
Roli i medias si mjet mbështetës në procesin e të nxënit dhe mësimdhënies
Vijojmë serinë e trajnimeve dedikuar Drejtuesve të Rrjeteve Profesionale të Mësuesve në Drejtorinë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Fier.
Këtë herë, trajnimet u përqendruan në rolin e medias si mjet mbështetës në procesin e të nxënit dhe mësimdhënies. Qëllimi kryesor është integrimi i Edukimit për Median dhe Informacionin (EMI) në mësimdhënie, duke fuqizuar mësuesit për të përdorur mjete dhe metoda që ndihmojnë nxënësit të analizojnë dhe kuptojnë informacionin në mënyrë kritike.
Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit u njohën me kurrikulën e EMI-t dhe aftësitë thelbësore që duhet të zhvillojnë për të ndihmuar nxënësit në përvetësimin e njohurive. Një fokus i veçantë u vu te rëndësia e analizës kritike të informacionit, identifikimi i burimeve të besueshme dhe përdorimi i EMI-t për të rritur aftësitë mediatike të nxënësve.
Ky trajnim është pjesë e projektit “Krijimi i Besimit në Media në Evropën Juglindore dhe Turqi, Faza II”, e mbështetur nga UNESCO dhe Bashkimi Europian, dhe zbatohet nga Instituti Shqiptar i Medias, në bashkëpunim me Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar.










