Monday December 15, 2025
Kontakt
EMI-MIL EMI-MIL
  • Home
  • Rreth Nesh
    • Projekte
    • UNESCO
  • Mjete & Burime EMI
    • Botime
    • Libra & Artikuj
    • Udhëzues & Manuale
    • Video
    • Kurse Online
    • Blogu AkadEMI
    • Studentët për edukimin mediatik
  • EMI baze
    • Edukimi bibiotekar
    • Edukimi për lajmet
    • Edukimi për informacionin
    • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • EMI Teknologji
    • Edukimi për botën dixhitale
    • Edukimi për përdorimin e internetit
    • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
    • Siguria fillon nga njohuria
  • EMI Multimedia
    • Edukim për botën e lojrave
    • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
    • Edukimi për fushën e filmografisë
  1. Home
  2. Studentët për edukimin mediatik
  3. “Gjuha e urrejtjes në dhe përmes medias”
 “Gjuha e urrejtjes në dhe përmes medias”
Studentët për edukimin mediatik

“Gjuha e urrejtjes në dhe përmes medias”

January 10, 2024
  • 0
    Facebook

Emili Muçobega

Sa pëlqime kam marrë? Kush e pëlqeu postimin tim? Kush komentoi? Postimet e kujt pëlqejnë dhe komentojnë miqtë e mi?                                                                                                                                                   

Oh, mos! Ti hape platformën online ‘Instagram’ dhe pe që të gjithë miqtë e tu ishin në një festë për të cilën nuk të kishin lajmëruar. Oh, po! Partnerit tënd i pëlqeu postimi në ‘Instagram’ i një personi tjetër ndërkohë që ti je duke pritur përgjigjen e tij.

Pavarësisht se sa transparente mund të duken postimet, ato janë pothuajse gjithmonë të kuruara me qëllim që ta bëjnë një individ të ndihet i lezetshëm, i rëndësishëm ose interesant. Mund të them se këto janë vetëm disa nga mënyrat e ndërlikuara të kryqëzimit të mediave sociale dhe marrëdhënieve njerëzore. Media sociale është kthyer në një platformë të rëndësishme mes të cilës njerëzit qëndrojnë në kontakt për të bashkëvepruar me miqtë, familjen dhe komunitetet e ndryshme. Fatkeqësisht, shpesh herë media sociale është gjithashtu e mbushur me një frymë negativiteti, ku përmes të cilës mund të shihet edhe gjuha e urrejtjes.

Çfarë e përbën gjuhën e urrejtjes? Mendoj se në thelb, gjuha e urrejtjes tenton të sulmojë njerëzit  të cilët kanë disa karakteristika, të tilla si raca, ngjyra e lëkurës, grupi etnik, feja, gjinia ose orientimi seksual – ku në thelb janë ngacmuese, frikësuese ose thirrje për dhunë ndaj njerëzve. Gjuha e urrejtjes mund të ndodhë në forma të ndryshme, nga shprehja e mendimit të dikujt për një grup ose person të caktuar deri te kërcënimi i tyre me dhunë, duke përfshirë deklaratat për dëshirën për t’i vrarë dhe për t’u bërë keq. Shumë individë ende ushqejnë ndjenja paragjykuese ndaj anëtarëve të grupeve të caktuara. Për shembull, homofobia ka shumë të ngjarë ende të fshihet në mendjen e shumë njerëzve, edhe nëse nuk është e dukshme në jetën e tyre të përditshme. Jeta në internet është aq e lidhur në jetën tonë të përditshme sa që gjithnjë e më shumë bota online dhe ajo offline nuk po ndahen dot nga njëra tjetra. Interneti është shtëpia e kritikëve, toksikëve, të pakënaqurve dhe “shkaktuesve” që mund të nxisin të prirurit për dhunë. Për më tepër, fjala përhapet shumë shpejt në mediat sociale, duke u lejuar njerëzve aftësinë për të përhapur shpejt idetë, kërcënimet dhe veprimet e tyre të dhunshme.

