Udhëzues për gazetarët për Edukimin në fushën e Medias dhe Informacionit
“Manual“Udhëzuesi për gazetarët për edukimin në fushën e medias dhe informacionit” është manuali më i fundit i prodhuar në fushën e EMI. Qëllimi i këtij manuali online është të sigurojë udhëzime praktike mbi si t’i drejtohemi më mirë fëmijëve të shkollave që duan të mësojnë mbi politikat e medias dhe informacionit. Në këtë kontekst, manuali trajton tema të tilla si çfarë është EMI, cili është qëllimi i tij, si mund të ndërveprojnë gazetarët me studentët dhe mësuesit, së bashku me shembuj praktikë dhe studime të rasteve që lidhen me EMI-n. Udhëzuesi është shkruar nga Dr. Radmila Rangelov Jusovic dhe Nedim Krajisnik, dhe është krijuar si një kontribut për gazetarët që do të marrin pjesë në një turne sesionesh trajnimi dhe leksionesh në shkolla të mesme në Shqipëri, duke u fokusuar në tema që lidhen me EMI. Manuali siguron tema të mundshme që gazetarët mund t’u prezantojnë fëmijëve në lidhje me EMI dhe metoda të ndryshme se si t’i qasen këtij grupi. Temat lidhen me punën e bërë nga gazetarët dhe rolin e tyre në shoqëri, por gjithashtu fokusohen në ushtrime të veçanta të lidhura me median, të tilla si ndarja e lajmeve, aftësitë për shkrimin dhe redaktimin e lajmeve, rëndësia e fakteve dhe kontrollimi i fakteve, gjykimi mbi saktësinë e informacionit, çfarë bën një intervistë të mirë, etj. Udhëzuesi është përgatitur në kuadër të projektit rajonal “Media për Qytetarët – Qytetarët për Median” – projekt i shtatë organizatave të shoqërisë civile për zhvillimin e medias në Ballkanin Perëndimor (Mediacentar Sarajevo, Instituti Shqiptar i Medias, Instituti Maqedonas I Medias, Instituti i Medias i Malit të Zi, Shkolla e Gazetarisë në Novi Sad, Instituti i Paqes në Lubjanë dhe Rrjeti i Profesionalizmit të Medias (SEENPM)), që kanë për qëllim forcimin e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile për të promovuar nismat në lidhje me EMI. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.