Friday May 1, 2026
Kontakt
EMI-MIL EMI-MIL
  • Home
  • Rreth Nesh
    • Projekte
    • UNESCO
  • Mjete & Burime EMI
    • Botime
    • Libra & Artikuj
    • Udhëzues & Manuale
    • Video
    • Kurse Online
    • Blogu AkadEMI
    • Studentët për edukimin mediatik
  • EMI baze
    • Edukimi bibiotekar
    • Edukimi për lajmet
    • Edukimi për informacionin
    • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • EMI Teknologji
    • Edukimi për botën dixhitale
    • Edukimi për përdorimin e internetit
    • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
    • Siguria fillon nga njohuria
  • EMI Multimedia
    • Edukim për botën e lojrave
    • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
    • Edukimi për fushën e filmografisë
  1. Home
  2. Studentët për edukimin mediatik
  3. MEDIAT SHQIPTARE PËRBALLE REVOLUCIONIT NUMERIK
 MEDIAT SHQIPTARE PËRBALLE REVOLUCIONIT NUMERIK
Studentët për edukimin mediatik

MEDIAT SHQIPTARE PËRBALLE REVOLUCIONIT NUMERIK

November 9, 2022
  • 0
    Facebook

Erta Beti

Interneti dhe teknologjitё e reja kanё hapur perspektivёn e njё lirie mё tё madhe informimi dhe tё njё mundёsie mё tё madhe komunikimi. Komunikimi online ёshtё komunikimi qё i kapёrcen pengesat e mediave tradicionale, qё do tё thotё se nga periudha e informimit, tashmё ndodhemi nё periudhёn e komunikimit mediatik interaktiv.

‘Interneti ёshtё qendra qytetare e fshatit global tё sё nesёrmes’. Kёshtu e cilëson rrjetin Bill Gates.

Vitet 70 hapёn njё mundёsi qё nuk rreshti së zhvilluari duke na sjellë nё ditёt e sotme njё panoramё tё komunikimit interaktiv nё internet. Sigurisht ky zhvillim i komunikimit onlijne nuk mund tё sillte ato pasoja që ka sjellё pa njё ndryshim dhe inovacion teknologjik gjigant qё kishte tё bёnte me zhvillimin e multimedias mbi bazёn e gjuhёs dixhitale. Teksti, zёri, imazhi, figurat e lёvizshme, gjithçka tanimё, shkruheshin në të njëjtin gjuhë dhe ndërtonin një informacion që tranformohej duke u përmbajtur brenda të njëjtës infrastrukture kompjuterike. Një hap tjetër shumë i rëndësishëm, sepse motorët e kërkimit në internet Yahoo, Google etj, e kthyen këtë hapësirë në një zonë të lundrueshme, në një botë të pa anë  e të pafund kërkimi dhe sigurime informacioni. E gjithë kjo tablo u plotësua me një ndryshim tjetër të madh, sepse vitet 2000 sollën lindjen e mediave sociale, blogjet, forumet interaktive, Facebook, Twitter, Linkedin e dhjetra media të tjera, forma komunikimi interaktiv që krijuan një konjukturë krejtësisht të re për komunikimin mediatik. Kjo gjë ndryshoi pothuajse gjithçka. Marrëdhëniet midis ofruesit të informacionit dhe konsumatorit të tij nuk do të ishin më të njëjtat. Në periudhën Gutenbergiane, ofruesi dhe konsumatori i informacionit, janë dy aktorë komunikimi të ndarë prej njëri-tjetrit. Njëri e koncepton informacionin dhe tjetri pasi e blen, e konsumon atë. Në kushtet e komunikimit interaktiv në internet gjendja ka ndryshuar. Gjithnjë e më shumë individë zotërojne kompjuterat e tyre, lidhje në internet, telefona të lëvizshëm duke prodhuar vetë ata, ritransmetuar vetë ata, informacionin e marrë nga media apo të konceptuar në një mënyre krejt të pavarur. Konsumatori bëhet edhe prodhuesi i përmbajtjes së informacionit.

Demokratizimi i komunikimit ka hyrë në një fazë të re. Një pjesë gjithnjë e më e madhe e informacionit ështe falas. Jo më kot numri i blerësve të gazetave ka rënë dhe po kështu i ndjekësve të emisioneve televizive në mediat klasike të transmetimit audio-viziv. Rënia e komunikimit në duart e konsumatorit, krahas shumë pasojave pozitive dhe negative, solli raporte të reja midis dhënësit, marrësit dhe përmbajtjes së informacionit.

