Monday June 29, 2026
Kontakt
EMI-MIL EMI-MIL
  • Home
  • Rreth Nesh
    • Projekte
    • UNESCO
  • Mjete & Burime EMI
    • Botime
    • Libra & Artikuj
    • Udhëzues & Manuale
    • Video
    • Kurse Online
    • Blogu AkadEMI
    • Studentët për edukimin mediatik
  • EMI baze
    • Edukimi bibiotekar
    • Edukimi për lajmet
    • Edukimi për informacionin
    • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • EMI Teknologji
    • Edukimi për botën dixhitale
    • Edukimi për përdorimin e internetit
    • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
    • Siguria fillon nga njohuria
  • EMI Multimedia
    • Edukim për botën e lojrave
    • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
    • Edukimi për fushën e filmografisë
  1. Home
  2. Edukimi për informacionin
  3. Edukimi për Median dhe Informacionin në Sistemin Arsimor Shqiptar: Mësimet e Deritanishme dhe Hapat e Mëtejshme
 Edukimi për Median dhe Informacionin në Sistemin Arsimor Shqiptar: Mësimet e Deritanishme dhe Hapat e Mëtejshme
Edukimi për informacionin

Edukimi për Median dhe Informacionin në Sistemin Arsimor Shqiptar: Mësimet e Deritanishme dhe Hapat e Mëtejshme

June 29, 2026
  • 0
    Facebook

Sot zhvilluam tryezën e rrumbullakët përmbyllëse të projektit: “Krijimi i besimit në media në Europën Juglindore: Mbështetje për gazetarinë si e një e mirë publike”, ku u prezantuan gjetjet kryesore të raportit mbi integrimin e edukimit për median dhe informacionin në arsimin parauniversitar.


Takimi mblodhi përfaqësues të ASCAP-it, mësues, drejtues shkollash, gazetarë dhe ekspertë të arsimit për të reflektuar mbi progresin e arritur, si edhe për të diskutuar prioritetet e ardhshme.

Një nga mësimet kryesore të deritanishme është se EMI po jep rezultate konkrete në zhvillimin e aftësive të larta të të menduarit, aftësive për verifikimin e informacionit dhe rritjen e ndërgjegjësimit ndaj dezinformimit. Raporti konfirmon se integrimi i EMI-t në procesin mësimor ka krijuar baza të rëndësishme për ndërtimin e kompetencave që kërkon shoqëria e sotme.

Në të njëjtën kohë, diskutimet nxorën në pah se sfidat po evoluojnë me shpejtësi. Inteligjenca Artificiale po transformon mënyrën si prodhohet, shpërndahet dhe konsumohet informacioni. Kjo shoqërohet me mundësi, por edhe me rreziqe që lidhen me dezinformimin, plagjiaturën, mësimin sipërfaqësor, si edhe përdorimin etik të teknologjisë.

Hapat e mëtejshëm kërkojnë një qasje më të strukturuar dhe afatgjatë. U theksua nevoja për forcimin e mëtejshëm të edukimit për median dhe informacionin në sistemin arsimor, si edhe reflektimin e edukimit për Inteligjencën Artificiale në strategjitë dhe politikat arsimore kombëtare. 

Në këtë kuadër, @ASCAP rikonfirmoi përkushtimin institucional për të mbështetur përditësimin e standardeve, zhvillimin e kurrikulës dhe fuqizimin e mësuesve, në mënyrë që sistemi arsimor t’u përgjigjet në mënyrë efektive sfidave të reja të epokës digjitale.

Takimi u zhvillua në kuadër të projektit “Krijimi i besimit në media në Evropën Juglindore: Mbështetja e gazetarisë si një e mirë publike”, financuar nga UNESCO Office Venice dhe Bashkimi Evropian, dhe zbatuar nga Instituti Shqiptar i Medias në bashkëpunim me ASCAP.

Previous post

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Postimet e fundit

  • Edukimi për Median dhe Informacionin në Sistemin Arsimor Shqiptar: Mësimet e Deritanishme dhe Hapat e Mëtejshme
  • Pritshmëritë dhe sfidat e integrimit të edukimit për median dhe informacionin në kurrikulën e arsimit parauniversitar
  • Edukimi për Median dhe Informacionin (MIL) në arsimin parauniversitar shqiptar: kuptimi, integrimi, ndikimi dhe sfidat
  • Integrimi i edukimit për median dhe informimin në procesin e të mësuarit
  • Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

Kategoritë

  • Blogu AkadEMI
  • Botime
  • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
  • Edukimi bibiotekar
  • Edukimi për botën dixhitale
  • Edukimi për informacionin
  • Edukimi për lajmet
  • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • Edukimi për përdorimin e internetit
  • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
  • EMI baze
  • EMI Multimedia
  • EMI Teknologji
  • Info
  • Libra & Artikuj
  • Mjete & Burime EMI
  • Projekte
  • Rajoni
  • Siguria fillon nga njohuria
  • Studentët për edukimin mediatik
  • Thirrje
  • Udhëzues & Manuale
  • UNESCO
  • Video
Të Fundit
Edukimi për informacionin

Edukimi për Median dhe Informacionin në Sistemin

June 29, 2026
Edukimi për informacionin

Pritshmëritë dhe sfidat e integrimit të edukimit

June 18, 2026
Edukimi për informacionin

Edukimi për Median dhe Informacionin (MIL) në

June 15, 2026
Edukimi për informacionin

Integrimi i edukimit për median dhe informimin

June 15, 2026
Postime të ngjashme
Edukimi për informacionin

Pritshmëritë dhe sfidat e integrimit të edukimit

June 18, 2026 6 min read
Edukimi për informacionin Udhëzues & Manuale

Edukimi për Median dhe Informacionin (MIL) në

June 15, 2026 3 min read
Edukimi për informacionin

Integrimi i edukimit për median dhe informimin

June 15, 2026 7 min read
Kjo platformë është prodhuar në kuadër të projektit të UNESCO-s të financuar nga BE: "Krijimi i Besimit në Media në Evropën Juglindore dhe Turqi, Faza II."
Copyright 2026. All Right Reserved