Sunday May 18, 2025
Kontakt
EMI-MIL EMI-MIL
  • Home
  • Rreth Nesh
    • Projekte
    • UNESCO
  • Mjete & Burime EMI
    • Botime
    • Libra & Artikuj
    • Udhëzues & Manuale
    • Video
    • Kurse Online
    • Blogu AkadEMI
    • Studentët për edukimin mediatik
  • EMI baze
    • Edukimi bibiotekar
    • Edukimi për lajmet
    • Edukimi për informacionin
    • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • EMI Teknologji
    • Edukimi për botën dixhitale
    • Edukimi për përdorimin e internetit
    • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
    • Siguria fillon nga njohuria
  • EMI Multimedia
    • Edukim për botën e lojrave
    • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
    • Edukimi për fushën e filmografisë
  1. Home
  2. Studentët për edukimin mediatik
  3. Gjuha e urrejtjes në dhe përmes medias
 Gjuha e urrejtjes në dhe përmes medias
Bully in smartphone harassing, threatening and intimidating upset victim online. Cyberbullying, online flooding, social network harassment concept. Pinkish coral bluevector isolated illustration
Studentët për edukimin mediatik

Gjuha e urrejtjes në dhe përmes medias

February 6, 2024
  • 1
    Facebook

-Gjuha e urrejtjes ka gjetur nje mjedis të ri për t’u integruar në erën dixhitale, veçanërisht nëpërmjet platformave mediatike dhe rrjeteve sociale. Ky artikull ka qëllim të eksplorojë përhapjen e gjuhës së urrejtjes dhe ndikimin e saj në shoqëri, do të përpjekemi të tregojmë mënyra se si mund ta adresojmë dhe ta luftojmë këtë problem.

Si përhapet “Gjuha e Urrejtjes” ?

Mediat janë ato të cilat kanë fuqinë që të informojnë, të ndikojnë dhe të formojnë mendimin e publikut. E megjithatë ky ndikim është një “ thikë me dy presa ”; gjuha e urrejtjes mund të forcohet nëpërmjet kanaleve të ndryshme mediatike, përfshirë këtu platformat e rrjeteve sociale, medias tradicionale informative sic është televizioni dhe madje edhe përmes rrjeteve sociale argëtuese, të cilat janë rritur në numër dhe në sasinë e informacioneve të pa kontrolluara që përcjellin. Gjuha e urrejtjes synon individët ose grupet e caktuara, bazuar në racën, besimin, gjininë ose karakteristika të tjera, duke përhapur paragjykime, ndarje, bullizëm dhe madje edhe dhunë si psikologjike ashtu edhe fizike. Për të kuptuar se si të identifikojmë gjuhën e urrejtjes dhe të dallojmë zhvillimin e tyre është thelbësore për të adresuar dhe luftuar këtë cështje në një mënyre efektive.

Njohja e gjuhës së urrejtjes

Për të adresuar këtë fenomen, është thelbësore të njihet gjuha e urrejtjes, ajo shpesh shfaqet dhe manifestohet si një gjuhë denigruese, steriotipike, ose në formën e bullizimit dhe kërcënimeve, shpesh ndaj komuniteteve të margjinalizuara, ose që targetohen për shkak të paraqitjes, ngjyrës, racës apo fesë. Kjo njohje është një hap thelbësor i parë në luftën kundër “gjuhës së urrejtjes”. Si mund ta identifikojmë gjuhën e urrejtjes?

  1. Gjuha Denigruese: Gjuha e urrejtjes shpesh përfshin përdorimin e gjuhës denigruese ose fjalëve shpifëse të drejtuara kundër një grupi ose individëve të caktuar. Këto shprehje ofenduese janë të qëllimshme për të ulur dhe poshtëruar një individ;
  2. Stereotipet: “Hate Speech” mund të profilizohet në steriotipe të dëmshme, duke vazhduar paragjykimet në komunitete të caktuara, këto stereotipe të dëmshme mund të cojnë në diskriminim dhe dhunë;
  3. Dhuna: Gjuha e urrejtjes mund të përfshijë dhe nxisë thirrje direkte për dhunë dhe keqbërje ndaj një grupi ose individi të caktuar, duke nxitur armiqësi dhe mundësisht duke eskaluar në dëme në botën reale;
  4. Dehumanizimi: Shpesh termi dehumanizim portretizon individët ose grupet duke i paraqitur ata si më pak se njerëz (human) duke bërë një justifikim për dëmin e tyre;
  5. Konteksti: Kuptimi i kontekstit është i rëndësishëm, pasi një fjalë ose shprehje nuk është gjuha e urrejtjes në cdo kontekst, por kur përdoret për të denigruar ose marginalizuar një grup, mund të quhet “gjuhë urrejtjeje”.