 Në literaturën e sotme shumë informacion, e ‘vret’ informacionin. E ‘vret’ sepse shpesh ai është prodhuar pa profesionalizëm dhe mbetet i pakonfirmuar. Nga ana tjeter, prodhohet një informacion shumë herë më i madh sesa ai që konsumohet.

Për të tërhequr vëmendjen e publikut, mediat komerciale po shkojne gjithnjë e më shumë drejt skandalit, raportimit të krimit, drejt formatit tabloid të gazetave. Publiku është mësuar tashmë në kushtet e bollëkut të informacionit që të konsumoje vetëm kryesisht informacion falas. Por ai nuk informohet njëherë e mirë, por kërkon informacion të ri në çdo orë të ditës duke synuar informacionin më të klikuar në internet, dhe nuk ndjek thjesht agjendën e lajmit më të rëndësishёm të ditёs. Vetë ideja e hierarkizimit të informacionit zhbëhet meqë nuk është më redaksia qe e vendos këtë. Mund të permendim një citim të Rupert Murdoch: “Koha kur lajmet dhe informacioni ishin të kontrolluar nga afër nga një grup njerëzish, të cilat na tregonin se çfarë duhet lexuar, ka mbaruar. Sot konsumatorët dëshirojnë të kenë lajme sipas kërkesës, të përditësuara dhe në vazhdimësi. Ata dëshirojnë një pikëvёshtrim jo mbi atë që ka ndodhur, por si ka ndodhur. Dhe së fundmi, ata dëshirojnë ta përdorin informacionin në një bashkësi të gjerë, të flasim mbi të, të shtrojnë pyetje, dhe për mё tepër të takojnë njerëz që mendojnë për botën si ata ose në mënyra të ndryshme”.

Agjenda e komunikimit është shpërbërë në mijёra tematika të veçanta, hierarkia e informacionit vjen si pasojё e kёrkesёs dhe e pёrdorimit tё tij nga ana e publikut qё klikon, ndёrsa informimi i propozuar nga redaksitë po zёvendësohet gjithnjё  e mё shumё nga njё informim ‘sipas kёrkesёs’. Nё kёtё rast nuk ёshtё mё oferta qё komandon kёrkesёn, por ёshtё kёrkesa qё orienton ofertën. Nё literaturёn e sotme shkencore perёndimore europiane shtohet njё problem rrёnjёsor qё ka tё bёjё me marrёdheniet midis mediave private, mediave publike, mediave personale, si dhe modeleve tё financimit publik tё sektorit tё mediave.

Mediat publike nё formatet e tyre tё reja shfaqin aftёsi premtuese si forma tё njё gazetarie qytetare nё shёrbim tё komunitetit, pra si media komunitare qё pёrfitojne nga subvencione publike, media si fondacione tё mbёshtetura.  Ndёrkaq mund tё themi se kanё ndryshuar ndjeshёm marredhёniet midis mediave dhe publikut tё tyre apo audiencave. Gjithashtu bashkё me relativizmin e rolit tё redaksive ‘newsroom-eve’ nё prodhimin e informacionit, nё tё cilёn tashmë konkurohen nga miliona editues tё pavarur qё gjenerojnё pёrmbajtje dhe lidhje mes komunikuesve në tё gjithё planetin, ka ndryshuar edhe koncepti i audiencёs. Nё kёtё rast shtrohet pyetja nёse kemi tё bëjmë akoma me termin audiencё apo audienca nё shumёs.

