Friday May 1, 2026
Kontakt
EMI-MIL EMI-MIL
  • Home
  • Rreth Nesh
    • Projekte
    • UNESCO
  • Mjete & Burime EMI
    • Botime
    • Libra & Artikuj
    • Udhëzues & Manuale
    • Video
    • Kurse Online
    • Blogu AkadEMI
    • Studentët për edukimin mediatik
  • EMI baze
    • Edukimi bibiotekar
    • Edukimi për lajmet
    • Edukimi për informacionin
    • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • EMI Teknologji
    • Edukimi për botën dixhitale
    • Edukimi për përdorimin e internetit
    • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
    • Siguria fillon nga njohuria
  • EMI Multimedia
    • Edukim për botën e lojrave
    • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
    • Edukimi për fushën e filmografisë
  1. Home
  2. Studentët për edukimin mediatik
  3. Etika dhe komunikimi në televizionet shqiptare
 Etika dhe komunikimi në televizionet shqiptare
Studentët për edukimin mediatik

Etika dhe komunikimi në televizionet shqiptare

January 31, 2024
  • 1
    Facebook

Erida Smeli

Jetojmë në një kohë ku media ka një ndikim të madh në opinionin publik, duke filluar nga fëmijët e vegjël e deri tek moshat e treta, prandaj është e rëndësishme që mënyra e komunikimit dhe e dhënieve të mesazheve publike të jetë sa më e kujdesshme dhe edukative. Por fatkeqësisht, në pjesën më të madhe të televizioneve tona ka një mungesë të theksuar etike në komunikim ku shfaqen sjellje bullizuese, ofenduese dhe nga ku përvetësojnë akoma më shumë sterotipet shoqërore dhe nxisin urrejtje. Prandaj, në këtë artikull, do të shqyrtojmë disa shembuj konkretë të etikës dhe mungesës së saj në media dhe komunikimin shoqëror në vendin tonë.

   Duke marrë shkas nga disa emisione, që kanë një shikueshmëri të lartë të grupmoshave të ndryshme si: BigBrother, Përputhen apo Dancing with the Stars, shpesh herë kanë thyerje të etikës, shfaqin sjellje bullizuese ose ofenduese. Këto lloj sjelljesh duket sikur dita ditës po shtohen akoma më shumë dhe tolerohen dhe po trajtohen dhe si sjellje normale. Le t’i marrim me radhë: para pak kohësh në prime të emisionit BigBrother VIP Kosova, opinionistja e emisionit Anita Muçaj Haradinaj, iu drejtua një nga banorëve, Ganisë, se është i papërshtatshëm fizikisht me banoren Brikenda Karricaj. Ajo i tha: “O Gani, malin e ke marrë. Nuk dyshoj fare që me Brikendën ke vetëm raporte shoqërore, sepse Brikenda është kokrra e yllit, e ti nuk e di a e ke pa ndonjëherë në pasqyrë?” (këtu për të parë videon), ka qenë fraza që ngjalli shumë pakënaqësi brenda në shtëpi, në studio, por edhe në rrjetet sociale. Nga ku kjo e fundit ka marrë edhe shumë ofendime dhe mënyra se si ajo është përgjigjur është: Nuk dua t’i hyj më shumë debatit sepse komentet janë pafund duke më ofenduar mua. Ndërkohë që unë nuk jam banore, jam opinioniste, dhe unë çfarë të ma dojë qejfi im dhe se si unë e mendoj lojën që duhet të bëhet, dhe t’i mbaj balancat mes ofendimeve mes meshkujve dhe femrave, kam të drejtën ta bëj”. Pra, në vend të kërkimit të një ndjese për ofendimin që ka bërë përkundrejt një personi justifikohet se po mbron një femër dhe ajo ka të drejtë të thotë çfarë të dojë sepse është opinioniste, pavarësisht se ato opinione mund të jenë ofenduese.

Një nga emisionet tona televizive është edhe Përputhen, një emision që supozohet që të jetë për të gjetur dashurinë, por që në fakt gjëja e fundit që mund të gjesh në atë emision është një deklaratë e sinqertë dashurie. Gjërat më të shpeshta që dëgjojmë në atë emision janë ofendimet që bëjnë konkurentët kundrejt njëri-tjetrit, diskriminim, tallje, kërcënime e madje edhe dhunë fizike. Para disa ditësh njëri nga djemtë, Aureli, e kap njërën nga vajzat, Gabrielën, tek mjekra dhe e shtrëngon edhe tek qafa sepse ajo nuk e pëlqente atë (këtu për të parë videon). Gjithashtu, gjatë prapaskenave, ai merr edhe një shkop që e mban Megi, moderatorja,  dhe i thotë si me të qeshur “do të të bie” (këtu për të parë videon). Këto lloj skenash duken sikur janë normalizuar dhe këto sjellje agresive po trajtohen sikur të ishin normale.

Në famije apo në shkollë ne mundohemi që t’i mësojmë fëmijët si të jenë më të qetë, si të zhvillojnë një debat konstruktiv, si të respektojnë miqtë e tyre. Por të gjitha këto, duken sikur hidhen poshtë, duke qenë se një pjesë e madhe e emisioneve televizive kanë një degjenerim të vlerave duke u justifikuar në emër të ‘lirisë së shprehjes’. “Unë kam të drejtën time të shpreh mendimin tim” është një ndër fjalët me të shpeshta që dëgjojmë, por këta njerëz harrojnë gjithashtu që ‘Liria ime mbaron aty ku fillon liria e tjetrit’. Duke e ditur që media ka një ndikim shumë të lartë tek publiku, duhet të bëhet kujdes për mesazhet që jepen dhe mënyrën se si komunikohet pasi nuk është thjesht një emision që transmetohet në televizor, por një mjet që shumë të rinj e përdorin si shembull.

Ky blog është konceptuar si hapësirë për studentët që të shprehin mendimet, ndjesitë, si dhe rekomandimet e tyre për aspekte të ndryshme që lidhen me edukimin mediatik dhe shoqërinë ku ata jetojnë. Ky blog është mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në kuadër të Projektit “Edukimi për Median dhe Informacionin për Mësuesit e Ardhshëm”. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura në këtë blog janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

Previous post
Next post

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Postimet e fundit

  • Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor
  • Roli i medias si mjet mbështetës në procesin e të nxënit dhe mësimdhënies
  • Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në mësimdhënie
  • Edukimi për median dhe informimin – nga projekt në përparësi e politikës arsimore
  • Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

Kategoritë

  • Blogu AkadEMI
  • Botime
  • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
  • Edukimi bibiotekar
  • Edukimi për botën dixhitale
  • Edukimi për informacionin
  • Edukimi për lajmet
  • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • Edukimi për përdorimin e internetit
  • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
  • EMI baze
  • EMI Multimedia
  • EMI Teknologji
  • Info
  • Libra & Artikuj
  • Mjete & Burime EMI
  • Projekte
  • Rajoni
  • Siguria fillon nga njohuria
  • Studentët për edukimin mediatik
  • Thirrje
  • Udhëzues & Manuale
  • UNESCO
  • Video
Të Fundit
Edukimi për informacionin

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025
Postime të ngjashme
Edukimi për informacionin UNESCO

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025 6 min read
Kjo platformë është prodhuar në kuadër të projektit të UNESCO-s të financuar nga BE: "Krijimi i Besimit në Media në Evropën Juglindore dhe Turqi, Faza II."
Copyright 2026. All Right Reserved