Saturday May 30, 2026
Kontakt
EMI-MIL EMI-MIL
  • Home
  • Rreth Nesh
    • Projekte
    • UNESCO
  • Mjete & Burime EMI
    • Botime
    • Libra & Artikuj
    • Udhëzues & Manuale
    • Video
    • Kurse Online
    • Blogu AkadEMI
    • Studentët për edukimin mediatik
  • EMI baze
    • Edukimi bibiotekar
    • Edukimi për lajmet
    • Edukimi për informacionin
    • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • EMI Teknologji
    • Edukimi për botën dixhitale
    • Edukimi për përdorimin e internetit
    • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
    • Siguria fillon nga njohuria
  • EMI Multimedia
    • Edukim për botën e lojrave
    • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
    • Edukimi për fushën e filmografisë
  1. Home
  2. Studentët për edukimin mediatik
  3. Individët përballë unit të tyre online
 Individët përballë unit të tyre online
Studentët për edukimin mediatik

Individët përballë unit të tyre online

December 12, 2022
  • 0
    Facebook

Brixhilda Deda

Sipas hulumtimeve, hapësira jonë e vëmendjes është ulur ndjeshëm në vetëm 15 vjet. Nëse në vitin 2000, ishte 12 sekonda, tani është zvogëluar ndjeshëm në 7 sekonda. Qeniet njerëzore po harrojnë gjithnjë e më shumë e shpërqendrohen lehtësisht.

Po koha e kaluar në internet? Histori e ngjashme me vëmendjen. Në faqen mesatare të internetit, përdoruesit lexojnë maksimumi 28% të fjalëve. Vizita mesatare e faqes zgjat më pak se një minutë dhe përdoruesit shpesh largohen nga faqet e internetit në vetëm 10-20 sekonda. Nga ana tjetër gjatësia mesatare e shikimit të një videoje është 2.7 minuta. Ku gjenden më shumë videot? Aty ku gjenden dhe të rinjtë më shumë, online nëpër rrjetet sociale.

Duke qenë se të rinjtë janë mjaft aktivë në mediat sociale, janë edhe më të ekspozuar ndaj leximit/shikimit dhe besimit në lajmet e rreme. Përveç se e besojnë, ata edhe e shpërndajnë me të afërmit dhe miqtë e tyre duke e përhapur dhe duke dezinformuar dhe individë të tjerë.

Në përgjithësi, lajmet e rreme janë një tregim i rremë që publikohet dhe promovohet sikur të ishte i vërtetë. Historikisht, këto lajme bëheshin për propagandë nga ata që ishin në pushtet për të krijuar një besim të caktuar ose për të mbështetur një pozicion të caktuar, edhe nëse ai ishte plotësisht i rremë.

Në ditët e sotme mediat sociale kanë arritur një nivel për të konkurruar me mediat tradicionale. Ndryshe nga këto të fundit, ka komunikim dypalësh dhe mundëson reagime aktive nga konsumatorët e informacionit, përdoruesit e mediave sociale. Kështu, ajo ofron liri të paparë për pjesëmarrjen e përdoruesve dhe ndarjen e mendimeve të tyre. Tani kushdo mund të publikojë shumëçka. Motivet se pse njerëzit krijojnë dhe shpërndajnë lajme të rreme janë po aq të shumta sa edhe mendime individuale.

Ndërsa disa shembuj të lajmeve të rreme duken të pafajshme ose thjesht një përpjekje për argëtim, shumë lajme të rreme mund të jenë të dëmshme, keqdashëse dhe madje të rrezikshme.

