Thursday April 2, 2026
Kontakt
EMI-MIL EMI-MIL
  • Home
  • Rreth Nesh
    • Projekte
    • UNESCO
  • Mjete & Burime EMI
    • Botime
    • Libra & Artikuj
    • Udhëzues & Manuale
    • Video
    • Kurse Online
    • Blogu AkadEMI
    • Studentët për edukimin mediatik
  • EMI baze
    • Edukimi bibiotekar
    • Edukimi për lajmet
    • Edukimi për informacionin
    • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • EMI Teknologji
    • Edukimi për botën dixhitale
    • Edukimi për përdorimin e internetit
    • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
    • Siguria fillon nga njohuria
  • EMI Multimedia
    • Edukim për botën e lojrave
    • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
    • Edukimi për fushën e filmografisë
  1. Home
  2. Studentët për edukimin mediatik
  3. Shumë informacion, pak besueshmëri, më shumë pyetje.
 Shumë informacion, pak besueshmëri, më shumë pyetje.
Studentët për edukimin mediatik

Shumë informacion, pak besueshmëri, më shumë pyetje.

December 15, 2022
  • 0
    Facebook

Markelian Hysa

Në kulmin e epokës së teknologjisë mjetet e informimit janë të pafundme. Përveç medias tradicionale, informacioni qarkullon furishëm në median sociale dhe atë online. Por sa i saktë dhe i besueshëm është informacioni që përcillet në këto media? A janë të dhënat e publikuara të verifikuara? A është publikimi i një lajmi apo informacioni kushti i vetëm për ta konsideruar të vërtetë? Sa i besueshëm është informacioni që përcjell media?

Këto janë pyetjet që gjithsecili prej nesh duhet t’i bëjë vetes para se të marrë të mirëqenë lajmin apo informacionin që merr në media.

Për të përcaktuar besueshmërinë e informacionit të përcjellë në media nuk është e lehtë, sidomos nëse nuk ke njohuri bazë mbi median dhe mënyrën sesi ajo funksionon. Në rastin e përcaktimit të besueshmërisë në median tradicionale pyetjet që duhet të bëjmë janë:

  1. Cili është burimi i informacionit?
  2. A është informacion i njëanshëm?
  3. A raporton lajmi të gjitha këndvështrimet e palëve të përfshira?

Arsyeja përse këto pyetje duhet të bëhen është për të kuptuar qëllimin që ka publikimi i atij informaconi, kujt i shërben dhe për çfarë, për të vendosur nëse duhet ta konsiderojmë apo jo.

Për ta kuptuar më mirë, le të marrim një shembull, si vijon:

Gjatë transmetimit të lajmeve është përcaktuar një hapësirë informative mbi një produkt mjekësor. Burimi i informacionit është kompania që e ka prodhuar. Informacioni përforcohet akoma më shumë në marrjen në intervistë të personave përdorues të produktit duke i bërë ata burim të dytë të informacionit. A duhet t’i besojmë? Së pari, kjo varet nga autoriteti i të intervisuarve. Ne nuk e dimë me siguri nëse ata e kanë përdorur apo jo produktin. Së dyti, nëse ata nuk janë profesionistë të fushës së mjekësisë është shumë e vështirë për t’i besuar por, nëse një mjek shfaqet për të shpjeguar rëndësinë dhe efektet e produktit, atëherë informacioni bëhet disi më i besueshëm, pasi burimi i fundit i informacionit është një profesionist i fushës, që ka njohuri shkencore mbi produktin. Në këtë rast informacioni ka për qëllim reklamimin e një produkti. Nëse reklamimi është i besueshëm, edhe produkti është i besueshëm. A është gjithnjë ky rasti? Jo.

Ka edhe raste të tjera kur informacioni mund të ketë qëllim propagandues, në këtë rast, ne duhet të kemi parasysh burimin e informacionit, gjithëanshmërinë e këndvështrimeve të palëve të prekura në një mënyrë a një tjetër, si edhe qëllimin që fshihet pas përmbajtjes së publikuar qoftë ajo në median tradicionale dhe në atë sociale.

