Sunday May 18, 2025
Kontakt
EMI-MIL EMI-MIL
  • Home
  • Rreth Nesh
    • Projekte
    • UNESCO
  • Mjete & Burime EMI
    • Botime
    • Libra & Artikuj
    • Udhëzues & Manuale
    • Video
    • Kurse Online
    • Blogu AkadEMI
    • Studentët për edukimin mediatik
  • EMI baze
    • Edukimi bibiotekar
    • Edukimi për lajmet
    • Edukimi për informacionin
    • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • EMI Teknologji
    • Edukimi për botën dixhitale
    • Edukimi për përdorimin e internetit
    • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
    • Siguria fillon nga njohuria
  • EMI Multimedia
    • Edukim për botën e lojrave
    • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
    • Edukimi për fushën e filmografisë
  1. Home
  2. Studentët për edukimin mediatik
  3. E vërteta dhe gënjeshtra në paradën mediatike të përditshmërisë
 E vërteta dhe gënjeshtra në paradën mediatike të përditshmërisë
Studentët për edukimin mediatik

E vërteta dhe gënjeshtra në paradën mediatike të përditshmërisë

December 11, 2024
  • 0
    Facebook

Emiljano Elezi

Kemi lindur në një kohë të çuditshme! Nuk është normale që një pohim i tillë të vijë nga një djalë 20 vjeçar, që botën e ka njohur vetëm përmes mediave, por ndoshta kjo është edhe arsyeja pse kur fik celularin, televizorin dhe laptopin, bota më duket kaq ndryshe dhe, pse jo, shumë e çuditshme.

Na thonë shpesh, ata që botën e kanë parë para nesh, se kemi fatin të jetojmë në një botë moderne, ku nuk të duhet të vuash urie, të jetosh me tollon apo të bësh punë të vështira krahu. Dhe a e dini kush është pjesa që më pëlqen më shumë…kur më kujtojnë televizorin me vetëm një stacion, me një edicion lajmesh dhe ndonjë film ditën e dielë. Ky është realiteti më i pakuptueshëm për mua. Unë zgjohem me ankthin se diçka e re ka ndodhur diku në fund të botës, se mos dikush ka komentuar në një post timin, se ndoshta në instagram dikush nga grupi ka nisur një sherr të ri…Mos qeshni! Kjo është bota ime ndaj ajo botë që ju kujtoni, mua më duket e çuditshme po aq sa kjo bota ime.

Në institucionet shkollore na mësojnë se mediat luajnë një rol kyç në formësimin e mendimeve dhe qëndrimeve të individëve dhe grupeve shoqërore dhe unë si konsumator i rregullt i gjithçkaje që ajo servir, kam iluzionin se duhet të jem një individ shumë i formuar. Fatkeqësisht, në momente të pakta ndriçimi kuptoj se jam jashtë të vërtetës. Në çdo medium nëpër të cilin shëtis, shoh sesi paragjykimet, gjuha e urrejtjes, ekstremizimi në sjellje e vepra, shumëfishohet si një realitet jo më virtual.

Jo rrallë në platforma të ndryshme mediatike, nxiten konflikte dhe përçarje shoqërore nën petkun e rrahjes së problemeve apo gjoja ndihmës që po u ofrohen njerëzve me probleme. Emisionet bamirëse ecin njësoj si ato argëtueset e tipit të “Përputhen” dhe madje janë edhe më të ndjekur se ato. Dhe ju më pyesni sesi nxit kjo konflikt apo përçarje?!…Të drejtë keni! Por unë, siç ju thashë, kam ca momente verbërie në dritë, shoh konture dhe ndjehem keq. Kjo sepse në gjithë zhurmën mediatike në emër të ndihmës dhe shqetësimit për të pafuqishmin, të sëmurin, të riun me probleme etj, më duket sikur i shoh të gjithë këto qenje njerëzore të gllabëruara brenda një makinerie mediatike të përbindshme që i shtrydh dhe i rishtrydh këto jetë pafat, që pranojnë pavetëdije të shfrytëzohen në emër të të ashtuquajturës ndihmë.