Lajmet e rreme krijohen për të ndryshuar bindjet, qëndrimet ose perceptimet e njerëzve, kështu që ata përfundimisht do të ndryshojnë sjelljen e tyre. Të rinjtë shohin postime dhe foto të ndryshme virale që ndikojnë në mentalitetin dhe mënyrën se si ata i shohin gjërat në jetë. Kështu ëndrra e fëmijërisë për t’u bërë mjek, mësues apo astronaut është zëvendësuar me dëshirën e të qenit influencer. Mendësia se thjeshtësia nuk është më e bukur, madje është jashtë mode, stilet e veshjes, operacionet plastike, jetesa e shtrenjtë, festat e ditëlindjeve/dasmave apo ato para e pas lindjes së bebushëve, krijimi i idhujve, ‘lufta’ për sa më shumë vëmendje (pëlqime, komente apo shpërndarje) janë padyshim sjellje të ndikuara nga mediat sociale.

Në vjeshtën e vitit 2021, sondazhi i madh i Piper Sandler me të rinjtë identifikoi Snapchat-in si aplikacionin më të preferuar, i ndjekur nga TikTok dhe Instagram. Nga ana tjetër, Instagram ka përdorimin më të lartë mujor, i ndjekur nga Snapchat dhe TikTok.

Po në vitin 2021, Qendra Kërkimore e Ngacmimit Kibernetik anketoi një kampion përfaqësues kombëtar të të rinjve. Ata zbuluan se gati një në 4 (23%) të rinj ishin ngacmuar në internet muajin e fundit dhe 5% e tyre pranuan se kishin ngacmuar dikë në internet. Ata që ngacmohen në internet shpesh ngacmohen edhe fizikisht, duke i bërë të ndihen të pasigurt për veten e tyre, objekt zënkash dhe mund të shkojnë deri në gjendjen sa të mbajnë armë për mbrojtje. Të tilla ngjarje kanë ndodhur dhe në vendin tonë ku në rastet më të fundit për shkak të ngacmimeve në rrjet ndodhi dhe ngjarja me pasojë vrasjen e tre personave dhe plagosjen e dy të tjerëve në Klos apo shpesh herë në TikTok janë që hasur raste rrëmbimesh të të ashtuquajturve VIP-a live, duke u dhunuar e ofenduar mes tyre. Këto të fundit shpesh herë për vëmendje, por një audiencë e pa edukuar është vështirë që ta kuptojë lojën nga pas.   

Një shprehje e Abraham Lincoln është: “Mos besoni gjithçka që lexoni vetëm sepse ka një foto me një citat pranë saj”. Kjo do të thotë se asgjë nuk është ashtu sikur shfaqet. Krahasimisht të rinjtë që konsumojnë shumë nga këto informacione që mund të jenë kronikë, keqinformime, lajme të nxjerra nga konteksti, informacione të cunguara apo të njëanshme, duket sikur i marrin si shembuj për të riprodhuar e shtuar dhunën, skenat e xhelozisë, përdhunimet apo vrasjet zinxhir që po ndodhin dita ditës.

Kështu kur përballemi me lajme, video, imazhe apo informacione në rrjetet sociale duhet të sigurohemi për burimin e lajmit. Një blog lokal nuk do të jetë aq i besueshëm sa një media kombëtare. Kontrolloni autorin që e ka shpërndarë lajmin. Hulumtoni ata për të parë nëse janë autorë të besueshëm, reputacionin e tyre në komunitet, nëse kanë një axhendë specifike ose nëse personi që poston është një person real. Sigurohuni që data e publikimit të jetë e fundit dhe jo vetëm një histori më e vjetër e ripërpunuar. Një problem me të cilin ne njerëzit hasim shpesh është se ne lexojmë vetëm burime që konfirmojnë atë në të cilën besojmë tashmë. Është detyrë e secilit të sfidojë veten duke lexuar burime të tjera që zakonisht nuk do t’i rishikonit. Lajmet e rreme mbështeten tek besimtarët për të ripostuar ose përcjellë informacione të rreme. Nëse nuk jeni të sigurt për vërtetësinë e një artikulli, mendoni dy herë ose ndaloni ta ndani atë me të tjerët.

Si mund të punojmë me veten?

