Sunday May 18, 2025
Kontakt
EMI-MIL EMI-MIL
  • Home
  • Rreth Nesh
    • Projekte
    • UNESCO
  • Mjete & Burime EMI
    • Botime
    • Libra & Artikuj
    • Udhëzues & Manuale
    • Video
    • Kurse Online
    • Blogu AkadEMI
    • Studentët për edukimin mediatik
  • EMI baze
    • Edukimi bibiotekar
    • Edukimi për lajmet
    • Edukimi për informacionin
    • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • EMI Teknologji
    • Edukimi për botën dixhitale
    • Edukimi për përdorimin e internetit
    • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
    • Siguria fillon nga njohuria
  • EMI Multimedia
    • Edukim për botën e lojrave
    • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
    • Edukimi për fushën e filmografisë
  1. Home
  2. Studentët për edukimin mediatik
  3. EPOKA E NEW MEDIA
 EPOKA E NEW MEDIA
Studentët për edukimin mediatik

EPOKA E NEW MEDIA

January 18, 2024
  • 0
    Facebook

Erta Beti

Media si pasqyrë dhe ndërtuese e realitetit nëpërmjet ‘kornizimit’ të ngjarjeve e ka ndihmuar shoqërinë të orientohet duke ridimensionuar vazhdimisht njohuritë mbi çështje të caktuara dhe mundësuar pjesëmarrjen në një komunikim të hapur rreth saj. Është fakt dhe aktualitet se historia është bërë gjithnjë e më e pranishme në media. Ky element shërben për të ndërgjegjësuar opinionin publik dhe për të vlerësuar të shkuarën në funksion të përmirësimit të së tashmes.

Arkivimi në ueb i imazheve të artit nga galeri dhe koleksione në të gjitha globin, ka bërë të mundur që ‘artwork’ të jetë i disponueshëm për këdo që disponon nje kompjuter dhe akses në rrjet. Nga perspektiva e një kuruesi arti, përdorimi i një prezantimi virtual mund të luajë të njëjtin rol si një muze replikimesh në të shkuarën. Avantazhi i një ri-prezantimi virtual nuk është thjesht përfshirja e elemeteve dinamike apo aksesueshmëria ndaj aspekteve të një artefakti. Një shembull i thjeshtë i përdorimit të new media në prezantimin dhe shfaqjen interaktive që lejon vizituesin të ‘eci’ përgjatë riprodhimit virtual të një muzeu është ‘Virtual Room’. Aty ku vizituesit lejohen të shikojne në 3D sikur të ishin në një hapësirë reale.

 Një nga tiparet karakteristike të teknologjisë së new media, nuk është vetëm kapaciteti i tyre për të riprodhuar pafundësisht një imazh apo një video,etj, por gjithashtu edhe kapaciteti për të transformuar dhe riorganizuar elementet që ajo prodhon. Rizbulimi i historisë nëpërmjet dokumenteve e arkivave të kohës është padyshim një risi, por sot zhvillimi i shkencës së teknologjisë, tregon se ka dhe mënyra të tjera për të rizbuluar historinë në një këndvështrim tjetër. Ajo mund të rizbulohet përmes shfrytëzimit të medias e botimeve të kohës.

Është e qartë se dëshmitë dhe faktet e regjistruara nga mediat janë shpeshherë sipërfaqësore, të manipuluara dhe kjo kërkon një verifikim dhe pasurim të tyre me dokumente arkivore, përndryshe historia do të shëndërrohej në publicistikë. Digital media mund të përdoret për të bërë më shumë se një rikrijim dhe riprezantim, por ato kanë kapacitetin që të jenë mjete për të kapur aspektin e prekshëm të shoqërisë që i ka krijuar dhe i përdor ato.

