Friday May 1, 2026
Kontakt
EMI-MIL EMI-MIL
  • Home
  • Rreth Nesh
    • Projekte
    • UNESCO
  • Mjete & Burime EMI
    • Botime
    • Libra & Artikuj
    • Udhëzues & Manuale
    • Video
    • Kurse Online
    • Blogu AkadEMI
    • Studentët për edukimin mediatik
  • EMI baze
    • Edukimi bibiotekar
    • Edukimi për lajmet
    • Edukimi për informacionin
    • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • EMI Teknologji
    • Edukimi për botën dixhitale
    • Edukimi për përdorimin e internetit
    • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
    • Siguria fillon nga njohuria
  • EMI Multimedia
    • Edukim për botën e lojrave
    • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
    • Edukimi për fushën e filmografisë
  1. Home
  2. Studentët për edukimin mediatik
  3. Përse lindin “fake news”
 Përse lindin “fake news”
Studentët për edukimin mediatik

Përse lindin “fake news”

November 8, 2022
  • 0
    Facebook

Klaidi Keçi

Që në kohën e zgjedhjeve presidenciale në SHBA të vitit 2016, mund të themi që përdorimi i “fake news” hyri në modë, dita-ditës ky togfjalësh po dëgjohet më shumë kudo në botë. Politikanët shqiptarë filluan gjithashtu të përdorin “fake news” apo lajme të rreme, më pas u ndryshua në “Kazan mediatik” etj. Vetë përdorimi i këtij togfjalëshi u pa si një mënyrë vetëmbrojtjeje dhe propagandë më vete, por përpara se të futemi në këto tema duhet të dimë se çfarë do të thotë “fake news”.

Termi “fake news” ka përdorim të gjërë dhe gjatë historisë është përdorur për t’iu referuar ngjarjeve të ndryshme, por që në bazë kanë të pavërteta. Sipas João Pedro Baptista, profesor në Universitetin e Biera Interior në Portugali, “fake news” përkufizohet si një lloj dezinformimi në internet me deklarata mashtruese dhe/ose të rreme që mund ose nuk mund të lidhen me ngjarje reale, të krijuara qëllimisht për të mashtruar dhe/ose manipuluar një publik specifik ose imagjinar duke e pasqyruar lajmin në një format me struktura oportuniste (titulli, imazhi, përmbajtja) për të tërhequr vëmendjen e lexuesit në mënyrë që të përfitojë më shumë klikime dhe shpërndarje dhe, për rrjedhojë, të ardhura më të mëdha nga reklamat dhe/ose përfitime ideologjike.

Llojet e “fake news”

  1. Clickbait.

Këto artikuj na dalin shpesh në feed apo website të ndryshme duke na paraqitur një titull dramatikë, tërheqës apo fitimin e produkteve të ndryshme falas. Qëllimi kryesor i këtyre lajmeve është vizitimi i faqes së tyre të internetit duke mos e vrarë shumë mendjen për vërtetësinë e lajmit. Këtu mund të përfshijmë dhe faqe të cilat vjedhin të dhënat apo të ardhura nga personat të cilët klikojnë mbi to.

  • Propaganda.

Lajme të cilat prodhohen nga persona me këndvështrim të njëanshëm politik me qëllim rritjen e popullaritetit të një force politike apo politikani.

  • Satira/Parodia.

Faqe të ndryshme humoristike krijojnë fake news për të argëtuar një grup njerëzish të cilët i ndjekin, këto lajme apo video mund të bëhen virale në rrjet. Megjithëse qëllimi fillestar ishte argëtimi këto lajme mund të interpretohen ndryshe nga njerëzit.

  • Fabrikim i kontekstit.

Fragmente të shkëputura nga fjalime të personave me ndikim në publik nxirren jashtë kontekstit për qëllime të ndryshme, por kryesisht për të ulur imazhin e personit në fjalë.

