Thursday April 2, 2026
Kontakt
EMI-MIL EMI-MIL
  • Home
  • Rreth Nesh
    • Projekte
    • UNESCO
  • Mjete & Burime EMI
    • Botime
    • Libra & Artikuj
    • Udhëzues & Manuale
    • Video
    • Kurse Online
    • Blogu AkadEMI
    • Studentët për edukimin mediatik
  • EMI baze
    • Edukimi bibiotekar
    • Edukimi për lajmet
    • Edukimi për informacionin
    • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • EMI Teknologji
    • Edukimi për botën dixhitale
    • Edukimi për përdorimin e internetit
    • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
    • Siguria fillon nga njohuria
  • EMI Multimedia
    • Edukim për botën e lojrave
    • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
    • Edukimi për fushën e filmografisë
  1. Home
  2. Studentët për edukimin mediatik
  3. Zhvillimi i edukimit mbi median dhe reklamën tek fëmijët
 Zhvillimi i edukimit mbi median dhe reklamën tek fëmijët
Studentët për edukimin mediatik

Zhvillimi i edukimit mbi median dhe reklamën tek fëmijët

February 12, 2024
  • 0
    Facebook

Entela Capo

Në hapësirën e madhe dixhitale të ditëve të sotme, reklamimi është bërë akoma dhe më i rëndësishëm për të formësuar dëshirat, bindjet dhe zgjedhjet e njerëzve në format nga më të ndryshmet.

Krahas edukimit mediatik, është edhe edukimi mbi reklamën, e cila po ashtu përfshin aftësinë për të vlerësuar, analizuar dhe kuptuar në mënyrë kritike mënyrat në të cilat i vjen mesazhi nga reklama.

Edukimi mbi reklamën ndihmon individët të kuptojnë më qartë strategjitë që reklamuesi ka përdorur për të tërhequr vëmendjen tyre dhe për t’i bindur ata në lidhje me atë çka transmetohet.

Sipas një prej marketerëve më të njohur, Philip Kloter, “reklamimi është çdo formë e paguar e prezantimit dhe promovimit jopersonal të ideve, mallrave ose shërbimeve nga një sponsor i identifikuar ose jo”.

Si konsumatorë, zhvillimi i njohurive për reklamat na fuqizon të bëjmë zgjedhjet tona duke i analizuar produktet që na ofrohen, qofshin ato mediatike ose jo, dhe të mos manipulohemi nga to, aq mq tepër nëse dimë që ato janë një produkt i paguar dhe i shërbejnë interesit të një kompanie.

Qëllimi kryesor i reklamuesve është që të ndikojë dhe të ndryshojë konsumatorin në interes të tij, e cila në biznes përkthehet në shitje, në rritje të të ardhurave, në politikë përkthehet në votë dhe në besim për një kandidat apo parti.

Procesi i reklamimit ka si qëllim krijimin e dëshirave dhe nevojave në mënyrë të pavetëdijshme tek njerëzit, duke u venitur atyre kështu mendimin racional dhe kritik. Por pavarësisht këtij qëllimi të prodhuesit të reklamës, edukimi mbi median dhe reklamën i jep konsumatorit, apo audiencës mundësinë të stimulojë mendimin kritik dhe të jetë më i kthjellët në vendimet që merr kundrejt angazhimit me reklamën.

Një targetgrup sensitiv në këtë aspekt janë fëmijët, pasi ata janë ende në fazat e para të jetës së tyre e si të tillë nuk e kanë të zhvilluar aq sa duhet aftësinë për të analizuar dhe për të parë ftohtë një material që i shfaqet.

Efektet negative

Fëmijët janë të prirur që në të shumtën e rasteve t’i interpretojnë dhe përpunojnë reklamat që i shfaqen në mënyrë të thjeshtë dhe naive dhe jo si mesazhe marketingu, që do të thotë se ata mund t’i perceptojnë këto mesazhe si të vërteta dhe të kërkojnë t’i blejnë ato produkte.

Si të tillë ata kanë nevojë që të këshillohen dhe edukohen që në moshë të re për të shmangur keqinterpretimin e këtyre mesazheve dhe të nxisin aftësitë për t’i analizuar ato, aq sa të munden, si duhet dhe për të mos pasur më pas një tjetër perceptim për botën.

Vëmë re që zakonisht në reklamat përdoret imazhi i gruas së re, të bukur, për të promovuar produkte bukurie. Në shumë reklama të tilla përdoret imazhi i gruas elegante, me një trup të hollë, duke krijuar stereotipin se ato janë më të pranueshme në shoqëri. Reklama të tilla mund t’i vënë fëmijët në dyshim për pamjen e tyre dhe të zhvillojnë një imazh negativ të trupit. Këto gjithashtu mund të çojnë në çrregullime të të ngrënit.

