Thursday April 30, 2026
Kontakt
EMI-MIL EMI-MIL
  • Home
  • Rreth Nesh
    • Projekte
    • UNESCO
  • Mjete & Burime EMI
    • Botime
    • Libra & Artikuj
    • Udhëzues & Manuale
    • Video
    • Kurse Online
    • Blogu AkadEMI
    • Studentët për edukimin mediatik
  • EMI baze
    • Edukimi bibiotekar
    • Edukimi për lajmet
    • Edukimi për informacionin
    • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • EMI Teknologji
    • Edukimi për botën dixhitale
    • Edukimi për përdorimin e internetit
    • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
    • Siguria fillon nga njohuria
  • EMI Multimedia
    • Edukim për botën e lojrave
    • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
    • Edukimi për fushën e filmografisë
  1. Home
  2. Studentët për edukimin mediatik
  3. Roli i medias në proçesin e kujtesës kolektive
 Roli i medias në proçesin e kujtesës kolektive
Studentët për edukimin mediatik

Roli i medias në proçesin e kujtesës kolektive

December 11, 2024
  • 0
    Facebook

Renata BETI

Vlera e gazetarëve si komunitet duket jo në raportimin e ngjarjeve të përditshme, por në atë të disa ngjarjeve kyçe, ngjarjeve të papritura, të cilat i gjejnë gazetarët “të papërgatitur” dhe i detyrojnë ata të raportojnë nga këndvështrimi ekzistues profesional dhe kulturor që zotërojnë dhe brenda komunitetit në të cilin funksionojnë. E shkuara, ka qenë element retorik i komunikimit politik shqiptar, e përfshirë në sistemin dinamik të ndërveprimit midis aktorëve politik, medias dhe audiencës, të cilët kanë kontribuar në prodhimin, marrjen dhe interpretimin e saj.

Megjithatë, media si pasqyruese dhe ndërtuese e realitetit nëpërmjet “kornizimit” të ngjarjeve, e ka ndihmuar shoqërinë të orientohet duke ridimensionuar vazhdimisht njohuritë mbi çështje të caktuara dhe mundësuar pjesëmarrjen në një komunikim të hapur rreth saj. Pavarësisht nga marrëdhenia problematike e medias me historinë, e cila vjen prej faktit se ajo synon lajmin më të fundit, kanë kompetencë për të vendosur se cfarë ngjarjeje përbën lajm dhe tematika e së shkuarës në masmedia, në cilëndo forme që të paraqitet, i mundëson asaj një hapsirë vazhdimësie, lidhjen e së djeshmes me të sotmen, duke i dhënë trajtë asaj që e njohim si kujtesa kolektive e një shoqërie. Media shqiptare në raportimet e saj mbi figura kyçe të së kaluarës përdor një framë të caktuar, të ndikuar nga kultura historike-shoqërore ekzistuese, por edhe nga politika editoriale, duke e “rikonstruktuar” kësisoj vazhdimisht kujtesën kolektive shqiptare në lidhje me periudhat të caktuara të së shkuarës.

Media, ka një efekt të thellë për mënyren se si ne mësojmë për historinë. Ngjarjet e së shkuarës përgjithësisht na sillen bazuar tek një ideologji e veçantë ose nga një grup i caktuar politik. Historia duhet për tu kuptuar. Për fat të keq, kur ajo shkruhet ka edhe doza subjektivizmi që luajnë rol. Media është aty për ta regjistruar atë. Më vonë kërkuesit historianë përpiqen ti japin sens ngjarjeve, duke marrë burime të ndryshme në konsideratë dhe duke i stampuar opinionet e veta, duke i dhënë kuptim historisë. Kështu që, media është padyshim hapi i parë në të kuptuarin e historisë.

Sakaq, të rizbulosh historinë nëpërmjet dokumentave e arkivave të kohës është diçka që dihet, por sot zhvillimi i shkencës tregon se ka edhe menyra të tjera për të rizbuluar historinë në një këndvështrim tjetër. Ajo mund të rizbulohet përmes shfrytëzimit të medias e botimeve

të kohës, përmes filmit e madje kohët e fundit ka edhe perpjekje nga historianë të caktuar ta rizbulojnë atë në mënyrë shumë kreative.

Edhe pse lëndën kryesore mediat e marrin nga aktualiteti, historia mbetet megjithatë një pjesë e përhershme si për gazetarët, ashtu edhe për publikun. Kjo mund të thuhet jo vetëm për mediat me komunikim afatgjatë si libri dhe kinemaja, por edhe ato me komunikim afatshkrutër si shtypi i shkruar, televizioni, radio apo interneti. Edhe pse historianët i referohen shpesh mediave në ndërtimin e historisë, ata nuk tregojnë të njëjtin rrespekt për faktet apo dëshmitë historike që raportohen në media.

Eshtë fakt dhe aktualitet se historia është bërë gjithnjë e më e pranishme në mediat shqiptare. Nëse deri kohë më parë ngjarja historike konsiderohej rrallë herë lajm, sot kjo ngjarje shfaqet gjithnjë e më shumë si lajm i rëndësishëm apo si lajm kryesor. Faqet e shtypit të shkruar, programet televizive dhe shfaqjet online, zbulojnë cdo ditë dokumente historike, botojnë dëshmi, si dhe organizojnë debate ku përfshihen një numër gjithnjë e më i madh aktorësh. Mediatizimi i historisë gjithashtu ka sjellë një spektakolarizim të historisë. Madje vetë historianët, të lidhur nga mediatizimi, e braktisin gjithnjë e më shumë metodën shkencore dhe u drejtohen metodave gazetareske, e rëndësishme është ajo që është e veçantë, që shkakton tronditjen dhe reagimin e publikut. Sic shihet pra, marrëdhëniet media-histori janë shumëdimensionale, lidhjet mes tyre janë të shumëfishta dhe ndikimi i dyanshëm.

Previous post
Next post

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Postimet e fundit

  • Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor
  • Roli i medias si mjet mbështetës në procesin e të nxënit dhe mësimdhënies
  • Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në mësimdhënie
  • Edukimi për median dhe informimin – nga projekt në përparësi e politikës arsimore
  • Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

Kategoritë

  • Blogu AkadEMI
  • Botime
  • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
  • Edukimi bibiotekar
  • Edukimi për botën dixhitale
  • Edukimi për informacionin
  • Edukimi për lajmet
  • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • Edukimi për përdorimin e internetit
  • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
  • EMI baze
  • EMI Multimedia
  • EMI Teknologji
  • Info
  • Libra & Artikuj
  • Mjete & Burime EMI
  • Projekte
  • Rajoni
  • Siguria fillon nga njohuria
  • Studentët për edukimin mediatik
  • Thirrje
  • Udhëzues & Manuale
  • UNESCO
  • Video
Të Fundit
Edukimi për informacionin

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025
Postime të ngjashme
Edukimi për informacionin UNESCO

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025 6 min read
Kjo platformë është prodhuar në kuadër të projektit të UNESCO-s të financuar nga BE: "Krijimi i Besimit në Media në Evropën Juglindore dhe Turqi, Faza II."
Copyright 2026. All Right Reserved