Tuesday February 17, 2026
Kontakt
EMI-MIL EMI-MIL
  • Home
  • Rreth Nesh
    • Projekte
    • UNESCO
  • Mjete & Burime EMI
    • Botime
    • Libra & Artikuj
    • Udhëzues & Manuale
    • Video
    • Kurse Online
    • Blogu AkadEMI
    • Studentët për edukimin mediatik
  • EMI baze
    • Edukimi bibiotekar
    • Edukimi për lajmet
    • Edukimi për informacionin
    • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • EMI Teknologji
    • Edukimi për botën dixhitale
    • Edukimi për përdorimin e internetit
    • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
    • Siguria fillon nga njohuria
  • EMI Multimedia
    • Edukim për botën e lojrave
    • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
    • Edukimi për fushën e filmografisë
  1. Home
  2. Studentët për edukimin mediatik
  3. “LUFTA” BOTËRORE KUNDËR GJUHËS SË URREJTJES
 “LUFTA” BOTËRORE KUNDËR GJUHËS SË URREJTJES
Studentët për edukimin mediatik

“LUFTA” BOTËRORE KUNDËR GJUHËS SË URREJTJES

December 19, 2023
  • 0
    Facebook

Chiara T. Scudero

Përgjatë viteve të zgjerimit dhe të fuqizimit të multimedias, gjuha e urrejtjes e përdorur në të po rritet në mënyrë proporcionale, duke e lënë pas ndjenjën e empatisë, respektit dhe profesionalizmit të qytetarëve, e më keq akoma të gazetarëve. Shfaqjet e gjuhës së urrejtjes janë të panumërta, megjithatë ndikimi i saj në shoqëri është i thellë, duke ushqyer paragjykimet dhe duke ndezur flakët e dhunës. Fajësimi i viktimës, gjetja e ofendimeve të reja, shprehja e mllefit dhe e problemeve personale e ndërpersonale, po zmadhon dhe thellon plagët e shoqërisë. Brenda sferës së medias, gjuha helmuese e urrejtjes shpalos fijet e saj të vrazhda, duke përdorur gjuhën si një armë të mprehtë për të synuar grupe ose individë të veçantë. Brendësia e kësaj sfere mediatike nuk siguron mbrojtjen e asnjërit prej nesh. Nëse hyn brenda kësaj të fundit, është i garantuar ndryshimi radikal i individit dhe ndoshta mos dalja gjallë prej saj. Rastet e vetëvrasjes së të rinjve për shkak të përdorimit të gjuhës së urrejtjes kundrejt tyre në multimedia janë të njohur dhe të vazhduar. Media, si fuqia e dytë në këtë shtet, po keqpërdoret dhe transformohet në një armë shkatërrimi masiv intelekti. Vështirësia për të gjetur një artikull të besueshëm, duket sikur sa vjen e rritet, njësoj si gabimet drejtshkrimore brenda tyre. Kur vjen puna tek gazetaria e tek shkrimi i artikujve, duket sikur të gjithë janë ekspertë. Ndoshta kemi harruar, që jo çdo diplomë Baçelori të bën gazetar. Profesionalizmi duket sikur po kthehet në një virtyt të rrallë për t’u gjetur, dhe e vështirë për t’u ruajtur. Mediat tona online, fatkeqësisht, janë katandisur dhe janë kthyer në artikuj skadentë. Po largohen gjithmonë e më shumë qëllimit parësorë të përse janë krijuar, ndërsa disa gazetarë ose pseudogazetarë po shpërfillin kodin etik të këtij profesioni të nderuar.

Barriera jonë e vetme për t’u mbrojtur nga ky sulm, pra dhe mendimi kritik, po dobësohet dita ditës. Një mburojë tjetër, përveç mendimit kritik, është edhe adresimi i gjuhës së urrejtjes në media. Kjo e fundit është thelbësore për të promovuar përfshirjen dhe mbrojtjen e komuniteteve të cenueshme, si në disa raste gratë ose vajzat viktima të përdhunimeve, ngacmimeve apo dhe abuzimeve seksuale, duke u kthyer nga viktima në fajtore. Ky qëllim thellohet në thelbin dhe variacionet e gjuhës së urrejtjes, duke zbuluar pasojat e saj gërryese shoqërore. Adresimi i gjuhës së urrejtjes përkrah domosdoshmërinë e sfidimit aktiv të gjuhës së urrejtjes në media, duke ndriçuar nevojën për rregullore dhe struktura ligjore. Ajo ofron strategji – përpjekje arsimore, kultivimin e shkrim-leximit dhe aftësisë dalluese mediatike, avokimin për gazetarinë e përgjegjshme dhe bashkëpunimin me platformat sociale. Për më tepër, ai arrin kulmin me ndriçimin e rasteve shembullore dhe metodologjive optimale, zbulimin e triumfeve kundër gjuhës së urrejtjes, thithjen e mençurisë nga përpjekjet e kaluara dhe lartësimin e rëndësisë së harmonisë globale dhe shkëmbimit të metodologjive të suksesshme.