Reklamat zakonisht krahasojnë produktet për të treguar sesi një produkt është më i mirë se një tjetër. Kjo formë mund të ndikojë tek fëmijët dhe të fillojnë të krahasojnë veten me moshatarët e tyre ose të besojnë se ata janë ose superiorë ose inferiorë ndaj të tjerëve. Kjo sjellje dhe këto mendime mund t’i ulin ose ngrenë vetëbesimin fëmijëve, por jo në të mirë të shëndetit të tyre.

Po ashtu, disa reklama mund të përmbajnë përmbajtje të dhunshme dhe agresive, që mund t’i nxisin ata të kultivojnë sjellje të tilla ndaj miqve, motrave apo vëllezërve të tyre.

Sjellje të tilla negative të zhvilluara që në fëmijëri, mund të qëndrojnë me ta edhe në moshën madhore.

Më poshtë do të gjeni të analizuar tre nga platformat ku fëmijët mund të themi që jaë më të ekspozuar ndaj reklamave.

Reklamat në TV

Televizioni ofron kreativitet dhe mundësitë për një mesazh më dinamik dhe që synon të arrijë tek një audiencë shumë e gjerë, duke mos e përcaktuar dhe ndarë audiencën që i drejtohet në disa raste.

Për shembull, në Shqipëri prej shumë kohësh tashmë, reklamat për cigaret elektronike, “vape”, kanë zënë kohë të konsiderueshme si në media tradicionale, si në atë sociale, madje edhe në ekrane të mëdha rrugëve të qytetit.

Këto reklama kanë pushtuar të gjithë median tradicionale, një reklamë për këtë produkt mund ta shohësh në çdo televizion në çdo programacion gjatë ditës, e sidomos në programet e “prime time”, të llojit reality-show.

Përpos televizionit, fëmijët janë të ekspozuar ndaj këtyre reklamave edhe në mediat online, rrjetet sociale si Youtube, apo edhe në video lojërat që luajnë në celularë, ku dhe është e vështirë të përcaktosh që një material nuk ka përmbajtje reklamuese.

Reklamat në internet

Në internet reklamat na shfaqen në adresa të ndryshme që ne klikojmë dhe përdorim, dhe na shfaqen kryesisht si një dritare që pulson në ekranin tuaj dhe pret që ju të klikoni. Ky tip i reklamës quhet pop-up, dhe është një mënyrë mjaft e përdorur për të paraqitur një imazh ose mesazh në faqen e internetit, për të arritur sa më lehtë tek konsumatorët.

Ajo që është shqetësuese në këtë lloj të reklamimit, është se reklamat pop-up, nuk janë vetëm reklama të bëra në lidhje me një produkt si, reklamë për veshje, lodra, ushqime, video lojë e re, apo elementë të tjerë që mund të mos dëmtojnë menjëherë një fëmijë. Në shumë raste vëmë re në faqet e internetit që në formën e reklamës pop-up, na shfaqen mesazhe që synojnë të të çojnë në faqe ku ka përmbajtje për të rritur, e që është e rrezikshme për fëmijët dhe mirëqenien e tyre.

Pop-up ad, po ashtu shfaqen edhe në video lojërat që fëmijët dhe jo vetëm, luajnë në celularët, tabletët apo kompjuterët e tyre.

Reklamat në mediat sociale:

Reklamat po ashtu janë edhe mjaft të përdorura në mediat sociale, të cilat tashmë janë kthyer në një nga format më të përdorura për reklamim nga bizneset.

Reklamimi në rrjetet sociale bëhet zakonisht i targetuar, në bazë të moshës, vendndodhjes gjeografike, gjinisë, të gjitha këto të dhëna të cilat mblidhen nga rrjetet sociale dhe algoritmet, që janë një formë e komplikuar e botës së internetit.

Edhe në këto platforma, fëmijët janë po aq grup vulnerabël, pasi mund t’u shfaqen reklama që i tërheqin shumë vëmendjen nga forma që janë krijuar dhe mund të ndikojnë tek ta dhe perceptimet e tyre.

Si të edukoni dhe mbroni fëmijët?

Edukimi mbi reklamën siç edhe është përmendur më sipër, do t’i nxisë fëmijët për të analizuar dhe kuptuar në mënyrë kritike mesazhet reklamuese, duke njohur teknikat e tyre bindëse dhe ndikimin në sjelljen e konsumatorit.

Më poshtë do të gjeni disa nga hapat që mund të ndiqni për të edukuar dhe mbrojtur fëmijët nga reklamat.