Si zhvillohet “Gjuha e Urrejtjes” ?

Duhet të kuptojmë se si përhapet dhe zhvillohet gjuha e urrejtjes, pasi shpesh herë gjuha e urrejtjes nuk lind nga asgjë; shpesh herë ka rrënjë në shumë faktorë të cilët kontribuojnë në përhapjen e saj, si:

  1. Paragjykimet dhe Stereotipet: Gjuha e urrejtjes po kultivohet nga paragjykime dhe mentalitete të thella, të cilat janë shpesh të formuara në një fazë të hershme të jetës dhe mund të forcohen përmes edukimit, ndikimit të të moshuarve ose ekspozimit ndaj mediave të njëanshme;
  2. Frika dhe Injoranca: Përdorimi i gjuhës së urrejtjes mund të lindë nga frika dhe mungesa e arsimit dhe dijes. Njerëzit mund të zhvillojnë qëndrime negative ndaj të tjerëve për shkak të mungesës së kuptimit dhe ekspozimit, ndaj kulturave, fesë, sfondit apo racës dhe gjinive të ndryshme;
  3. Profilet online: Në erën dixhitale, mediat sociale dhe komunitetet online mund të fuqizojnë gjuhën e urrejtjes, njerëzit që kanë tashmë bindje paragjykuese, mund të gjejnë në hapësira online sic janë rrjetet sociale, individë me të njëjtat besime dhe që rikonfirmojnë dhe vlerësojnë pikëpamjet e tyre, duke i thelluar më shumë akoma;
  4. Influencat shoqërore dhe politike: Gjuha e urrejtjes mund të fillojë dhe të udhëhiqet edhe nga udhëheqës politikë, figura publike si dhe influencerat, të cilët përdorin platformat e tyre për të përhapur ideologjitë dhe pikëpamjet e tyre paragjykuese dhe denigruese për një individ apo grup personash. Kjo retorikë mund të krijojë një mjedis toksik dhe të papranueshëm prej urrejtjes që krijohet;
  5. Dallimet sociale dhe ekonomike: Dallimet socio-ekonomike mund të krijojnë urrejtje dhe frustrim, duke cuar në agravimin e situatave kundër grupeve të margjinalizuara.

Roli i Mediave

Mediat janë pushteti i katërt, janë ai rregullatori që i duhet shoqërisë për tu ndërgjegjësuar, për t’u informuar, por shërbejnë edhe si një “perde” ndarëse ndaj të mirës dhe të keqes, dhe është roli kryesor i medias që të jetë një sinjalizues në të tilla raste. Mediat janë ato të cilat luajnë një rol kyç në frenimin e gjuhës së urrejtjes, ato duhet të kenë udhëzime redaksionale të rrepta për të parandaluar shpërndarjen e gjuhës së urrejtjes. Gjithashtu ato mund dhe duhet të krijojnë fushata ndërgjegjësimi, duke kultivuar një kulturë të tolerancës dhe përfshirjes.

Situata në Shqipëri

Shqipëria, si në shumë vende të tjera, përballet me sfidën e gjuhës së urrejtjes në media dhe jo vetëm. Përdorimi i rrjeteve sociale e ka bërë më të lehtë për individët dhe grupet që të përhapin gjuhën e urrejtjes. Pavarësisht ligjeve kundër “gjuhës së urrejtjes” zbatimi është një cështje dhe një sfidë pothuajse e pamundur në vetvete. Mediat në Shqipëri duhet të punojnë fort që të përforcojnë standartet dhe etikën e tyre redaksionale dhe të përpiqen që të promovojnë gazetarinë e përgjegjshme dhe etike. Për më tepër, edukimi i publikut në lidhje me rreziqet e gjuhës së urrejtjes dhe promovimi i një kulture gazetareske dhe shoqërore etike dhe tolerante është i rëndësishëm.