Kodimi i informacioneve dhe mesazheve mediatike bazohet në njohuritë e fushave të tjera, si psikologjia dhe marketingu. Njohja më e mirë e natyrës së njeriut, ndikon në përsosjen e metodave për të hyrë në mendjen tonë, përmes masmedias. Daniel Kahneman, një psikolog që fitoi çmimin Nobel në shkencat ekonomike, prezantoi konceptin “EYSIATI” (Ajo që shihni është gjithçka që ekziston), që do të thotë se ne priremi të mos e kërkojmë atë që nuk e shohim. Ne më tepër mbështetemi në informacionin që është drejtëpërdrejt në dispozicion për ne, pa qenë plotësisht të vetëdijshëm për atë që nuk dimë.

Roli i gazetarit dhe medias është të japë informacion të përditshëm: të japë dëshmi të saktë nga sfera politike. Por realiteti objektiv shkon përtej këtij informacioni, ai përfshin përcjelljen e informacionit nga një shumëllojshmëri burimesh. Efekti i rrjetit të mediave sociale dhe portaleve ka zgjeruar burimet e informacionit dhe ka hequr gjithashtu një rol primar të gazetarëve si filtrues dhe shpërndarës të së vërtetës. Disa politikanë, opinionistë apo profesionistë të ndryshëm e kanë shftrytëzuar këtë mundësi për përfitimet e tyre.

Duke mos verifikuar burimet dhe faktet, ne biem pre e informacionit të gabuar, propagandës, keqinformimit dhe informimit të njëanshëm. Edhe pse nuk duket hapur, informacioni i gabuar ndikon në jetën tonë të përditshme duke na bërë të marrim vendime apo të mbajmë qëndrime të gabuara si për jetën personale, ashtu edhe për atë komunitare.

Në fakt, keqinformimi apo informimi i njëanshëm është përdorur historikisht për të hequr vëmendjen nga ngjarje të tjera më të mëdha apo më të rëndësishme. Pra, verifikimi i fakteve dhe bërja e pyetjeve është një element tepër i rëndësishëm në një shoqëri demokratike, ku liria e fjalës i lë rrugë shprehjes së mendimit të lirë, por edhe të shfrenuar.

Është në natyrën tonë njerëzore të konsumojmë lajme apo informacione të drejtpërdrejta pa pyetur për burimin apo besueshmërinë e tyre. Sikurse është edhe të qenit kuriozë. Prandaj, duhet ta përdorim këtë kuriozitet për të ngritur pyetjet e duhura, për të shqyrtuar faktet, për të dyshuar informacionin, si edhe për të vlerësuar cilësinë e tij para se të mbushim mendjen tonë me të dhe ta ndajmë me të tjerët.

Ky blog është konceptuar si hapësirë për studentët që të shprehin mendimet, ndjesitë, si dhe rekomandimet e tyre për aspekte të ndryshme që lidhen me edukimin mediatik dhe shoqërinë ku ata jetojnë. Ky blog është mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në kuadër të Projektit “Zhvillimi i Edukimit për Median dhe Informacionin në Universitetet Shqiptare”. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura në këtë blog janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

Previous post
Next post

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Postimet e fundit

  • Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor
  • Roli i medias si mjet mbështetës në procesin e të nxënit dhe mësimdhënies
  • Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në mësimdhënie
  • Edukimi për median dhe informimin – nga projekt në përparësi e politikës arsimore
  • Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

Kategoritë

  • Blogu AkadEMI
  • Botime
  • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
  • Edukimi bibiotekar
  • Edukimi për botën dixhitale
  • Edukimi për informacionin
  • Edukimi për lajmet
  • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • Edukimi për përdorimin e internetit
  • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
  • EMI baze
  • EMI Multimedia
  • EMI Teknologji
  • Info
  • Libra & Artikuj
  • Mjete & Burime EMI
  • Projekte
  • Rajoni
  • Siguria fillon nga njohuria
  • Studentët për edukimin mediatik
  • Thirrje
  • Udhëzues & Manuale
  • UNESCO
  • Video
Të Fundit
Edukimi për informacionin

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025
Postime të ngjashme
Edukimi për informacionin UNESCO

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025 6 min read
Kjo platformë është prodhuar në kuadër të projektit të UNESCO-s të financuar nga BE: "Krijimi i Besimit në Media në Evropën Juglindore dhe Turqi, Faza II."
Copyright 2026. All Right Reserved