  • Tituj mashtrues, hakerim.

Shpesh këto tituj bombastikë i shohim dhe të paraqitura në formate zyrtare të vjedhura të kompanive të ndryshme apo mediave serioze, çka  e bën lajmin të besueshëm në sytë e publikut. Kur lexuesi klikon mbi to, lajmi nuk ka lidhje me titullin dhe gjithashtu mund të fillojë shfaqja e tabelave në ekran për t’i lejuar aksese të ndryshme në pajisjen tonë, etj.

  • Gazetari e ngathët.

Nevoja për të botuar lajme që fitojnë shikueshmëri shpesh shtyn gazetarët të prodhojnë lajme apo të publikojnë fakte të pavërtetuara.

Përse lindin fake news?

Konsumimi i informacionit sot është shumë i madh, ne marrim informacione në çdo orë të ditës,  nga çdo pajisje e mundshme kudo që jemi, kjo sjell dhe nje kërkesë për prodhim të informacionit. Duhet të kuptojmë se bashkë me lajmet e vërteta lindin dhe lajmet e pavërteta. Konsumimi i lajmeve ndodh sipas kohës, kur kemi një ngjarje që ndikon mbi të gjithë (zgjedhje, tërmet, pandemi, etj.) dhe sipas grupimeve, grupime të ndryshme me interesa të ndryshme lexojnë lajme që përshtaten me interesat e tyre (politikë, jetesë e shëndetshme, etj.).

Kur kërkesa për lajme është kaq e madhe për të marrë informacion nga media ndodhin dhe publikime të “fake news” me apo pa qëllim. Sot mediat konkurrojnë me njëra-tjetrën se cila do ta publikojë e para lajmin, cila do të marrë më shumë shikime, etj. Kjo shpeshherë i shtyn gazetarët apo reporterët të publikojnë fakte të rreme apo të nxjerra jashtë kontekstit. Shembuj të tillë gjejmë shumë, sidomos në fillimet e pandemisë  Covid-19 me mënyra gati të çuditshme për të rritur imunitetin apo për shërimin nga Covid. Duke filluar nga janari e deri në tetor nga mediat në Shqipëri, televizionet, gazetat dhe portalet në gjuhën shqipe ndanë në Facebook 149,543 artikuj që përfshinin në titull fjalët kyçe për COVID-19, të cilat morën më shumë se 4.89 milionë reagime në Facebook, përfshirë klikime ose shfaqje emocionesh nëpërmjet ikonave si i mërzitur, i nxehur, etj. Gjithashtu pas Nëntorit të 2019 dolën parashikime të frikshme për fatkeqësi natyrore dhe tërmete të tjera më të fuqishme nga ekspertë të huaj. Mediat e papërgjegjshme në këto raste shfrytëzojnë panikun e qytetarëve për të marrë shikueshmëri dhe klikime.

Gara për të publikuar lajmin të parët prek edhe njerëzit e thjeshtë sepse kemi parë shpesh publikimin e emrave të personave të përfshirë në aksidente etj., ose shoqërimin e lajmeve për ngjarje kriminale me foto nga profilet Facebook të njerëzve të pafajshëm, por me të njëjtin emër. Megjithëse mund të kërkohet ndjesë, lajmet vazhdojnë të qarkullojnë në rrjet duke rritur fitimet e portaleve dhe duke shtuar dëmin në figurën e këtyre personave gabimisht të implikuar.

Mjafton një kërkim në Google me fjalët : “kura magjike” dhe na shfaqen me qindra artikuj shpeshherë dhe duke cituar doktorë inegkistentë apo popullorë, se si mund të biem nga pesha apo ta fitojmë atë, se si të shërojmë problemet me veshkat, dëgjimin dhe çdo shqisë apo organ të mundshëm. Ndikimi që kanë këto artikuj në lexues që vuajnë nga ato probleme te cilat supozohen të shërohen është shumë i madh dhe ndjekia e këtyre udhëzimeve apo përdorimi i produkteve mund të përkeqësojë më shumë shëndetin e lexuesve. Zakonisht këto publikime bëhen nga portale të paligjshme apo fantazëm për të marrë shikueshmëri apo për të shitur produktin e tyre.