 Mё parё informacioni masiv bazohej te logjika e dhёnies sё tij, e shtypjes sё tij drejt publikut. Ndёrsa nё komunikimin e mediave online, ёshtё publiku, apo publikёt qё shkojnё kёrkojnё informacion nё burim tё ndryshme, pra e marrin atё sipas modelit tёrheqёs. Bashkё me kёto transformime tё gjithanshme ёshtё zbehur shumё edhe koncepti i ‘prime time’ nё transmetimet televizive online, duke u kthyer nё atё qё literatura e sotme nё kёtё fushё  e pёrkufizon si ‘my time’. Duke u mbёshtetur nё konsumimin e nje informacioni tё marrë sipas kёrkesёs, pra nёpёrmjet klikimeve nё portalet e ndryshme nё web, ёshte padyshim konsumatori ai qё e pёrcakton kohёn se kur do tё ndodhet pёrpara ekranit. Njё karakteristikё e rёndёsishme qё e pёrcakton periudhёn qё jemi ёshtё edhe pёrpunimi i njё gjuhё tё re tё kodifikimit tё informacionit mediatik online. Periudha e multimedias, dhe e pёrdorimit tё internetit, solli atё dukuri qё u quajt konvergjenca e mediave. Ky koncept pёrfshin njё gamё tё gjerё qё nisin me kodifikimin e gjuhёs sё pёrdorur nё komunikim, e cila shpreh tashmё tekstin, zёrin edhe figurën. Kёto ndryshime pёrcaktohen nga fakti se informacioni në mediat tradicionale dhe ai online, duke qenë të transmetuar në kanale teknologjike të ndryshme nuk mund të jenë të strukturuar njësoj. Pa dyshim nuk lexohet njësoj si në ekran ashtu edhe në një faqe letre. Ajo qё vihej re ёshte dallimi kryesor në ekran i cili lexohet vertikalisht ndërsa në një faqe letre lexohet horizontalisht. Po mediat shqiptare, me çfarë sfidash duhet tё pёrballen nё kushtet e kёtij evolucioni teknologjik dhe mediatik qё ka tronditur pesё shekuj nё kёtё fushë? Kёto pyetje shtrohen vazhdimisht, sepse ndërsa nё SHBA u pёrgatit shpejt, por gjithsesi me njё lloj gradualiteti, nё Shqipёri erdhi befasisht, duke i gjetur tё papёrgatitura mediat vendase. Aq më shumё ato u ndodhёn pёrpara njё krize tё fortё ekonomike dhe financiare, e cila lidhet si me humbjen drastike tё lexuesit dhe largimin e audiencave nga mediat elektronike, por edhe me largimin e reklamuesve nga mediat duke humbur interesin pёr tё bёre publicitet nёpёrmjet tyre. Sfida e parё pёrbёn rinovimin e kulturёs profesionale tё gazetarit. Gazetari ende nuk ёshtë i pёrgatitur, për shkak të përvojës, formimit, dhe traditës, qё tё pёrfitojë nga teknologjitё e reja tё informacionit dhe tё ndёrtojë njё komunikim interaktiv me audiencat e tij. Sfida e dytё e rёndёsishmeka tё bёje me profilin e vjetruar tё orientimit tё tyre thjesht si media gjeneraliste. Peisazhit mediatik shqiptar sot i mungojnё pikёrisht mediat e profilizuara tematike, dhe mediat lokale qё janё pothuajse nё kushtet e transmetuesve tё informacionit tё ardhur nga kanalet e tjera televizive ose nga platformat dixhitale, janё mё shumё antena ripёrtёritёse sinjali.

Sfida e tretё e rёndёsishme e mediave shqiptare ёshtё rinovimi i kulturёs administrative tё tyre. Gabimisht ne ende e pёrkufizojmё keq atё qё quajmё ‘media publike’ duke u bazuar nё radiotelevizionin publik. Por, koncepti i mediave publike nё ditёt e sotme ёshtё shumё mё i gjёrё se kaq. Nё disa media ёshtё kuptuar sikur versioni online ёshtё kopje elektronike e versionit tё gazetёs sё shkruar. Por, ky konceptim ёshtё jo vetёm i dёmshёm por edhe i gabuar. Ai nuk e kupton se audienca pret tjetër kulturë shkrimi, raportimi dhe transmetimi nё versionin online, tё shkruar nё forma jo lineare, por me ndёrthurje kodesh multimedia, si njё sinkretizëm midis tekstit, figurёs dhe zёrit. Nё vend tё zhvillimit tё gazetarisё online, ajo çka përbën njё detyrё parёsore tё njё revolucioni kulturor në fushën e informacionit masiv, shpesh gjendet rruga mё e thjeshtё, ajo e censurimit tё materialeve tё botuara nё versionin letrar tё gazetёs kur gazeta paraqitet online. Ndёrsa sfida e katёrt dhe e fundit, lidhet sa me modelin ekonomik tё mediave shqiptare nё kushtet e internetit, aq edhe me administrimin e mediave. Media nuk mund tё jetё vetёm informacion, as vetёm pёrmbajtje publicistike me zhanret e veta. Padyshim media eshte njё hapёsirё publicitare, prandaj mediat, sidomos ato online, janë tё detyruara tё ofrojnё edhe detyra apo shёrbime tё tjera.

Analiza e mediave duhet tё preokupohet vetёm tё kuptojë se si tё rrisim zbavitjen me grupe fansash, revista tё specializuara, komente, etj. Nuk mund tё mohohet se mediat janё ideologjikisht tё kushtёzuara dhe produkte masive, megjithatë ato pёrfaqesojnё edhe njё tip dialogu kombёtar mbi kuptimin  e fakteve qё tregohen, tё personazheve qё ato propozojnё.