Mundësitë e shumta të teknologjive digitale e bëjnë median thelbësore për ri-prezantimin, menaxhimin dhe shpërndarjen e saj. Një qasje alternative e ndikuar nga teknologjitë është shfaqur nëpërmjet ardhjes në skenë të mediave të reja digitale. Megjithatë, kjo është një vlerë që këto new media kanë sjellë për krijimin e ri-konstruksionit digital dhe të menaxhimit dhe aftësive komunikuese të datave. Natyra e new media mundëson përdorimin e copa të dhënash të cilat mund të ruhen të veçuara por lidhen me njëra-tjetrën për të formuar kuptim.

Përmes mjeteve moderne, informacioni ka depërtuar dhe është bërë çdo ditë e më shumë sundues në tërë globin botëror, duke i dhënë gjithnjë përmbajtjes së medias karakter të theksuar informativ. Media jo vetëm ka mundësi të riaktualizojë të shkuarën sa herë që kërkon e tashmja, por edhe të nxjerrë në pah disa elemente të caktuar dhe të lerë jashtë vëmendjes disa të tjerë dhe nëpërmjet krijimit të disa boshllëqeve të rëndesishme në kujtesen e një shoqërie, t’i japë shkas edhe moskujtesës.  

Sot, institucionet e kujtesës po përjetojnë ndryshime të mëdha lidhur me digitalizimin dhe mënyrat e reja për prezervimin, edukimin dhe aksesin. E ardhmja e këtyre institucioneve është dixhitale dhe shumë prej tyre janë duke montuar dhe duke përdorur teknologjitë më të avancuara.

Teknikat multimediale ofrojnë shumë teknika, aty ku prezantimi 3D dhe aparatet wireless janë ndër teknikat kryesore. Bota e komunikimit ka ndryshuar në dekadën e fundit dhe trendi në favor të digitalizimit të mëtejshëm duket se është një fenomen që do të vazhdojë edhe në vitet në vijim.       

Ky blog është konceptuar si hapësirë për studentët që të shprehin mendimet, ndjesitë, si dhe rekomandimet e tyre për aspekte të ndryshme që lidhen me edukimin mediatik dhe shoqërinë ku ata jetojnë. Ky blog është mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në kuadër të Projektit “Edukimi për Median dhe Informacionin për Mësuesit e Ardhshëm”. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura në këtë blog janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

                                                                                            

Previous post
Next post

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Postimet e fundit

  • Edukimi për median dhe informimin – nga projekt në përparësi e politikës arsimore
  • Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture
  • Fuqia e Edukimit Mediatik
  • Mendimi kritik për median dhe informacionin
  • Mendimi Kritik për Median dhe Informacionin

Kategoritë

  • Blogu AkadEMI
  • Botime
  • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
  • Edukimi bibiotekar
  • Edukimi për botën dixhitale
  • Edukimi për informacionin
  • Edukimi për lajmet
  • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • Edukimi për përdorimin e internetit
  • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
  • EMI baze
  • EMI Multimedia
  • EMI Teknologji
  • Info
  • Libra & Artikuj
  • Mjete & Burime EMI
  • Projekte
  • Rajoni
  • Siguria fillon nga njohuria
  • Studentët për edukimin mediatik
  • Thirrje
  • Udhëzues & Manuale
  • UNESCO
  • Video
Të Fundit
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025
Studentët për edukimin mediatik

Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

December 27, 2024
Studentët për edukimin mediatik

Fuqia e Edukimit Mediatik

December 26, 2024
Studentët për edukimin mediatik

Mendimi kritik për median dhe informacionin

December 26, 2024
Postime të ngjashme
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025 14 min read
Studentët për edukimin mediatik

Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

December 27, 2024 7 min read
Studentët për edukimin mediatik

Fuqia e Edukimit Mediatik

December 26, 2024 8 min read
Kjo platformë është prodhuar në kuadër të projektit të UNESCO-s të financuar nga BE: "Krijimi i Besimit në Media në Evropën Juglindore dhe Turqi, Faza II."
Copyright 2025. All Right Reserved