Friday May 1, 2026
Kontakt
EMI-MIL EMI-MIL
  • Home
  • Rreth Nesh
    • Projekte
    • UNESCO
  • Mjete & Burime EMI
    • Botime
    • Libra & Artikuj
    • Udhëzues & Manuale
    • Video
    • Kurse Online
    • Blogu AkadEMI
    • Studentët për edukimin mediatik
  • EMI baze
    • Edukimi bibiotekar
    • Edukimi për lajmet
    • Edukimi për informacionin
    • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • EMI Teknologji
    • Edukimi për botën dixhitale
    • Edukimi për përdorimin e internetit
    • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
    • Siguria fillon nga njohuria
  • EMI Multimedia
    • Edukim për botën e lojrave
    • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
    • Edukimi për fushën e filmografisë
  1. Home
  2. Studentët për edukimin mediatik
  3. Manipulimi  Mediatik  përgjatë  Periudhave  Historike
 Manipulimi  Mediatik  përgjatë  Periudhave  Historike
Studentët për edukimin mediatik

Manipulimi  Mediatik  përgjatë  Periudhave  Historike

November 12, 2022
  • 0
    Facebook

Ani Turhani

       Media…  Ngado që t’i kthejmë sytë në ditët e sotme, media ka zënë një pjesë të rëndësishme në jetën tone të përditshme. Njerzit e kanë rritur kohë pas kohe nevojën e tyre për t’u informuar lidhur me zhvillime të ndryshme nga vendi i tyre dhe, me rritjen e komunikimit ndërkombëtar, nga çdo rajon botëror. Por sa forma të përhapjes së informacionit ka njohur media deri më sot? Sa metoda manipulimi janë zhvilluar në media dhe a kanë qenë në gjendje njerëzit t’i dallojnë manipulimet që bëheshin në media? Në vijim do të trajtoj një historik të shkurtër lidhur me këtë fenomen shekullor.

       Forma fillestare që kanë patur organet e para mediatike ishin njoftimet me karakter informues që nxirrnin autoritetet e Republikës së Venedikut në vitet 1566 e më tej lidhur me luftërat dhe zhvillimet politike që ndodhnin në Europë dhe në territoret italiane. Këto njoftime morën emrin “Gazeta“ prej llojit të monedhës që përdorej për ta blerë atë. Kjo formë e informimit kishte një përhapje të kufizuar sepse këto njoftime shkruheshin me dorë, gjë e cila e bënte gati të pamundur aksesimin e këtij burimi informacioni nga të gjitha shtresat e popullsisë. Dhe vlen të theksohet se pjesa më e madhe e popullatës, duke qenë se ishte analfabete nuk kishte si të binte në kontakt me informacionin që shpërndahej në trajtë të shkruar.

Një hap përpara do të shënonte botimi i gazetave të printuara me makinat e shkrimit në vitin 1609 në Gjermani. Por këto gazeta ishin tepër të censuruara nga autoritetet perandorake saqë lejoheshin për botim vetëm lajme për ngjarje jashtë vendit dhe listat e çmimeve të produkteve në treg. Por një tjetër arritje u shënua edhe në këtë drejtim. Mbretëria Angleze pas Revolucionit të Lavdishëm të viteve 1688-1689, vendosi heqjen e censurës për gazetat në vitin 1695 duke mundësuar përhapjen e lajmeve dhe organeve mediatike në qytetet e mëdha siç ishin Londra, Mançesteri madje edhe në qytetet koloniale si Bostoni dhe Filadelfia.

Ndërkohë, zhvillimi i Revolucioneve me karakter politik dhe social-ekonomik në periudhën e viteve 1789-1848, rritën kërkesën në treg për më tepër informacione. Madje gjatë kësaj periudhe u rrit në një farë mase edhe shkalla e arsimimit të popullsisë duke e rritur si rezultat `konsumin` e burimeve të informacionit. Dhe kjo rritje e numrit të lexuesve është vërejtur në Angli dhe në Francë ku patën ndodhur edhe revolucionet më të mëdha të kësaj periudhe. Dhe si shembulli konkret i të ashtuquajturit `Efekti Domino` nga rritja e kërkesës për burime informacioni u rrit edhe oferta e këtyre burimeve. Rritja e ofertës u konkretizua nga : shtimi i kapaciteteve të prodhimit nëpërmjet rritjes së mekanizimit të procesit dhe themelimit të një sërë gazetave që përfaqësonin opinione të ndryshme për publikun e gjerë.

