Integrimi i edukimit për median dhe informimin në procesin e të mësuarit
Më 22 dhe 23 maj Instituti Shqiptar i Medias në bashkepunim me Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP) zhvilloi një seri trajnimesh me specialistët e kurrikulës me tema: “Integrimi i edukimit për median dhe informimin në procesin e të mësuarit” dhe “Përdorimi i IA në edukim, në këndvështrimin e të drejtave të njeriut, të demokracisë dhe të shtetit të së drejtës”. Të dy sesionet ishin rifreskim i ideve kryesore të trajnimit të organizuar më heret me drejtuesit kombëtarë të rrjeteve profesionale të mësuesve në arsimin bazë dhe të mesëm, në kuadrin e projektit disavjeçar të ISHM dhe ASCAP, me mbështetjen e UNESCOS dhe financimin e Bashkimit Europian.
Vlerë e shtuar e këtij trajnimi në fushën e inteligjencës artificiale ishte rëndësia e pajisjes së nxënësve dhe mësuesve me aftësitë dhe mekanizmat për të zbërthyer mënyrën si vepron inteligjenca artificiale dhe e krijimit tek ata të algoritmeve personalë të vendimmarrjes së mirinformuar, të trajtimit të çështjeve kundërshtuese, të zgjidhjes së konflikteve e të problemeve në përgjithësi etj. Në këtë mënyrë, procesi të mësuarit i shërben realisht pajisjes me kompetencat për jetën.
#MediaLiteracy#AILiteracy#MILcurricula#education