1.Flisni me fëmijët mbi reklamën që në moshë të hershme.

Sapo ata të fillojnë të kuptojnë dhe të angazhohen me median, celularët, ata mund të fillojnë të mësojnë për qëllimin e reklamave dhe të përpiqen të kuptojnë se si ndikojnë te njerëzit. Mësojini se cila reklamë nuk është e përshtatshme për ta kur ata përballen më të.

2. Nxisni aftësitë e të menduarit kritik.

Mësojini fëmijët të vënë në dyshim atë që shohin në reklama. A është kjo ajo që në duam? A kemi ne nevojë vërtet për një produkt të tillë? Pyetje të kësaj natyre do t’i lënë ata të kuptojnë se çfarë vërtet duan dhe se qëllimi kryesor i reklamimit është të bindë ose të shesë një produkt.

3. Diskutoni për mënyrën e krijimit të reklamës.

Flisni me ta dhe shpjegojini se si reklamat shpesh herë paraqesin një version jo real mbi produktin. Tregojini ndryshimet midis asaj që shfaqet në reklama dhe karakteristikave ose përfitimeve aktuale të produktit.

4. Vendosni kufijtë për përdorimin e mediave.

Duke u vendosur fëmijëve orare të caktuara për qëndrimin para ekraneve, do t’i mbroni ata nga ekspozimi për një kohë të gjatë dhe në çdo situatë, ndaj reklamave. Monitorimi dhe kufizimi i konsumit të medias mund të ndihmojë në krijimin e një mjedisi më të kontrolluar për t’u vënë në kontakt me reklamat.

5. Edukimi mbi median.

E fundit, por jo për nga rëndësia, përpos këshillave dhe hapave të sipërpërmendura, më e rëndësishme është përfshirja e edukimit mbi median në kurrikulën shkollore. Kjo mund të përfshijë mësime për analizimin e reklamave, kuptimin e mesazheve mediatike dhe zhvillimin e një analize ndaj përmbajtjeve të ndryshme.

Duke i edukuar dhe këshilluar fëmijët mbi këto përmbajtje, ne i fuqizojmë ata që të “lundrojnë” të sigurt në media, të marrin vendime të mirë analizuara dhe t’i rezistojnë efekteve negative, bindëse dhe manipuluese të reklamave që u shfaqen kudo dhe kurdo.

Referenca:

  1. https://www.mbaboost.com/kotler-summary-chapter-21-managing-advertising-sales-promotion-public-relations/#google_vignette
  2. https://link.springer.com/chapter/10.1007/978-3-030-95656-1_6
  3. https://link.springer.com/chapter/10.1007/978-3-030-95656-1_6
  4. https://www.tandfonline.com/doi/full/10.1080/15213269.2020.1856685
  5. https://telegrafi.com/fenomeni-big-brother-vip-albania-luiz-ejlli-nuk-kalon-diten-pa-crystal-vapes-nga-evapify/

Ky blog është konceptuar si hapësirë për studentët që të shprehin mendimet, ndjesitë, si dhe rekomandimet e tyre për aspekte të ndryshme që lidhen me edukimin mediatik dhe shoqërinë ku ata jetojnë. Ky blog është mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në kuadër të Projektit “Edukimi për Median dhe Informacionin për Mësuesit e Ardhshëm”. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura në këtë blog janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

Previous post
Next post

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Postimet e fundit

  • Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor
  • Roli i medias si mjet mbështetës në procesin e të nxënit dhe mësimdhënies
  • Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në mësimdhënie
  • Edukimi për median dhe informimin – nga projekt në përparësi e politikës arsimore
  • Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

Kategoritë

  • Blogu AkadEMI
  • Botime
  • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
  • Edukimi bibiotekar
  • Edukimi për botën dixhitale
  • Edukimi për informacionin
  • Edukimi për lajmet
  • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • Edukimi për përdorimin e internetit
  • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
  • EMI baze
  • EMI Multimedia
  • EMI Teknologji
  • Info
  • Libra & Artikuj
  • Mjete & Burime EMI
  • Projekte
  • Rajoni
  • Siguria fillon nga njohuria
  • Studentët për edukimin mediatik
  • Thirrje
  • Udhëzues & Manuale
  • UNESCO
  • Video
Të Fundit
Edukimi për informacionin

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025
Postime të ngjashme
Edukimi për informacionin UNESCO

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025 6 min read
Kjo platformë është prodhuar në kuadër të projektit të UNESCO-s të financuar nga BE: "Krijimi i Besimit në Media në Evropën Juglindore dhe Turqi, Faza II."
Copyright 2026. All Right Reserved