Sunday May 18, 2025
Kontakt
EMI-MIL EMI-MIL
  • Home
  • Rreth Nesh
    • Projekte
    • UNESCO
  • Mjete & Burime EMI
    • Botime
    • Libra & Artikuj
    • Udhëzues & Manuale
    • Video
    • Kurse Online
    • Blogu AkadEMI
    • Studentët për edukimin mediatik
  • EMI baze
    • Edukimi bibiotekar
    • Edukimi për lajmet
    • Edukimi për informacionin
    • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • EMI Teknologji
    • Edukimi për botën dixhitale
    • Edukimi për përdorimin e internetit
    • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
    • Siguria fillon nga njohuria
  • EMI Multimedia
    • Edukim për botën e lojrave
    • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
    • Edukimi për fushën e filmografisë
  1. Home
  2. Studentët për edukimin mediatik
  3. Titujt që bëjnë zhurmë dhe dëmtimi i integritetit të lajmeve në median online
 Titujt që bëjnë zhurmë dhe dëmtimi i integritetit të lajmeve në median online
Studentët për edukimin mediatik

Titujt që bëjnë zhurmë dhe dëmtimi i integritetit të lajmeve në median online

December 17, 2024
  • 0
    Facebook

Lubjana Prençi

Media online gjithnjë e më shumë po merr pozita sipërore për shkak të fleksibilitetit që iu ofron lexuesve. Në një botë kur njerëzit kanë gjithnjë e mw pak kohë për të ndjekur TV, media online është vendi ideal ku ata mund të informohen shpejt dhe në çdo kohë. Tregu i medias online është i ngarkuar dhe konkurrenca nxit shpesh praktika që dëmtojnë integritetin e lajmeve.

Gazetarët e mediave online zgjedhin ta ftojnë audiencën për të klikuar lajmin e tyre nëpërmjet vendosjes së një titulli që shpeshherë nuk është koherent me përmbajtjen e tekstit. Titujt tundues ose ashtu sikurse njihen gjerësisht si ‘clickbait’ paraqiten në forma të ndryshme. Shpesh ndeshemi me tituj që janë të formuluar si një pyetje, përgjigjen e së cilës nuk e gjejmë në tekstin e lajmit, ndërkohë që në raste të tjera fakti i paraqitur në titull nuk është i vërtetë.

Gjithashtu, ndër titujt që bëjnë zhurmë janë edhe ata hiperbolizues, që kanë tendencën të zmadhojnë efektin e ngjarjes për të shkaktuar reagim tek audienca. Tashmë duket se jemi familjarizuar me fraza të tilla nëpër tituj si ‘tronditëse’, ‘tmerruese’, ‘shokuese’, ‘e bujshme’, me të cilat ka një abuzim të ndjeshëm në përdorimin e tyre.

Profesionistët e fushës, gazetarët në këtë rast nuk duhet të mbajnë përgjegjësinë e vetme për titujt jo profesionalw. Një rol të rëndësishëm luan linja e redaksisë dhe orientimi që vjen nga eprorët, të cilët kanë qëllim maksimizimin e të ardhurave. Për të fituar sa më shumë, do të duhet një numër i lartë klikimesh dhe angazhimesh dhe si rrjedhojë sakrifikohen parimet e gazetarisë.

Me qëllimin për të prodhuar të dhëna në kontekstin e medias online në vendin tonë, është shpërndarë online (qasja studimore CAWI) një mini anketë me target gazetarët e medias online. Pyetësori u ndërtua me disa pyetje kyçe që i shërbejnë artikullit dhe u shpërnda masivisht tek target grupi për të arritur një kampion të mjaftueshëm. E dhëna kryesore lidhet me vitet e përvojës në gazetari, si variabël bazë për t’u kombinuar me 2 pyetjet e tjera, ku njëra synon të dijë sa rëndësi i jepet klikueshmërisë teksa formulohet titulli i lajmit dhe gjithashtu nëse presioni nga eprorët ndikon në këtë proces.

Rezulton se anketa është plotësuar në masën 57.1% nga gazetarë me eksperiencë 1-3 vite në median online, 28,6% nga gazetarë me ekperiencë më pak se një vit dhe 14.3 % nga gazetarë me më shumë se 3 vite eksperiencë në këtë fushë. Eksperienca e ulët në median online mund të konsiderohet tregues i një klime pune që nuk iu jep mundësinë gazetarëve të stabilizohen në këtë mjedis, por gjithsesi mbetet për t’u shqyrtuar dhe analizuar në raste të tjera.