 Për të vazhduar në shtimin e barrierave ndaj gjuhës së urrejtjes, përmendim se bashkëpunimi me platformat e mediave sociale është një strategji jetike në kundërvënien ndaj gjuhës së urrejtjes, sepse organizatat e medias luajnë një rol vendimtar në vetë-rregullimin kur bëhet fjalë për luftën kundër gjuhës së urrejtjes. Duke vendosur standardet dhe udhëzimet e tyre etike, organizatat e mediave mund dhe duhet të punojnë aktivisht në drejtim të parandalimit të përhapjes së gjuhës së urrejtjes në platformat e tyre, pasi kanë një ndikim të rëndësishëm në diskursin publik dhe ky partneritetet, midis organizatave të medias dhe këtyre platformave, mund të lehtësojnë heqjen e shpejtë të përmbajtjeve të dëmshme. Ky bashkëpunim përfshin zbatimin e politikave strikte editoriale, nxitjen e diversitetit dhe përfshirjes në sallat e lajmeve dhe organizimin e trajnimeve për gazetarët mbi raportimin e përgjegjshëm. Organizatat e medias kanë gjithashtu përgjegjësinë të mbajnë veten përgjegjëse për çdo rast të gjuhës së urrejtjes që mund të ndodhë brenda organeve të tyre të medias. Duke punuar ngushtë me organet rregullatore dhe agjencitë e zbatimit të ligjit, organizatat e medias mund të sigurohen që gjuha e urrejtjes të trajtohet në mënyrë efektive dhe të ndërmerren veprimet e duhura. Nëpërmjet vetë-rregullimit, organizatat e medias mund të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi mediatik më të sigurt dhe më gjithpërfshirës për të gjithë. Por, kjo dihet që de juro është metoda më perfekte për parandalimin, pengimin dhe dënimin e gjuhës së urrejtjes, ama sa të sigurt jemi ne për implementimin e tij? Sa të sigurt jemi që situata de facto do përputhet me atë de juro? Me një histori të gjatë të këtyre dy vijave paralele që takohen rrallë me njëri-tjetrin, do të vazhdonim të shpresonim në krijimin e këtij mjedisi mediatik të shëndetshëm dhe funksional që do të ndihmontë në profesionalizmin e gazetarëve, ndëshkimin e pseudogazetarët dhe në zvogëlimin e rasteve ku përdoret gjuha e urrejtjes.

Gjithashtu, inkurajimi i gazetarisë dhe raportimit të përgjegjshëm është vendimtar në luftën kundër gjuhës së urrejtjes në media. Duke nxitur standardet etike dhe përgjegjshmërinë, organizatat e medias mund të luajnë një rol kyç në parandalimin e përhapjes së gjuhës së urrejtjes. Kjo përfshin verifikimin e fakteve, verifikimin e burimeve dhe sigurimin e raportimit të drejtë dhe të ekuilibruar. Gazetaria e përgjegjshme përfshin gjithashtu të përmbahesh nga sensacionizmi dhe të shmangësh amplifikimin e gjuhës së urrejtjes. Gazetarët duhet të trajnohen për të njohur dhe trajtuar gjuhën e urrejtjes, duke qenë gjithashtu të vëmendshëm ndaj ndikimit të mundshëm që raportimi i tyre mund të ketë mbi shoqërinë. Duke iu përmbajtur këtyre parimeve, organizatat e medias mund të kontribuojnë në një peizazh mediatik më gjithpërfshirës dhe tolerant, ku gjuha e urrejtjes minimizohet dhe margjinalizohet. Kodi etik i gazetarëve duhet forcuar dhe insititucioni përkatës për zbatimin e këtij të fundit duhet të çlirohet nga prangat e korrupsionit, kontrollit politik, nepotizmit dhe paaftësisë, dhe të fillojë në mënyrë aktive zbatimin e qëllimeve për të cilat është krijuar në mënyrë që gazetaria të mos fudoset në llumin e turpit, por të fluturojë në qiejtë e krenarisë.

Në fund të fundit, nëpërmjet nismave të suksesshme dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në ndarjen e praktikave më të mira, ne mund të bëjmë përparim domethënës në luftën kundër gjuhës së urrejtjes në media dhe nëpërmjet tyre. Duke e vënë në prioritet këtë çështje, ne mund të ndërtojmë një shoqëri që përqafon diversitetin, përfshirjen dhe respektin reciprok.

Ky blog është konceptuar si hapësirë për studentët që të shprehin mendimet, ndjesitë, si dhe rekomandimet e tyre për aspekte të ndryshme që lidhen me edukimin mediatik dhe shoqërinë ku ata jetojnë. Ky blog është mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në kuadër të Projektit “Edukimi për Median dhe Informacionin për Mësuesit e Ardhshëm”. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura në këtë blog janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

Previous post
Next post

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Postimet e fundit

  • Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor
  • Roli i medias si mjet mbështetës në procesin e të nxënit dhe mësimdhënies
  • Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në mësimdhënie
  • Edukimi për median dhe informimin – nga projekt në përparësi e politikës arsimore
  • Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

Kategoritë

  • Blogu AkadEMI
  • Botime
  • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
  • Edukimi bibiotekar
  • Edukimi për botën dixhitale
  • Edukimi për informacionin
  • Edukimi për lajmet
  • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • Edukimi për përdorimin e internetit
  • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
  • EMI baze
  • EMI Multimedia
  • EMI Teknologji
  • Info
  • Libra & Artikuj
  • Mjete & Burime EMI
  • Projekte
  • Rajoni
  • Siguria fillon nga njohuria
  • Studentët për edukimin mediatik
  • Thirrje
  • Udhëzues & Manuale
  • UNESCO
  • Video
Të Fundit
Edukimi për informacionin

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025
Postime të ngjashme
Edukimi për informacionin UNESCO

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025 6 min read
Kjo platformë është prodhuar në kuadër të projektit të UNESCO-s të financuar nga BE: "Krijimi i Besimit në Media në Evropën Juglindore dhe Turqi, Faza II."
Copyright 2026. All Right Reserved