Thursday April 2, 2026
Kontakt
EMI-MIL EMI-MIL
  • Home
  • Rreth Nesh
    • Projekte
    • UNESCO
  • Mjete & Burime EMI
    • Botime
    • Libra & Artikuj
    • Udhëzues & Manuale
    • Video
    • Kurse Online
    • Blogu AkadEMI
    • Studentët për edukimin mediatik
  • EMI baze
    • Edukimi bibiotekar
    • Edukimi për lajmet
    • Edukimi për informacionin
    • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • EMI Teknologji
    • Edukimi për botën dixhitale
    • Edukimi për përdorimin e internetit
    • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
    • Siguria fillon nga njohuria
  • EMI Multimedia
    • Edukim për botën e lojrave
    • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
    • Edukimi për fushën e filmografisë
  1. Home
  2. Studentët për edukimin mediatik
  3. “Kur aksesi në lajme nuk mjafton, memet e moralit hyjnë në lojë”
 “Kur aksesi në lajme nuk mjafton, memet e moralit hyjnë në lojë”
Media design concept set with communication sources flat icons isolated vector illustration
Studentët për edukimin mediatik

“Kur aksesi në lajme nuk mjafton, memet e moralit hyjnë në lojë”

December 1, 2023
  • 0
    Facebook

Denada Prenga

Media tashmë është një rrjet i gjerë ku çdo gjë që ndodh në mbarë botën shpërndahet me një shpejtësi marramëndese kudo. Informacioni, lajmi apo një ngjarje hidhet në platforma të ndryshme siç janë Instagram-i, Tik-tok-u, Facebook-u, etj, ashtu shabllon apo i ilustruar me tituj interesantë, por që në përmbajtje ka tjetër gjë, por mjaftojnë ato mijëra klikime që merr lajmi.

Për shembull, kemi lajmet e rreme mbi persona publikë. Shpeshherë janë raportuar ngjarje, fjalime të rreme lidhur me figura publike duke shkaktuar konfuzion dhe panik në opinionin publik. “ E akuzoi për ngacmim seksual, e dashura e këngëtarit thumbon keq Lindën”. Tjetër rast manipulimi i fotove dhe videove për të krijuar një narrativë të rreme apo për të shpërdoruar emocionet e shikuesve. Kanë ndodhur raste kur foto dhe video të njerëzve kanë qarkulluar nëpër rrjete pa asnjë lloj përgjegjësie. Mund të përmendim rastet e përdhunimit ku është treguar me emër mbiemër si dhe me foto ku individi ka qënë thjeshtë një e mitur dhe gazetarët nuk e kuptojnë çfarë dëmi psikologjik mund të shkaktojnë me ato foto dhe informacione që nxjerrin. Ajo foto mund të ketë qarkulluar në mijëra adresa tik toku apo instagrami. Mos të përmend pastaj gjuhën e urrejtjes në komente mbi këto foto duke hedhur baltë. Media duhet të respektojë individin dhe privatësinë e tij, gjë që në këtë kohë nuk po bëhet. Gjithashtu duhet të kujdeset për të mbrojtur privatësinë e individidëve dhe shmangien e shpërdorimit të informacionit personal. Media duhet të japë informacione në mënyrë të hapur dhe transparente duke identifikuar burime. Sikur ishin teoritë mbi Covid-19, artikuj që përhapin lajme të rreme apo teori konspirative mbi vaksinimin duke futur në panik individët.

Shembulli i etikës në media mund të jetë përdorimi i burimeve të besueshme dhe verifikueshme për të raportuar një ngjarje që ne si lexues ta besojmë dhe jo të konfuzohemi më shumë në atë që po lexojmë.

Etika e keqe në media mund të çojë në përforcimin e stereotipeve dhe diskriminimit në media duke ndikuar negativisht në shoqëri dhe në kulturë. Sikur ishte rasti i kryeministrit në lidhje me afganët ku citoi termin “gratë e bardha” duke promovuar diskriminim racor.