Të dhënat evidentojnë se 38.8% e gazetarëve që kanë plotësuar anketën online, në një shkallë nga 0-10 (ku 0 do të thotë nuk i jap rëndësi klikueshmërisë dhe 10 do të thotë që i jap shumë rëndësi klikimeve në procesin e formulimit të titullit të një lajmi), pozicionohen te shkalla 10. Kjo e dhënë qëndron koherente edhe në pyetjen e hapur e cila synon të zbulojë nëse tendenca për t’i bërë titujt e klikueshëm ndikohet nga eprorët apo është iniciativë individuale e gazetarëve. Gazetarët shprehen se kryesisht linja e radaksisë ta imponon strukturën e titujve, ndërsa shtohet si argument

që pronarët e mediave kanë qëllim të maksimizojnë të ardhurat e tyre. “Po, ky është mjedisi mediatik. Pronarët duan të fitojnë sa më shumë nga portalet që kanë, pohon një nga gazetarët.

Të dhënat e anketës zbulojnë një qasje pranuese të gazetarëve ndaj këtij fakti, duke e konceptuar si punë nga e cila fitojnë të ardhura, larg parimeve të gazetarisë. Rezulton se edhe pse në disa momente e kanë shfaqur kundërshtinë ndaj këtij fenomeni, kjo ka qenë e fragmentarizuar dhe si përfundim titullin e kanë formuluar ashtu sikurse eprorët kanë dashur. “Ndonjëherë. Në disa raste kam thënë që nuk bëjnë sens titujt bombw, në raste të tjera thjesht i kam formuluar siç kanë dashur”.

Gjithashtu të dhënat e anketës nxjerrin në pah një udhëzim që iu jepet gazetarëve për t’i bërë titujt me folje që ndihmojnë që mos të tregohet ngjarja, metodë kjo që nxit klikimin e lajmit. Në këtë formë shprehet një nga gazetarët që ka marrë pjesë në plotësimin e anketës: Në disa raste. Psh në një redaksi ku kam punuar e kishim urdhër që të mos e tregonim ngjarjen në titull, si psh. “Basha zbulon 2 arsyet pse nuk ishte prezent në seancën plenare”. Pra, le të themi është një lojë fjalësh me foljet të tipit, zbulon, zbardhet, identifikohen, etj.

Bazuar në këtë panoramë që ofron media online në ditët e sotme, paraqitet domosdoshmëri një vëmendje e shtuar ndaj mbrojtjes së integritetit të informacionit. Media online, duke nisur që nga drejtuesit deri tek gazetarët duhet të kenë një qasje më të përgjegjshme dhe etike ndaj lajmit, kusht ky për të rikthyer besimin e audiencës dhe për të kontribuar në krijimin e një shoqërie më të informuar dhe të ndërgjegjshme.

Ky blog është konceptuar si hapësirë për studentët që të shprehin mendimet, ndjesitë, si dhe rekomandimet e tyre për aspekte të ndryshme që lidhen me edukimin mediatik dhe shoqërinë ku ata jetojnë. Ky blog është mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në kuadër të Projektit “Edukimi për Median dhe Informacionin në Universitetet Shqiptare: Nga pilotimi në zbatim”. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura në këtë blog janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

Previous post
Next post

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Postimet e fundit

  • Edukimi për median dhe informimin – nga projekt në përparësi e politikës arsimore
  • Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture
  • Fuqia e Edukimit Mediatik
  • Mendimi kritik për median dhe informacionin
  • Mendimi Kritik për Median dhe Informacionin

Kategoritë

  • Blogu AkadEMI
  • Botime
  • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
  • Edukimi bibiotekar
  • Edukimi për botën dixhitale
  • Edukimi për informacionin
  • Edukimi për lajmet
  • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • Edukimi për përdorimin e internetit
  • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
  • EMI baze
  • EMI Multimedia
  • EMI Teknologji
  • Info
  • Libra & Artikuj
  • Mjete & Burime EMI
  • Projekte
  • Rajoni
  • Siguria fillon nga njohuria
  • Studentët për edukimin mediatik
  • Thirrje
  • Udhëzues & Manuale
  • UNESCO
  • Video
Të Fundit
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025
Studentët për edukimin mediatik

Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

December 27, 2024
Studentët për edukimin mediatik

Fuqia e Edukimit Mediatik

December 26, 2024
Studentët për edukimin mediatik

Mendimi kritik për median dhe informacionin

December 26, 2024
Postime të ngjashme
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025 14 min read
Studentët për edukimin mediatik

Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

December 27, 2024 7 min read
Studentët për edukimin mediatik

Fuqia e Edukimit Mediatik

December 26, 2024 8 min read
Kjo platformë është prodhuar në kuadër të projektit të UNESCO-s të financuar nga BE: "Krijimi i Besimit në Media në Evropën Juglindore dhe Turqi, Faza II."
Copyright 2025. All Right Reserved