Gjatë pandemisë së Covid 2019, përhapja e virusit solli pasiguri dhe frikë në mbarë botën.  Përballë rreziqeve të papara për shëndetin publik, shtetet shpesh merrnin masa të jashtëzakonshme për të frenuar pandeminë. Kjo pati ndikime të gjera në shoqëri, ndër të cilat ishte edhe përdorimi masiv i teknologjive dhe platformave të medias sociale dhe një rritje e konsiderueshme e materialeve të publikuara dhe të shpërndara në internet, duke përfshirë gjuhën e urrejtjes. Kriza shëndetësore Covid 2019 krijoi valë të gjuhës së urrejtjes kundër grupeve specifike të synuara. Veçanërisht, frika e “importimit” të virusit nga jashtë siç janë migrantët, refugjatët, dhe udhëtarët – kontribuan në përhapjen e saj. Rëndom në platformat online ‘Facebook’ apo ‘Instagram’ mund të shihje komente kërcënuese dhe të dhunshme kundrejt këtyre grupeve.

Të ndash pikëpamjet personale në median sociale do të thotë të hapesh ndaj një sulmi në internet. Shumë argumente mbi gjuhën e urrejtjes përshkallëzohen në “luftëra virtuale”, ku shumica e komentuesve mund të mos kujtojnë se për çfarë po debatonin fillimisht, por më tepër u drejtohen sulmeve personale dhe ndonjëherë edhe kërcënimeve. Nëse fjalët mund të vrisnin, pjesëmarrësit ndoshta do të kishin vdekur shumë herë. Pavarësisht nëse gjuha e urrejtjes synon një person të vetëm apo një grup njerëzish, ajo është padyshim shkatërruese dhe e dhunshme.

Vështirë se dikush do të drejtohej i vetëm drejt një turme dhe do të shfaqte urrejtje dhe ofendime për të gjithë anëtarët grupit. Megjithatë, kjo është kthyer në një dukuri të shpeshtë në rrjetet sociale, ku anonimiteti i një profili në internet u jep përdoruesve besimin për të bërë deklarata të guximshme në mediat sociale. Shumica e vendeve kanë ligje që mbrojnë grupet minoritare nga diskriminimi, dhe ka shumë organizata që mbrojnë lirinë, tolerancën dhe diversitetin. Megjithatë, me përhapjen e gjuhës së urrejtjes në botën virtuale, pyes veten nëse njerëzit me të vërtetë po jetojnë në harmoni këto kohë apo thjesht i kanë çuar grindjet e tyre diku tjetër. Mendoj se fushatat e ndërgjegjësimit dhe informimit publik duhet të bëhen prioritet, siç janë thelbësore për të luftuar stereotipet negative, paragjykimet dhe diskriminimin ndaj pakicave, të cilat janë terreni mbi të cilin rritet gjuha e urrejtjes.

Ky blog është konceptuar si hapësirë për studentët që të shprehin mendimet, ndjesitë, si dhe rekomandimet e tyre për aspekte të ndryshme që lidhen me edukimin mediatik dhe shoqërinë ku ata jetojnë. Ky blog është mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në kuadër të Projektit “Edukimi për Median dhe Informacionin për Mësuesit e Ardhshëm”. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura në këtë blog janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

Previous post
Next post

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Postimet e fundit

  • Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor
  • Roli i medias si mjet mbështetës në procesin e të nxënit dhe mësimdhënies
  • Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në mësimdhënie
  • Edukimi për median dhe informimin – nga projekt në përparësi e politikës arsimore
  • Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

Kategoritë

  • Blogu AkadEMI
  • Botime
  • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
  • Edukimi bibiotekar
  • Edukimi për botën dixhitale
  • Edukimi për informacionin
  • Edukimi për lajmet
  • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • Edukimi për përdorimin e internetit
  • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
  • EMI baze
  • EMI Multimedia
  • EMI Teknologji
  • Info
  • Libra & Artikuj
  • Mjete & Burime EMI
  • Projekte
  • Rajoni
  • Siguria fillon nga njohuria
  • Studentët për edukimin mediatik
  • Thirrje
  • Udhëzues & Manuale
  • UNESCO
  • Video
Të Fundit
Edukimi për informacionin

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025
Postime të ngjashme
Edukimi për informacionin UNESCO

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025 6 min read
Kjo platformë është prodhuar në kuadër të projektit të UNESCO-s të financuar nga BE: "Krijimi i Besimit në Media në Evropën Juglindore dhe Turqi, Faza II."
Copyright 2025. All Right Reserved