Vlerësim i informacionit mediatik nga studentët dhe integrimi i tij për edukimin e fëmijëve me aftësi ndryshe
Studentët e Fakultetit të Edukimit dhe Shkencave Shoqërore pranë Universitetit “Eqrem Çabej,” Gjirokastër, përgatitën një pyetësor për studentë dhe fëmijë me aftësi ndryshe për të matur njohuritë që ata kanë rreth edukimit mediatik. Nëpërmjet këtij projekti studentor synohej që të kuptohet dhe vlerësohet nga studentët/tet rëndësia e edukimit dhe komunikimit mediatik në funksion të formimit dhe edukimit të fëmijëvë më aftësi ndryshe. Pyetësori u anketua te studentë të Universitetit të Gjirokastrës, Njësia Bazë e Edukimit dhe Metodologjisë së Mësimdhënies dhe fëmijë me aftësi ndryshe që studiojnë në shkollat 9-vjecare të qytetit të Gjirokastrës.
Në përfundim, si studentët ashtu edhe fëmijët me aftësi ndryshe ndodhen përpara një sfide sa i takon aftësimit mediatik, sfidë e cila kërkon përpjekje të koordinuara për të adresuar nevojat e këtyre grupeve.
Nga njëra anë studentët duhet të jenë më të qartë mbi çështje që lidhen me aftësimin për median dhe përdorimin e saj në edukimin e fëmijëve me aftësi ndryshe në mënyrë që të vendosin njohuritë e tyre në funksion të mësimdhënies për të formuar breza të aftë për të përthithur siç duhet informacionin e bollshëm që në ditët e sotme gjendet në burime të shumta, jo gjithmonë të besueshme.
Nga ana tjetër, fëmijët me aftësi ndryshe duhet të përkrahen në rrugën e tyre plot sfida të mësimnxënies ku aftësimi për median çdo ditë e më shumë po bëhet pjesë e rëndësishme dhe e pandashme e aktiviteteve të përditshme. Fëmijët duhet të mbështeten për të marrë mesazhet e duhura mediatike duke zhvilluar të menduarin e tyre kritik për zgjidhjen e problemeve.
Raporti për anketimin dhe pyetësori gjenden këtu:
Ky material është realizuar si pjesë e projektit “Zhvillimi i Edukimit për Median dhe Informacionin për Mësuesit e Ardhshëm” të mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës së SHBA në Tiranë. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autorëve dhe nuk përfaqesojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.