Thursday April 2, 2026
Kontakt
EMI-MIL EMI-MIL
  • Home
  • Rreth Nesh
    • Projekte
    • UNESCO
  • Mjete & Burime EMI
    • Botime
    • Libra & Artikuj
    • Udhëzues & Manuale
    • Video
    • Kurse Online
    • Blogu AkadEMI
    • Studentët për edukimin mediatik
  • EMI baze
    • Edukimi bibiotekar
    • Edukimi për lajmet
    • Edukimi për informacionin
    • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • EMI Teknologji
    • Edukimi për botën dixhitale
    • Edukimi për përdorimin e internetit
    • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
    • Siguria fillon nga njohuria
  • EMI Multimedia
    • Edukim për botën e lojrave
    • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
    • Edukimi për fushën e filmografisë
  1. Home
  2. Studentët për edukimin mediatik
  3. Mes të vërtetës dhe të rremes: si të jemi të kujdesshëm me konsumin mediatik?
 Mes të vërtetës dhe të rremes: si të jemi të kujdesshëm me konsumin mediatik?
Studentët për edukimin mediatik

Mes të vërtetës dhe të rremes: si të jemi të kujdesshëm me konsumin mediatik?

December 12, 2022
  • 0
    Facebook

Edison Doksani

Rrjeti i Gazetarisë Etike i përkufizon lajmet e rreme si “informacione të fabrikuara dhe të publikuara qëllimisht me qëllim për të mashtruar të tjerët që të besojnë të pavërteta ose të dyshojnë në fakte të verifikueshme”. Ky term ka lulëzuar në popullaritet me rritjen e mediave sociale dhe cikleve të lajmeve 24/7. Sot lajmet e rreme shfaqen në çdo numër formash, nga lehtësisht të dukshme deri te ato që nuk bien në sy, duke nxitur vëmendje më të madhe ndaj aftësive për të njohur median dhe shkrim-leximin e informacionit.

Sipas UNESCO kemi tre lloje të informacionit të rremë:

  1. Dezinformim: Informacion që është i rremë dhe i krijuar qëllimisht për të dëmtuar një person, grup shoqëror, organizatë ose shtet.
  2. Keqinformim: Informacion që është i rremë, por që nuk është krijuar me qëllimin për të shkaktuar dëm.
  3. Keqinformacion: Informacion që bazohet në realitet, përdoret për të shkaktuar dëme mbi një person, grup shoqëror, organizatë ose shtet.

Në ditët e sotme nëpër media i hasim secilën prej tyre. Për shembull, dezinformimi nga ana e qeverisë Britanike duke treguar vetëm një anë të medaljes për emigrantët shqiptarë e duke i portretizuar ata si kriminelë është një shembull i fundit.

Keqinformim bëhet përgjithësisht nga të afërmit të cilët shpesh herë paraqesin realitet të tjera nga ajo që ti mendon dhe që duhet të bësh. Këto keqinformime të lëshuara gabimisht nga një individ ose grup për një audiencë më të gjerë, mund të përhapen shpejt dhe të kenë pasoja. Kjo p.sh. duket qartë në mënyrën si janë keqpërdorur për rastin e shqiptarëve që kalojnë në mënyrë të paligjshme në Britaninë e Bashkuar. Sipas statistikave ka pasur një rritje të shpejtë të numrit të emigrantëve shqiptarë që kalojnë Kanalin Anglez:

  • Në vitin 2020, 50 individë mbërritën me varka të vogla
  • Në vitin 2021, kaluan 800 individë
  • Në vitin 2022, në nëntë muajt e parë kanë mbërritur 11,241 individë