Por sot ajo që po përballet media janë memet të krijuar nga vetë ne si individ. Ku informacioni shpërndahet në formën e memeve. Memet janë një mënyrë e shpejtë dhe efektive për të shpërndarë informacionin në rrjete sociale. Ato mund të bëhen virale shpejt duke pasur një audiencë të madhe në një kohë të shkurtër. Tashmë është bërë si trend memet ku sa më shumë klikime të marrë një meme aq më shumë lekë fiton. Njerëzit krijojnë vetë siuata që të bëhen meme se ashtu do njihen nga një audiencë e gjerë dhe do bëhen të “famshëm”. Përdorimi i memeve mund të përmbajë materiale shqetësuese, diskriminuese si dhe ndikon negativisht në imazhin e një personi apo një grupi. Memet kanë potencial të ndikojnë në opinionin publik dhe të formojnë stereotipe. Gjithashtu mund të shërbejnë si mjete të fuqishme për të shprehur kritikën apo për të promovuar idetë dhe vlerat e caktuara. Një meme mund të qarkullojë në rrjete për një kohë të gjatë, por ajo që duhet të kemi kujdes për përdorimin e memeve është të ndjekim standarte etike për të shmangur shpërdorimin e tyre në dëm të individëve. Shumë persona kanë kaluar në gjendje depresive nga memet që janë bërë për to.

Duhet të kuptojmë se ndonjëherë në mediat moderne thjesht aksesi në lajme nuk është më i mjaftueshëm për të kuptuar situatën. Ne si publik që kexojmë apo dëgjojmë lajme duhet të jemi pak selektiv dhe jo t’i marrim të mirëqena çdo gjë që thuhet nëpër portale. Në një kohë ku media ka një ndikim në shoqëri, etika është thelbësore për të ruajtur integritetin dhe besueshmërinë duke kontribuar në krijimin e një mjedisi të shëndetshëm informativ dhe komunikues.

                                                    Referenca

  1. https://pashtriku.org/gezim-mekuli-etika-ne-media-dhe-pergjegjesia-e-publikut/
  • https://citizens-channel.com/2020/08/13/etika-ne-media-gazetaret-dhe-redaktoret-te-prirur-drejt-klikimeve-dhe-jo-cilesise/.

Ky blog është konceptuar si hapësirë për studentët që të shprehin mendimet, ndjesitë, si dhe rekomandimet e tyre për aspekte të ndryshme që lidhen me edukimin mediatik dhe shoqërinë ku ata jetojnë. Ky blog është mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në kuadër të Projektit “Edukimi për Median dhe Informacionin për Mësuesit e Ardhshëm”. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura në këtë blog janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

Previous post
Next post

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Postimet e fundit

  • Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor
  • Roli i medias si mjet mbështetës në procesin e të nxënit dhe mësimdhënies
  • Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në mësimdhënie
  • Edukimi për median dhe informimin – nga projekt në përparësi e politikës arsimore
  • Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

Kategoritë

  • Blogu AkadEMI
  • Botime
  • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
  • Edukimi bibiotekar
  • Edukimi për botën dixhitale
  • Edukimi për informacionin
  • Edukimi për lajmet
  • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • Edukimi për përdorimin e internetit
  • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
  • EMI baze
  • EMI Multimedia
  • EMI Teknologji
  • Info
  • Libra & Artikuj
  • Mjete & Burime EMI
  • Projekte
  • Rajoni
  • Siguria fillon nga njohuria
  • Studentët për edukimin mediatik
  • Thirrje
  • Udhëzues & Manuale
  • UNESCO
  • Video
Të Fundit
Edukimi për informacionin

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025
Postime të ngjashme
Edukimi për informacionin UNESCO

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025 6 min read
Kjo platformë është prodhuar në kuadër të projektit të UNESCO-s të financuar nga BE: "Krijimi i Besimit në Media në Evropën Juglindore dhe Turqi, Faza II."
Copyright 2026. All Right Reserved