Friday May 1, 2026
Kontakt
EMI-MIL EMI-MIL
  • Home
  • Rreth Nesh
    • Projekte
    • UNESCO
  • Mjete & Burime EMI
    • Botime
    • Libra & Artikuj
    • Udhëzues & Manuale
    • Video
    • Kurse Online
    • Blogu AkadEMI
    • Studentët për edukimin mediatik
  • EMI baze
    • Edukimi bibiotekar
    • Edukimi për lajmet
    • Edukimi për informacionin
    • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • EMI Teknologji
    • Edukimi për botën dixhitale
    • Edukimi për përdorimin e internetit
    • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
    • Siguria fillon nga njohuria
  • EMI Multimedia
    • Edukim për botën e lojrave
    • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
    • Edukimi për fushën e filmografisë
  1. Home
  2. Studentët për edukimin mediatik
  3. KEQMENAXHIMI I QËLLIMSHËM I HAPËSIRËS MEDIATIKE
 KEQMENAXHIMI I QËLLIMSHËM I HAPËSIRËS MEDIATIKE
Studentët për edukimin mediatik

KEQMENAXHIMI I QËLLIMSHËM I HAPËSIRËS MEDIATIKE

November 10, 2022
  • 0
    Facebook

Johana Zaçe

Është i ditur fakti se media gjithmonë e më shumë po konsiderohet si burimi dhe mjeti kryesor i informacionit. Ndodh shpesh që audienca përballet me një mori të gjerë lajmesh dhe me një larmishmëri përmbajtjesh mediatike, por jo gjithmonë ajo arrin të filtrojë si duhet apo ta cilësojë drejtësisht atë që i ofrohet. Një pjesë e konsumuesve të medias kanë sens kritik, nivele të kënaqshme analize, mendësi dhe aftësi të ndryshme, ndaj dhe kjo është diçka pozitive. Problemi qëndron tek ajo pjesë tjetër, e konsiderueshme, pa vetëdijen e nevojshme për të dalluar se media nuk shfrytëzohet gjithmonë në mënyrën e duhur nga aktorët mediatikë. Kjo kategori mund të marrë gjithçka të mirëqenë vetëm për faktin se media i ka dhënë zë dikujt apo diçkaje. Rreziku që mendje të shumta mund të kontrollohen nga ky keqmenaxhim është gjithmonë e më i lartë. Qëllimi i një pjese të mediave është qartësisht vetëm fitimi i shumave të mëdha financiare, ndaj shumë herë duket se bëhet utopi dhe patetizëm misioni që ka media për të qenë përkrah publikut me të vërteta dhe produkte profesioniste. Megjithatë, në raste të tilla duhen studiuar mirë edhe dëshirat reale që ka ky publik. Për shembull, atij mund t’i pëlqejnë të vërteta modeste apo gënjeshtra lartësuese? E mendojmë se sa i madh dhe shqetësues është ai numër individësh që mendojnë se Shqipëria ka historinë më të lavdishme dhe “hyjnore”  në të gjithë botën? Fakti që vetëm një individ mund t’i bëjë të tijat këto ide dhe të mos i dyshojë fare, të bën të mendosh se si nisma për t’i krijuar një pikëpamje më reale një numri më të madh, bëhet e pamundur.

