Thursday April 2, 2026
Kontakt
EMI-MIL EMI-MIL
  • Home
  • Rreth Nesh
    • Projekte
    • UNESCO
  • Mjete & Burime EMI
    • Botime
    • Libra & Artikuj
    • Udhëzues & Manuale
    • Video
    • Kurse Online
    • Blogu AkadEMI
    • Studentët për edukimin mediatik
  • EMI baze
    • Edukimi bibiotekar
    • Edukimi për lajmet
    • Edukimi për informacionin
    • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • EMI Teknologji
    • Edukimi për botën dixhitale
    • Edukimi për përdorimin e internetit
    • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
    • Siguria fillon nga njohuria
  • EMI Multimedia
    • Edukim për botën e lojrave
    • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
    • Edukimi për fushën e filmografisë
  1. Home
  2. Studentët për edukimin mediatik
  3. Të rritesh brenda një dhome online
 Të rritesh brenda një dhome online
Studentët për edukimin mediatik

Të rritesh brenda një dhome online

December 2, 2022
  • 0
    Facebook

Amela Troshani

Me një krahasim diakron, të përgjithshëm, të stilit të jetesës të gjyshërve tanë e më herët, me atë të sotmin, është goxha e dukshme se teknologjia nuk përbën lehtësi për jetët e luksit, por tashmë është adoptuar nga çdo shtresë. Nuk e hiperbolizojmë aspak efektin e saj në jetët tona nëse themi se mungesa e teknologjisë do të thotë mungesë e aksesit në jetë. Sot, vetëm disa dekada më vonë po rritemi shumë ndryshe.

Ekzistojmë në dy botë, atë fizike dhe hapësirën virtuale. Kjo botë e re artificiale të ofron shumë, shumë dije, shumë argëtim, shumë nga të gjitha e po kjo botë merr shumë nga ti. Gjendesh në një hapësirë të pafundme virtuale, por brenda një dhome.  Po si është të rritesh brenda një dhome online?

Të qëndruarit brenda një dhome është një ndër katalizatorët kryesor të procesit të formimit. Pa diskutim që ka vlera të shtuara, por rreziku të ndodhi e kundërta, pra të frenohet zhvillimi, është i mundshëm. Nëse rritesh brenda një dhome rrjedhimisht mendimet zhvillohen bazuar në atë çfarë kjo dhomë ofron.

Anëtarët e një dhome jehone (eco chamber) bëhen të varur nga burimet brenda dhomës së jehonës dhe deri diku mendimet e tyre janë imune nga ndikimi i pikëpamjeve të tjera të kundërta me të tyren. Ata i shohin, i dëgjojnë, pikëpamjet e tjera, ama i hedhin poshtë ato. Kështu, ekziston rreziku që këta individë të shkojnë drejt ekstremizmit social apo politik. Polarizimi i grupit mund të ndihmojë rrymën e lajmeve të rreme dhe dezinformimin, kështu ky varg shkak-pasojë ka hallka pafund. Përmendim këtu një ese të New Statesman që argumenton se dhomat e jehonës ishin të lidhura me referendumin e Brexit në Mbretërinë e Bashkuar.

Brenda një dhome jehone individi merr informacionin që përforcon pikëpamjen e tij, përmes kërkimit që i bën vetë ai informacionit apo duke iu servirur ky informacion nga platforma online përmes flluskave filtruese (filter bubbles). Këta të fundit shërbejnë për t’i paraqitur përdoruesit atë përmbajtje që supozohet se ai dëshiron. Ky filtrim bazohet tek informacioni rreth përdoruesit, p.sh. te historiku i klikimeve apo kërkimeve. Pra, mund të themi se flluskat filtruese janë në funksion të sugjerimit të një përmbajtjeje të personalizuar, si dhe burimi të personalizuar informacioni, pasi rëndom ne priremi të klikojmë në atë çfarë na shfaqet në ekran, për çdo përdorues. Për pasojë, përdoruesit nuk i qëllon shpesh të haset me informacione jashtë interesave të veta dhe ekspozimi ndaj pikëpamjeve të tjera ekzistuese është i kufizuar. Kjo bën që ne të izolohemi brenda një flluske ideologjike ose kulturore së bashku me miqtë tanë.

Themi me miqtë tanë pasi njerëzit janë të prirur të shoqërohen dhe të lidhen me të tjerë të ngjashëm. Kjo është e dukshme edhe tek çdo përdorues i platformave online. Shumica dërrmuese e miqve të tyre në media sociale kanë orientime të njëjta ose së paku të ngjashme me të tyrin, p.sh. lidhur me orientimin politik. Ata priren të ndajnë artikuj lajmesh që i përshtaten pikëpamjeve të tyre. Ky aktivitet i secilit ndihmon përzgjedhjen tonë nga miqtë tanë. E gjithë kjo do të thotë se komunitet sociale në internet fragmentohen nga dhomat e jehonës.

Flluskat filtruese, homofilia, dhomat e jehonës rrezikojnë ta fusin individin në një gjendje izolimi intelektual. Ekspozimi i munguar ndaj pikëpamjeve ndryshe, fragmentimi i grupeve sociale në dhoma jehone, polarizimi i grupit, ekstremizmi social dhe politik janë vetëm disa element të botës online që ndikojnë rritjen dhe zhvillimin e secilit nga ne.

Mes shumë termave, mendoj se më e përshtatshmja për ta përkufizuar këtë situatë është fjala e rrezikshme. Të rritesh brenda një dhome online është e rrezikshme.

Ky blog është konceptuar si hapësirë për studentët që të shprehin mendimet, ndjesitë, si dhe rekomandimet e tyre për aspekte të ndryshme që lidhen me edukimin mediatik dhe shoqërinë ku ata jetojnë. Ky blog është mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në kuadër të Projektit “Zhvillimi i Edukimit për Median dhe Informacionin në Universitetet Shqiptare”. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura në këtë blog janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

Previous post
Next post

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Postimet e fundit

  • Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor
  • Roli i medias si mjet mbështetës në procesin e të nxënit dhe mësimdhënies
  • Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në mësimdhënie
  • Edukimi për median dhe informimin – nga projekt në përparësi e politikës arsimore
  • Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

Kategoritë

  • Blogu AkadEMI
  • Botime
  • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
  • Edukimi bibiotekar
  • Edukimi për botën dixhitale
  • Edukimi për informacionin
  • Edukimi për lajmet
  • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • Edukimi për përdorimin e internetit
  • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
  • EMI baze
  • EMI Multimedia
  • EMI Teknologji
  • Info
  • Libra & Artikuj
  • Mjete & Burime EMI
  • Projekte
  • Rajoni
  • Siguria fillon nga njohuria
  • Studentët për edukimin mediatik
  • Thirrje
  • Udhëzues & Manuale
  • UNESCO
  • Video
Të Fundit
Edukimi për informacionin

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025
Postime të ngjashme
Edukimi për informacionin UNESCO

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025 6 min read
Kjo platformë është prodhuar në kuadër të projektit të UNESCO-s të financuar nga BE: "Krijimi i Besimit në Media në Evropën Juglindore dhe Turqi, Faza II."
Copyright 2026. All Right Reserved