Sunday May 18, 2025
Kontakt
EMI-MIL EMI-MIL
  • Home
  • Rreth Nesh
    • Projekte
    • UNESCO
  • Mjete & Burime EMI
    • Botime
    • Libra & Artikuj
    • Udhëzues & Manuale
    • Video
    • Kurse Online
    • Blogu AkadEMI
    • Studentët për edukimin mediatik
  • EMI baze
    • Edukimi bibiotekar
    • Edukimi për lajmet
    • Edukimi për informacionin
    • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • EMI Teknologji
    • Edukimi për botën dixhitale
    • Edukimi për përdorimin e internetit
    • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
    • Siguria fillon nga njohuria
  • EMI Multimedia
    • Edukim për botën e lojrave
    • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
    • Edukimi për fushën e filmografisë
  1. Home
  2. Studentët për edukimin mediatik
  3. Gjuha e urrejtjes në dhe përmes medias
 Gjuha e urrejtjes në dhe përmes medias
Studentët për edukimin mediatik

Gjuha e urrejtjes në dhe përmes medias

February 8, 2024
  • 0
    Facebook

Rigers Ajazi

Në ditët e sotme të kapitalizmit që na rrethon mundësitë që secili prej nesh krijon për të pasur sa më shumë të  ardhura kanë sjellë  probleme të mëdha në jetesën tonë të përditshme.

Një nga shumë probleme të kapitalizmit janë mënyrat që ne zgjedhim të sigurojmë  këto të ardhura. E nisa në këte formë sepse media është një çelës dhe një rrugë tepër e rëndësishme, si në aspektin e informimit të audiencës, por dhe një mënyrë shum e përdorur marketingu.

Problematikat në media janë të një spektri shumë të madh ku shpesh herë secili prej nesh është gjendur “pre” e situatave të  një informimi të cekët dhe të gabuar . Shumë media abuzojne rëndë me titujt që vendosin për shumë artikuj të cilët ata shkruajnë, me qëllimin për ta bërë sa më tërheqës për audiencën, gjë e cila çon në një manipulim dhe një mashtrim të situatave të ndyshme. Ka shumë persona të cilët marin të mirëqenë  tituj artikujsh pa marrë mundimin për të lexuar se çfarë shkruhet në të. Këto tituj përveç se sjellin dezinformim, sjellin dhe pasoja në  jetën e personave që mund të kenë lidhje me përmbajtjen e atikujve te ndryshëm. Një pasojë që mund të vihet re është dhe prishja e imazhit publik. Ka njerëz të cilët bëjnë punë kolosale për të arritur në nivelet që janë dhe për faj të një titulli skandaloz çdo gjë rrezikon t’i humbasë, gjë e cila nuk është fare e drejtë.

Gjithashtu nuk është  i vogël dhe numri i gazetarëve të cilët paguhen nga persona të ndryshëm për të shkruar artikuj të cilët do të favorizonin apo të ngrinin në piedestal këta të fundit, duke shkruar hiperbolizime të pafundme. Një mundësi tjetër është dhe një shkrim i cili mund të ulë figurën e dikujt tjetër në interes të  shpërblyesit. Në një formë apo në një tjetër gjehen mënyra të shprehurit të cilat largojnë përgjegjësite penale dhe secili del i fituar në fund. Këto problematika kanë bërë që  audienca të reagojë dhe të japë opinionin e saj dhe pse nuk numërohen pak raste ofendimesh apo dhe  kërcënimesh. Media në këto 10 vitet e fundit mund të them që është ndotur me përmbajtjet që paraqet dhe është vërejtur një mungesë profesionalizmi, gjë që ka sjellë si pasojë dhe humbjen e besimit nga individë të ndryshëm të shoqërisë. Është për të ardhur keq se si nje forcë kaq e madhe informimi të përdoret në forma të ulëta . Mendoj se nuk është faji i audiencës për reagimet negative që ka për aq kohë sa mediat paraqesin materiale të nivelit të thënë më sipër. Audienca është ajo që ka në dorë dhe rregullimin e shumë problematikave, duke reaguar sa më shumë dhe duke shprehur mendimet e tyre në të gjithë format që ata munden, por duhet te jenë të kujdesshëm në mënyrën e të shprehurit. Audienca duhet të tregojë qytetari dhe parime në mënyrën e të shprehurit për të dhënë një mendim të pastër dhe një gjykim të ftohtë pa ofendime, dule u munduar që gjuhën e urrejtjes ta kthejë në një gjuhë argumentash kundër padrejtësisë.

Kurrsesi nuk duhet të harrojmë që ka dhe persona të cilët e bëjnë punën e tyre në mënyrë rigoroze dhe të denjë duke treguar profesionalizëm dhe vlera të cilat kanë filluar të shuhen nga shumica, vlera të cilat shumë gazetarë mundohen t’i mbajnë me pasionin dhe dëshirën që ata kanë për të bërë punë sa më profesionale e konkuruese, por pak rëndësi ka për aq kohë sa jetojmë në një botë kapitaliste ku ligje ka, por drejtësi  vështirë se shihet gjëkundi…

Ky blog është konceptuar si hapësirë për studentët që të shprehin mendimet, ndjesitë, si dhe rekomandimet e tyre për aspekte të ndryshme që lidhen me edukimin mediatik dhe shoqërinë ku ata jetojnë. Ky blog është mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në kuadër të Projektit “Edukimi për Median dhe Informacionin për Mësuesit e Ardhshëm”. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura në këtë blog janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

Previous post
Next post

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Postimet e fundit

  • Edukimi për median dhe informimin – nga projekt në përparësi e politikës arsimore
  • Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture
  • Fuqia e Edukimit Mediatik
  • Mendimi kritik për median dhe informacionin
  • Mendimi Kritik për Median dhe Informacionin

Kategoritë

  • Blogu AkadEMI
  • Botime
  • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
  • Edukimi bibiotekar
  • Edukimi për botën dixhitale
  • Edukimi për informacionin
  • Edukimi për lajmet
  • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • Edukimi për përdorimin e internetit
  • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
  • EMI baze
  • EMI Multimedia
  • EMI Teknologji
  • Info
  • Libra & Artikuj
  • Mjete & Burime EMI
  • Projekte
  • Rajoni
  • Siguria fillon nga njohuria
  • Studentët për edukimin mediatik
  • Thirrje
  • Udhëzues & Manuale
  • UNESCO
  • Video
Të Fundit
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025
Studentët për edukimin mediatik

Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

December 27, 2024
Studentët për edukimin mediatik

Fuqia e Edukimit Mediatik

December 26, 2024
Studentët për edukimin mediatik

Mendimi kritik për median dhe informacionin

December 26, 2024
Postime të ngjashme
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025 14 min read
Studentët për edukimin mediatik

Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

December 27, 2024 7 min read
Studentët për edukimin mediatik

Fuqia e Edukimit Mediatik

December 26, 2024 8 min read
Kjo platformë është prodhuar në kuadër të projektit të UNESCO-s të financuar nga BE: "Krijimi i Besimit në Media në Evropën Juglindore dhe Turqi, Faza II."
Copyright 2025. All Right Reserved