Arsimi dhe Ndërgjegjësimi

Arsimi është “bërthama” e edukimit të brezave, dhe që aty duhet të fillojë ndryshimi. Parandalimi i gjuhës së urrejtjes kërkon arsimimin e individëve që në një moshë të re rreth etikës dhe pasojave të veprimeve të tilla. “Media Literacy” ose edukimi mediatik mendohet si një zgjedhje mjaft e mirë për t’u futur në kurrikulat shkollore, kështu individët do të kenë njohuritë bazë të përgjithshme në lidhjë me tema që prekin integritetin dhe privatësinë e tjetrit. Në këtë mënyrë ata do të rriten në mënyrë më të informuar dhë më të ndërgjegjësuar. Shkollat dhe komunitetet janë ata që duhet të ndërmarrin hapin e parë, dhe të theksojnë ndjeshmërinë, tolerancën, etikën dhe diversitetin në shoqëri.

Masat ligjore

Në disa raste, masat ligjore mund të jenë të nevojshme. Ligjet kundër gjuhës së urrejtjes mund të shërbejnë si një faktor ndalues dhe ofrojnë një “rrugë pendimi” për viktimat. Për këtë do të ishte shumë kritike monitorimi i rrjeteve të ndryshme sociale në identifikimin e “hate speech” dhe verifikimi i fakteve. Megjithatë, është thelbësore të gjejmë një balancë midis mbrojtjes së lirisë së fjalës dhe frenimit të gjuhës së urrejtjes.

Gjuha e urrejtjes në media paraqet një rrezik të rëndë për shoqërinë, duke përhapur diskriminim dhe ndarje. Njohja dhe adresimi i gjuhës së urrejtjes kërkon një përpjekje kolektive, përfshirë këtu mediat, rrjetet sociale, institucionet arsimore dhe individët. Duke promovuar tolerancën, diversitetin dhe empatinë, mund të krijojmë një imazh mediatik që kultivon unitetin dhe mirëkuptimin.

Ky blog është konceptuar si hapësirë për studentët që të shprehin mendimet, ndjesitë, si dhe rekomandimet e tyre për aspekte të ndryshme që lidhen me edukimin mediatik dhe shoqërinë ku ata jetojnë. Ky blog është mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në kuadër të Projektit “Edukimi për Median dhe Informacionin për Mësuesit e Ardhshëm”. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura në këtë blog janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

Previous post
Next post

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Postimet e fundit

  • Edukimi për median dhe informimin – nga projekt në përparësi e politikës arsimore
  • Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture
  • Fuqia e Edukimit Mediatik
  • Mendimi kritik për median dhe informacionin
  • Mendimi Kritik për Median dhe Informacionin

Kategoritë

  • Blogu AkadEMI
  • Botime
  • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
  • Edukimi bibiotekar
  • Edukimi për botën dixhitale
  • Edukimi për informacionin
  • Edukimi për lajmet
  • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • Edukimi për përdorimin e internetit
  • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
  • EMI baze
  • EMI Multimedia
  • EMI Teknologji
  • Info
  • Libra & Artikuj
  • Mjete & Burime EMI
  • Projekte
  • Rajoni
  • Siguria fillon nga njohuria
  • Studentët për edukimin mediatik
  • Thirrje
  • Udhëzues & Manuale
  • UNESCO
  • Video
Të Fundit
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025
Studentët për edukimin mediatik

Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

December 27, 2024
Studentët për edukimin mediatik

Fuqia e Edukimit Mediatik

December 26, 2024
Studentët për edukimin mediatik

Mendimi kritik për median dhe informacionin

December 26, 2024
Postime të ngjashme
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025 14 min read
Studentët për edukimin mediatik

Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

December 27, 2024 7 min read
Studentët për edukimin mediatik

Fuqia e Edukimit Mediatik

December 26, 2024 8 min read
Kjo platformë është prodhuar në kuadër të projektit të UNESCO-s të financuar nga BE: "Krijimi i Besimit në Media në Evropën Juglindore dhe Turqi, Faza II."
Copyright 2025. All Right Reserved