Të gjithë virtytet dhe veset në mediat tona kanë ndryshuar maskim. E vërteta e mbetur lakuriq është detyruar të vishet me petka të huaja pasi gënjeshtra ia ka vjedhur rrobat e saj. Edhe paragjykimet, keqpërdorimet, dhunimet verbale, ekstremizmi, vishen si kujdes, paralajmërim, rebelim ndaj fenomenit e kështu me rradhë. Paragjykimet në media shfaqen si frikë nga paragjykimet, manifestohet si lajm i rëndësishëm në një edicion lajmesh apo emision serioz ku specialistë të shqetësuar rrahin problematikën me zell e seriozitet, në një cikël të rrezikshëm në vorbullën mediatike ku rrotullohet audienca. E meqë jemi tek audienca, ku jam edhe unë, ajo ekspozohet vazhdimisht ndaj një narrative të njëanshme, me qëndrime të ngurtësuara që refuzojnë të pranojnë këndvështrime të ndryshme. Zërat ngrihen autoritarë dhe të gjithëdijshëm,

nga po ata specialistë që kanë harruar se vetëm pak emisione më parë, kanë mbrojtur njësoj fanatikë të kundërtën e asaj që thonë.

Fatkeqësisht jetojmë në një kohë ku e vërteta kthehet në një objekt të shoqërisë materialiste dhe gjatë rrugës së saj të transmetimit fillon e has ndryshime, sakaq humb edhe realitetin e saj. Motivuar nga ideja e ruajtjes së të vërtëtës kërkoj dhe përpiqem që ta mbroj atë në këtë botë që nuk pushon së foluri vazhdimisht e vazhdimisht. “E Vërteta” është një specie e rrallë e cila po zbutet nga personat e gabuar, të cilët duke i ndryshuar habitatin po e rrezikojnë të zhduket.

E kështu, që të mos zgjatem dhe ta bëj më të lodhshëm toksicitetin tim, besoj se kjo loja me maska mediatike është shumë më e thellë nga sa duket dhe aktorët më të shumtë e më teatralë. Uroj që edhe të tjerë të mund ta gjejnë rolin e tyre në ballon e lajmit, të ndërgjegjësohen për rëndësinë e tyre dhe pse jo, le ta luajnë me sinqeritet këtë rol.

Previous post
Next post

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Postimet e fundit

  • Edukimi për median dhe informimin – nga projekt në përparësi e politikës arsimore
  • Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture
  • Fuqia e Edukimit Mediatik
  • Mendimi kritik për median dhe informacionin
  • Mendimi Kritik për Median dhe Informacionin

Kategoritë

  • Blogu AkadEMI
  • Botime
  • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
  • Edukimi bibiotekar
  • Edukimi për botën dixhitale
  • Edukimi për informacionin
  • Edukimi për lajmet
  • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • Edukimi për përdorimin e internetit
  • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
  • EMI baze
  • EMI Multimedia
  • EMI Teknologji
  • Info
  • Libra & Artikuj
  • Mjete & Burime EMI
  • Projekte
  • Rajoni
  • Siguria fillon nga njohuria
  • Studentët për edukimin mediatik
  • Thirrje
  • Udhëzues & Manuale
  • UNESCO
  • Video
Të Fundit
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025
Studentët për edukimin mediatik

Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

December 27, 2024
Studentët për edukimin mediatik

Fuqia e Edukimit Mediatik

December 26, 2024
Studentët për edukimin mediatik

Mendimi kritik për median dhe informacionin

December 26, 2024
Postime të ngjashme
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025 14 min read
Studentët për edukimin mediatik

Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

December 27, 2024 7 min read
Studentët për edukimin mediatik

Fuqia e Edukimit Mediatik

December 26, 2024 8 min read
Kjo platformë është prodhuar në kuadër të projektit të UNESCO-s të financuar nga BE: "Krijimi i Besimit në Media në Evropën Juglindore dhe Turqi, Faza II."
Copyright 2025. All Right Reserved