        Është i nevojshëm një reflektim i thellë mbi vullnetin që ka një publik lehtë i elektrizueshëm ndaj një edukimi që i prish pritshmëritë e tij të gabuara mbi ato që i adapton si të vërteta perfekte. Ai është gjithmonë në pritje që gjithmonë në emisionet televizive të jenë të ftuar njerëz që pavarësisht “argumenteve” dhe absurditeteve të thonë diçka të llustruar, të ndritshme dhe magjepsëse mbi atë që e tërheq sidomos një shpirt ballkanas. Audienca dhe reagimet ndaj dikujt që thotë se gjithçka në histori lind dhe vdes me shqiptarët, dhe ndaj dikujt që pranon pozitën tonë modeste në hapësirën që na takon është komplet e kundërt dhe shokuese. Në media, një hapësirë e madhe u është vënë në dispozicion edhe personave që janë vetëshpallur “shkencëtarë” dhe “ studiues”, të cilët në një kohë të shkurtër kanë fituar popullaritet, dhe ajo që është më e rrezikshme është se kanë fituar një simpati të gjerë. Duhet pranuar se tingëllon shumë bukur të dëgjosh se tezat e Rilindjes Kombëtare për ta ngritur Shqipërinë në një stad rëndësie të paimagjinueshëm për një moment mund të bëhen të vërteta, të provueshme dhe të realizueshme. Ajo që ka ndodhur realisht është se intelektualët e kohës nxorën teza të shumta që lidhen me prejardhjen e shqiptarëve nga pellazgët, por qëllimi i tyre ishte të ngjallte një krenari të madhe për t’u ndjerë mjaftueshëm kundërshtarë të denjë ndaj një perandorie që kishte shekuj që i kishte pushtuar. Në kohët e sotme, personazhet që ngjallin një problematikë të madhe me mesazhet e tyre të pabazuara, bëjnë sërisht të njëjtat deklarata duke mos marrë parasysh përparimet që ka pësuar historia dhe studimi i saj. Qëllimi i tyre është të shtrembërojnë faktet historike, e po ashtu të fitojnë popullaritet, simpati dhe terren ne një pjesë të madhe të një publiku të painformuar mirë ose të lëkundur në dije. Ata besojnë lehtësisht se Helena e Trojës, Odiseja, Ajaksi, etj. ishin ilirë, por pas diçkaje të tillë vjen një ndjesi naive dhe fatkeqe.

        E mendojmë se si reagon ky publik ndaj atyre që përcjellin fakte realiste dhe hedhin poshtë deklarata të llojit që u përmendën më sipër? E vërteta është se ata përballen me një gjuhë urrejtjeje dhe një mori etiketimesh si “tradhëtar”, “shpifës”, “agjent”, “ armik”, etj. Për këto arsye, jo të gjithë duan ta përballojnë këtë presion ose mendojnë se informacione të tilla të rreme është e pamundur që dikush t’i besojë. Ajo që është realisht fatkeqe është braktisja e akteve që vërtet duhen bërë. Për ne mund të tingëllojnë shaka, por është një e vërtetë tragjike që ka njerëz të cilët besojnë se piramidat në Egjipt janë ndërtuar nga shqiptarët apo se Donald Trump ka një origjinë të largët shqiptare. Sa prej tyre mund të jenë në gjendje të përqafojnë dhe të ndjekin kauza të vërteta? Përse e shohin më interesante një të shkuar të mitizuar dhe të përrallëzuar dhe nuk e shohin tërheqëse prespektivën që të mbrohen ato që realisht janë TONAT? Sa prej tyre u interesoi kauza kundër shembjes së Teatrit Kombëtar apo kauza e mbrojtjes së Vjosës? Ngushëlluese është që askush nuk e di shifrën ekzakte, pasi do të ishte tepër e trishtueshme e kundërta.