Taktikat fillestare të manipulimit mediatik në këtë periudhë përfshijnë: censurimin shtetëror ndaj gazetave të kohës për botimin e informacioneve të padëshiruara, manipulimi i të dhënave statistikore prej botuesve për subjekte me interes të gjerë në opinionin publik siç ishin: numri i viktimave në luftëra ose treguesit ekonomikë, etj. Por këto dhe teknika të tjera manipuluese u zhvilluan përgjithësisht në vendet me prirje autoritare dhe centralizuese siç ishin : Perandoria Austro-Hungareze, Ruse, Osmane dhe Gjermane.

Sidoqoftë edhe në vendet perëndimore ka patur tendenca për zhvillimin e prirjeve manipuluese në media dhe kryesisht në raste krizash ndërkombëtare ose luftërash në vendet fqinje. Një rast konkret ka qenë `Kriza Lindore` që u shfaq në territoret e Perandorisë Osmane, ku popujt nën sundimin osman si nga rrethanat e brendshme edhe nga ndikimet e jashtme u hodhën në kryengritje për Pavarësi nga Shteti Osman. Në këtë rast, mediat perëndimore që punonin për shtetet përkatëse arritën që nëpërmjet propagandës dhe manipulimit në raportimin e një pjese të ngjarjeve lidhur me konfliktet, të brumosnin në mendimin politik të europianëve ( por më tepër të ballkanasve ) se Perandoria Osmane duhej dëbuar nga territoret ballkanike. Por lidhur me fatin e këtij rajoni nuk pati ndonjë trajtim nga këto media se çfarë duhej bërë, duke nënkuptuar vendosjen e influencës direkte apo indirekte të Fuqive të Mëdha në Ballkan.

     Me evoluimin e teknikave shkencore në fundin e shekullit XIX dhe fillimin e shekullit XX edhe teknikat e raportimit mediatik u përmirësuan duke nxjerr në pah mjete të reja siç ishin radio dhe televizori. Radioja u bë mjeti që revolucionarizoi botën mediatike që në dekadën e dytë të shek.XX. Transmetimi i parë radiofonik është kryer në Belgjikë në vitin 1914, pra në fillimin e Luftës së Parë Botërore.

Dhe përgjatë kësaj periudhe, ky mjet i ri mediatik u përdor për qëllime propagandistike të luftës, ku në mjaft raste shërbente si burim dezinformimi. Por duke qenë një burim i ri, radioja nuk pati përhapje të gjerë në këtë kohë dhe veçanërisht në vendet e Europës Qëndrore dhe Lindore, ku gazetat vazhdonin të ishin mjeti më i shfrytëzueshëm mediatik për marrjen e informacioneve. Gjithsesi llojet e manipulimeve që u bënë përgjatë Luftës së Parë Botërore kishin të bënin në përgjithësi me shpifjet që blloqet ndërluftuese hidhnin kundër njëra-tjetrës si luftënxitëse dhe me qëllime imperialiste për zgjerime territoriale në kurriz të të tjerëve dhe zmadhimin e influencës ekonomike nëpër botë.

Mbas periudhës së Luftës së Parë Botërore në vitet ´20-´30 radioja gjen një përhapje më të madhe po përsëri nuk është në gjendje ta zëvendësojë gazetën si burim informacioni. Në këtë periudhë që flasim ndodhin edhe disa ngjarje që do t’i japin hov zhvillimit mediatik dhe njëkohësisht manipulimit në media: lindja dhe përhapja më pas e televizionit si një paraqitje audio-vizuale e mediave dhe përhapja e ideologjive totalitare në Europë të cilat ndikuan në rritjen e manipulimit dhe të propagandës në media.