Ndikimi i “fake news” në grupmosha të ndryshme.

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Floridas ku u përfshinë grupmosha e të rinjve dhe ajo e të moshuarve, u vu re se moshat e treta ishin më të prirur të besonin lajme me informacione të pavërteta se moshat më të reja. Sidomos pas moshës 70 vjeç aftësia për të gjykuar atë çka ata lexonin ulej ndjeshëm. Gjithashtu iu dhanë 12 lajme për Covid-19, 6 të vërteta dhe 6 të rreme, në këtë rast u vu re se si të rinjtë, ashtu edhe të moshuarit ishin gati të barabartë në ndarjen e informacioneve të vërteta nga ato të rreme.

Në raportin kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar për Besimin dhe leximin kritik të “fake news”, më shumë se gjysma e 12-15 vjeçarëve përdonin mediat sociale si burim informacioni ndërkohë që një e treta besonin se çdo gjë që publikohej në median sociale ishte e vërtetë. Përllogaritet se vetëm 2% e fëmijëve kanë aftësi për të gjykuar vërtetësinë e një lajmi që iu serviret. Gjysma e fëmijëve shprehen të shqetësuar nga fenomeni “fake news” dhe sipas pyetësorëve të bërë nga mësuesit sa vjen dhe rritet numri i fëmijëve që shfaqin probleme me ankthin dhe vetbesimin.

Duke parë ndikim që “fake news” ka në shoqëri nuk na mbetet gjë tjetër përveçse të marrim masa kundër tij. Shumë shtete në botë kanë filluar të financojnë “luftën kundër fake news” duke investuar në programe të ndryshme, metadata të përbashkëta etj. Qeveritë, OJQ-të, shoqëria civile, organizatat e lajmeve etj., janë aktive në këtë luftë duke kryer trajnime për të edukuar breza të ndryshëm për të gjykuar informacionet që lexojnë në media.

Ky blog është konceptuar si hapësirë për studentët që të shprehin mendimet, ndjesitë, si dhe rekomandimet e tyre për aspekte të ndryshme që lidhen me edukimin mediatik dhe shoqërinë ku ata jetojnë. Ky blog është mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në kuadër të Projektit “Zhvillimi i Edukimit për Median dhe Informacionin në Universitetet Shqiptare”. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura në këtë blog janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.
 

Previous post
Next post

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Postimet e fundit

  • Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor
  • Roli i medias si mjet mbështetës në procesin e të nxënit dhe mësimdhënies
  • Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në mësimdhënie
  • Edukimi për median dhe informimin – nga projekt në përparësi e politikës arsimore
  • Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

Kategoritë

  • Blogu AkadEMI
  • Botime
  • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
  • Edukimi bibiotekar
  • Edukimi për botën dixhitale
  • Edukimi për informacionin
  • Edukimi për lajmet
  • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • Edukimi për përdorimin e internetit
  • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
  • EMI baze
  • EMI Multimedia
  • EMI Teknologji
  • Info
  • Libra & Artikuj
  • Mjete & Burime EMI
  • Projekte
  • Rajoni
  • Siguria fillon nga njohuria
  • Studentët për edukimin mediatik
  • Thirrje
  • Udhëzues & Manuale
  • UNESCO
  • Video
Të Fundit
Edukimi për informacionin

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025
Postime të ngjashme
Edukimi për informacionin UNESCO

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025 6 min read
Kjo platformë është prodhuar në kuadër të projektit të UNESCO-s të financuar nga BE: "Krijimi i Besimit në Media në Evropën Juglindore dhe Turqi, Faza II."
Copyright 2026. All Right Reserved