Sunday May 18, 2025
Kontakt
EMI-MIL EMI-MIL
  • Home
  • Rreth Nesh
    • Projekte
    • UNESCO
  • Mjete & Burime EMI
    • Botime
    • Libra & Artikuj
    • Udhëzues & Manuale
    • Video
    • Kurse Online
    • Blogu AkadEMI
    • Studentët për edukimin mediatik
  • EMI baze
    • Edukimi bibiotekar
    • Edukimi për lajmet
    • Edukimi për informacionin
    • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • EMI Teknologji
    • Edukimi për botën dixhitale
    • Edukimi për përdorimin e internetit
    • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
    • Siguria fillon nga njohuria
  • EMI Multimedia
    • Edukim për botën e lojrave
    • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
    • Edukimi për fushën e filmografisë
  1. Home
  2. Studentët për edukimin mediatik
  3. Edukimi mediatik, një domosdoshmëri për ‘gjeneratën dixhitale’
 Edukimi mediatik, një domosdoshmëri për ‘gjeneratën dixhitale’
Studentët për edukimin mediatik

Edukimi mediatik, një domosdoshmëri për ‘gjeneratën dixhitale’

December 18, 2024
  • 0
    Facebook

Entela Capo

Teknologjia është bërë edhe më e pandashme në jetën tonë të përditshme, e të rinjtë sot e gjejnë veten në të shumtën e kohës mes një ekosistemi informacioni të mbingarkuar dhe ndryshe nga sa ka qenë të paktën pesë vite më parë.

Sot, vetëm me një ‘klik’, njerëzit kanë akses në një rrjet global lajmesh, mediash sociale dhe përmbajtje dixhitale të formave dhe përmbajtjeve nga më të ndryshme, që padyshim, formësojnë thellë kuptimin e tyre për botën.

Por, përpos informimit kudo e kurdo për çdo gjë, ky benefit i teknologjisë vjen edhe me sfida, pasi jo gjithçkaje në internet mund t’i besojmë, dhe dallimi i burimeve të besueshme nga ato mashtruese apo jo të vërteta, kërkon aftësi. Nga kjo mund të themi të bindur se edukimi mediatik nuk ka të bëjë vetëm me konsumimin e informacionit, por edhe me vlerësimin kritik të origjinës, synimeve dhe ndikimit të mundshëm të tij te ne.

Për të rinjtë, të cilët mbështeten shumë në burimet dixhitale, edukimi mbi median dhe informacionin është thelbësor për të lundruar në kompleksitetin e medias moderne me qartësi dhe besim. Sot në auditorë nga studiues dhe pedagogët, argumentohet jo rrallë herë se edukimi mediatik nuk është më fakultativ, por është një aftësi jetike për epokën dixhitale.

Edukimi mbi median shkon përtej thjeshtë të të kuptuarit ose konsumimit të përmbajtjes mediatike. Ai përfshin një sërë aftësish që u mundësojnë individëve të analizojnë, vlerësojnë, krijojnë dhe veprojnë mbi informacionet që hasin.

Duke vënë në dyshim besueshmërinë e informacionit, të rinjtë zhvillojnë aftësinë për të hequr dyshimet dhe për të gjetur burime të besueshme. Të rinjtë kalojnë pjesën më të madhe të kohës në mediat sociale dhe platforma dixhitale, e në këtë mënyrë janë veçanërisht të cenueshëm ndaj dezinformatave dhe paragjykimeve. Pra, edukimi mediatik nuk ka të bëjë vetëm me identifikimin e lajmeve të rreme, por me të kuptuarit e strukturave, stimujve dhe ndikimeve që formojnë përmbajtjen e medias.

Mendimi kritik ka qenë prej kohësh një gur themeli i edukimit mediatik. Studiuesja Shoshana Zuboff në artikullin e saj “The Age of Surveillance Capitalism”, diskuton sesi peizazhi aktual dixhital manipulon përdoruesit përmes përmbajtjes së synuar dhe algoritmeve të personalizuara, duke ngritur nevojën për vigjilencë në konsumin e medias.

Sipas saj, algoritmet e fuqishme të krijuara nga kompanitë e teknologjisë synojnë t’i mbajnë përdoruesit të angazhuar dhe për rrjedhojë, mund t’i ekspozojnë ata ndaj informacioneve të njëanshme ose të pabesueshme. Edhe në këtë rast, duke parë rëndësinë e të menduarit kritik, edukimi mediatik u mundëson të rinjve të shqyrtojnë çfarë fshihet pas atyre informacioneve që konsumojnë, të vënë në dyshim origjinën e tyre dhe të marrin në konsideratë ndikimin e saj në besimet dhe sjelljet e tyre.