Nga emigrantët shqiptarë të këtij viti, rreth 10,000 ishin burra beqarë, të rritur. Kjo përfaqëson rreth 1% të meshkujve në moshë pune në Shqipëri, sipas shifrave të popullsisë nga Eurostat. Një raport i Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) i publikuar në fillim të këtij viti tha se këto banda ishin përgjegjëse për importimin e fermave të kanabisit në shkallë industriale në MB. Më tej në raport ata shtuan se bandat shqiptare janë gjithashtu lojtarët kryesorë në tregun e kokainës prej 5 miliardë paundësh në Mbretërinë e Bashkuar. Gjithashtu kohët e fundit Suella Braverman, sekretarja e Brendshme, e quajti valën një “pushtim” dhe i përshkroi shumë prej emigrantëve si “kriminelë”. Këtu fillon keqinformimi. Shqiptarët cilësohen si banda më e madhe që luan një rol kyç në kriminalitetin në vend. Bazohet në realitet që një pjesë e këtyre emigrantëve të paligjshëm që futen në Mbretërinë e Bashkuar bëhen pjesë e klaneve të ndryshme kriminale, por nuk mund të përgjithësosh që shumica e emigrantëve shqiptarë janë pjesë e botës së krimit.

Sipas një studimi të kryer nga Statista.com që nga viti 2021, kishte rreth 896,000 njerëz indianë që jetonin në MB, shumica e çdo kombësie jo-MB. Para vitit 2021, shtetasit polakë ishin kombësia më e zakonshme jo-MB. Midis 2008 dhe 2017 popullsia polake e MB u dyfishua nga 502,000 në mbi 1.02 milion, me votën e Brexit-it që ka të ngjarë të jetë një faktor në rënien e përgjithshme që nga viti 2017. Ekziston gjithashtu një numër në rritje i vizave studimore të dhëna në MB, duke arritur një kulm prej rreth 434,000 në vitin 2021, me studentët kinezë që janë kombësia më e madhe për të aplikuar. Kur bëhet fjalë për vizat e punës, kombësia më e zakonshme që iu dha kjo lloj vize ishin shtetasit indianë, me mbi 86,000 në 2021/22.

Po sipas këtij Departamenti të Kërkimeve Statista (25 Nëntor 2022), në dymbëdhjetë muaj, deri në qershor 2022, rreth 1.1 milion njerëz emigruan në Mbretërinë e Bashkuar. Që nëse e krahasojmë me rreth 11 mijë shqiptarët jemi shumë pak për të qenë kreu i çdo ngjarjeje kriminale që ndodh në atë vend. Ja rasti tipik:

“Nuk mu desh shumë kohë që të më mbushej mendja ta provoja dhe unë të provoja të nisesha për në Angli. Vitet e fundit ëndrra angleze ia ka zënë vendin asaj amerikane. Shumë të afërm e të njohur i kam atje. Ishte një periudhë që unë po dëgjoja e shikoja nëpër rrjetet sociale (Instagram e Tiktok) shumë mënyra se si mund të shkoja dhe unë atje. Dhe e provova. Për dy muaj me radhë në rrugë tokësore e detare. Me kamion dhe me gomone. Nga Spanja, Franca, Belgjika e Holanda.

Duke u rropatur rrugëve, duke fjetur jashtë, duke pasur frikë për jetën në çdo moment e në fund duke u burgosur për dy javë sepse kisha thyer rregullat duke tentuar vazhdimisht, kuptova se asgjë nuk ishte ashtu siç kisha dëgjuar nga të afërmit apo lexuar nëpër media sociale.

U ktheva në Shqipëri dhe vendosa të filloj shkollën aty ku e pata lënë. Trajnimet për edukimin mediatik më bënë të kuptoja se në këtë vorbull bombardimi me informacione të cilat unë i mora dhe i besova pa u menduar dy herë më bënë të kaloj këto eksperienca.”

Pra, Mbretëria e Bashkuar nuk është ‘toka e premtuar’, por as emigrantët tanë atje nuk janë krerët e botës së krimit. Arsyet kryesore pse njerëzit emigrojnë janë korrupsioni, pagat e ulëta, kushtet e këqija të punës dhe cilësia e ulët e jetës. Të ardhurat mesatare vjetore neto të familjeve në Shqipëri në vitin 2018 ishin vetëm 1,997 € (1,720 £), sipas shifrave më të fundit të disponueshme nga Eurostat, ndërsa në MB ishte 21,464 €. Papunësia e të rinjve shqiptarë (njerëzit e moshës 15-29 vjeç) është 20%. Shqipëria ka aplikuar për anëtarësim në BE dhe negociatat për këtë u hapën në korrik 2022. Aktualisht, qytetarët shqiptarë mund të hyjnë pa viza në BE dhe të qëndrojnë deri në 90 ditë në çdo periudhë 180 ditore si turistë – por ata nuk kanë të drejtë automatike për të punuar, studiuar apo jetuar atje.