Megjithatё mjetet e komunikimit masiv janё berё pjesё e jetёs sonё, duke qenё vazhdimisht rreth nesh, e duke na transmetuar mijёra mesazhe tё natyrave tё ndryshme, qofte edhe brenda harkut kohor tё njё dite tё vetme. Tashmё pranohet gjeresisht qё ky fakt ka ndryshuar rrёnjesisht mёnyrat e lidhjes sё njerёzve me botёn, me tё tjerët, por edhe me veten. Efektet e kёtij numri tё madh mesazhesh tё transmetuara jane mё tё ndjeshme tek fëmijët dhe tё rinjtë, duke qenё se ende nuk e kanё fituar aftesinё pёr t’u mbrojtur, mё thjesht, pёr të dalluar tё vërtetën nga e pavërteta.

Edukimi Mediatik si disiplinë ka qёllim kryesor tё zhvillojё jo vetёm tek fëmijët por edhe tek tё rriturit njё qёndrim kritik dhe nje gjykim tё pavarur pёrballё mediave, nё mёnyre qё subjektet sociale të shndërrohen nga spektatorë pasivë nё protagonistë aktivë dhe tё afte pёr tё zgjedhur. Kjo realizohet nёpermjet njё edukimi qё nuk synon tё censurojë median, por tё aftёsojë për tё kuptuar plotesisht mekanizmat dhe ligjёrimet e tyre, tё lidhura ngushtë me kontentin social.

Nё tё gjitha vendet e Europёs Perendimore dhe jo vetёm, edukimi nё media ёshte bёrё pjesё e strategjive kombёtare pёr arsimin e programeve, kurrikulave dhe teksteve nё ciklet e ndryshme tё shkollimit. Edukimi pёr median gjen vend nё synimet specifike në fushёn e gjuhёs dhe letersisё, nё atё tё shkencave shoqёrore dhe më konkretisht në atë tё qytetarisё dhe sё fundmi edhe tek artet. Konkretisht duket se nё fushёn e gjuhёs dhe letërsisë, gjen mё shumё hapёsirё aplikimi i Edukimit Mediatik. Format e komunikimit masiv tё pёrmendura shkojnë nga mediat tradicionale tek ato tё reja. Krahasuar me programet e mёparshme, kurrikula përfshin aspekte të edukimit mediatik, duke i lёnё hapёsirё një diskutimi tё pergjithshёm mbi mjetet e komunikimit social, tё formuluar jo nё terma tё pёrgjithshёm, por tё konkretizuar nё njё numёr objektivash e pёrmbajtjesh.

Edukimi Mediatik pёrcaktohet si aftёsia pёr tё aksesuar, pёr tё analizuar, vlerёsuar dhe prodhuar komunikim nё forma tё ndryshme. Ky formulim ёshtё pёrkthyer vetёm pjesёrisht nё objektiva konkrete. Të rinjtё gjithnjё edhe mё shumё, shtyhen tё zhvillojnë aftesinё e tё kuptuarit tё domethёnies, identifikimin e teknikave tё përdorura, analizimin dhe vlerësimin e mesazheve tё percjella, duke lёnё jashtё aftesinё e aksesimit dhe tё prodhimit tё teksteve mediatike.

Ky blog është konceptuar si hapësirë për studentët që të shprehin mendimet, ndjesitë, si dhe rekomandimet e tyre për aspekte të ndryshme që lidhen me edukimin mediatik dhe shoqërinë ku ata jetojnë. Ky blog është mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në kuadër të Projektit “Zhvillimi i Edukimit për Median dhe Informacionin në Universitetet Shqiptare”. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura në këtë blog janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

Previous post
Next post

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Postimet e fundit

  • Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor
  • Roli i medias si mjet mbështetës në procesin e të nxënit dhe mësimdhënies
  • Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në mësimdhënie
  • Edukimi për median dhe informimin – nga projekt në përparësi e politikës arsimore
  • Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

Kategoritë

  • Blogu AkadEMI
  • Botime
  • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
  • Edukimi bibiotekar
  • Edukimi për botën dixhitale
  • Edukimi për informacionin
  • Edukimi për lajmet
  • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • Edukimi për përdorimin e internetit
  • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
  • EMI baze
  • EMI Multimedia
  • EMI Teknologji
  • Info
  • Libra & Artikuj
  • Mjete & Burime EMI
  • Projekte
  • Rajoni
  • Siguria fillon nga njohuria
  • Studentët për edukimin mediatik
  • Thirrje
  • Udhëzues & Manuale
  • UNESCO
  • Video
Të Fundit
Edukimi për informacionin

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025
Postime të ngjashme
Edukimi për informacionin UNESCO

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025 6 min read
Kjo platformë është prodhuar në kuadër të projektit të UNESCO-s të financuar nga BE: "Krijimi i Besimit në Media në Evropën Juglindore dhe Turqi, Faza II."
Copyright 2026. All Right Reserved