Më e mira që mund të bëni është të mësoni të njihni lajmet e rreme në mënyrë që të mos ju mashtrojnë ose të komprometojnë sigurinë tuaj. Promovimi i edukimit të medias në internet në jetën tuaj personale dhe profesionale është gjithashtu i rëndësishëm.

Kur shihni lajme të rreme, merrni parasysh bllokimin e faqes së internetit ose burimit që përhap dezinformata ose artikuj të rremë keqdashës, në mënyrë që të mos i shihni ato në të ardhmen. Nëse shihni një mik ose një të dashur që shpërndan një artikull të lajmeve të rreme, njoftojini me mirësjellje.

Gjithashtu, duke qenë se Facebook është faqja e internetit më e përdorur e mediave sociale, CEO i saj Mark Zuckerberg, ka deklaruar planet për t’u marrë seriozisht me lajmet e rreme dhe për të paraqitur disa masa për të kontrolluar përhapjen e përmbajtjeve të tilla. Google ka komunikuar gjithashtu synime krahasuese. Nuk është ende e qartë se sa të suksesshme do të jenë përpjekje të tilla. Duke pasur parasysh shtrirjen dhe kohën që ditët e sotme bazohet dhe shpenzohet online, ka shumë të ngjarë të jetë jopraktike që të asgjësohen plotësisht informacionet e rreme. Edhe pse tentativat dhe mundësitë nga rrjetet për të zgjedhur përmbajtjet që do të ndjekësh janë prezente dhe është në dëshirën e secilit për të zgjedhur cilësimet që i mendojnë si të duhura. Si përfundim, na takon vetë ne si përdorues online që të jemi edhe më të vëmendshëm për atë që lexojmë, pranojmë dhe ndajmë.

Referencat

  • https://edubirdie.com/examples/fake-news-influence-on-education-sources-and-solutions/
  • https://www.peoplesbanknet.com/the-dangers-of-fake-news/
  • https://www.ohchr.org/sites/default/files/Documents/Issues/Expression/disinformation/2-Civil-society-organisations/Association-europeenne-pour-la-defense-des-droits-et-de.pdf
  • https://www.weforum.org/agenda/2022/08/four-ways-disinformation-campaigns-are-propagated-online/

Ky blog është konceptuar si hapësirë për studentët që të shprehin mendimet, ndjesitë, si dhe rekomandimet e tyre për aspekte të ndryshme që lidhen me edukimin mediatik dhe shoqërinë ku ata jetojnë. Ky blog është mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në kuadër të Projektit “Zhvillimi i Edukimit për Median dhe Informacionin në Universitetet Shqiptare”. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura në këtë blog janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

Previous post
Next post

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Postimet e fundit

  • Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor
  • Roli i medias si mjet mbështetës në procesin e të nxënit dhe mësimdhënies
  • Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në mësimdhënie
  • Edukimi për median dhe informimin – nga projekt në përparësi e politikës arsimore
  • Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

Kategoritë

  • Blogu AkadEMI
  • Botime
  • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
  • Edukimi bibiotekar
  • Edukimi për botën dixhitale
  • Edukimi për informacionin
  • Edukimi për lajmet
  • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • Edukimi për përdorimin e internetit
  • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
  • EMI baze
  • EMI Multimedia
  • EMI Teknologji
  • Info
  • Libra & Artikuj
  • Mjete & Burime EMI
  • Projekte
  • Rajoni
  • Siguria fillon nga njohuria
  • Studentët për edukimin mediatik
  • Thirrje
  • Udhëzues & Manuale
  • UNESCO
  • Video
Të Fundit
Edukimi për informacionin

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025
Postime të ngjashme
Edukimi për informacionin UNESCO

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025 6 min read
Kjo platformë është prodhuar në kuadër të projektit të UNESCO-s të financuar nga BE: "Krijimi i Besimit në Media në Evropën Juglindore dhe Turqi, Faza II."
Copyright 2026. All Right Reserved