Të gjitha këto procese të zvarritura ndër vite janë faktorë ndikues në dëshpërimin e të rinjve shqiptarë e jo vetëm për të emigruar, për të kërkuar një jetë më të mirë e me dinjitet. Gjithashtu janë faktorë ndikues që ata zgjedhin të provojnë rrugët e shkurtra duke rrezikuar dhe jetën se sa të besojnë marrëveshjet që nënshkruhen ndërmjet qeverive të cilat ose kërkojnë vite të zbatohen ose thjesht mbeten në letër.

Dashur pa dashur nga çdo krah jemi pjesë e vorbullës së çrregullimit informativ. Kur këto informacione dezinformuese përsëriten, për ne si publik bëhet gjithnjë e më e vështirë që ta dallojmë të vërtetën. Informacioni është fuqi, por edhe shkatërrim.

Sidoqoftë, për të mos ia mohuar vetes të drejtat tona është mirë të dimë si ta mbrojmë veten nga lajmet e rreme. Është tejet e rëndësishme që përpara se ta konsumojmë një lajm duhet të marrim parasysh nga kush apo ku e gjetëm si informacion, kush po e prodhon këtë informacion (të afërmit, gazetat, mediat, rrjetet sociale apo burime zyrtare), cilat mund të jenë motivimet e tyre dhe informacioni i besueshëm gjithnjë do të jetë i disponueshëm nga më shumë se një burim.

Referencat

  • https://libguides.uvic.ca/fakenews/what-is-fake-news
  • https://www.bbc.com/news/explainers-63473022
  • https://www.ft.com/content/4d43ee1c-6b38-4b11-ad64-9bb5379c80d2
  • https://www.statista.com/statistics/283599/immigration-to-the-united-kingdom-y-on-y/#statisticContainer

Ky blog është konceptuar si hapësirë për studentët që të shprehin mendimet, ndjesitë, si dhe rekomandimet e tyre për aspekte të ndryshme që lidhen me edukimin mediatik dhe shoqërinë ku ata jetojnë. Ky blog është mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në kuadër të Projektit “Zhvillimi i Edukimit për Median dhe Informacionin në Universitetet Shqiptare”. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura në këtë blog janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

Previous post
Next post

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Postimet e fundit

  • Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor
  • Roli i medias si mjet mbështetës në procesin e të nxënit dhe mësimdhënies
  • Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në mësimdhënie
  • Edukimi për median dhe informimin – nga projekt në përparësi e politikës arsimore
  • Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

Kategoritë

  • Blogu AkadEMI
  • Botime
  • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
  • Edukimi bibiotekar
  • Edukimi për botën dixhitale
  • Edukimi për informacionin
  • Edukimi për lajmet
  • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • Edukimi për përdorimin e internetit
  • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
  • EMI baze
  • EMI Multimedia
  • EMI Teknologji
  • Info
  • Libra & Artikuj
  • Mjete & Burime EMI
  • Projekte
  • Rajoni
  • Siguria fillon nga njohuria
  • Studentët për edukimin mediatik
  • Thirrje
  • Udhëzues & Manuale
  • UNESCO
  • Video
Të Fundit
Edukimi për informacionin

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025
Postime të ngjashme
Edukimi për informacionin UNESCO

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025 6 min read
Kjo platformë është prodhuar në kuadër të projektit të UNESCO-s të financuar nga BE: "Krijimi i Besimit në Media në Evropën Juglindore dhe Turqi, Faza II."
Copyright 2026. All Right Reserved