Po ashtu, edhe koncepti i lajmeve të rreme, i popullarizuar vitet e fundit, ilustron më tej rëndësinë e të menduarit kritik në edukimin mediatik. Sipas autores dhe studiueses së medias

Claire Wardle, (Wardle, 2017) lajmet e rreme nuk kufizohen vetëm në lajme që janë tërësisht të fabrikuara, por përfshijnë gjithashtu lajme që janë mashtruese, të përshtatura në një mënyrë të njëanshme ose të nxjerra jashtë kontekstit. Në artikullin e saj, Wardle kategorizon lloje të ndryshme të manipulimit të medias, duke përfshirë satirën, propagandën dhe inkuadrimin. Për audiencën e re, të mësuarit për të identifikuar këto taktika nxit një qasje kritike që i ndihmon ata të shmangin ndikimin e përmbajtjes mashtruese.

Një nga paradokset e kohës sonë është se të rinjtë kanë akses më të madh në informacion se çdo brez i mëparshëm, por janë gjithashtu më të prekshëm ndaj dezinformimit dhe narrativave të njëanshme.

Media sociale ka transformuar mënyrën se si të rinjtë sot aksesojnë dhe ndërveprojnë me informacionin, pasi platforma si TikTok, Instagram, Twitter, YouTube, Facebook, etj., janë bërë burime të rëndësishme lajmesh. Megjithatë, këto platforma janë vatra të keqinformimit, pasi nga masiviteti dhe natyra e ndryshme e përdoruesve të tyre, përmbajtja mund të bëhet virale brenda pak minutash, edhe pse mund të konsiderohet një produkt mediatik i dëmshëm apo i pavlerë.

Duke nxitur edukimin mediatik, studiuesit, prindërit dhe politikëbërësit mund të pajisin brezin e ardhshëm me mjetet që u nevojiten për të kuptuar një sasi dërrmuese informacioni. Njohuritë mbi median i lejojnë ata të dallojnë faktin nga trillimi, të analizojnë motivet e medias e të konsumojnë dhe angazhohen në hapësirat dixhitale të informuar dhe kritikë dhe jo konsumatorë pasivë.

Referenca

Wardle, C. (2017). Fake news. It’s complicated. Medium, 2.

Sci-Hub | Shoshana Zuboff, The age of surveillance capitalism: the fight for a human future at the new frontier of power. AI & SOCIETY | 10.1007/s00146-020-01100-0. (n.d.). Retrieved November 3, 2024, from https://sci-hub.se/10.1007/s00146-020-01100-0

Ky blog është konceptuar si hapësirë për studentët që të shprehin mendimet, ndjesitë, si dhe rekomandimet e tyre për aspekte të ndryshme që lidhen me edukimin mediatik dhe shoqërinë ku ata jetojnë. Ky blog është mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në kuadër të Projektit “Edukimi për Median dhe Informacionin në Universitetet Shqiptare: Nga pilotimi në zbatim”. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura në këtë blog janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

Previous post
Next post

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Postimet e fundit

  • Edukimi për median dhe informimin – nga projekt në përparësi e politikës arsimore
  • Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture
  • Fuqia e Edukimit Mediatik
  • Mendimi kritik për median dhe informacionin
  • Mendimi Kritik për Median dhe Informacionin

Kategoritë

  • Blogu AkadEMI
  • Botime
  • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
  • Edukimi bibiotekar
  • Edukimi për botën dixhitale
  • Edukimi për informacionin
  • Edukimi për lajmet
  • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • Edukimi për përdorimin e internetit
  • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
  • EMI baze
  • EMI Multimedia
  • EMI Teknologji
  • Info
  • Libra & Artikuj
  • Mjete & Burime EMI
  • Projekte
  • Rajoni
  • Siguria fillon nga njohuria
  • Studentët për edukimin mediatik
  • Thirrje
  • Udhëzues & Manuale
  • UNESCO
  • Video
Të Fundit
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025
Studentët për edukimin mediatik

Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

December 27, 2024
Studentët për edukimin mediatik

Fuqia e Edukimit Mediatik

December 26, 2024
Studentët për edukimin mediatik

Mendimi kritik për median dhe informacionin

December 26, 2024
Postime të ngjashme
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025 14 min read
Studentët për edukimin mediatik

Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

December 27, 2024 7 min read
Studentët për edukimin mediatik

Fuqia e Edukimit Mediatik

December 26, 2024 8 min read
Kjo platformë është prodhuar në kuadër të projektit të UNESCO-s të financuar nga BE: "Krijimi i Besimit në Media në Evropën Juglindore dhe Turqi, Faza II."
Copyright 2025. All Right Reserved