhimit dhe shfaqjes së artikujve të ndryshëm që na serviren kurdo ne kemi akses në televizion apo rrjete sociale. Pra, për ta bërë këtë na ndihmon edukimi mediatik, i cili ne Evropë konsiderohet si një dimension i të mësuarit që shkon e rrok zotërimin e aftësive analitike si dhe aftësitë individuale për të shprehur mendimet dhe opinionet vetjake dhe me shumë mundësi duke përdorur terma estetikë dhe teknikë.

 Një tjetër dukuri që ia vlen të ceket është se mosinteresimi i kësaj pjese të madhe të shoqërisë në kuptimin, analizimin dhe formimin e një opinioni vetjak, për një sërë temash që preken nga media, përsëri mund të shpjegohet nga edukimi mediatik, pasi ndër elementët kyç të përfshirë në modelet e edukimit mediatik janë kultura, shoqërizimi dhe historia e medias. Kjo na lë të kuptojmë se shtete të ndryshme kanë zhvillim të ndryshëm kulturor e shoqëror, që domethënë që secili nga këto shtete ka nevojë për një qasje të ndryshme ndaj edukimit mediatik. Për shembull marrim shtetin tonë, Shqipërinë, që vazhdon të jetë në një peiudhë post-totalitare. Pra, po të krahasojmë periudhën e komunizmit me kohën e sotme, kemi dy pole të ndryshme, ku para viteve 90’ media ishte e censuruar dhe i shërbente sistemit të atëhershëm,  gjithashtu dhe shoqëria civile ishte e detyruar te mos kishte apo më saktë të mos shprehte asnjë mendim kritik ndaj saj, por thjesht t’i pranonte ato si të vërteta. Ndërsa sot, edhe pse media e ka fituar lirinë e saj, madje është duke i kaluar ato liri në shumë raste duke krijuar edhe shpifje, nga ana tjetër pjesa më e madhe e shoqërisë vazhdon të mos i kushtojë vëmendje mendimit kritik dhe pasjes së një qëndrimi aktiv ndaj këtyre informacioneve.

Pra, domosdoshmëria e njohurive rreth edukimit mediatik nuk u nevojitet vetëm një pjese të caktuar të shoqërise, por u vlen të gjithëve, duke filluar nga fëmijët e deri te mosha e tretë, në mënyrë që të mos biem pre e mashtrimeve, dezinformimit, keqinformimit apo çfarëdo që media e kohëve moderne e servir për të mirëqenë. Është koha e duhur që organizma shtetërorë, ndërshtetërorë dhe jo vetëm, por edhe persona që tashmë posedojnë njohuri bazë rreth edukimit mediatik të ingranohen për të organizuar fushata apo trajnime të ndryshme si pjesë e veprimtarive në kohën e lirë, në sensibilizimin e rritjen e mendimit kritik të grupmosha të ndryshme, për të përzgjedhur lajmet dhe informacionet e pafundme që qarkullojnë nëpër media. Një tjetër mënyrë për ta bërë edukimin mediatik më të prekshëm e më të kuptueshëm është përfshirja e tij në kurrikulën shkollore, si kurs i pavarur ose i përzgjedhur apo që mund të studiohet brenda programeve mësimore ekzistuese, si psh pjesë e gjuhës shqipe. Për më tepër, krahas mendimit kritik, edukimi mediatik do t’u shërbejë qytetarëve për të mësuar risitë në menyrat se si mund të mbrohen dhe të mbrojnë të tjerët nga lajmet e rreme. Si psh. përdorimin e programeve si Crowdtangle apo Buzzsumo, në analizimin e lajmeve, se nga vijnë, kush i ka shkruar apo prodhuar  apo se si teknologjia mund të përdoret për të imituar një person publik, e cila bën pjesë në deep fake, pra në mashtrimin e thellë, etj. Ne fund të fundit, një shoqëri që di të mirëinformohet është një shoqëri më e ndërgjegjshme dhe më e përgjegjshme, pasi di si të mbrohet e te kuptojë qëllimet reale të një individi, komuniteti, organizate e më gjerë, një shoqëri që kupton e vepron në politika të ndryshme.

Ky blog është konceptuar si hapësirë për studentët që të shprehin mendimet, ndjesitë, si dhe rekomandimet e tyre për aspekte të ndryshme që lidhen me edukimin mediatik dhe shoqërinë ku ata jetojnë. Ky blog është mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në kuadër të Projektit “Zhvillimi i Edukimit për Median dhe Informacionin në Universitetet Shqiptare”. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura në këtë blog janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

Previous post
Next post

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Postimet e fundit

  • Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor
  • Roli i medias si mjet mbështetës në procesin e të nxënit dhe mësimdhënies
  • Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në mësimdhënie
  • Edukimi për median dhe informimin – nga projekt në përparësi e politikës arsimore
  • Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

Kategoritë

  • Blogu AkadEMI
  • Botime
  • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
  • Edukimi bibiotekar
  • Edukimi për botën dixhitale
  • Edukimi për informacionin
  • Edukimi për lajmet
  • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • Edukimi për përdorimin e internetit
  • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
  • EMI baze
  • EMI Multimedia
  • EMI Teknologji
  • Info
  • Libra & Artikuj
  • Mjete & Burime EMI
  • Projekte
  • Rajoni
  • Siguria fillon nga njohuria
  • Studentët për edukimin mediatik
  • Thirrje
  • Udhëzues & Manuale
  • UNESCO
  • Video
Të Fundit
Edukimi për informacionin

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025
Postime të ngjashme
Edukimi për informacionin UNESCO

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025 6 min read
Kjo platformë është prodhuar në kuadër të projektit të UNESCO-s të financuar nga BE: "Krijimi i Besimit në Media në Evropën Juglindore dhe Turqi, Faza II."
Copyright 2026. All Right Reserved