        Ftesa që televizionet u bëjnë personazheve që ushqejnë gënjeshtra të pëlqyeshme për veshët, ndikon në shtimin e një mase njerëzish që i largohen gjithnjë e më shumë librave, fakteve, historisë dhe të vërtetave. Problemi bëhet edhe më madhor kur krijohen emisione dhe programe të mirëfillta dezinformimi dhe keqinformimi ku propagandohen ide totalisht subjektive që kërkohet të marrin status publik. Ka pasur raste kur nxënës dhe studentë u janë referuar deklaratave të këtyre personave kur kanë kryer detyra dhe projekte. Ata kanë shmangur një literaturë të specializuar  që u nevojitej për atë që duhet të kryenin. Shkaku ka qenë hapësira e gjerë mediatike që u është ofruar me tepri, çka ka mundësuar një shpërndarje dhe riprodhim të gjerë të fjalës së tyre. Të tillë persona kanë ndikuar edhe në përkeqësimin apo shtimin e mëtejshëm të gjuhës së urrejtjes. Para disa kohësh , në rrjetet sociale shpërtheu një mllef i madh kundrejt një grupi studiuesish apo albanologësh dhe kryesisht ndaj Eqrem Çabejt. Të gjithë ata që u përfshinë, mbrojtën idenë se ai duhet të shpallej “agjent” apo “armik”. Nën sulm u vunë gjithashtu edhe studiues të tjerë që pranojnë huazimet e shumta që ka bërë shqipja nga gjuhët e tjera me të cilat ka qenë në kontakt të gjatë. Askush nuk pranoi të lexonte dhe të hulumtonte mbi vërtetësinë e diskutimeve që u bënë. Sa sukses do të kishin tentativa të tilla malinje nëse personazhe të tillë nuk do të ishin bërë të njohur përmes mediave televizive apo sociale? Sa do të ekzistonte ëndrra e ndonjërit prej tyre për të qenë president i vendit ndonjë ditë? A e kuptojmë se sa e dëmshme mund të ketë qenë qoftë edhe një ftesë ndaj tyre thjesht për të mbushur një program ditor televiziv?

    Kjo problematikë është shumë sensitive pasi në debat duan të përfshihen sa më shumë palë në mbrojtje të interesave të tyre. Megjithatë, nëse mediat do të interesohen sinqerisht për të mos prodhuar lajme të rreme, u takon atyre një rol kryesor për të mos transmetuar zërin e këtyre “studiuesve”. Sensacioni dhe ndjeshmëria është maksimale sa herë që e shkuara “zgjohet” për t’i dhënë kurajo së tashmes. Fakti që të vërtetat mund të destabilizohen shumë kollaj, është vërtet për të ardhur keq. Sërisht janë mediat ato që duhet të promovojnë sa më shumë figurat e nderuara që i kanë kushtuar jetën e tyre studimeve të ndryshme. Nëse do të arrihet të tejkalohet mbi qëllimin e palëkundur për të pasur vetëm reagime, klikime dhe polarizime për përfitim financiar, mbetet pak shpresë për ta ndrequr situatën e krijuar…

Ky blog është konceptuar si hapësirë për studentët që të shprehin mendimet, ndjesitë, si dhe rekomandimet e tyre për aspekte të ndryshme që lidhen me edukimin mediatik dhe shoqërinë ku ata jetojnë. Ky blog është mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në kuadër të Projektit “Zhvillimi i Edukimit për Median dhe Informacionin në Universitetet Shqiptare”. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura në këtë blog janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

Previous post
Next post

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Postimet e fundit

  • Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor
  • Roli i medias si mjet mbështetës në procesin e të nxënit dhe mësimdhënies
  • Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në mësimdhënie
  • Edukimi për median dhe informimin – nga projekt në përparësi e politikës arsimore
  • Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

Kategoritë

  • Blogu AkadEMI
  • Botime
  • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
  • Edukimi bibiotekar
  • Edukimi për botën dixhitale
  • Edukimi për informacionin
  • Edukimi për lajmet
  • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • Edukimi për përdorimin e internetit
  • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
  • EMI baze
  • EMI Multimedia
  • EMI Teknologji
  • Info
  • Libra & Artikuj
  • Mjete & Burime EMI
  • Projekte
  • Rajoni
  • Siguria fillon nga njohuria
  • Studentët për edukimin mediatik
  • Thirrje
  • Udhëzues & Manuale
  • UNESCO
  • Video
Të Fundit
Edukimi për informacionin

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025
Postime të ngjashme
Edukimi për informacionin UNESCO

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025 6 min read
Kjo platformë është prodhuar në kuadër të projektit të UNESCO-s të financuar nga BE: "Krijimi i Besimit në Media në Evropën Juglindore dhe Turqi, Faza II."
Copyright 2026. All Right Reserved