       Fillesa e televizionit shënohet për herë të parë në Londër në vitin 1929 me transmetimin e parë televiziv. Ky mjet i ri mediatik do të shënonte një revolucion akoma më të thellë se sa radioja, kohë më vonë në mesin e shek.XX dhe përtej tij. Gjithsesi, nga periudha e fundit të Luftës së Dytë Botërore, e deri në fillimvitet ´60 radioja ishte një nga raportueset kryesore mediatike. Dhe teknikat manipuluese nëpërmjet radios kishin të bënin me dezinformimin e publikut lidhur me ngjarje të rëndësishme siç ishin luftërat. Shembull konkret mund të përmend propagandën dezinformuese të Gjermanisë Naziste dhe të Italisë Fashiste lidhur me ecurinë e Luftës së Dytë Botërore në favor të tyre, mbi popullsitë përkatëse të secilit shtet edhe kur lufta mori rrjedhë dizfavorizuese për to. Ndërsa në rastin e Bashkimit Sovjetik, propaganda dhe manipulimi në media realizohej për të treguar në sytë e popullsisë “arritjet“në fushat kryesore të jetës siç ishin : ekonomia, shkenca, arti, kultura, etj dhe për të ngritur në kulm fitoret nëpër betejat e Luftës së Dytë Botërore. Pra, me fjalë të thjeshta, me evoluimin e teknikave transmetuese mediatike, shkalla e manipulimit të publikut u rrit. Më pas me masivizimin e televizorit, shkalla e manipulimit u rrit edhe më tej sepse, u kombinua raportimi audio i ngjarjeve me paraqitjen vizuale të tyre duke arritur një shkallë më të lartë besueshmërie në publik. Dhe kjo është përgjithësisht teknika kryesore që përdoret edhe sot e kësaj dite. Por në ditët e sotme, me dixhitalizimin e teknologjisë edhe metodat manipuluese në media kanë evoluar më tej. Me lindjen e të ashtuquajturës Media Sociale, metoda manipuluese është bërë më lehtë e besueshme falë programeve modifikuese siç është Photoshop dhe të tjera aplikacioneve janë bërë të mundura krijimet e lajmeve të pavërteta ose miteve moderne për arritjen e sa më shumë klikimeve me qëllim përfitimin monetar. Pra me evoluimin e kohërave janë zhvilluar edhe metodologjitë e manipulimit mediatik, por jo qëllimi i tij në vetvete, që lidhet me dezinformimin e publikut me qëllime përfitimi.

Ky blog është konceptuar si hapësirë për studentët që të shprehin mendimet, ndjesitë, si dhe rekomandimet e tyre për aspekte të ndryshme që lidhen me edukimin mediatik dhe shoqërinë ku ata jetojnë. Ky blog është mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në kuadër të Projektit “Zhvillimi i Edukimit për Median dhe Informacionin në Universitetet Shqiptare”. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura në këtë blog janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.
 

Previous post
Next post

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Postimet e fundit

  • Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor
  • Roli i medias si mjet mbështetës në procesin e të nxënit dhe mësimdhënies
  • Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në mësimdhënie
  • Edukimi për median dhe informimin – nga projekt në përparësi e politikës arsimore
  • Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

Kategoritë

  • Blogu AkadEMI
  • Botime
  • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
  • Edukimi bibiotekar
  • Edukimi për botën dixhitale
  • Edukimi për informacionin
  • Edukimi për lajmet
  • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • Edukimi për përdorimin e internetit
  • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
  • EMI baze
  • EMI Multimedia
  • EMI Teknologji
  • Info
  • Libra & Artikuj
  • Mjete & Burime EMI
  • Projekte
  • Rajoni
  • Siguria fillon nga njohuria
  • Studentët për edukimin mediatik
  • Thirrje
  • Udhëzues & Manuale
  • UNESCO
  • Video
Të Fundit
Edukimi për informacionin

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025
Postime të ngjashme
Edukimi për informacionin UNESCO

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025 6 min read
Kjo platformë është prodhuar në kuadër të projektit të UNESCO-s të financuar nga BE: "Krijimi i Besimit në Media në Evropën Juglindore dhe Turqi, Faza II."
Copyright 2026. All Right Reserved